Kampionati Spanjoll
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Francezi bën të ditur se nuk ka ndër mend t'i japë lamtumirën futbollit
Zidan: Titulli? Asgjë nuk është e pamundur
Mesfushori i Real Madridit, Zinedin Zidan, ka deklaruar se nuk ka ndër mend ta shtyjë lamtumirën që do t'i japë futbollit në fundin e sezonit 2006-07, por as ta përshpejtojë atë. Ish-mesfushori i kombëtares franceze ka zhvilluar një sezon jo në lartësinë e tij, pavarësisht se ishte një nga pikat më të forta te Reali, në fitoren që "merengesët" arritën 4-2 ndaj Barçës. Zidani, i cili në qershor do të festojë 33-vjetorin e lindjes, u shpreh: "Unë nuk do të tërhiqem. Nuk do ta bëj diçka të tillë vetëm se njerëzit ma këshillojnë. Do të largohem atëherë kur ta vendos vetë. Dëfrehem ende duke luajtur futboll dhe dua ta respektoj deri në fund kontratën që kam me Realin e Madridit." Ronaldinjo, me një supergol të shënuar në "Santiago Bernabeu", ua shtoi besimin katalanasve se mund ta mbajnë kreun deri në fund të kampionatit. Mbeten edhe shtatë ndeshje dhe Reali ka gjashtë pikë disavantazh. Por Zidani thotë se "galaktikët" do të përpiqen deri në fund: "Deri tani Barcelona ka qenë gjithmonë në krye dhe skuadra me ecurinë më të mirë në Spanjë, por në rast se ne e mbyllim sezonin siç e filloi Barça dhe ata e mbyllin siç e filluam ne, atëherë gjithçka është e mundur. Përpara se të pretendojmë dhe të shohim rezultatet e Barcelonës, duhet të japim më të mirën për të fituar ndeshjet tona. Le të shohim si do ta durojë presionin Barcelona. Ajo është një skuadër e fortë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet dhe asgjë nuk është e pamundur."

Mesfushori i Realit deklaron se është optimist për të ardhmen dhe nuk ka ndër mend të largohet nga "Bernabeu"
Bekham: Jam i lumtur në Madrid
Devid Bekham ka dalë përpara gazetarëve dhe ka dhënë një intervistë për mediat britanike. Mesfushori britanik ka përfituar nga rasti për të deklaruar se është i lumtur me familjen e tij në Madrid. Në këtë intervistë, Bekhami deklaron se Reali është skuadra më e mirë në botë dhe se Spanja është vendi ideal për të jetuar. Ja cila ka qenë deklarata e tij: - Si po shkon ecuria e Realit në këtë sezon? - Jam i bindur se kemi një nga ekipet më të forta të botës. Kur futbolli që luajmë funksionon, atëherë jemi thjesht të jashtëzakonshëm. - Si ju duket e ardhmja e "galaktikëve"? Robinjo, Hoakin dhe Rejes janë disa nga emrat që flitet se do të vijnë në skuadër... - Personalisht jam mirë në Madrid dhe ndihem i sigurtë për të ardhmen. Kam edhe dy vjet në kontratë dhe do t'i respektoj ato. Sigurisht, në rast se vijnë përforcime, do të jenë gjithmonë të mirëpritura, por edhe kështu jemi të fortë. - Cilët janë miqtë tuaj futbollistë në jetën e përditshme? - Kam darkuar disa herë me familjen e Figos. Jam mik me Ronin, me Roberto Karlosin dhe Mishelin (Salgado). Reali ka një grup të mirë futbollistësh dhe ndihem mirë me ta. - Flitet se Oueni dhe Udgejti janë marrë në Madrid, që ju të ndiheshit më pak i vetmuar? - Janë absurditete. Mek Manaman më qëndroi pranë kur mbërrita në Madrid, ashtu siç i qëndrova unë pranë këtyre dy futbollistëve. I qëndrova pranë edhe Gravesenit kur erdhi, dhe ai nuk është anglez. - Si e shpjegoni faktin që ky sezon për Realin nuk ka qenë në lartësinë e duhur? - Ka shumë arsye. Më e rëndësishmja për mendimin tim ka qenë ndryshimi i katër trajnerëve në pesë muaj. Personalisht e kam shumë të vështirë të ndërroj totalisht mënyrë loje dhe pozicion në fushë, tetë apo dhjetë herë në vit. Nuk kemi pasur asnjëherë fizionominë e qartë të lojës sonë. - Po tani... - Eshtë e kotë ta them unë. Duket qartë që gjërat me Luksemburgon kanë ndryshuar. Jemi rikthyer fitues dhe kemi moralin e duhur për ta mbyllur denjësisht këtë sezon. - Duket se keni rigjetur entuziazmin në Madrid. Keni menduar ndonjëherë për t'u larguar? - Jo, sepse jam i lumtur këtu. Nëse në të kaluarën kam thënë se nuk i dihet së ardhmes, këtë e kam bërë sepse edhe më parë nuk mendoja se do të largohesha nga Mançesteri. E vërteta është se asgjë nuk varet nga unë. Ka shumë futbollistë që ëndërrojnë të luajnë në "Bernabeu" me bluzën e Realin. Prandaj, te kjo skuadër nuk e ke asnjëherë vendin të sigurtë. Gjithsesi, unë po bëj një jetë të lumtur, së bashku me familjen time. Më pëlqen Madridi dhe Spanja. Nuk ka përse të largohem. - Po e ardhmja, pas futbollit? - Do të drejtoj akademinë e futbollit që kam hapur në Angli dhe do të vazhdoj të punoj si ambasador i UNICEF-it. Pra, më pret një punë që do ta bëj me pasion.

