Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 28 May 2007 , 18:34

Bariç “projekton” fitoret anti-Luksemburg. Lista e Kombetares



Kombëtarja shqiptare e futbollit nisi sot përgatitjet për takimet e dyfishta me Luksemburgun, i pari i programuar, më 2 qershor në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” (ora 20:30, drejtojnë gjyqtarë gjeorgjianë) dhe, i dyti katër ditë më pas, më 6 qershor në Luksemburg, në stadiumin “Josy Barthel”, në orën 20:15, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2008. Këto janë dhe dy takimet e para historike midis dy vendeve dhe në të dyja Shqipëria synon fitoren.

Shqipëria, me një formacion me pesë mungesa titullarësh, humbi 3-1 përballë Anglisë në testin miqësor të zhvilluar në “Turf Moor” (më 25 maj), por përshtypja që la formacioni kuqezi, sidomos për pjesën e parë të zhvilluar dhe, loja e shkëlqyer e sulmuesit Besart Berisha dhe paraqitja mbresëlënëse e dy mbrojtësve të rinj, Blerim Rrustemaj e Kristi Vangjeli, rikthyen entuziazmin e trajnerit të Kombëtares, kroatit Oto Bariç, i cili shprehet se më në fund ka grupin më të mirë të lojtarëve. Në vijën sulmuese rikthehet Hamdi Salihi, i cili shkëlqeu javët e fundit me nënkampionen e Austrisë, SV Ried, për të cilën shënoi gjashtë gola. Dje u bashkua me grupin Lorik Cana, i cili do të jetë dhe kapiteni i Shqipërisë në mungesë të Altin Lalës. “Ukrainasit”, mesfushori Debatik Curri dhe mbrojtësi Armend Dallku, që të dy të Vorskla Poltavës mbërritën dje në botel “Adriatik”, rezidenca e Kombëtares.

Në “listën e madhe” me 20 lojtarë bëjnë pjesë edhe veteranët Alban Bushi, Edvin Murati dhe Erion Bogdani. Përveç mungesave të konfirmuara për shkak dëmtimesh: Altin Lala (Hanover 96, Gjermani) dhe Elvin Beqiri (Metalurg Dontesk, Ukrainë) mund të ketë edhe atë të Erjon Bogdanit, që u dëmtua të dielën gjatë ndeshjes Katania-Kievo. Në rikuperim e sipër është Edmond Kapllani.

Mbrojtësi Andi Lila (i paaktvizuar në Angli për shkak të problemeve që ai pati) dhe mesfushori fantazisti Jahmir Hyka, janë vënë në dispozicion të ekipit Shpresa për ndeshjen me Italinë (1 qershor, në Potendera të Italisë).

Në ditën e parë të grumbullimit (një pjesë e lojtarëve mbërriti vetëm pak orë përpara stërvitjes) u krye vetëm një seancë e lehtë përgatitore, duke filluar nga ora 17:00.

Shqipëria në pesë ndeshjet zyrtare për eliminatoret e Euro 2008, finalet e të cilave do të zhvillohen në Austri dhe Zvicër, ka grumbulluar tri pikë. Kuqezinjtë barazuan 2-2 me Bjellorusinë në Minsk, 0-0 me Slloveninë në Shkodër dhe, po 0-0 me Bullgarinë në Sofje. Dy humbjet e pësuara janë me Rumaninë (0-2) në Tiranë dhe me Holandën (2-1) në Amsterdam. Ndeshjet me Luksemburgun vlerësohen si mundësi e shkëlqyer për të marrë dy fitore, përpara se Shqipëria të përballet me Holandën në Tiranë në përballjen e dytë me “tulipanët” e Marko Van Basten.





LISTA E KOMBËTARES

Portierë: Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta, Qipro), Isli Hidi (Tirana, Shqipëri).

Mbrojtës: Armend Dallku (Volskla Poltava, Ukrainë), Blerim Rrustemaj (Borusia Mënshengladbah II, Gjermani), Nevil Dede (Tirana, Shqipëri), Kristi Vangjeli (Aris, Greqi), Debatik Curri (Volskla Poltava, Ukrainë), Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi), Endri Vrapi (Teuta, Shqipëri).

Mesfushorë: Ervin Skela (Energi Kotbus, Gjermani), Lorik Cana (Olimpik i Marsejës, Francë), Klodian Duro (Tirana, Shqipëri), Devis Mukaj (Tirana, Shqipëri), Ervin Bulku (Tirana, Shqipëri), Edvin Murati (Panserraikos, Greqi), Julian Ahmataj (Dinamo, Shqipëri).

Sulmues: Erjon Bogdani (Kievo, Itali), Edmond Kapllani (Karlsruhe, Gjermani), Alban Bushi (Apollon Kallamarja, Greqi), Besart Berisha (Hamburg, Gjermani), Hamdi Salihi (SV Ried, Austri), Daniel Xhafaj (Teuta, Shqipëri).



E Hene, 28 Maj 2007 albania-sport
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 29 May 2007 , 21:46

Hajt ishalla s'po na bajnë nanji gafë dhe na korisin masanej!
8)
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 29 May 2007 , 22:16

Ishalla si ka dale truni me na korite me luksemburgun.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 01 Jun 2007 , 18:01

Bariç zbardh formacionin zyrtar kunder Luksemburgut

Trajneri i Kombëtares, Oto Bariç shpalli sot gjatë konferencës së fundit për shtyp formacionin zyrtar që do të hedhë në fushë kundër Luksemburgut. “Është një skemë 3-5-2, ose më mirë 3-3-2-2 me theks tërësisht sulmues”, tha Bariç. Formacioni është i njëjtë me atë të ndeshjes miqësore me Olimpikun e Tiranës (13-0). “Bogdani nuk është ende në 100% e tij dhe do të jetë në bankinë. Mundësi për të luajtur një pjesë lojë ka dhe Mukaj. Pjesa tjetër e lojtarëve që do të jenë në bankinë do të vendoset në mbremje pas stërvitjes së fundit në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”



Portier: Beqaj

Mbrojtës: Curri, Dede, Dallku

Mesfushorë: Haxhi, Cana, Skela, Duro, Berisha

Sulmues: Bushi, Kapllani

albania-sport
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 02 Jun 2007 , 13:57

Naqe Haxhi mas asht ne mrojtje?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sat, 02 Jun 2007 , 18:41

A prep nuk e paska fut Salihin a?
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 02 Jun 2007 , 20:38

Salihi nuk let prej minutes se pare, besoj se ka me e fut ne pjesen e dyte.
Ndeshjen mundeni me e pa ktu:

http://www.fkvllaznia.net/tv1.php

ose edhe Windows Media Player ketu:

mms://streaming.newmedia.lu/telehighres
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 03 Jun 2007 , 01:45

shqiperia fitoj 2-0 me golat e kapllanit dhe haxhit. nje ndeshje mesatare dhe jo aq e mire. salihi u fut ne 10 minutat e fundit per pak sa nuk shenoj golin e tret per shqiperin ka qen shum agresiv ne ato pak minuta qe lujti dhe ka gjujt nja 2-3 here ne port.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 03 Jun 2007 , 13:33

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 03 Jun 2007 , 21:54

Nuk na thatë ndonjë opinion rreth ndeshjes more shokë!.Si ju asht dukë kjo ndeshje,a ishte lojë e pëlqyeshme a jo?! :lol:
Para VLLAZNIA!

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sun, 03 Jun 2007 , 22:06

Qa me fol ma per at komtare,kan gjet nji kal t'coft e me zor e kan rrah,
si thote sport ekspres.S'kena futboll na mu hanger me europen,veq mi ba qefin vedit kot.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Mon, 04 Jun 2007 , 02:58

Tani me ita qe kena skemi ku i marrim te tjeret, shpresojme qe ne te ardhmen te bejme nje kombetare me te mire dhe ti kushtojme me shume pune dhe vemendje talentit te ri , dhe te afrojme lojtare sa me te denje per te veshur fanellen e kombetares.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 05 Jun 2007 , 00:07

Urime shqipnise per fitoren,
Goli i pare ishte gol model, pasimi i Canes ishte kryeveper.
Gjynah qe Salihi nuk arriti me shenu.
Shpresojme qe te merkuren shqpnia te marre edhe 3 pike te tjera.
Vllaznit Ultras

Image

dejan
Antar
Antar
Posts: 44
Joined: Wed, 09 May 2007 , 20:05
Location: RUSIA

Post by dejan » Tue, 05 Jun 2007 , 05:31

Vllazen un jam en singapori ftum me kalu do dit te nje shoku jem shiptar si asht ktu dhe a e besoni ci kinezt e singaporit do bahn tifozllek per shipnin sonte ahahaa shokt e shocet e tina eee ahahaha .....shpresojm fitore eeee se pernryshe na marrin ftyren para singaporanve ahaha
Detyra e Oficerit te Frcave Ajrore eshte mbrojtja e Atdheut me jeten e tij.

iliriny
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 201
Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
Location: New York

