Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:27

Të mos harrojmë Pipon dhe Simonen

nga goal.com




Të paktën njëri nga të dy u rikthye. Sepse për shkak të një magjie, vëllezërit Inzagi ishin zhdukur, për të mos thënë harruar. Dikush (përjashtuar popullin e që nuk do t'ia dijë as për fanellën apo flamuri) risillte një gjest të paharrueshëm të Pipos, përveç atyre ekzaltimeve të jashtëzakonshme qoftë për një gol të fundit në një fitore 6-0, me mbrojtësit rretheqark, që ngordhin nga dëshira për t'ia shkatërruar edhe buzën e shëndoshë. E dikush tjetër a mban mend ndonjë gol të Simones, ai që në fillimin e karrierës etiketohej më i miri i vëllezërushëve? Popull i padenjë, pa memorje dhe mosmirënjohës! Është një fat që mendoi zotëria, duke mos shënuar një gol që do ta shënonte edhe ish-ministrja Viçenca Bono Parrino dhe që ka qenë e domosdoshme ta bëntë një gjë të tillë, edhe pse ka larë duart me titullin kampion, për t'u kujtuar se ata janë ende gjallë. Përndryshe duhet të ishim ne ata që do të riformulonin gjërat parësore.
Do ta nisnim me Filipon, i shkurtuar në Pipo. Ai që qëndronte gjithnjë në vijën e pozicionit jashtë loje, sepse që të përballonte kundërshtarin në një zonë e mënyrë tjetër i dukej si punë plebejsh. Ai që kalonte më shumë kohë në tokë se në një pozicion të ngritur dhe sa herë rrëzohej, çohej me vrap për të protestuar te kryesorët dhe te vijërojtësit edhe kur ishte më se i bindur se ia fuste kot. Ai që jashtë transmetimeve i kërkonte kronistit t'i bënin pyetje rreth "Topit të artë" dhe që përballë telekamerës zgërdhihej dhe thoshte se për këto gjëra as që mendonte ndonjëherë dhe që i interesonte vetëm e "mira për skuadrën". Ajo që sajoi kundër Trapatonit, që nuk e thirri për europianin e fundit, duke iu kundërvënë trajnerit që nuk ia kishte marrë për bazë sforcot për t'u rikuperuar në kohë nga dëmtimi në kavilie (për çudi i njëjti dëmtim që e mbajti larg fushave të futbollit edhe gjatë këtyre muajve).
Pasi mbaruam gjysmën e punës, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të kujtohemi për Simonen. Ai që te Lacio qahej vazhdimisht se nuk e aktivizonin thuajse kurrë dhe mburrej se ishte sulmuesi më profiliktik, falë disa golave që kishte shënuar në Kupën e Italisë përballë kundërshtarëve nga Siria B e C dhe në kupat e Europës përballë skuadrave si puna e Minkhiazistanit. Ai që gjuajti një penallti kundër Rexhinës, duke iu kundërvënë urdhrave të trajnerit të tij, dhe ekzekutoi si me stil një lloj luge poshtë topit me portierin, që qëndroi në vend dhe më pas nuk e vrau mendjen shumë për t'i pështyrë në njërin sy për të mos e parfumosur. Ai tani shikon sesi, që kur ka shkuar te Sampdoria, trajneri i tij preferon të aktivizojë "topallët", Rosinin përkrah Kutuzovit dhe Flakin, më shumë se atë.
Ok, është e tepërt t'i harrosh. E atëherë po marrim ne masa që të fiksoni ju në memorie dy gjeste, nga një për secilin, që përgjithmonë t'i largohen shpirtit të keq dhe rrezikut në të ardhmen.
Ajo e Pipos është shfaqur në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Udinezes. I sapofutur, "vëllai i madh" nuk humbi kohë që të vriste kyçin e djathtë, por qëndroi në fushë dhe me kyçin e majtë provoi të shënonte një gol, jo për gjë, por ndershmëria ka qenë gjithnjë dhuntia e tij parësore. Më e bukura është se nuk ia arriti qëllimit, pasi topi vetëm sa "përkëdheli" trekëndëshin e majtë të portës.
Ajo e Simones. "Vëllai i vogël" u impenjua në realizimin e shpërthimit më të paparë në një fushë futbolli.
Ishte prilli i vitit 2000. Stadiumi "Municipal Mestalla". Gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve mes Valencias dhe Lacios. Në minutën e 32-të të pjesës së dytë, i zëvendësuar nga Boksiç, Simone vrapoi në mënyrë të hatashme drejt halesë, duke dalë nga fundi i fushës dhe jo siç e parashikon rregullorja, afër stolave, madje pa i dhënë as dorën shokut që do ta zëvendësonte. Ishte i papërmbajtshëm.
Por si është e mundur që fshihen nga kujtesa dy heronj futbollit të një epoke të tillë?

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:30

Mbrojtësi ekstrem nxjerr dufin ndaj trajnerit, që e ka kthyer në portier të tretë, pasi e ka kritikuar


Fontana: "Mançini, një fëmijë tekanjoz".




Alberto Fontana s'ka lënë gjë pa thënë për Roberto Mançinin. Portieri i dytë (tanimë i treti) i Interit ka dhënë për faqet e së përditshmes "QS" një intervistë, duke e sulmuar ashpër trajnerin zikaltër. "Marrëdhëniet tona përfunduan kur i vura në dukje se golat e shumtë që pësonim, ishin faj i lojës, - tha ai. - Është një fëmijë tekanoz, që ka frikë edhe nga hija e tij. Si futbollist ka qenë një fenomen, por si njeri është një zero më bisht."
E të mendosh që sivjet ka përjetuar monentin e lavdisë së tij, duke i "rrëmbyer" fanellën e titullarit Françesko Toldos për katër javë kampionati, nga e 6-a në të 9-n, duke luajtur kështu edhe në derbin e fazës së parë (duke rezultuar mes të tjerash vendimtar). Dukej një ëndërr e pabesueshme, e përjetuar në moshën 38-vjeçare, pas shumë sezonesh si rezervë. Më pas, befasisht, u prish gjithçka, madje ai u bë portieri i tretë. Tani Fontana nxjerr dufin, duke shpjeguar arsyet e krizës.
"Nëse s'do të më kishin ndalur shokët e mi, do të isha zënë me grushte, - ka thënë ai për "QS"-në, - sepse nuk jam aq i pandjeshëm sa ç'mund të dukem dhe tashmë s'mund të duroj dot më. Edhe disa muaj më parë, kur nuk rreshtte së na sulmuari ne portierët për golat që pësonim, i vura në dukje se edhe te Lacio pësonte shumë gola. Kështu që ndoshta problemi ishte i një tjetër lloj natyre, që lidhej me lojën. Që nga ai moment, marrëdhëniet tona përfunduan. Por, në të vërtetë, ato nuk kanë ekzistuar kurrë."
Portieri ankohet edhe për faktin që trajneri nuk i ka thënë kurrë asgjë dhe që këtu niset sulmi më i rëndë, ai në planin personal. "Më thanë se isha bërë i dëmshëm për skuadrën, sepse me karakterin që kam, mund të krijoja probleme, - shpjegoi ai. - Këto s'mi ka thënë Mançini, përkundrazi, ai s'ka guximin t'i thotë gjërat në fytyrë, edhe pse paguhet për këtë. Është një fëmijë tekanjoz, që ka frikë edhe nga hija e tij dhe që ka gjithnjë nevojë për të tjerët. Nuk e kam fjalën për Nuçiarin apo Salsanon, që janë dy njerëz për së mbari, por për Orsin. Si futbollist, Mançini ka qenë një fenomen, por si njeri është një zero me bisht. Nga ana tjetër ka një arsye përse në kohën e tij të gjithë adhuronin Baxhion, kurse ai dinte vetëm të bënte vetëm gjëra, për të cilat njerëzit e urrenin."
Dhe kështu që nga titullar, tani ai e sheh veten si portier i tretë. "Ndoshta mund të jem mendjemadh, - vijoi ai, - por, me gjithë respektin që kam për Fabianin (Karini), nuk dua të jem portieri i tretë i askujt... Nëse do të m'i kishin thënë qëllimet tyre që në janar, edhe pse me pikëllim në zemër, do të isha larguar. Më donte Fiorentina. S'kam qenë kurrë një fenomen, kam përjetuar gjithnjë periferinë e futbollit, por m'i kanë thënë gjithnjë gjërat në fytyrë dhe kjo më stimulonte. Nëse një trajner s'është i bindur nga ty, por ka kurajon të ta thotë, mund të përpiqesh që t'ia ndryshosh mendimin: ajo kthehet në një pikë krenarie". Dhe në këtë pikë, Fontana ndien mall për Hektor Kuperin... "Atë e pyesja gjithnjë nëse ishte i kënaqur nga unë, por nga ana tjetër, ai ishte i madh. Një burrë i vërtetë. Një person, të cilin vetëm mund ta çmosh, sepse ka një personalitet të pabesueshëm dhe nga ai mund të pranosh çdo vendim. Nëse do të ma kishte thënë ai, do të isha bërë edhe portieri i pestë..."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:32

Trajneri s'u përgjigjet akuzave të rënda të portierit Fontana, i cili dënohet nga klubi

Mançini:"S'me intereson se cfare mendon Fontana".

Roberto Mançini mendon për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Kaljarit: "Ciklet e mia si futbollist kanë nisur gjithnjë me fitimin e Kupës së Italisë dhe shpresoj që kjo të jetë diçka ogurmirë." Trajneri analizon ndeshjen: "Këto gjysmëfinale s'do të jenë të lehta. Kaljari s'ka asgjë për të humbur dhe ka luajtur një kampionat të shkëlqyer." Më pas, lidhur me akuzat e Fontanës, ai tha: "Nuk më intereson, të thotë ç'të dojë".
Mendja e tij është e përqendruar te Kupa e Italisë. Nuk ka vend për polemikat. Dhe kështu që Roberto Mançini nuk ka ndër mend të merret me atë çfarë ka pohuar Alberto Fontana për "QS"-në. "E kam lexuar, - tha ai, - por sinqerisht preferoj të mos përballem me këtë argument. Kam gjëra të tjera më të rëndësishme për të arritur. Tani mendojmë vetëm për Kupën e Italisë. Çdokush mund të thotë atë që do, por duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e tij." Të marrë përsipër përgjegjësitë e tij, mund të thotë edhe që të lihet jashtë organikës... Por trajneri nuk e konfirmon këtë tezë. "Nuk e di, - vijoi ai. - Sapo i kam lexuar këto gjëra, nuk e di se ç'mund të ndodhë. Por unë jam mësuar me polemika të tilla në këto 10 muaj që kam qenë këtu. Por disa gjëra të caktuara jam mësuar të mos i komentoj. Nëse doni të vazhdoni të flisni për këtë dhe të mësoni arsyet, flisni me Fontanën". Pak më vonë mbërriti lajmi zyrtar se klubi i Interit do ta përjashtojë nga grupi dhe do ta gjobisë Fontanën për deklaratat e tij.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:37

SHKURT NGA SERIA A


Galiani i mbyll "portën" Xhilardinos

Shumë marramendëse, 50 milionë euro. Kaq është shifra që vendos Parma për të shitur Alberto Xhilardinon. Dhe Adriano Galiani nuk është dakord: "Nuk e di nëse ekziston një shifër e tillë për sulmuesin e Parmës, - tha numri 2 i Milanit, që është kandidati kryesor për blerjen e tij, - por ju siguroj që shifra të tilla janë jashtë çdo logjike. Pastaj, bisedimet për merkaton do të fillojnë të bëhen në fund të sezonit". Pra, nëse çmimi nuk ulet, sulmuesi i kombëtares nuk mund të vishet kuqezi. Dhe klubi ka filluar të mendojë për zgjedhje të tjra. Përveç Xhilardinos, në tryezën e Galianit janë edhe dy çështje të tjera, që pas pak ditësh mund të marrin një mbyllje. Prej disa javësh, bisedimet mes Milanit e Çelsit janë në vazhdim, sepse kuqezinjtë janë të interesuar të mbajnë Hernan Krespon, kartoni i të cilit u përket plotësisht anglezëve. Këta të fundit ia kanë vënë sytë mbrojtësit gjeorgjian, Kakha Kalaxe. Ndërkohë, nëse për "Xhilën" s'ka asnjë shpresë, Milani synon të fillojë bisedimet për Vinçenco Iakuintën e Udinezes dhe Luka Tonin e Palermos, dy qendërsulmues shumë të mirë.

Stam: Juvja nuk ka fituar ende

Jap Stam nuk e ngre flamurin e bardhë. Mbrojtësi holandez i Milanit nuk dorëzohet, përkundrazi, beson te mundësia e arritjes së Juves në krye të renditjes: "Jam i bindur që është ende e mundur të fitohet kampionati, - shpjegon gjiganti kuqezi. - Tani do të jetë e rëndësishme për ne që të marrim nëntë pikë në tri ndeshjet e ardhshme, edhe pse tani nuk do të varet vetëm nga ne. Juvja do të ketë një ndeshje jo të lehtë kundër Parmës, që është e përkushtuar në luftën për të shpëtuar dhe shpresojmë që të humbasë ndonjë pikë. Finalja e Stambollit? Eshtë e kotë të mendojmë për të para ndeshjeve ndaj Leçes e Palermos."

Roma: Gati 5 milionë për Van der Vartin

Rebus për merkaton e Romës. Verdhekuqtë po përjetojnë një gjendje të keqe në renditje dhe pasi të kenë zgjidhur problemet, klubi do të punojë për ndërtimin e sezonit të ri. Gjithçka do të varet nga vlera e shitjeve, ku Çivu (Juvja e Interi), Dakurti (e kërkojnë në Angli) dhe Mansini (Valencia e Juvja) mund të largohen dhe objektivi është vjelja e 30 milionë eurove. Një pjesë e këtyre parave do të shpenzohen për talentin e Ajaksit, mesfushorin Van der Vart. Sipas menaxherit të lojtarit, kanë filluar bisedimet me drejtuesin Prade, por për holandezin janë në garë edhe Hamburgu, Juvja, Liverpuli e Arsenali. Të gjitha skuadrat janë të vendosura që ta marrin me çmimin zero (i skadon kontrata më 2006-n), gjë që Ajaksi nuk e pëlqen. Ja pse Roma mund të përfshihet me një ofertë jo më shumë se 5 milionë euro.

"Axurrët", në turne miqësor në qershor

Kombëtarja italiane do të jetë e përkushtuar në një turne të shkurtër në qershor. Pas sfidës me Norvegjinë më 4 qershor, e vlefshme për kualifikimin Gjermania 2006, skuadra e Lipit do të fluturojë përtej oqeanit për një seri miqësoresh. E para është programuar të mërkurën më 8 qershor, në Skydom të Torontos, kundër Serbisë & Malit të Zi, në orën 20.00 lokale, dhe në orën 02.00 në Itali. Të shtunën më 11 qershor, "axurrët" do të ndeshen në "Giants Stadium" të Nju Jorkut me Ekuadorin, kundërshtar i mundur në Botërorin 2002. Takimi do të zhvillohet në orën 15.00 lokale dhe në orën 21.00 në Itali.

Lukezi: Fiorentina duhet të shpëtojë

Mund të jetë nje ndeshje kyç ajo mes Fiorentinës dhe Atalantës, nga aspekti i mundësisë së shpëtimit. Këtë e di mirë edhe drejtori i përgjithshëm vjollcë, Lukezi: "Kemi tri ndeshje të vështira, - tha ai. - Tani është për t'u fituar kjo "luftë", që është qëndrimi në Serinë A dhe që duhet ta arrijmë. Të dielën do të gjejmë një skuadër në formë dhe do ta fillojmë grumbullimin që të premten".


Baraldi "dërgon" Xhilardinon tek Interi

E ardhmja e Xhilardinos mund të mos jetë Milani, ndryshe nga ç'thotë shumëkush. Këtë e ka garantuar Luka Baraldi, administratori i deleguar i Parmës: "Të gjitha skuadrat e mëdha italiane nisen si të barabarta në ankandin për Xhilardinon, pra Milani, Juvja dhe... Interi. Por edhe Interi, sepse Parma ka një detyrim të madh ndaj Masimo Moratit, i cili duke blerë Adrianon në mesin e kampionatit të kaluar, i mundësoi klubit tonë të shpëtojë."

Zaneti: Kupa, pikënisja jonë

Kapiteni i Interit, Havier Zaneti, që është veshur zikaltër që në vitin '95, bën një bilanc të karrierës së tij në prag të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Kljarit: "Ndihem krenar që kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime tek Interi. Ky klub ka bërë historinë e futbollit, edhe pse duhet ta pohojmë që kemi fituar fare pak." Ja cila ka qenë brenga më e madhe e kapiten Zanetit, në dhjetë vite vetëm një Kupë UEFA dhe asgjë më shumë: "Por tani është kjo Kupë Italie që duhet të fitojmë. Interi duhet të rimësohet të ngrejë një trofe dhe duhet ta nisim gjithçka me këtë veprimtari. Duhet ta konsiderojmë si një pikënisje për të synuar arritje më të rëndësishme në sezonin e ardhshëm."

Parma: Karminjani sulmon Uefa-n

Në kampin verdheblu ka pasur shumë zemërim për vendimin e UEFA-s, lidhur me shashkën që goditi Buçin. "Nuk e di nëse është e qartë, ne kemi pësuar një dëm. Por Uefa nuk e mori parasysh, - tha Pietro Karminjani. ? Atyre njerëzve që thonë se Buçi u shtir, uroj t'u ndodhë e njëjta gjë. Më pas, për akuzën se ne nuk luajtëm me formacionin më të mirë, kjo më bën për të qeshur."

Kaljari, Suazo: Dy ndeshje për Europën

David Suazo është i përqendruar te gjysmëfinalja e Kupës së Italisë ndaj Interit: "Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi mbërritur në gjysmëfinale dhe tani do të luajmë për të shkuar në finale. Trajneri ynë po punon shumë për fazën mbrojtëse, duke qenë se reparti më i mirë i Interit është sulmi. Në fillim të vitit s'e kishim menduar, por tani mund të shkojmë në Europë, nëse i kalojmë me sukses këto dy ndeshje."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:40

Trajneri Kapelo do t'i besojë dyshes Del Piero-Ibrahimoviç ndaj Parmës, por mendon edhe për "tredhëmbëshin"

Juventus, rikthime të rëndësishme në sulm



Në kampin e Juventusit është gjithçka gati për sprintin final. Pas hedhjes së hapit më të rëndësishëm, me fitoren në Milano ndaj Milanit, tani mbetet për t'u ruajtur vetëm avantazhi. Dhe për ta bërë sa më mirë këtë, Fabio Kapelo mund të mbështetet te një skuadër që po i rigjen të gjitha efektivat e saj. Pas tri javëve pezullim, ndaj Parmës do të rikthehet Zllatan Ibrahimoviçi. Por tanimë është i gatshëm edhe Mutuja, pezullimi i së cilit mbaron më 18 maj. Në një rast të tillë, rreziku më i madh do të ishte nëse Juvja do të mendonte se e ka fitoren në xhep dhe do ta humbiste përqendrimin. Por zor se kjo mund të ndodhë po të mendohet se si i administron skuadrat Kapelo. Madje ka mundësi që përqendrimi i grupit bardhezi të dielën të jetë edhe më i lartë se ai që u pa në "San Siro" ndaj Milanit. Dhe për më shumë që ka lajme të mira përsa i përket rikuperimit të lojtarëve të rëndësishëm. Në mënyrë të veçantë, në sulm trajneri rigjen pykën, së cilës i ka besuar më tepër sivjet, Zllatan Ibrahimoviçin, i cili i ka shlyer tri javët e pezullimit për goditjen ndaj Kordobës. Suedezi do të kthehet titullar që këtë të diel ndaj Parmës dhe do të jetë interesante të shihet se kush do t'ia lërë fanellën: Del Piero shkëlqyes i së dielës së kaluar, megjithëse ende jo në kulmin e formës, por gjithnjë vendimtar?
Por, po të shihet me një këndvështrim optimist, mund të vihet re se Kapelo mund të mbështetet gjithsesi në këtë sprint final, te lojtarët e freskët, duke nisur nga Ibrahimoviçi, i cili s'kishte munguar në asnjë ndeshje mes kampionatit dhe kupës, dhe që tani është çlodhur mjaft. Por pa harruar edhe Adrian Mutunë, që tanimë është i gatshëm dhe mezi pret të luajë. Sulmuesi rumun mund të debutojë që në Livorno, më 22 maj, nëse të gjitha dokumentet për rehabilitimin do të pranohen nga federata angleze, që e kishte pezulluar për përdorim kokaine. Por Kapelo mund ta aktivizojë vetëm në javën e fundit të kampionatit, më 29 maj, dhe ndoshta vetëm në rast se Juventusi do ta ketë siguruar titullin.
Në kuadër të tri sfidave përcaktuese për sezonin, Kapelo shpreson ta ketë organikën të plotë; infermieria po boshatiset dhe në stërvitjen e djeshme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, me përjashtim të Monteros, që ka qëndruar në palestër. Të vetmit të dëmtuar kanë qenë Takinardi dhe Kamoranezi. Në ndeshjen stërvitore, trajneri bardhezi ka provuar dyshen e mesfushës, Blazi-Apiah. Ndërsa në sulm kanë luajtur në të njëjtën skuadër Kapo, Mutu, Del Piero, Ibrahimoviç, Zalajeta dhe Trezege. Kapelo do të mendohet edhe disa ditë për të vendosur për dyshen e sulmit që do të zbresë në fushë të dielën. Më e besueshmja për momentin është ajo Del Piero-Ibrahimoviç, ndërkohë që po flitet edhe për një tredhëmbësh, ku të përfshihet edhe Trezegeja.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 12 May 2005 , 14:46

Presidenti i Juventusit lëshon alarmin për merkaton e ardhshme

Grande Stevens:"Me pare te shesim,pastaj te blejme".


Presidenti i Juventusit, Franzo Grande Stevens, thyen heshtjen për shtyp të vendosur nga klubi, për të pohuar se fushata e ardhshme e merkatos do të jetë "dorështrënguar" për bardhezinjtë. Duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi blerjen e mundshme të Xhilardinos gjatë asamblesë së ortakëve, presidenti deklaroi: "Në fillim do të shesim, pastaj do të blejmë. Ne nuk kemi të ardhura. Do të bëjmë "zjarr" me ato që kemi". Edhe për Juventusin ka mbërritur momenti për të reflektuar. Kriza e futbollit ka efektet e saj, edhe te një nga klubet më të mira dhe të rëndësishme të futbollit italian, që mbi "shinat" e asaj që është pohuar në javët e fundit edhe nga Interi (sikundër edhe nga Roma dhe Lacio për motive më të rënda), bashkohet me politikën: "Në fillim të shitet, pastaj të blihet". Nëse analizohet paraqitja në merkaton e bardhezinjve në sezonet e fundit, nga ana tjetër zbulohet që politika e Juventusit nuk ka qenë asnjëherë ndryshe. Shitje të mëdha për të marrë para, duke investuar më pas te lojtarë të tjerë. Në vitet e fundit, Juvja ka shitur lojtarë kalibri si Vieri, Ravaneli, Viali, Inzagi, Zidane, Di Vaio dhe të tjerë, por "Zonja e vjetër" ka mbetur gjithsesi në majat e futbollit europian, duke e shpenzuar një pjesë të parave të fituara nga shitjet, për lojtarë të tjerë. Alarmi i dhënë nga Grande Stevens, i bërë në asamblenë e ortakëve të klubit, është i qartë tashmë, ku humbjet janë më të mëdha sesa fitimet, gjatë 9 muajve të fundit.
Kjo do të thotë se merkatoja e Juves për sezonin e ardhshëm nuk do të ketë surpriza. Nëse do të vinte Xhilardinoja, njëri prej sulmuesve aktualë duhet të largohet. Dhe nëse largohet, kandidati i mundshëm është David Trezege, që pëlqehet nga Barcelona dhe Arsenali. Megjithatë, Juvja ka ndër mend të forcohet në reparte të tjera, sidomos në mesfushë, ku duhet një lojtar në vend të Blazit, loja e të cilit nuk i ka bindur drejtuesit bardhezi.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 13 May 2005 , 13:46

Hajt ishalla po shesin do lojtare kot qi kan,si psh:Birindellli,Pessotto,Zalayeta etj.Dy te part e kan ba punen e vet,boll! :D

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 13 May 2005 , 18:41

Zalayeta i ka ba da gola decisiv naqe kunder Realit .. 8) 8)
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 13 May 2005 , 22:38

Mu per vedi nuk me pelqen.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Sat, 14 May 2005 , 10:41

I keq mu pa boll asht,po si thote Kristiani do gola me peshe i ka ba.Me Barcelonen para dy vjetesh ne Camp Nou ku barazume 2-2 edhe tesh me Realin,per mos me thane edhe da gola qe ke ne Serine A,sa per simpati asmu s'me pelqen. :P
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 14 May 2005 , 12:15

Per mendimin tem nuk asht lojtar per Juven.Aj mund te losin te nej skuader qi lufton per hy ne Uefa.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 14 May 2005 , 13:49

Per Juven pra :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 15 May 2005 , 04:40

Shum simpatik je ba naqe! :evil: :lol:

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:22

Seria A, Juve: Trezege-Zambrota drejt largimit


Pas deklaratave për mungesë fondesh të bëra nga Grande Stevens, Juvja po planifikon një fushatë merkatoje e cila mund të përfshijë shitjen e disa emrave të shquar. Drejt largimit mund të jenë Trezege, i cili ka kaluar një sezon me dritë-hije, dhe Zambrota, për të cilin ka mbërritur kohët e fundit një mega-ofertë nga Çelsi. Ardhja e Kovaçit (lojtar i lirë) është e sigurt, kurse ajo e Xhilardinos mund të mbetet një ëndërr e ndaluar, pasi Grande Stevens, ka qenë i qartë: më parë shitjet dhe pastaj blerjet.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:22

Seria A, Morati: E ardhmja e Interit, me Mançinin


Ndërkohë që Interi po përgatitej për Kupën e Italisë dhe duhej t'i bënte ballë edhe polemikës së radhës së brendshme, që kësaj here u çel nga sulmet e Fontanës ndaj Mançinit, Masimo Morati rithekson besimin që ka te trajneri. "Mançini ka kryer një punë të mirë, - deklaroi pronari zikaltër. - Në fillim luanim mirë, tani po ndjekim një rrugë pozitive që na bën të kemi shpresa të mëdha për të ardhmen. E ardhjma jonë do të vazhdojë të jetë me Mançinin".
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sun, 15 May 2005 , 10:27

vllaznia1919 wrote:Shum simpatik je ba naqe! :evil: :lol:
hahah nuk guxon me ta prek kush Juven ty :lol: :lol: :lol:
VLLAZNIA PER GJITHMON

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 15 May 2005 , 11:50

Asht e paprekshme! :lol: :lol: :lol: :lol:

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 17 May 2005 , 12:36

Shkurt nga Seria A

Roma-Lacio, tifozët duan paratë e biletave

Tifozët e Romës dhe të Lacios janë gati të kërkojnë rimbursimin e biletave të derbit të së dielës, duke parë mënyrën "e çuditshme", me anë të së cilës të dyja skuadrat barazuan 0-0. Kështu lexohet në një komunikatë të "Codacons", që për këtë motiv po merr sinjalizime nga ana e disa spektatorëve të pranishëm pardje në "Olimpiko", që kërkojnë informacione rreth dorëzimit të parave të paguara për biletat e derbit. Shoqata e konsumatorëve kërkon edhe ndërhyrjen e insitutit që mbikëqyr klubet e kuotuara në bursë. "Jo, sepse, - thotë Karlo Rienzi, president i "Codacons", - sot (dje) lexohej në të gjitha gazetat mbi dyshime të mundshme mes dy skuadrave, për ta mbyllur ndeshjen në barazim. Një rrethanë që, nëse do të verifikohej, do të falsifikonte vlerat e aksioneve të Romës e Lacios, përmes rezultateve të trukuara sportive".

Trapatoni, nostalgji për Italinë

Pas zhgënjimit në botëror dhe në europianin e fundit, që përfundoi me largim nga stoli i "axurrëve", pak njerëz do të kishin vënë sërish bast për të, por Xhovani Trapatoni mori revanshin, duke i dhuruar një titull kampion Benfikës pas 10 vjetësh. "Avash, - frenon ai, - duhet ende edhe një ndeshje. Megjithatë, kam nostalgji për Italinë, do të doja të kthehesha për të drejtuar atje. Do të isha i aftë edhe sikur të drejtoja një skuadër të Serisë B. I drejtova "axurrët" ndoshta në momentin më të keq të futbollit italian. Pse nuk e mora Xhilardinon në Euro 2004? Jo, me të kam folur dhe i shpjegova se ishte më mirë të luante me U-21".

"Zonja", gati projekti për Ksavin

Një sinjal dhe Juventusi është gati të lëvizë për të sjellë Ksavin në Torino, mesfushorin 25-vjeçar të Barcelonës, kampione e Spanjës. Projekti i Juventusit për të forcuar mesfushën është tashmë i qartë (është marrë Xhanikeda nga Lacio). Klubi katalanas nuk kërkon ta humbasë lojtarin, edhe pse kontrata e tij skadon më 2007-n dhe deri tani nuk bëhet fjalë për rinovim. Por duket se Barça ka marrë një mega-ofertë nga Çelsi, edhe pse lojtari parapëlqen Italinë, ndaj duhen para. Gati në këtë aspekt shitjet e ganezit Apiah dhe Takinardit.

Proti: Ndaj Juves, ndeshja e lamtumirës

Igor Proti i përshëndet të gjithë. Sulmuesi i Livornos, në fund të këtij sezoni, do të lërë futbollin. "Kundër Juventusit do të përulem para tifozëve toskanë, - tha "bomberi" 39-vjeçar. - Do të jetë ndeshja e lamtumirës përfundimtare. E kuptova më së miri që duhet të tërhiqem, që e kam për detyrë t'i përkushtohem plotësisht familjes, pasi në moshën 38-vjeçare është e drejtë që "spina" duhet stakuar. Do të jetë një ndeshje speciale".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 17 May 2005 , 12:44

Mbrojtësi feston 500 ndeshjet dhe paraprin të ardhmen e tij. "S'kam vrarë kurrë asnjë kundërshtar. Pres Maradonën në festën time."

Ferrara: Të rinj, tani do të merrem me ju!




Intervista është realizuar, në përgatitje të 500 ndeshjeve të Çiro Ferrarës në Serinë A, përpara se Juventusi të urdhëronte heshtjen për shtyp.
Ndërkohë që Çiro Ferrara, më 5 maj 1985, luante ndeshjen e tij të parë në Serinë A (Napoli-Juventus 0-0), Karli dhe Diana po vizitonin sheshin e Shën Markut, sekretari i demokristianëve, Forlani, akuzonte: "Pci-ja dhe Msi-ja synojnë ta shkatërrojnë vendin", në televizionin "Domenica in" që drejtohej nga Pipo Baudo, ndërsa në mbrëmje tek "Italia Uno" shfaqeshin të tmerrshmit e "Drive In" (Enriko Beruski, Xhanfranko D'Anxhelo, Lori Del Santo dhe Ecio Grexhio) dhe në kinema mbahej radha për Ornela Mutin. Pikërisht atë ditë, e përditshmja "Corriere della Sera" kishte botuar një koment televiziv të Alberto Bevilakuas, kushtuar emisionit "Quelli della notte", të porsainaguruar nga Arbore. "Mos të ma marrë për ters miku Renco, - shkruante kritiku, - por programi i tij është i varfër, i kopjuar, nuk përçon emocione. S'e ka jetën e gjatë."
Njëzetë vjet më pas, Karlo pushimet i kalon me Kamilën, nuk ka më Pci dhe Msi, Pipo Baudo, për t'u kthyer në televizon, e kërcënoi Rai-n se do ta denonconte, banda e "Drive In" ka mbledhur mendtë e kokës, Ornela Mutit i japin të luajë role gjysheje, Bevilakua, ? kushedi përse, ? nuk shkruan më për televizionet. Shtrëngo e shtrëngo, e vetmja gjë e pandryshuar e këtyre 20 viteve ka mbetur Çiro Ferrara. Ai i cili s'është për t'u marrë kurrë seriozisht, që të "likuidon" me një të qeshur, që është i martuar gjithnjë me të njëjtën grua, që respekton çdo kundërshtar, që ruan sekretet e 20 viteve futboll, që bën ta duan edhe kundërshtarët. Një njeri asnjëherë banal: debuton në Serinë A kundër Boniekut, e mbyll karrierën duke fituar titullin e tetë.
- Pesëqind ndeshje në Serinë A, përgëzime...
- Është e pamundur t'i mbash mend të gjitha, por kanë qenë të gjitha thelbësore. Kjo ndodh kur luan në skuadra si Napoli dhe Juventusi, shumë të dashura nga tifozët përkatës. Çdo gabim, ashtu sikurse çdo magji, zmadhohet dhe luan për t'u konfirmuar çdo të diel.
- Por duhet ta keni luajtur një ndeshje që ka qenë pak më e rëndësishme se të tjerat...
- Më shumë se një. Atë të titullit të parë, edhe pse hyra vetëm në fund. Ndodhesha në stol, për shkak të një ndrydhjeje në kavilje, Bianki pak minuta përpara përfundimit më ulëriti: "Futu në fushë. Je një bir i Napolit dhe ky gëzim duhet të jetë edhe i yti." Dita më e bukur e jetës sime. Nuk e harroj as 5 majin 2002, kur e parakaluam Interin në javën e dundit. Ai titull më shpërbleu për hidhërimin e atij që kishim humbur dy vjet më parë, në rrebeshin e Peruxhias. Ata ditë shpërtheva në të qara, sepse pandeha se kisha humbur rastin e fundit.
- Ndërsa tani po vjen edhe titulli i tetë...
- Pa dyshim me meritë, i fituar nga një skuadër e fortë, e kompletuar në çdo sektor. Kam luajtur shumë pak, por isha përgatitur për këtë. Në fillim të kampionatit nuk prisja asgjë më shumë. Në moshën time dhe në një skuadër si Juvja, me siguri nuk mund të pretendoja një vend si titullar. Për këtë gjë kam folur me Kapelon, pasi doja të sqaroja disa gjëra, kështu bëmë dhe marrëdhënia midis nesh mbeti korrekte, profesionale. Po i shijoj këto çaste në prapaskenë dhe është po aq e bukur. Më bëhet qejfi për Fabio Kanavaron, po luan në mënyrë madhështore. Dhe meriton, më në fund, të fitojë një titull.
- Një mik, më shumë se një shok skuadre...
- Kam 20 vjet që luaj, është normale që ka kolegë, me të cilët jam më i lidhur. Megjithatë nuk i kam harruar as miqësitë e rinisë, ato të gjimnazit, edhe pse gjatë viteve nuk kam arritur t'i ruaj.
- Miqtë historikë: Në radhë të parë Maradona...
- Me Diegon ishim madje edhe fqinjë. Ma punonte gjithnjë: në oborr nuk gjeja asnjëherë vend për të parkuar makinën, pasi aty hynin vetëm veturat e tij. Nganjëherë, kur kthehesha në orën nëntë, e gjeja duke u stërvitur në mini-palestrën që kishte bërë në garazh. "Përse nuk erdhe në fushë me ne?", - e pyesja. Nuk më përgjigjej dhe vazhdonte të vraponte mbi pistën e vrapimit. Kur i luteshim të vinte në Sokavo për t'u stërvitur, ishte si t'i sillje një ilaç. E dinim se me topin mes këmbëve shndërrohej në një tjetër person.
- Dhe më pas Del Piero. E keni aq mik, saqë i dhuruat një gol, dy vjet më parë në Champions. Apo ngaqë shënonte pak?
- Golin e shënoi Aleksi, kjo është e gjitha.
- Po mes kundërshtarëve?
- Çmoj shumë Paolo Maldinin. Një shembull si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.
- Si do të jetë jeta larg një fushe futbolli?
- Do të mbetem gjithsesi në këtë botë, do të punoj si drejtues në sektorin e të rinjve të Juventusit. Do të më pëlqente t'u përçoja pak nga përvoja ime, atyre që hynë në botën e futbollit, një botë jo e lehtë për ata që janë në fillimet e tyre. Më kujtohet se sa të rëndësishëm kanë qenë për formimin tim lojtarë si Bruskoloti dhe trajnerë si Bianki. Por ajo që i përçon vlerat pozitive, në radhë të parë, duhet të jetë familja. Një djalë rritet për së mbari, nëse është edukuar siç duhet.
- Si mund të luhen 500 ndeshje në Serinë A, duke marrë vetëm 6 pezullime, prej së cilave 3 për numër kartonësh të verdhë?
- Le të themi se, pasi kam marrë kartonin e parë të verdhë, jam kujdesur shumë që të mos marr edhe të dytin. Por gjëja për të cilën krenohem më shumë, është që nuk kam vrarë kurrë askënd. Vetëm një lojtar është detyruar ta lërë fushën pas faullit tim, Lorenco Marronaro, në një ndeshje Napoli-Bolonja të shumë viteve më parë. Sigurisht, një mbrojtës duhet të jetë i fortë, kjo është pjesë e zanatit. Por s'duhet të ndërhyj kurrë me paramendimin për ta vrarë kundërshtarin.
- Cila është gjëja më e padurueshme në fushë...
- Të pështyhesh. Ndërsa jashtë saj s'më pëlqejnë polemikat, që kanë për synim të gjejnë pretekstin për të ndërmarrë akte dhune. Kur humbet, është më mirë të heshtet. Kur gjenden justifikime, vetëm sa u zbukurohet më shumë suksesi kundërshtarëve.
- Dhe për ta mbyllur sa më mirë, ndeshja e lamtumirës në San Paolo, më 9 qershor...
- Një pjesë me Napolin dhe një me Juventusin. Kam ftuar ish-shokë nga të dyja skuadrat, ata me të cilët kam fituar shtatë titujt e mi, ose tetë më saktë.
- Po Maradonën?
- E pres.
- Ndonjë brengë?
- Kjo histori mund të niste më parë. Pak të diela përpara 5 majit 1985, isha në stol dhe Markezi më nxori për nxehje. Por shkova ta bëja pranë portave, shumë larg tij. Dhe kështu që trajneri më harroi."


Të gjitha numrat e napoletanit

Çiro Ferrara ka lindur në Napoli, më 11 shkurt 1967.
Te Napoli
Ka fituar dy tituj ('87 dhe '90), Kupën UEFA (1989), Kupën e Italisë ('87') dhe Superkupën Italiane ('91).
Me Juventusin
Në verën e 1994-s ndjek Marçelo Lipin te Juventusi, duke hapur një cikël të papërsëritshëm. Me fanellën bardhezi, Çiro ka fituar gjithçka: titujt në '95, '97, '98, 2002, 2003, Ligën e Kampioneve ('96), Interkontinentalen ('96), Superkupën Europiane ('96), dy kupa Italie (1987 dhe 1995) dhe pesë herë fitues i Superkupës Italiane (19990, 1995, 1997, 2002 dhe 2003).
Rekordi
Tashmë që është pranë fitimit të titullit me Juventusin, Çiro Ferrara do të arrijë Bepe Furinon dhe Xhovani Ferrarin, në krye të renditjes së lojtarëve që e kanë fituar titullin në kuotën e 8 herëve.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 17 May 2005 , 12:46

Pavarësisht nga zëvendësimet e shumta, kapiteni bardhezi ka meritën e tij në fund të kampionatit

Kampionati mban firmën e Del Pieros


Titulli që Juvja është duke fituar për të 28-ën herë në historinë e vet, mban shenjën e padiskutueshme të një prej protagonistëve më të mirë, Aleks Del Piero. Pas polemikave dhe qejfmbetjeve për zëvendësimet e shpeshta (28 herë në këtë sezon), kapiteni bardhezi ka ndihmuar në parakalimin ndaj Milanit, me një seri provash bindëse në kohët e fundit, duke arritur në kuotën e 13 golave në këtë sezon. Dhe "Dele Alpi" të dielën e përshëndeti me duartrokitje të gjata. Për fat të keq duhej të ishte një sezon i mallkuar, që shumë e shikonin si "antikamerë" të lamtumirës nga Juventusi. Zëvendësimet e shumta, ndeshjet e para nga stoli, një marrëdhënie me Fabio Kapelon që dukej se nuk do të sqarohej. Dhe mjafton t'u hedhësh një sy rezultateve të "Pinturikios", për t'u përballur me lojtarët e tjerë të skuadrës, për të llogaritur se sa shumë ka ndikuar bilanci i tij te bardhezinjtë. Te Milani, Kaka u duk shumë larg kopjes së lojtarit që vitin e shkuar udhëhoqi kuqezinjtë drejt titullit, ndërsa Sheva, pas dëmtimit në shkurt, ka shënuar vetëm 3 herë. Françesko Toti ka përjetuar një sezon pak a shumë si ai i Romës, i finalizuar me një krizë të plotë. Pa harruar pezullimin e fundit. Pasi kishte arritur rekordin e Prucos, kapiteni ndaloi. Për të mos folur për Adrianon. Pas një sezoni shpërthyes, braziliani humbi mes dëmtimeve, lodhjes dhe bllokimeve psikologjike: 14 gola në 14 ndeshje të kampionatit. Pastaj asgjë. Goli i fundit i sulmuesit zikaltër regjistrohet më 4 dhjetor.
Kësisoj, Del Piero doli triumfues pikërisht në momentin më të rëndësishëm, atë vendimtar të kampionatit. Një pasim i bukur me roveshatë për Trezegenë, në ndeshjen e para dy javëve në "San Siro" kundër Milanit, dhe goli që e thjeshtësoi ndeshjen ndaj Parmës këtë të diel, mbajnë nënshkrimin e tij, në një sezon jo gjithnjë të qetë dhe pozitiv. Edhe pse shënoi ndaj verdhebluve në "Dele Alpi", zëvendësimi i 28-të nuk mungoi. Një rekord ndoshta për një lojtar të kampionatit italian, por ky i fundit ka një shije krejt tjetër. Ishte një zëvendësim, për të marrë duartrokitjet dhe ngritjen në këmbë të të gjithë "Dele Alpit". Ishte "hakmarrja" më e madhe e tij, ai që nuk ka bërë asnjëherë polemika, as me Kapelon dhe as me drejtuesit bardhezi. Hakmarrja e një lojtari që ka bërë, ndoshta shumë do të bëjë, historinë e klubit torinez.

Post Reply