Kasiljas: Kam ende për t'u përmirësuar
Iker Kasiljas po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Pavarësisht nga sezoni jo i mirë i Realit të Madridit, për ironi të fatit, numri 1 i "merengesëve" ka zhvilluar një sezon për t'u mbajtur mend. Deri aty, sa ka filluar të flitet se është portieri më i mirë i planetit. Në lidhje me këtë, vetë Kasiljasi mendon: "Ka shumë portierë të mirë në botë. Bufon, Dida, Çeh dhe Kahn janë disa prej tyre. Më vjen mirë që më krahasojnë me ta, sepse janë me të vërtetë portierë të mëdhenj. Kam ende për t'u përmirësuar, sepse besoj se vetëm në moshën 28-vjeçare një portier mund të konsiderohet i kompletuar." Më pas, kur i duhet të shpjegojë se nga ka ndryshuar Kasiljasi aktual nga ai i kampionatit të kaluar, spanjolli thotë: "Kam ndryshuar shumë. Kjo është mosha. Vit pas viti mësoj sekrete të tjera dhe ndihem më i sigurtë në fushën e lojës. Kam më eksperiencë në situata delikate gjatë një ndeshjeje, të cilat zgjidhen vetëm nga një portier i aftë." Në fund, portieri i kombëtares spanjolle tregon se beson ende te fitimi i titullit kampion nga Reali: "Po besoj se mund ta fitojmë kampionatin. Fitorja e Barcelonës ndaj Getafes nuk na e ka zbehur besimin."

Trajneri i Barcelonës nuk bën llogari dhe kërkon ta sigurojë sa më parë fitimin e kampionatit
Rajkard: Mendoj vetëm për Malagën
Frank Rajkard gjithmonë duket ai që është. Një tip i qetë, i cili i ndjek ndeshjen pa pirë duhan në stol, por thjesht duke duruar presionin me bindjen se drejton skuadrën më të fortë në Spanjë. Barça është gati të festojë titullin që i mungon prej pesë vitesh. Ja cila ka qenë intervista e trajnerit holandez, që është një hap larg kurorëzimit kampion: - U nevrikosët pas humbjes në "Bernabeu"? - Jo. Në asnjë moment. - Shtypi shkruante të kundërtën... - E di, por së bashku me futbollistët jemi përpjekur të qëndrojmë larg stresit dhe të përqendrohemi vetëm te futbolli i luajtur. Gjithsesi, më duhet të them se nuk më pëlqeu që të gjithë u kthyen kundër nesh pas barazimit me Betisin dhe humbjes me Realin. Në fund të fundit jemi sërish në vend të parë. - Nuk ju duket që e kanë favorizuar me shumë sesa duhet Realin e Madridit? - Kjo nuk bën pjesë në mënyrën time të të menduarit. Për mua, të gjithë kundërshtarët janë njësoj dhe në këtë pikë të kampionatit, secili ka vlerën e tij. - Pra, nuk e ndiqni Realin e Madridit... - Shoh gjithmonë një përmbledhje të pjesëve më të rëndësishme të ndeshjeve të tyre. - Çfarë ju pëlqen nga Reali... - Ka një ambient shumë të ngrohtë përreth dhe ka futbollistë të rëndësishëm. - Pra ju pëlqen Reali... - Ndoshta, kohët e fundit po luajnë mirë me të vërtetë. - Saki ka deklaruar se Vilareali është një ekip më i fortë se Barcelona... - Me aq sa kuptova unë, ai po përpiqet të paralajmërojë skuadrën e tij. Kërkon që futbollistët e tij të përqendrohen maksimalisht te takimi i radhës. Nuk ka asgjë kundër nesh. - Keni gabuar ndonjëherë si trajner i Barçës? - Më gjeni një trajner që nuk ka gabuar asnjëherë gjatë një sezoni. Sa më pak të gabosh, aq më e mirë është ecuria e skuadrës. - Atëherë, ku keni gabuar? - Në situata të ndryshme, trajnerët ia lënë gjithçka rastësisë dhe kjo është gabim. Trajneri gjithmonë duhet të ndërhyrjë dhe të mbajë përgjegjësi për zgjidhjen e situatave të ndryshme që dalin gjatë një ndeshjeje futbolli. - Zhuli deklaroi se, nëse nuk fiton dy ndeshjet e ardhshme, titulli i Barçës do të jetë i sigurtë. Çfarë llogarish keni bërë ju? - Asnjë. Nuk dua të flas për titullin, derisa të shpallemi kampionë. Po mendoj për kundërshtarin e radhës dhe si ta mund atë. - Kundërshtari quhet Malaga. E keni mundur 5-1 në fazën e parë... - Po, dhe kjo është një arsye më shumë për ata që të na ndalojnë. Na pret një ndeshje e vështirë dhe fusha e Malagës nuk ka qenë e lehtë për askënd në këto vitet e fundit. - Jeni takuar me drejtuesit e Barcelonës për rinovimin e kontratës? - Le të themi që e di se çfarë do klubi, por nuk është momenti për të folur për kontratën. Kam edhe një muaj punë te Barça, më pas të shohim.

- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Primera Divizion, Eto: Kam refuzuar Liverpulin
Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto, në një deklaratë për shtypin spanjoll, midis të tjerave tha: "Kur vendosa të largohesha nga Majorka, kam pasur një kontakt me drejtuesit e Liverpulit. Më pas erdhi oferta e Barcelonës dhe unë bëra zgjedhjen time. Britanikët më ofronin 6 milionë euro në sezon, por nuk jam bërë pishman, duke parë arritjet në këtë sezon me Barcelonën."

VLLAZNIA PER GJITHMON
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Premiera Division, Luksemburgo: Dua të fitoj titullin
Trajneri i Realit të Madridit, Vanderlei Luksemburgo, u ka rënë shkurt polemikave në lidhje me mosaktivizimin e Luis Figos në dy ndeshjet e fundit, të zhvilluara nga "merengesët". Ai u shpreh: "Nuk kam përse t'i shpjegoj ndonjë gjë Figos. Dua të fitoj me çdo kusht titullin kampion dhe për këtë të gjitha problemet e tjera që nuk kanë lidhje me këtë, i konsideroj si dytësore dhe do të merrem me to në fund të sezonit."

Ronaldinjo perjetesisht te Barça
Ronaldinjo, është shprehur i gatshëm për ta mbyllur karierën e tij tek klubi i Barcelonës. Fantazisti brazilian ka deklaruar se do të pranonte edhe një kontratë shumëvjeçare me ekipin e Barcelonës. Braziliani deklaroi se ishte mjaft i kënaqur në Spanjë dhe se për të, Barcelona ishte ekipi ideal, ku çdo lojtar do të ëndërronte të luante.

Pujol: Ronaldinjo, lideri i Barçës
Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, i ka dhënë një mesazh shumë të qartë shokëve përpara ndeshjes me Malagnën: "Duhet të japim maksimumin!" Numri 5 i Barcelonës, përpara se skuadra e Rajkardit të luajë ndeshjen e 33-të në këtë kampionat, lëshon intervistën e mëposhtme, ku tregon se te Barça të gjithë e kanë të qartë atë që duhet të bëjnë për të fituar titullin kampion. - Riktheheni në formacion ndaj Malagës më i freskët, pas javësh pushim... - Po, ndeshja e fundit që kam luajtur ka qenë ajo e dy javëve më parë ndaj Realit. Nuk mund të them se jam shplodhur plotësisht, sepse kam bërë një program special riaftësimi gjatë gjithë këtyre 15 ditëve të fundit. Gjithsesi, rikthehem në fushë me vetëdijen që duhet të luaj në 100% të mundësive të mia, për ta ndihmuar Barcelonën në këtë fazë delikate të sezonit. Kemi edhe gjashtë javë dhe duhet të japim maksumumin për ta arritur objektivin që i kemi vënë vetes që në javët e para të këtij sezoni. - Keni qenë protagonist gjatë gjithë sezonit në mbrojtjen katalanase. Cili është sekreti i vazhdimësisë suaj në këtë kampionat? - Kam pasur disa shqetësime fizike javët e fundit, por, gjithsesi, mund ta quaj veten me fat për formën fizike që kam pasur gjatë këtij sezoni futbollistik. Mendoj se kjo është meritë edhe e stafit teknik të Barcelonës, që ka punuar ashtu si duhet gjatë fazës përgatitore. Kjo ka qenë një nga pikat ku na kanë kritikuar më shumë, por tani duket qartë se kemi ende freski në këmbë. Shtatë muaj futboll, ditë pas dite, nuk janë pak. - Cili e ka kalendarin më të vështirë, Reali apo Barcelona? - Nuk e di se cili mund ta ketë më të favorshëm apo më të vështirë. Ajo që di është që të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe çdo kundërshtar ka fizionominë e vet, dhe kërkon një strategji të detajuar për ta mundur. Tani të gjitha veprimtaritë janë mbyllur dhe të gjithë janë të pëqendruar te kampionati. - Si mund të fitohet në Malaga? - Malaga ka ndryshuar shumë në krahasim me skuadrën e fillimsezonit. Tani është një ekip solid, i rregullt e që mbrohet mirë dhe ka lojtarë të rrezikshëm në sulm. Ne duhet ta ruajmë qetësinë dhe kontrollin e topit; më pas vjen edhe saktësia përpara portës. - Futbollistët e Malagës do të kërkojnë të hakmerren për humbjen 5-1 të pësuar në fazën e parë... - Eshtë normale, por, nëse ata janë të motivuar për shkak të së kaluarës, ne jemi të motivuar prej të ardhmes. Duam fitoren për t'u afruar titullin. Stimul më të madh nuk mund të kërkonim. - Flitet se do të luani me një mesfushë me më shumë fantazi, si ndaj Getafes... - Eshtë një nga mundësitë që trajneri ka përdorur në stërvitje. Mendoj se mund të luajmë me efikasitet në të dyja mënyrat. - Sa do të ndikojë mungesa e mundshme e Etosë? - Samuel është i rëndësishëm për ne. Në rast se luan mirë, por edhe në rast të kundërt, kam besim se ai që do ta zëvendësojë do ta bëjë si duhet detyrën e tij. - Ndaj Getafes u pa një Ronaldinjo madhështor. Ta presim të tillë edhe ndaj Malagës? - Mendoj se Ronaldinjo po bën një kampionat të jashtëzakonshëm. Ndaj Getafes ishte në formë, por edhe në takime të tjera ka qenë përcaktues, edhe pse nuk ka shënuar. Nuk duhen parë vetëm golat; Ronaldinjo ka qenë shpeshherë udhëheqësi i lojës sonë.

Mesfushori, i cili javën e ardhshme do të festojë 30-vjetorin, ëndërron të bëhet kapiteni i Realit
Bekham: Dua ta mbyll karrierën në Madrid
Mesfushori i Realit të Madridit, Devid Bekham, u shpreh i kënaqur për paraqitjen e tij në ndeshjet e fundit. Bekhami, në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle "Marca", deklaroi: "Që nga ardhja e Luksemburgos kemi punuar shumë si fizikisht, ashtu dhe psikologjikisht. Ai beson akoma te titulli dhe kjo është një gjë pozitive për ne. Karriera ime? Do të ishte e mrekullueshme ta përfundoja këtu në Madrid". Mesfushori i kombëtares angleze do të jetë së shpejti 30 vjeç dhe është shprehur se nuk ka ndër mend të largohet nga ekipi i Realit. Ja dhe intervista e tij e plotë:
- Si ndiheni tani që arritët të 30-at?
- Jam i kënaqur me mënyrën se si po luaj. Ndihem më mirë se kurrë. Javën e ardhshme do të jem 30 vjeç dhe ndihem vërtet mirë. Mund të them se jam në kulmin tim, që nga koha kur u largova nga Mançesteri. Përsa i përket moshës, më duhet të them se nuk më pëlqen të plakem, por gruaja ime është 31 dhe ajo mendon se unë jam akoma i ri.
- Cila ka qenë arsyeja që ju ka bërë të ndiheni kështu?
- Rezultatet e fundit na e kanë ngritur mjaft moralin. Më pëlqen mënyra e lojës në Spanjë. Në Angli ndeshjet bazohen më shumë në forcën fizike dhe lojtarët punojnë më shumë në këtë aspekt. Që nga ardhja e Luksemburgos, edhe ne kemi filluar t'i vëmë rëndësi këtij aspekti, dhe për mua kjo është një gjë e mirë.
- Psikologjikisht, çfarë ju ka bërë të ndiheni kaq mirë?
- Familja ime është e lumtur në Madrid dhe kjo ndikon shumë mbi humorin tim. Në fillim e pata të vështirë të mësohesha, por tani ndihem si në shtëpinë time.
- Luani më mirë pa Figon në fushë?
- Jo, nuk mendoj se gjërat janë kështu. Për mua, Figo është një nga lojtarët më të mirë që ka Reali i Madridit. Ai nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit, por mbetet një nga lojtarët më të mirë të Realit dhe besoj se këtë e dinë të gjithë. Trajneri është ai që merr vendimet dhe ne duhet t'i bindemi atij. Megjithatë, performanca ime nuk ka të bëjë me mungesën e tij, por me faktin që kam punuar shumë.
- Do të donit të bëheshit në të ardhmen kapiteni i Realit?
- Kjo është një ëndërr për mua dhe do të ishte e mrekullueshme sikur të ndodhte, por Rauli është një kapiten i mirë dhe për sa kohë ai do të mbajë këtë post, unë nuk mendoj se do të arrij të jem kapiten i ekipit.
- Mendoni se është akoma e mundur të fitoni titullin? Në çfarë fushe mendoni se mund të humbë Barcelona?
- Sigurisht që është e mundur, por ne e dimë mirë se do të jetë e vështirë. Barcelona mund të humbasë, por nuk e di kur, pasi luajnë vërtet mirë. Shpresoj që të humbasin pikë të dielën e ardhshme.
- Flitet akoma për një largim nga Madridi. Do të qëndroni këtu deri në fund të kontratës suaj?
- E thashë edhe më parë që këtu jam mjaft i lumtur. Këtu jeta ime është e kompletuar. Kam dhe dy sezone të tjera për të luajtur këtu dhe do të doja ta përfundoja karrierën me Realin. Pas Mançesterit, i cili është një klub i madh, Madridi është vendi ideal për ta mbyllur karrierën.
- Çfarë mendoni për Ouenin, tani që luan si titullar në ekip?
- Kam shumë besim tek ai, pasi është stërvitur shumë në javët e fundit. Ai është një lojtar fantastik, i gatshëm të shënojë shumë gola.