Post by iliriny » Tue, 05 Jun 2007 , 10:56

Admin wrote:Urime shqipnise per fitoren,
Goli i pare ishte gol model, pasimi i Canes ishte kryeveper.
Gjynah qe Salihi nuk arriti me shenu.
Shpresojme qe te merkuren shqpnia te marre edhe 3 pike te tjera.
Edhe nji vit Sulmi i Shqiperise ka me kene Kapllani-Salihi si dyshe kryesore. Salihi nuk asht keq duke shenu 6 gola ne nje faze e tu e dite qe ekipi i tij xuni vendin e dyte dhe do te losin ne UEFA. I duhet edhe pak pjekuri dhe keni per ta pa se si ka me shperthy Salihi. Kam pa para nja nji mujit nje gol te tijin, ku ai ne nje pocion shume te veshtire arrin me ba gol ne mes te dy mbrojtesave duke pase edhe portierin para. Ishte nje situate ku rralle shenohet gol ne ato raste. Ai ka intuite dhe e din me e gjete kohen kur me e gjujt topin. Shpejt ka me kene sulmues kryesor ne kombetare.
Kur do ta shohim Vllaznine kampion

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 06 Jun 2007 , 12:50

FSHF-ja, ofendohet në korë nga tifozët Shqiptar


Në mesin e pjesës së parë të lojës u shpalos një banderolë nga tifozët. Në atë ishte shkruar . Kjo qetësi mundësohet nga F$HF, sponsor zyrtar i faraxhive. Ky dedikim ndaj FSHF-së u mbaj hapur për afro 10-minuta dhe me ndërhyrjen e policisë me urdhër nga tribunat VIP ajo është mbyllur. Të dy palët kundërshtonin njëri-tjetrin. Policia kërkonte të hiqej banderola kurse tifozët kundërshtonin. Tifozat TKZ e kanë mbyllur atë nga presioni policor ,por nuk e dorëzuan. Pas këtij veprimi nga ana e policisë ,situata është acaruar më shumë. Tensionimi ka shkuar deri aty sa tifozët kanë filluar të shajnë me kore ofenduese FSHF-në. Një veprim i tillë nga ana e tifozëve nuk kishte ndodhur më parë. Me gjithë acarimet me policët dhe FSHF-në, tifozët e kombëtares nuk reshtën së mbështeturi për asnjë moment ekipin kombëtar. Në fund të takimit të gjithë lojtarët u drejtuan nga ata dhe i përshëndetën në shenjë respekti dhe falenderimi për mbështetjen që i dhanë për gjatë gjithë 90’ minutave.


Turp per policine dhe federaten, a bahet kshtu me i nderhy tifozave vec per banderola, policia ka te drejte me nderhy vec ne raste dhunet, kurse banderola ka gjithkund neper staduimet tevropes.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 06 Jun 2007 , 13:39

Ska faj policija por ata qe i thane policve me nderhy.Ata jane tuj ba punen e vet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Wed, 06 Jun 2007 , 14:11

Ndeshjen e sotme e transmeton po i njejti kanal qe e ka transemtu dhe ndeshjen e pare.

Luksemburg - Shqiperi ora 20:15

RTL Tele Letzebuerg

Sateliti : Astra 1H
Pozicioni : 19,2 E
Frekuenca : 12.552
Polarizimi : Vertikal
Symbol Rate : 22000
FEC : 5/6

Per te gjith ato qe kane karte dixhitale munden me e pa vec kerkojeni ne kto frekuenca. Une per vedi e kam pa ndeshjen e pare te ky kanal. Hajde ishalla fitore sante.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Wed, 06 Jun 2007 , 18:48

Man in Redblue wrote:FSHF-ja, ofendohet në korë nga tifozët Shqiptar
Ja kan lujt Zotin,legenave!
Ah sa mirë jau kan ba,jam knaq at natë në stadium,bile i kam nxjerr në fotografi TKZ dhe po më ndihmoi admini me i botu tash po i fus fotot bashke me nji foton time kuptohet.
Si mor,legenat,e kishin ba 15.000 lek biletën?.Dhe ku,në ndeshjen me luksemburgun,plus që kan largu Muratin nga Kombëtarja.
Para VLLAZNIA!

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 07 Jun 2007 , 00:35

shqiperia fitoj 3-0 dy kapllani dhe nje skela. shqiperia ka ken ma e organizuar sot. por sulmi shum dobet dhe jo kombinim i mire me njeri tjetrin. bogdani ska lujt hyq per mendimin tim ka humb shum raste per gol, berisha i dha ma shum bukuri kur hini ne fushe. por per mendimin tem shqiperia asht tuj u rrit per cdo dite.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply