Post
by Edmond-Cela » Fri, 17 Aug 2007 , 00:43
Shkodra organizon neser kupen “Loro Borici
Ideja ka qene shume e bukur. Jo vetem per te testuar skuadren e tyre, jo vetem per te pare edhe disa prej kundershtareve te kampionatit, por edhe per te nderuar nje figure te madhe te futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Klubi Vllaznia ka hedhur se fundi idene e emertimit te kupes qe do zhvillohet neser ne emrin kuptimplote te Loro Bori[it. Nje figure e tille nuk ka pse te mos nderohet ne Shkoder, qytetin e tij te lindjes, aty ku lindi dhe u be futbollist. Ne vendin ku edhe stadiumit te ketij qyteti I kane vene pikerisht emrin e tij. Dhe ne kete kontekst, kupa e neserme e ka edhe nje motiv me teper pse duhet quajtur “Loro Bori[I”. kjo figure e madhe sportive, vetem pak dite me pare ka patur 85 vjetorin e tij te lindjes dhe prandaj ka qene momenti me I mire per ta kujtuar e nderuar.
Ideja ka qene e kahershme e drejtorit teknik te klubit Vllaznia Edi Martini. Kupa ishte e sigurte qe do zhvillohet kete te shtune, nje javepara nisjes se kampionatit, njekohesisht diheshin edhe skuadrat pjesmarrese por kishte mbetur vetem emertimi. Ne fillim u mendua qe t’I vihej emri I Myftar {eles, ish-preseidentit te suksesshem te kuqebluve per 7 vite me rradhe por familjaret e tij duket se kane qene kunder kesaj ideje. Drejtuesit e Vllaznise nuk jane terhequr per te gjetur nje emer tjeter te nderuar dhe me mire se Loro Bori[I nuk kishte. Ne kete aktivitet te neserm do te marrin pjese kater skuadra, Vllaznia vendase, kastrioti, Beslidhja dhe Ada e cila vjen ne vend te Teutes qe vetem ne fund ka refuzuar pjesmarrjen ne kete kupe. Ende nuk jane percaktuar detajet e fundit te shortit te ndeshjeve por drejtori teknik Martini shpjegon se ndeshjet do luhen nga 60 minuta secila ne intervalet 2x30. Ndeshja e pare do nise ne oren 17.00, e dyta ne 18.30 dhe finalja do te luhet nen dritat e projektoreve ne oren 20.00. drejtuesit shkodrane jane duke marre te gjitha masat per mbarevajtjen e ketij aktivitet dhe pritet qe shkallet e stadiumit qe mban te njejtin emer si kupa qe do zhvillohet, te jene te mbushura me jo pak tifoze. “Ideja per te organizuar nje kupe te tille ka kohe qe eshte ne mendjen time sepse mjafton te veresh ne arenen nderkombetare dhe veren te tille aktivitete te shumta ne prag te nisjes se sezonit. Vete emri I Loro Bori[it per kete kupe aq me teper qe perkon me 85 vjetorin e lindjes jane nje tregues me I mire I rendesise qe I kemi dhene kesaj kupe. Shpresojme qe gjith[ka te shkoje mire ngaqe vete skuadrat do te jene te interesuar te paraqesin vlerat e tyre te verteta ngaqe jane ne prag te kampionatit”-ka thene Martini. Kuptohet qe Vllaznia konsiderohet favorite per fitimin e kesaj kupe por edhe skuadrat e tjera pjesmarrese do te mundohen te bejne me te miren per te treguar forcen e tyre dhe prandaj nuk perjashtohet edhe ndonje surprize e mundshme. E rendesishme eshte qe zhvillohet nje kupe me emrin e “Loro Bori[it”, kesaj embleme te futbollit shqiptar. Nje figure e cila meriton respekt, madje me teper sesa nje kupe me emrin e tij megjithate inisiativa e shkodraneve eshte per t’u pergezuar e mbeshtetur edhe nga Federata shqiptare e Futbollit.
Gjergj KOLA
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]