Post
by Ultras Kuqeblu » Sun, 13 May 2007 , 23:57
Ried, 13 maj - Goli i shenuar ne ndeshjen e se shtunes, ne ndeshjen ku skuadra e tij, Riedi ka arritur te fitoje ne transferte, 2-0, ndaj skuadres se Altah, dhe ku ai ka mbajtur “firmen” e golit te dyte, e ka kenaqur shume goleadorin shkodran, Hamdi Salihin.
Megjithate, kater gola te shenuar deri tani nuk jane shume, per te siguruar nje pozicion te mire, qofte ne skuader, ashtu edhe ne kombetaren shqiptare. Nje gje te tille e ka pohuar vete trajneri i kombetares shqiptare, Otto Baric, i cili ka thene: ”Salihi po kalon nje moment te keq tek Riedi dhe ai duhet te dale nga kjo situate”. Por, nje mendim te tille duket se e ka edhe vete sulmuesi, i cili per futbolli.com ne linje telefonike ka thene: “Duhet te shenoj me teper dhe te luaj me shume”.
Futbolli.com: Salihi, nje tjeter gol qe e ka cuar ne kater numrin e golave te shenuar nga ju. C’mund te thoni?
Salihi: E di dhe jam i gezuar qe arrita te shenoja pas nje kohe te gjate qe luaja edhe me hope, here si titullar dhe here si zevendesues. Te them te drejten e kam pak problem integrimin tek Riedi, edhe pse ne fillim mendova se gjerat do te shkonin fjolle, sidomos pasi kam shenuar “dopieten” e pare. Por, me pas pata nje renie, jo ne aspektin e lojes, por ne ate psikologjik, sepse nuk po shenoja me dhe per nje sulmues si une qe isha mesuar te beja te pakten 20 gola ne sezon ne kampionatin hqiptar nuk eshte e thjeshte te mos jetoj dot me golin te pakten je here ne dy jave. Megjithate, nuk ngutem, gjerat do te ecin edhe me mire ne te ardhmen.
Futbolli.com: Pra si mendoni se mund te zgjidhet kjo?
Salihi: Une ndihem shume mire tek Duke shenuar shume me teper gola. Vetem atehere do te mund te luaj si titullar dhe gjate 90 minutave, ne menyre qe te mund te tregoj veten time dhe aftesite e mia te verteta.
Futbolli.com: Baric ka thene se ai e di qe ju keni probleme te Riedi. Sa e vertete eshte kjo?
Salihi: Nuk eshte plotesisht e vertete. S’po me del loja dhe goli, por kjo nuk do te thote qe kam probleme. Une e thashe, ndiej disa veshtiresi ne integrim, por ky nuk eshte problem, sepse me perfundimin e kampionatit, faza pergatitore do te rregulloje gjithcka.
Futbolli.com: Pra, do te qendroni tek Riedi?
Salihi: Sigurisht, ose te pakten keshtu mendoj.
Futbolli.com: Keni fituar tre pike shume te vlefshme ndaj Altah, ndersa tani do te ndesheni te enjten me Austrian. Si e shikoni perballjen e fundit ne “shtepine” tuaj?
Salihi: Une e shikoj shume te veshtire. Eshte e vertete qe kemi arritur te fitojme ne transferte, por Austria eshte nje skuader qe nuk pyet se ku luan. Megjithate, une kam besim se ne do te dalim me sukses. Kemi forcat e duhura dhe motivimi nuk na mungon.
Futbolli.com: Ndodheni ne vend te 4-t me 50 pike, nje larg vendit te trete dhe 3 larg te dytit. Nje fitore e juaja dhe nje humbje e Matersburgut dhe Superfundit ju con automatikisht ne vend te dyte. Si duket UEFA?
Salihi: Eshte objektivi yne primar. Megjithate, e rendesishme eshte qe ne te luajme ndeshjen tone. Por, se cfare bejne te tjeret, kjo eshte ceshtje per ta.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA