Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 25 Jun 2007 , 11:05

Klubi pezullon Dabullën, sherr me trajnerin



Ndeshja e parë eliminatore në Kupën Intertoto nuk ka kaluar qetësisht në kampin shkodran. Edhe pse humbja 2-1 me NK Zagreb lë të hapura shanset për kualifikimin e kuqebluve, dhomat e zhveshjes janë tronditur nga sherri që mbrojtësi Rezart Dabulla ka pasur me trajnerin Josa. Burime konfidenciale brenda klubit shkodran kanë pohuar se vetëm pak çaste përpara ndeshjes në kryeqytetin kroat, drejtuesi i stolit dhe lojtari kanë pasur një përplasje, e cila ka sjellë lënien jashtë formacionit titullar të Dabullës. Shkaqet e ngjarjes janë ende enigmë, edhe sepse drejtuesit e Vllaznisë për momentin nuk dëshirojnë të flasin në lidhje me këtë problem. Presidenti Valter Fushaj është limituar duke deklaruar se aktualisht mbrojtësi lushnjar cilësohet i pezulluar. "Pas ndeshjes me NK Zagreb kemi vendosur të pezullojmë mbrojtësin Rezart Dabulla", ka thënë ai. "Nuk dëshiroj të flas më shumë për këtë çështje, pasi detajet e tjera do t‘i bëj të ditura në një kohë të mëvonshme. Mund të them se në Shkodër do mblidhet kryesia e klubit dhe do merret një vendim në lidhje me të ardhmen e futbollistit". Të shtunën, Vllaznia do luajë ndeshjen e kthimit në Kupën Intertoto, në fushën e saj.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 25 Jun 2007 , 11:38

edhe kjo na duhet
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 25 Jun 2007 , 13:24

Pa pra se jena plot melojtar zdi ku me i qu. :evil: :evil: :evil:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 25 Jun 2007 , 13:59

Te sporti shqiptar thuhet se Dabulla nuk ka lujt per arsye Shendetsore!!!

Hajhde merri vesht gazetat tona....
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 25 Jun 2007 , 14:54

dabulla ka probleme me josen kete e kam te sigurte
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 25 Jun 2007 , 18:08

a dini me ma shpjegu me pak fjalen kete artikullin te sportekspres qe flet per dabin
e kam lexu 3 here e s kuptoj asigja ca shkruhet aty
i perjashtuar

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Mon, 25 Jun 2007 , 19:38

Mesa duket,Josa ose Dabulla dashkan me ik prej klubit dhe sherri do jetë sebepi,gjoja 8)
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 25 Jun 2007 , 20:50

Nuk po me pelqen ky muhabet hiq,por ne kjofte me zgjedhe ma mire me nej Josa.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Mon, 25 Jun 2007 , 21:19

vllaznia1919 wrote:Nuk po me pelqen ky muhabet hiq,por ne kjofte me zgjedhe ma mire me nej Josa.
Po klodian Duro ma?!!!Paska shku prap me Tiranën a?!!!
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 25 Jun 2007 , 23:50

Smerret vesht sa ca mund te kene nodh tamam !!!!

Kto gjana nuk e ndimojne Vllaznine e aq ma teper perpara ndeshjes se kthimit me NK Zagreb!!!
Me aq sa lexova tek Sport Ekspres, motivet mund te jene te ndryshme, dhe ne fakt shkrimi mrenda per mrenda sshume here asht ne aniteze....
Une dicka se marr vesht, se pse e ka pezullu direkt Fushaj , Dabullen kur e ka pa qe Josa nuk den me e aktivizu apa qe Dabulla spaska dasht me lujt !!!
Ne asnji menyre nuk ishte dasht me u marr nji vendim i tille para nji ndeshje kaq shume te randsishme, por me sa duket kja ndeshje o nuk asht vlersu prej Vllaznise ose ka pazare, pasi me duket e çuditshme qe Sukaj nuk ka arrit me ik ne Kroaci e Vllaznia nuk ban as ma te voglen proteste, Dabulla nuk aktivizohet vetem pak minuta para ndeshjes, Sinani gjithashtu nuk merret hic me vedi ne Kroaci ( te pakten ne rrite ne stol).
Tane kta gjana "vine ere" per mendimin tem.
Dabulla asht nji mrojts i vlefshem qe nuk duhet me e humb e kete gja e ka tregu sezonin qe sapo maroj ku ka kene nje nder lojtaret ma te mire te Vllaznise, po kshu normale qe as Josa nuk duhet te largohet!!!!


Forri ku e lexove se Duro ka firmos per Tiranen ??!
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 26 Jun 2007 , 00:33

Fushaj shpjegon skedinat e Dabulles

Monday, 25 June 2007
SPORT
Besi Bekteshi



Shkoder—Presidendi i “Vllaznise se Shkodres” Valter Fushaj ka shpjeguar mediatikisht arsyet e pezullimit te Dabulles dhe komentet e gazetave sportive mbi “percaktim rezultati” nga ketij lojtar neper skedinat e basteve. Nga disa te perditshme pezullimi i lojtarit eshte justifikuar me bastet e presupozuara qe lojtari ka vendosur. Fushaj ka deklaruar se ky lojtar “nuk a ka vlersuar si duhet ndeshjen ne fjale” dhe jo nje “loje e tij me bastet dhe skedinat”. Fushaj deklaron se “shkaku ka qene se Dabulla i ka deklaruar me anen e trainerit, se nuk eshte ne gjendje per te luajtur”. Ai ka perforcuar akoma me teper idene e sqarimit te fakteve duke thene se “Dabulla ka deklaruar se nuk dua te luaj”.
Por perpara nisjes sqaron presidenti Fushaj, lojtari Rezart Dabulla eshte terhequr disi nga pozicioni i tij dhe eshte shprehur se “une jam ne gjendje te luaj, por nuk jam ne 100 perqind te mundesive dhe do te bej te pa munduren, duke luajtur deri ne ato momente qe te kem force dhe pastaj mund te kerkoj nderrim”. Me sa duket te gjitha keto kane qene arsyet qe presidentin Fushaj e kane detyruar te marre si me te arsyeshem pezullimin e Dabulles dhe kjo mase do te vazhdoje me sa duket deri tani edhe per ndeshjen e kthimit ne Shkoder me kroatet. Gjithsesi kjo eshte ne dore te presidentit i cili kete mase ndeshkimore nga disa te dhena brenda kampit kuq e blu ai e ka shoqeruar edhe me nje gjobe te cilen nuk a ka bere te ditur askush.
Fjalet per “skedina dhe lojtare apo edhe stafe te cilat paracaktojne rezultatin” jane degjuar dhe degjohen shume ne Shkoder ne mjediset e tifozerise shkodrane, por rezultati ne fakt ka permbysur shume hamendesime te cilat pikerisht percaktim te nje rezultati te tille nuk kishin parasysh.

infoshkodra.com
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Post by PARTIZANI » Tue, 26 Jun 2007 , 10:22

eshte disi e dyshimte ky perjashtim 2 ore perpara ndeshjes.sipas meje ka te beje me ndonje bast
FORCA DEMAT E KUQImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 26 Jun 2007 , 13:31

Gjithqka qe asht e dyshimte ne futbollin shqiptar ka te bajne me bastet per mu!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 26 Jun 2007 , 13:33

forri wrote:Mesa duket,Josa ose Dabulla dashkan me ik prej klubit dhe sherri do jetë sebepi,gjoja 8)
Ka mundsi qi tjete ishtu, vec npergjithsi di me thane se smerret gja vesht.
Per mu nuk asht ashtu si thet Dabi, qi ai i jep llogari vec Joses, se paret ia jep Fushaj. Dabulla asht futbollist i pagum mire e si mund te thojn mandej o "ma fry stomaku tu hanger pace e spo ma ka qefi me lujt". meqi paska ken kshtu mos tkishte udhtu hic me skuadren nashtu si sinani se tan udhtimi kushton e
:oops: :lol: "Valteri si ka gjet paret nrruge" :lol: :oops:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 26 Jun 2007 , 13:34

Ma mire spo baj batute se manej me bertet ortaku jem! :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 26 Jun 2007 , 14:36

une batuten nga ti po pres
e spo me durohet deri ne mengjes
ca doshe me shkru
a po ma thu
doshe joses me i pa nje poezi
apo dabit nej elegji
apo per valterin kishe nej kujtim
se tek vllaznia gjithkush a trim
keto pune mu hic sme pelqejne
e kam frike se te shtunen do na zhgenjejne
me falni per kete postim
por eshte thjesht mendimi im
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 26 Jun 2007 , 14:55

Tek Sport Ekspres thuhet qe Josa e ka miratu vete mos aktivizimin e Dabulles.
Sjam dakort qe Fushaj me hi ne dhoma t'zhdeshjes edhe me denu lojtaret !!!
E Aq me teper me kerku llogari per formacionin.
Pavarsisht se aj pagun lekt per skuadren nuk duhet me kene aj qe vendos se kush ka me lujt ne formacion.
Vllaznia e ka nji staf shume serioz me Josen ne kry dhe as presidenti e as nji person qe nuk ban pjese tek stafi i tranjrave me vendos per formacionin !!!!!
Josa duhet ta kene dite gjendjen e Dabulles se meken nuk ishin ba kta filma.
Desha me ju kujtu nji rast te ngjashem me vjet ku Henri Ndreka u largu nga Vllaznia vetem 1 dite para nisjes per ne Gjermani, e masandej erdhi nji mbrojts tjeter nqs nuk gabohem pikrisht Dabulla!!!
Kam frike se presidenca den me e largu vete Dabullen prej ekipit!!!!!
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 27 Jun 2007 , 19:43

ligjin e ben maliqi:me sa kuptoj une formacionin nuk e vendos tranjeri se kush te luaj por presidenti i klubit kjo do te thot qe kot kemi shpresa per te pare vllaznin kampion..

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 27 Jun 2007 , 20:39

une propozoj emrin fk valter fushaj me vllazen
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 28 Jun 2007 , 00:33

akaliptos wrote:ligjin e ben maliqi:me sa kuptoj une formacionin nuk e vendos tranjeri se kush te luaj por presidenti i klubit kjo do te thot qe kot kemi shpresa per te pare vllaznin kampion..
Ehhhh naqe,

Fatkeqsisht n'futbollin Shqiptar jane presidentat ata qe vendosin per ekipin e per lojtaret, ne vend qe kete detyre me ja lane tranjerit apo specialistave!!
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply