Liga e Kampioneve
Moderator: Man in Redblue
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Kapiteni i Liverpulit mendon se faktori fushë do të jetë vendimtar për të arritur në finalen e Stambollit
Xherrard: Tifozët, arma jonë ndaj Çelsit
Stiven Xherrard ka paralajmëruar Çelsin dhe ka deklaruar se tifozeria do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm që mund ta ndihmojë Liverpulin në arritjen e finales së Ligës së Kampioneve. Pas barazimit në ndeshjen e parë 0-0, skuadra e Rafael Benitezit duhet të fitojë me çdo kusht ndeshjen e kthimit ndaj Çelsit, për të vazhduar më tej në finalen e Stambollit. Të martën e ardhshme, "Anfild Road" do të jetë teatri i përballjes në derbin britanik, më të ndjekur në dekadën e fundit. Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, një ditë pas barazimit në "Stemford Brixh", tha: "Të martën në "Anfild Road" do të jetë një ndeshje e madhe dhe unë jam i bindur se me koret e tyre, tifozët tanë do t'ia vështirësojnë punën Çelsit. Dinë të jenë të magjishëm dhe ndikojnë në një ndeshje futbolli. Rasti më i mirë kur tifozeria mund të quhet futbollisti i 12-të. Në Londër barazuam në fund të një ndeshjeje, ku u përballëm si të barabartë me Çelsin, për këtë mendoj se me ndihmën e faktorit fushë mund të arrijmë finalen e Ligës së Kampioneve. Do të na duhet edhe pak fat dhe, në rast se do të jetë nata e duhur, mund të bëjmë mrekullinë duke vazhduar më tej." Më pas, mesfushori i kombëtares angleze vazhdon: "Jemi një grup i bashkuar futbollistësh. Humbasim së bashku dhe fitojmë së bashku, përfshi edhe futbollistët e stolit. Jemi një grup i mirë futbollistësh dhe po na jepet mundësia të arrijmë në finalen e Ligës së Kampioneve. Jam optimist dhe besoj se do ta shfrytëzojmë rastin që po na jepet. Nuk duhet të mendojmë se barazimi 0-0 është rezultat i pranueshëm dhe do ta dërgonte ndeshjen në shtesë. Llogari të tilla janë të kota. Duhet të fitojmë për të arritur finalen." Petr Çeh bëri dy pritje të rëndësishme në pjesën e parë, në goditjet e Rises dhe Barrosit, duke i mohuar fitoren Liverpulit në Londër. Xherrardi tha: "Ne u mbrojtëm shumë mirë, por edhe mund ta kishim fituar ndeshjen, në rast se Çeh nuk do të kishte bërë atë pritje të mrekullueshme në rastin për shënim të krijuar nga Barrosi. Me pak fat, edhe Rise mund të kishte shënuar. Këto dy episode janë treguesi më i mirë se mbrojtja e Çelsit nuk është e pathyeshme dhe se i kemi të gjitha mundësitë të shënojmë në ndeshjen e kthimit." Në fund të deklaratës së tij, 26-vjeçari u shpreh: "Të them të drejtën, kur përfundoi ndeshja, nuk e dija nëse të festoja apo të hidhërohesha me barazimin. Ndoshta e kam gabim, por mendoj se Liverpuli ka diçka më shumë se Çelsi në ndeshjen e parë."

Mesfushori i Çelsit paralajmëron Liverpulin për ndeshjen e kthimit
Xho Kol: Shanset janë të barabarta
Mesfushori i ekipit të Çelsit, Xho Kol, u shpreh optimist për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve në "Anfield Road". Lojtari i komëtares angleze deklaroi se Liverpuli është shumë larg kualifikimit, pavarësisht nga barazimi 0-0 në ndeshjen e parë në "Stemford Bridge". Koli është i bindur se shanset e Çelsit për kualifikim janë të barabarta me ato të Liverpulit. "Ata nuk janë favoritë për t'u kualifikuar, pasi çdo gjë është e barabartë. Çdo gjë do të vendoset të martën e ardhshme në "Anfield". Mendoj se jemi më të favorizuar, pasi do të jemi më të qetë në ndeshjen e kthimit", - përfundoi Koli. Trajneri portugez, Mourinjo, pas ndeshjes deklaroi se tifozët e Liverpulit mund të mendonin për një kualifikim të mundshëm, por kjo do të mbetej vetëm një ëndërr për ta. Liverpuli nuk ka arritur akoma të fitojë asnjë ndeshje ndaj Çelsit në këtë sezon, por trajneri Benitez ka besim në kualifikimin për në finale. Liverpuli, në ndeshjen e kthimit, nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Ksabi Alonso, i cili u ndëshkua në takimin e djeshëm me karton të verdhë. Xho Kol u shpreh i kënaqur me lojën e treguar nga ekipi i tij, por jo me rezultatin: "Nuk ishte saktësisht rezultati i pritshëm, por jemi të kënaqur edhe me këtë rezultat. Ata nuk shënuan asnjë gol këtu dhe ne e dimë mirë se në të tilla ndeshje golat e pësuar në fushën tonë, mund të jenë fatalë. Nuk u çuditëm nga loja e Liverpulit, pasi, siç kemi thënë më parë, është një ekip i madh dhe ne e respektojmë shumë."

Dy kapitenët i lëshojnë sfidën njëri-tjetrit, në prag të gjysmëfinales së shumëpritur të Liverpulit
Xherrard: Ndaj Çelsit, ndeshja e jetës
Stiven Xherrard ka paralajmëruar Çelsin, duke thënë se Liverpuli është i vendosur ta prishë festën e bluve pas fitimit të titullit. Kapiteni i "redsave" pohoi se kjo do të ishte ndeshja më e madhe në karrierën e tij si lojtar. Mesfushori i kombëtares angleze deklaroi se të jesh kapiten i Liverpulit në gjysmëfinalen e Championsit, ishte arritja e tij më e madhe në karrierë. Sipas Xherrardit, gjysmëfinalja ndaj kampionëve të sapokurorëzuar të Anglisë do të jetë shumë e vështirë, por ai u shpreh optimist për kualifikimin për në finalen e Stambollit. "Kjo ndeshje është padyshim më e rëndësishmja e karrierës sime dhe jam i sigurtë se kjo gjë vlen për të gjithë shokët e mi të ekipit. Në fillim të këtij sezoni, asnjë nuk mendonte se do të arrinim deri këtu. Fakti që ndodhemi këtu, do të thotë se trajneri dhe lojtarët kanë bërë një punë fantastike. Rezultatet e fundit i kanë habitur të gjithë, por dua të theksoj se ne nuk kënaqemi me kaq. Duam finalen dhe do të djersitim për ta arritur atë. Të jesh kapiten i Liverpulit në finalen e Championsit, do të ishte dita më e madhe e jetës sime. E dimë mirë se Çelsi është më favorit se ne, por askush nuk duhet të mendojë se do të dorëzohemi lehtë. Në kampionat dhe në kupë nuk kemi fituar asnjë ndeshje ndaj Çelsit, gjatë këtij sezoni, por në Champions gjithçka është ndryshe. Rezultati i ndeshjes së parë në "Stemford Brixh" ka lënë gjithçka të hapur dhe besoj se kemi ekipin e duhur për të dalë fitimtarë në ndeshjen e sotme. Sot do të kemi mundësinë të luajmë përballë publikut tonë dhe besoj se ky fakt do të na ndihmojë shumë. Humbja e Ksabi Alonsos, për shkak të kartonit të marrë në ndeshjen e parë, është një goditje e rëndë për ne. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe një nga lojtarët "asist" më të mirë në botë. Çdo ekipi do t'i mungonte një lojtar si Ksabi Alonso. Fatmirësisht kemi Hamanin, i cili i jep një obsion tjetër trajnerit. Të gjithë jemi të trishtuar për mungesën e Ksabit, por shpresoj që të kualifikohemi, kështu që ai të luajë në finalen e Stambollit," - përfundoi Xherrardi. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, ekipi i Çelsit do të kërkojë finalen e parë të tij në Ligën e Kampioneve.

Terri: Të shkruajmë historinë e Çelsit
Kapiteni i ekipit të Çelsit, Xhon Terri, u shpreh i kënaqur për fitimin e titullit, por deklaroi se ekipi i tij nuk duhet të shpërqendrohet në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Liverpulit, në gjysmëfinalen e Championsit. Pas fitores 0-2 ndaj Boltonit, ekipi i drejtuar nga Hoze Mourinjo u shpall kampion pas 50 vitesh në Premier Ligë. Dy golat e shënuar nga mesfushori Frenk Lampard, i dhanë fitoren e merituar ekipit të Çelsit, i cili e siguroi titullin dy ndeshje para përfundimit të kampionatit. Mbrojtësi i kombëtares angleze, Xhon Terri, në prag të ndeshjes ndaj Liverpulit u shpreh i shqetësuar për lodhjen fizike dhe mendore të ekipit të tij. Vjet Çelsi u eliminua pikërisht në këtë fazë të Ligës së Kampioneve, nga ekipi i Monakosë. Pas barazimit 0-0 të ndeshjes së parë dhe pas ndeshjeve në kampionat, të dyja ekipet janë të lodhura fizikisht, por Terri deklaroi: "Më besoni, se kur të arrijmë atje dhe të jemi para tifozëve tanë, lodhja do të largohet. Do të jetë një natë e madhe dhe për ne kjo është mundësia për të shkruar historinë e klubit tonë. Në sezonin e kaluar, ne u eliminuam në këtë fazë dhe për mua ajo ishte dita më e trishtuar e jetës sime. Dëshirojmë të gjithë të kualifikohemi për në finale dhe unë jam optimist për këtë. Jemi të vendosur të luftojmë deri në fund dhe kam besim se do të arrijmë të kualifikohemi. Kemi fituar ndaj ekipeve më të mira në Europë dhe kemi treguar se jemi vërtet në formë. Mendoj se në dy sezonet e fundit, kemi treguar se e meritojmë një vend midis më të mirave. Rruga deri në gjysmëfinale ishte mjaft e vështirë dhe tani kualifikimi për më tej varet vetëm nga ne." Ekipi i drejtuar nga Mourinjo, gjatë këtij edicioni të Championsit, ka eliminuar disa nga ekipet më me zë të Europës. Pas Barcelonës, blutë arritën të nxirrnin jashtë kompeticionit edhe ekipin kampion të Gjermanisë, Bajernin e Mynihut. Derbi i sotëm anglez do të vendosë se cila nga dy skuadrat do të ndeshet në finale me fituesin e çiftit PSV-Milan. Ekipi italian i Milanit duket se e ka siguruar kualifikimin për më tej, pas fitores 2-0 brenda në "San Siro".

Finan: Shansi më i madh në karrierë
Stiv Finan është një nga lojtarët e preferuar të Benitezit në ndeshjet e fundit, por ai është gjithashtu një nga lojtarët në "rrezik" për t'u larguar në fund të këtij sezoni, pas deklaratave të Benitezit, i cili pohoi se në verë do të fillonte ta rindërtonte tërësisht ekipin e Liverpulit. "Trajneri na ka thënë shpesh se ky mund të jetë shansi i vetëm dhe i fundit për disa nga ne, për të arritur në një finale të Championsit. Nuk e di nëse do të jem këtu dhe vitin e ardhshëm, por për sa kohë luaj, jam mjaft i kënaqur."
Çeh: Titulli, fillimi i një epoke
Portieri i ekipit të Çelsit, Petr Çeh, beson se fitimi i titullit në Premier Ligë, do ta ndihmojë ekipin e tij në ndeshjen ndaj Liverpulit. 23-vjeçari u shpreh se suksesi i Çelsit në kampionat është vetëm fillimi i një epoke të lavdishme. "Kemi qenë në presion përgjatë gjithë kohës dhe tani jemi më të qetë. Kam besim se do të arrijmë të kualifikohemi për në finale. Festa modeste në Bolton tregon se sa të përqendruar jemi për ndeshjen ndaj Liverpulit.

UEFA, "dritë jeshile" për Liverpulin
Presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson, deklaroi se Anglia mund ta ketë mundësinë të përfaqësohet nga pesë ekipe, nëse Liverpuli do të fitonte Ligën e Kampioneve të këtij viti. Ekipi i Rafa Benitezit ndodhet në vend të pestë në kampionat, tri pikë pas Evertonit. Vetëm katër të parat do të kualifikohen për në edicionin e Championsit të ardhshëm dhe këta do të jenë Çelsi, Arsenali, Mançesteri dhe Evertoni. Për këtë arsye u hap një debat i gjatë ndërmjet UEFA-s dhe drejtuesve të Premier Ligës, të cilët kërkonin një vend shtesë, nëse Liverpuli do të fitonte këtë edicion të Championsit. Më 1999-n, në Spanjë ndodhi e njëjta gjë dhe atëherë Reali i vendit të pestë zuri vendin e Real Saragozës dhe u kualifikua, pasi kishte fituar Championsin. UEFA kishte bërë të ditur se nuk mund të pranonte që Anglia të përfaqësohej nga pesë ekipe dhe se u takonte drejtuesve të Premier Ligës të vendosnin se cili ekip duhej të luante në Championsin e ardhshëm, por Johansoni deklaroi para pak ditësh se rasti i mundshëm i Liverpulit, mund të merrej në konsideratë. "Dera është gjithmonë e hapur. Ne jemi aty për t'i shërbyer futbollit dhe jo për të vënë diktatin tonë. Ata do të jenë të mirëpritur të bëjnë një kërkesë, në qoftë se Liverpuli do të fitojë Championsin. Nëse do të jetë e mundur, mund të bëhet një përjashtim për fituesin e këtij edicioni," - deklaroi Johansoni.

Nga përballja Liverpul-Çelsi do të përcaktohet finalisti i parë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve
"Anfild Road" pret gjysmëfinalen e shekullit
Liverpuli ka avantazhin e fushës, por Çelsi ka moralin në qiell pas titullit kampion të fituar në Premier Ligë, në prag të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Përballja e parë e dy skuadrave britanike është mbyllur barazim 0-0, në "Stamford Brixh". Rezultat ky që i jep shpresë Liverpulit për të arritur finalen e Stambollit, më 25 maj, ndaj skuadrës që do të kualifikohet nga çifti PSV Eindhoven-Milan. Nga ana tjetër, Çelsi ka mundësi të fitojë gjithçka në këtë sezon, pasi festoi titullin e dytë kampion në historinë e tij, pas suksesit 0-2 në Bolton, të shtunën. Çelsi, pavarësisht nga disa dëmtime të lehta, do të luajë për fitore në "Anfild Road". Kështu, trajneri portugez Hoze Mourinjo do të ketë mundësinë të përsërisë me Çelsin atë që bëri me Porton në edicion e kaluar të Championsit. 12 muaj më parë, Portoja barazoi në fushën e saj ndaj Deportivo La Korunjës dhe fitoi 1-0 në Spanjë, duke kaluar në finale, ku mposhti 3-0 Monakonë. Mourinjo shpreson të ketë në dispozicion për këtë ndeshje Arjen Robenin. Holandezi e ka nisur nga stoli ndeshjen e parë dhe duket se është riaftësuar plotësisht. Për 21-vjeçarin, kjo do dë ishte ndeshja e parë si titullar, pas dëmtimit të pësuar më 21 shkurt. Damien Daf përbën një tjetër problem për Hoze Mourinjon. Irlandezi nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, por gjithsesi bën pjesë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Mourinjo, për transfertën e Liverpulit. Në rast se të dy këta futbollistë do ta fillojnë ndeshjen si titullarë, atëherë londinezët do të zbresin më fushë me vendosjen e tyre të preferuar 4-3-3. Galasi do të luajë në të majtë të mbrojtjes, rol të cilin holandezi e mbulon që pas dëmtimit në Bidxhit, në fillim e këtij viti kalendarik. Mourinjo do të bëhej kështu trajneri i tretë që fiton Ligën e Kampioneve me skuadra të ndryshme, por i pari që e fiton dy vite radhazi. Më parë e kanë fituar dy herë këtë veprimtari Ernst Hapel (me Fejënordin, në vitin 1970, dhe me Hamburgun, në vitin 1983) dhe Otmar Hitcfeld (me Dortmundin në vitin 1997 dhe me Bajernin e Myhihut më 2001-shin). Në edicionin e kaluar të Ligës së Kampioneve, Çelsi, i drejtuar nga Ranieri, u eliminua në gjysmëfinale, pasi humbi 3-1 në Monako dhe barazoi 2-2 ndaj francezëve në Londër.