Reali: Zidan nuk është i sëmurë!
Reali i Madridit ka përgenjeshtruar lajmin e bërë të ditur nga e përditshmja spanjolle "Marca" në të cilin thuhej se Zinedin Zidan vuan nga një formë talasemie që ndikon në qëndrueshmërinë e tij fizike. Në përgjigjen zyrtare të Realit thuhej: "Stafi mjeksor i Reali nuk ka konstatuar asnjë problem te shëndeti i Zidanit. Lajmi i "Marca"-s është i pabazuar."
Reali i Madridit ka përgenjeshtruar lajmin e bërë të ditur nga e përditshmja spanjolle "Marca" në të cilin thuhej se Zinedin Zidan vuan nga një formë talasemie që ndikon në qëndrueshmërinë e tij fizike. Në përgjigjen zyrtare të Realit thuhej: "Stafi mjeksor i Reali nuk ka konstatuar asnjë problem te shëndeti i Zidanit. Lajmi i "Marca"-s është i pabazuar."
VLLAZNIA PER GJITHMON
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Skuadra e Rajkardit mban ritmin e Realit dhe i drejtohet titullit kampion që mungon prej pesë vitesh në "Kamp Nou"
"Magjia" e Etosë shpëton Barçën
Barcelona ka fituar 2-0 ndaj Albasetes dhe ka arritur kështu të ruajë ritmin e Realit të Madridit, që fitoi 0-2 në Sociedad, pas dygolëshit të Ronaldos. Ishte Samuel Eto, i cili me një goditje spektakolare nga jashtë zone shënoi në pjesën e dytë golin e parë për katalanasit. Skuadra e Rajkardit kishte kontrollin e ndeshjes në pjesën më të madhe të saj, por vonoi në gjetjen e golit edhe për meritë të mbrojtjes së kujdesshme mike. Gjithsesi, me spektaklin e zakonshëm në fushën e lojës, Barça mori tri pikë mjaft të vyera, në prag të ndeshjes ndaj Valencias, javën e ardhshme në "Mestaja". Goli i dytë në minutën e 90-të ishte një qershi mbi tortën e titullit katalanas. Të besuarit e Rajkardit mbeten gjashtë pikë përpara "merengesëve", kur duhen edhe katër javë nga përfundimi i Primera Divizionit. Vilareali ka bërë një hap përpara në luftën për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, pas fitores së thellë 4-0 ndaj Getafes. Skuadra e Manuel Pelegrinit shënoi dy herë në 20 minutat e para të ndeshjes, me argjentinasin Pablo Sorin dhe uruguajanin Diego Forlan, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mike. Mesfushori Santi Kazorla shënoi golin e tretë, duke blinduar fitoren për Vilarealin. Fitore që i mungonte prej pesë ndeshjesh. Forlani ka shënuar edhe golin e tij të dytë në këtë takim, duke fiksuar rezultatin në shifrat 4-0. Për ish-sulmuesin e Mançesterit, ky ishte goli i 20-të në këtë kampionat, dy më pak se shënuesi më i mirë Samuel Etos. Fitore e rëndësishme edhe për Majorkën. Skuadra e Kuperit ka fituar 3-2 ndaj Espanjolit dhe tani është vetëm katër pikë larg qëndrimit në Primera Divizion, kur duhen edhe katër javë nga fundi i kësaj veprimtarie. Ishullorët janë favorizuar edhe nga humbja e Levantes në fushën e saj, ndaj Malagës. Për miqtë vendosi goli i Baianos në minutën e 38-të. Në barazim është mbyllur sfida ndërmjet Santanderit dhe Betisit. Me nga një gol në pjesën e dytë, këto dy skuadra janë kënaqur me rezultatin. Santanderi ka siguruar qëndrimin në Primera Divizion, ndërsa Betisi mban ende gjallë shpresat për një vend në kupat e Europës, sezonin e ardhshëm. Saragoza sjell me këmbë në tokë Osasunën. Pas katër fitoreve radhazi, Osasuna humbet dhe e bën diçka të tillë në mënyrën më të keqe të mundshme. 5-1 kanë qenë shifrat e fitores së Saragozës, së cilës i mbetet të shpresojë në një mrekulli në këtë fund kampionati, në mënyrë që të luajë edhe në Europë vitin e ardhshëm. Në ndeshjet e luajtura të shtunën, Atletiko e Madridit ka barazuar me Bilbaon. Një rezultat ky që nuk u shërben asnjërës prej dy skuadrave, të cilat detyrohen kështu t'u japin fund pretendimeve për këtë sezon. Ndalet edhe Valencia në Numansia. Skuadra e Antonio Lopezit nuk arrin më shumë se barazimi ndaj vendit të fundit në renditje.

Trajneri Luksemburgo vlerëson përgatitjen fizike në ndeshjen ndaj Sociedadit
Ronaldo: Golat, kënaqësia ime
Sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, Ronaldo, ka mbajtur gjallë shpresat për titull, pas shënimit të dy golave në ndeshjen e së shtunës ndaj Real Sociedadit. Kampioni i botës tregoi edhe një herë se ka rigjetur formën e tij, pas një periudhe të dobët në mes të sezonit, duke shënuar të dy golat e fitores për ekipin e tij. "Po vazhdojmë të bëjmë presion mbi Barcelonën. Në pjesën e parë nuk mundëm të shënonim, por pas pushimit arritëm të merrnim një fitore shumë të rëndësishme. Ky ishte goli i 18-të për Ronaldon, i cili ka katër gola më pak se sulmuesi i Barcelonës, Eto, që kryeson renditjen e golashënuesve, me 22 gola. "Mendoj se kam akoma mundësi ta arrij atë, por shpresoj të mos pësoj asnjë dëmtim deri në përfundim të sezonit. Megjithatë, për mua e rëndësishme është që të fitojmë titullin, me apo pa golat e mi. Sigurisht që golat më japin kënaqësi, sidomos pas periudhës së vështirë që kalova në mesin e sezonit," - deklaroi Ronaldo. Trajneri Vanderlei Luksemburgo u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur në Sociedad dhe deklaroi se rruga për titull është mjaft e vështirë, por jo e pamundur. "Çdo gjë është e mundur. Barcelona duhet të jetë e bindur se ne nuk do të dorëzohemi lehtë. E merituam fitoren, pasi luajtëm një futboll të bukur për 90 minuta. Real Sociedadi e qarkulloi më shumë se ne topin, por, nga ana tjetër, ne e rrezikuam më shumë portën e tyre. Në minutat e fundit të takimit ishim më të freskët se ata dhe përfituam nga lodhja e tyre, duke shënuar dy gola të mrekullueshëm. Luajtëm me durim dhe shumë qetësi", - përfundoi Luksemburgo
F.Torres: Të fitojmë Kupën e Mbretit
Fernando Torres, sulmuesi i Atletikos, një javë përpara se skuadra e tij të ndeshet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit me Osasunën, u shpreh: "Kemi qenë disa herë pranë fitimit të kësaj veprimtarie dhe kemi dështuar. Këtë herë duhet të fitojmë me çdo kusht. Eshtë një trofe që i rrit prestigjin Atletikos dhe na jep mundësi të marrim pjesë në kupat e Europës, sezonin e ardhshëm."

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Trajneri holandez ka pohuar se ndihma e tifozëve ka qenë faktori bazë që ndikoi në fitoren ndaj Albasetes
Rajkard: Faleminderit "Kamp Nou"!
Trajneri i Barcelonës, Frank Rajkard, ka pohuar edhe një herë se ngrohtësia përreth ambientit katalanas, është arma më e fortë e skuadrës që ai drejton: "Tifozët e mbështetën skuadrën gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne." Më pas, në lidhje me padurimin e të gjithë qytetit të Barcelonës, për të festuar titullin kampion, Rajkardi pranon: "Të gjithë po presin me padurim fitimin matematik, por mendoj se tifozët katalanas në këto javë po përjetojnë çaste mjaft të lumtura. Na ndihmuan në fitoren ndaj Albasetes dhe si rrjedhojë kjo fitore u kushtohet atyre." Trajneri i Barcelonës, Frank Rajkard, vazhdon deklaratën duke pranuar vështirësitë e hasura nga skuadra e tij në ndeshjen ndaj Albasetes. Sipas holandezit, media po ndikon negativisht te skuadra e tij kohët e fundit: "E pranoj se nuk ishim në maksimumin tonë, por Albasete nuk bëri asgjë që të mos meritonte humbje. Valdesi e ndoqi ndeshjen si spektator dhe përpara se të shënonim ne, ishim të pafat duke goditur shtyllën. Skuadra ishte shumë e kontraktuar në fillim, por fitorja ishte plotësisht e merituar. Albasete, si të gjitha skuadrat e nivelit të saj, luajti ndeshjen e jetës, duke u përpjekur të futej në histori si skuadra që ndali Barçën, por nuk ia doli mbanë." Gjithsesi, të dielën Barcelona mori tri pikët jetike për titullin kampion, pasi skuadrën katalanase, javën e ardhshme, e pret një ndeshje delikate në "Mestaja" ndaj Valencias. Për këtë takim, Rajkardi tha: "Kemi filluar të mendojmë për rivalin e ardhshëm. Valencia kërkon pikë për zonën e Ligës së Kampioneve dhe për këtë na pret një ndeshje shumë e vështirë. Teorikisht mund të kënaqemi edhe me barazimin, por në rast se një skuadër futet në fushë për barazim, atëherë gjithçka është e humbur. Do të bëjmë lojën tonë, të vetëdijshëm që kjo ndeshje nuk na shpall kampionë në rast fitoreje dhe nuk na heq titullin në rast se humbasim." Rajkardi flet edhe për Mesin, futbollisti i ri, i cili shënoi golin e dytë të Barcelonës, vetëm pak minuta pasi ishte aktivizuar: "Më vjen mirë për të. Eshtë një talent i së ardhmes dhe ky gol padyshim do ta ndihmojë për të fituar eksperiencën e duhur." Në fund, trajneri holandez komenton golin e Etosë: "Një gol i shkëlqyer që praktikisht na dha tri pikët. Samueli është një kampion, si shumë të tjerë te Barça, që vendosin fatet e ndeshjes me një goditje të vetme."

Mbrojtësi brazilian shpreson ende te mrekullia që do t'i jepte Realit titullin kampion në Spanjë
R.Karlos: Në futboll ndodh gjithçka
Natyra e tij optimiste nuk e lejon të dorëzohet. Për këtë, Roberto Karlos vazhdon të shpresojë te titulli kampion: "Në futboll ndodh gjithçka. Barcelona nuk është shpallur ende kampione." Kur duhen edhe katër javë nga fundi i Primera Divizionit dhe Reali është gjashtë pikë larg Barcelonës kryesuese, Roberto Karlos ka lëshuar këtë intervistë:
- Situata në kreun e Primera Divizionit ka mbetur e njëjtë edhe pas kësaj jave...
- Nuk ka ndryshuar asgjë, por nuk do të ishte kështu në rast se ne nuk fitonim në San Sebastian. Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre që ushtroi presion të vazhdueshëm dhe nuk u dorëzua deri në fund. Ne arritëm të fitojmë, duke treguar se jemi një skuadër e fortë.
- Besoni se Barcelona mund të ndalet në "Mestaja"?
- Po flitet shumë për këtë ndeshje, por në radhë të parë duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjen tonë. Santanderi po luan një futboll të mirë dhe na duhet me çdo kusht fitorja, për të mbajtur ende gjallë shpresat për titull. Në rast se nuk arrijmë të marrim tri pikët në këtë ndeshje të vështirë, atëherë është e kotë të flasim për Barcelonën.
- Ndihet presioni i vendeve të para në renditje?
- Të jesh në majën e renditjes është gjithmonë e bukur. Por kur fillon të humbasësh, vihesh shumë shpejt në qendrër të kritikave. Kjo ndodhi me ne në fillim. Më pas e ngushtuam diferencën nga 11, në katër pikë me Barcelonën, por gabuam sërish. Kemi lënë pikë në "Bernabeu" ndaj Deportivos, Getafes dhe Bilbaos, kjo na ka penalizuar shumë. Në rast se Barcelona do të fitojë, atëherë do të meritojë të gjitha komplimentet e mia, por nuk mund të dorëzohemi. Të shtunën do të luajmë në "Bernabeu" dhe duam me çdo kusht fitoren.
- Katalanasit kanë thënë se nuk janë të shqetësuar nga presioni...
- Psikologjikisht, për ta kjo thënie është shumë e rëndësishme, i japin moral vetes, sepse në të vërtetë presioni mbi skuadrën kryesuese është gjithmonë shqetësues. Ky presion vjet na kushtoi titullin kampion.
- U rikthye Ronaldo...
- Nuk është larguar asnjëherë dhe për këtë nuk mund të flasim për rikthim. Roni mbetet i njëjti, kaloi një periudhë të pafat dhe tani filloi të shënojë rregullisht. Nuk ka kaluar një periudhë të mirë, por golat e tij nuk rreshtin kurrë.
- Mund të shpallet golashënuesi më i mirë i Primera Divizonit?
- I duhen edhe katër gola për të arritur Etonë dhe Roni mund t'i shënojë. Por të mos harrojmë që edhe Eto ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe ka shënuar gola të rëndësishëm.
- Patë një Barça nervoze ndaj Albasetes?
- Më shumë pashë një skuadër që nxitohej sesa nervoze. Gjithsesi, ky nxitim po vononte golin e tyre ndaj një Albaseteje që mbrohej me kujdes. U desh talenti i Ronaldinjos dhe Etosë që katalanasit të zgjidhnin ndeshjen në 20 minutat e fundit.
- Në fund, nga ndeshjet që kanë mbetur, cila është më e vështira për Realin?
- Për vetë pozitat që ka në renditje, përballja me Seviljen do të jetë më e vështira.

Mesfushori portugez mendon se asgjë nuk mund t'ua heqë nga duart titullin katalanasve 04-05-2005
Deko i sigurt: Barça kampione!
Ergi Lubani
Mesfushori portugez i Barcelonës, Deko, është shprehur i sigurtë dhe ka deklaruar se skuadra e tij do ta fitojë titullin kampion. Kur duhen edhe katër javë nga fundi i kampionatit, Barcelona ka një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Realit ndjekës. Këtë javë, skuadrën e Rajkardit e pret përballja e vështirë në "Mestaja", me Valencian vendëse. Gjithsesi, Deko thotë: "Titulli është i yni dhe për këtë jam plotësisht i sigurtë. Jam shumë i lumtur që arrita një objektiv kaq të rëndësishëm në vitin tim të parë te Barcelona. Nuk mund të shpresoja për më mirë. Kam luajtur rregullisht dhe njerëzit më duan, kushtet ideale për të festuar si duhet fitoret." Ish-mesfushori i Portos, pasi ka "hipotekuar" titullin e 20-të në historinë e klubit katalanas, flet për skuadrën e Rajkardit: "Kemi fituar më shumë kurajo dhe personalitet në fushën e lojës. Fitoret na kanë dhënë sigurinë dhe qetësinë e duhur për të përballuar këtë fund sezoni. Kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Albasetes, ku nuk e humbëm toruan, por me qetësi kërkuam golin derisa Eto na dha avantazhin." Në fund, Deko mendon se titulli kampion do të ishte plotësisht i merituar për Barcelonën: "Në fillim të sezonit jemi goditur nga dëmtimet e disa futbollistëve të rëndësishëm, por gjithsesi javë pas jave treguam se jemi skuadra më e fortë në Spanjë. Më vjen keq vetëm që aventura jonë në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve, nuk vazhdoi aq sa duhej."
Eto: Sezon thuajse perfekt
Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto, po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij. Kamerunasi, i cili mbërriti në Katalonjë nga Majorka verën e kaluar, ka mundësi që përveç titullit kampion, të fitojë edhe titullin e golashënuesit më të mirë në Primera Divizion. Kur duhen edhe katër javë nga fundi i sezonit, Eto u shpreh: "Barcelona më bëri të njohur dhe më dha famë. Jam një njeri i ndryshuar dhe nuk flas vetëm në aspektin financiar. Në vitin tim të parë te kjo skuadër mësova se ç'do të thotë të zbresësh në fushë gjithmonë për të fituar. Fatmirësisht, këtë gjë e kemi bërë shpesh sivjet dhe kështu do të kemi mundësi të festojmë në fund. Për këtë jam i bindur." Kur i duhet të analiazojë sezonin e tij me skuadrën e Rajkardit, Eto thotë: "Ka qenë një sezon thuajse perfekt. Jam i kënaqur me gjithçka që kam bërë dhe më ka mbetur peng vetëm Liga e Kampioneve. Gjithsesi, ky sezon ka qenë padyshim më i miri i karrierës sime."

Portieri i Realit të Madridit ushtron presion ndaj katalanasve, kur duhen edhe katër javë nga fundi i kampionatit
Kasiljas: "Mestaja", ferri i Barçës
Iker Kasiljas vazhdon të mendojë se titulli kampion është i arritshëm nga Reali. Numri 1 i "merengesëve" beson te fitorja e Valencias ndaj Barcelonës, këtë të diel në "Mestaja". Ja cila ka qenë intervista e Kasiljasit, i cili javën e kaluar, në "Anoeta", përfundoi ndeshjen e tretë radhazi pa pësuar gol:
- Komplimente për tri ndeshjet e fundit. Nuk keni pësuar asnjë gol...
- Eshtë një fakt, për të cilin duhet të jemi të lumtur. Kjo tregon se unë dhe katër mbrojtësit e Realit po punojmë mirë në këtë periudhë. Personalisht jam i lumtur. E kam thënë gjithmonë se do të më pëlqente më shumë një fitore 1-0, sesa një 5-1. Detyra ime gjatë një ndeshjeje futbolli është që të mos pësoj asnjë gol.
- Ndikon rritja e eksperiencës te rritja që keni pasur në aspektin profesional gjatë këtij sezoni?
- Eshtë e qartë se me kalimin e kohës, do të fitoj edhe më shumë eksperiencë, me anë të së cilës një portier zgjidh situatat e vështira. E kam luajtur ndeshjen e parë me Realin 18 vjeç dhe tani që jam 24, e pranoj se kam ende për të mësuar. Gjithsesi, më duhet të pranoj se jam i kënaqur me ç'kam bërë në harkun e këtij sezoni.
- Fitimi i titullit është ende i mundshëm?
- Po. Mendoj dhe besoj se titulli është ende i arritshëm. Kjo javë është shumë e rëndësishme dhe mund të fitojmë pikë ndaj Barcelonës.
- Mendoni se Valencia mund ta mposhtë Barçën?
- Sigurisht që po. Për mua është e pamendueshme që të mos fitojë Valencia. Luan në "Mestaja", ka një skuadër të fortë dhe kërkon me çdo kusht tri pikët, për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions. Mendoj se do të jetë një ferr i vërtetë për Barçën.
- Albelda ka deklaruar se Barcelona nuk do të shpallet kampione në "Mestaja"...
- Eshtë shumë logjike. Pres që të gjithë futbollistët e Valencias, të kërkojnë me ngulm fitoren. Valencia luan ndeshjen e sezonit dhe vetëm fitorja mund t'i shpëtojë. Nga ana tjetër, në rast se Barcelona humbet në "Mestaja", vetëm një i marrë nuk do të besonte te titulli, kur do të kishte tri pikë më pak, tri javë nga fundi.
- Si ju duket fakti që Barcelona është përgatitur të festojë titullin javën e ardhshme, pas ndeshjes me Valencian?
- Ndihen kampionë dhe është normale që pret të festojë. Të shohim ç'do të ndodhë. Në rast se do të fitojë titullin, do t'i komplimentoj të gjithë futbollistët e Barcelonës. Edhe unë jam i mendimit se java e ardhshme do të jetë vendimtare, për këtë duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Santanderit.
- Si ju dukën katalanasit ndaj Albasetes...
- Luajtën mirë, edhe pse vuajtën në shënimin e golit. Gjithsesi, ashtu si po shkonte ndeshja, duhet të pranojnë se kanë filluar ta ndiejnë presionin.
- Në fund, cila është e ardhmja e Kasiljasit?
- E kam thënë shpesh, jam një madrilen, luaj për skuadrën e zemrës sime, kjo skuadër është më e forta në botë dhe nuk shoh asnjë arsye për të mos luajtur përjetësisht në "Bernabeu".

Mesfushori spanjoll ironizon mbi deklaratat e futbollistëve të Realit
Ksavi: Titulli, në duart tona
Presioni me të cilin është dashur të përballet Barcelona në javët e fundit dhe zërat e ndryshme të merkatos, duket se nuk e kanë shqetësuar mesfushorin katalanas, Ksavi Hernandez. Pas deklaratës së djeshme të Roberto Karlosit, në të cilën braziliani pohonte se Reali do t'i prishë festën Barçës, Ksavi kundërpërgjigjet ironikish: "Çdo futbollist i Realit, kur intervistohet, flet më shumë për Barcelonën sesa për skuadrën e tij. Më pëlqen që ata interesohen dhe ndjekin ndeshjet tona, pasi kështu triumfi ynë do të jetë akoma më i hidhur për ta." Numri gjashtë i Barçës vazhdon deklaratën e tij: "Ne kemi fitoren e ligës në dorë dhe kjo më pëlqen. Për t'u shpallur kampion, na duhen dy fitore, gjithnjë në rast se Reali fiton të katër ndeshjet e mbetura. Për këtë mendoj se titulli është në duart tona." Ksavi flet edhe për ndeshjen e vështirë që Barcelona do të luajë këtë javë në "Mestaja", ndaj Valencias: "Do të jetë një ndeshje e komplikuar, sepse luajnë dy skuadra që kërkojnë me çdo kusht fitoren. Duhet të tregohemi të qetë dhe të përdorim kokën. Kemi bërë më mirë se të gjithë në harkun e 34 ndeshjeve dhe nuk mund të dështojmë tani." Mesfushori i kombëtares spanjolle e mbylli deklaratën, duke krahasuar këtë Barcelonë me atë të sezonit 1998-99, e fundit që ka fituar një titull në Spanjë: "Këtë vit, skuadra ka bërë një kampionat më të rregullt, thuajse perfekt. Kemi ruajtur të njëjtin ritëm që nga java e parë dhe nuk e kemi humbur për asnjë moment kryesimin. Falë punës së mirë të trajnerit dhe stafit drejtues, ndihemi të gatshëm dhe plot me forcë për të përballuar muajin e fundit të kampionatit për këtë sezon."