Gjithsesi, Liverpuli është gati të japë maksimumin për të arritur finalen e Kupave të Europës, që i mungon nga viti 1985. Kështu, skuadrës së drejtuar nga Rafael Benitez do t'i duhet një fitore për të harruar 20 vitet e fundit të ecurisë së saj, më të dobëta që kur është themeluar. Trajneri spanjoll nuk do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje Ksabi Alonson, të skualifikuar, por ka gjetur zëvendësuesin e tij. Gjermani Ditemar Haman është riaftësuar plotësisht dhe ka mundësi ta fillojë nga minuta e parë ndeshjen në "Anfild Road", përkrah kapitenit Stiven Xherrard. Në sulm, titullar do të jetë Dijbril Size, i cili e nisi nga stoli ndeshjen e parë. Tifozët e Liverpulit pritet të jenë një tjetër faktor në favor të "të kuqve". Ata kanë kaluar në delir, pasi skuadra e tyre arriti të eliminonte Juventusin në gjysmëfinale. Liverpuli në Ligën e Kampioneve ka luajtur me një fytyrë fituese, ndryshe nga ç'ka bërë në Premier Ligë. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, në prag të së cilës vetëm diçka është e parashikueshme, mbrëmja e "Anfild Road"-it do të jetë e paharrueshme.
Shifra dhe fakte
Liverpul - Çelsi
LIVERPULI
Të skualifikuar: K.Alonso
Të dëmtuar: Kirkland
Në mëdyshje: asnjë
Nuk luan në ndeshjen e ardhshme, në rast se merr karton të verdhë: Karrager, Finan, Haman, Vranok
ÇELSI
Të skualifkuar: asnjë
Të dëmtuar: Brixh, Ferreira, Parker
Në mëdyshje: Daf, Roben
Nuk luan në ndeshjen e ardhshme, në rast se merr karton të verdhë: Xhonson, Galas, Karvalho
Bilanci
(1 ndeshje në Europë, 1 barazim)
27.04.05 Çelsi - Liverpul 0-0
Përballjet në këtë sezon:
3 tetor 04 Çelsi - Liverpul 1-0
1 janar 05 Liverpul - Çelsi 0-1
27 shkurt 05 Çelsi - Liverpul 3-2
Përballet në Premier Ligë:
Ndeshje: 135
Fitore Liverpuli: 62
Barazime: 47
Fitore Çelsi: 26
- Liverpuli nuk ka pësuar gol në fushën e tij, vetëm në dy nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur për Ligën e Kampioneve.
- Liverpuli ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në "Anfil Road" për Championsin.
- Liverpuli ka fituar vetëm një nga shtatë përballjet e mëparshme në fushën e tij, ndaj skuadrave angleze në kupat e Europës.
- Liverpuli luan gjysmëfinalen e shtatë të Ligës së Kampioneve. Eshtë eliminuar vetëm nga Interi në vitin 1965.
- Çelsi ka shënuar 12 gola në 11 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon të Ligës së Kampioneve.
- Çelsi nuk ka humbur asnjë nga dy ndeshjet e luajtura jashtë fushe, në përballjet me skuadrat angleze në kupat e Europës.
- Çelsi ka fituar dy herë Kupën e Kupave. Këto kanë qenë edhe dy finalet e vetme të bluve në kupat e Europës.
- Çelsi ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit, të luajtura jashtë fushe në këtë edicion të Ligës së Kampioneve.

Trajneri i Çelsit përpiqet të zbusë tensionin në prag të gjysmëfinales
Mourinjo: Sido që të shkojë, mbetemi heronj
Trajneri i ekipit të Çelsit, Hoze Mourinjo, deklaroi se lojtarët e tij do të ktheheshin në Londër si heronj, edhe sikur të mos arrinin të kualifikoheshin për në finalen e Stambollit. "Mendoj se i gjithë presioni është mbi Liverpulin. Pavarësisht nga rezultati i ndeshjes së sotme, ne do të kthehemi në Londër si heronj, pasi kemi fituar titullin kampion. Nëse ata humbasin në "Anfield Road", do ta përfundojnë sezonin pa asnjë trofe. Mourinjo theksoi se ekipi i tij nuk është shpërqendruar aspak nga festa për fitimin e titullit në Premier Ligë. "Eshtë e lehtë të fokusohesh te kjo ndeshje, pasi e kemi pritur gjatë këtë moment. Lojtarët kishin të drejtë të festonin për titullin, pasi e merituan atë, por kjo nuk do të thotë që ata do të jenë të shpërqendruar për ndeshjen e sotme. Të gjithë jemi koshientë për rëndësinë e këtij takimi. Pas ndeshjes së sotme do ta festojmë ashtu siç duhet fitimin e titullit. Në Bolton bëmë një ceremoni modeste, pa ftuar familjet dhe pa shampanjë. Thjesht qëndruam në hotel dhe folëm për ndeshjen e sotme. Nesër dhe të enjten, lojtarët do të kenë mundësi të festojnë denjësisht, përkrah familjeve të tyre. Tani për tani ata duan medoemos të fitojnë ndaj Liverpulit. Kemi fituar Kupën "Karling" dhe kampionatin, por lojtarët dhe unë dëshirojmë akoma më shumë," - përfundoi portugezi. Nëse Çelsi fiton sot ndaj Liverpulit, do të ndeshet në finalen e 25 majit në Stamboll, ndaj Milanit ose PSV-së. Milani do të luajë të mërkurën në "Philips Stadium", pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë.
Lampard: Të tregojmë se jemi më të fortët
Në prag të ndeshjes Liverpul-Çelsi, mesfushori i bluve, Frenk Lampard, tha: "Duhet të fitojmë në Liverpul, për të dalë në finale dhe të gjithë jemi të bindur se mund ta bëjmë diçka të tillë. Kemi ende forcë në këmbët tona dhe duam të tregojmë se jemi më të fortët në Europë, duke fituar Ligën e Kampioneve."

Spanjolli mendon se skuadra e tij mund të fitojë ndaj londinezëve
Benitez: Radha jonë për të festuar
Liverpuli do të luajë sot ndaj Çelsit të gjitha shpresat e tij, për ta bërë të paharrueshëm këtë sezon. "Të kuqtë" do të synojnë finalen e gjashtë në Champions dhe për ta bërë diçka të tillë, duhet të mundin në "Anfild Road" kampionët e rinj të Anglisë, Çelsin. Trajneri i Liverpulit, në prag të kësaj ndeshjeje, thotë: "Duam me çdo kusht arritjen e finales, sepse kjo ndeshje është e paharrueshme për futbollistët, deri në fund të karrierës së tyre. I kemi të gjitha mundësitë të fitojmë dhe ka ardhur radha e Liverpulit të festojë. Do të jetë një ndeshje e bukur, e cila do të vendoset nga episode të veçanta. Ai që gabon, do të ndëshkohet." Liverpuli, në rast se fiton Ligën e Kampioneve dhe nuk renditet e katërta në kampionat, nuk mund të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm. UEFA ka deklaruar se do ta rishikojë vendimin e saj, ndërsa trajneri Benitez u shpreh: "Duket qesharake që të fitosh Championsin dhe të mos luash në vitin e ardhshëm. Me logjikë, fituesi duhet të kualifikohet automatikisht, por në qoftë se arrijmë të renditemi në vend të katërt, nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë. Eshtë e rëndësishme të renditemi në vend të katërt, për të mos qenë të varuar nga vendimi i UEFA-s dhe për këtë duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura."
Size: T'i sjellim blutë me këmbë në tokë
Sulmuesi i Liverpulit, Dijbril Size, në prag të ndeshjes që skuadra e tij ka me Çelsin, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, u shpreh: "Nuk e kemi frikë Çelsin. Në përballjet e mëparshme me ta kemi treguar se mund t'i mundim. Duhet t'i sjellim blutë me këmbë në tokë dhe ta shpërngulim festën në Liverpul."

Mbrojtësi brazilian vlerëson skuadrën e Eindhovenit, në prag të gjysmëfinales së dytë të Championsit dhe ne fund flet edhe per objektivin e tij.
Kafu: PSV-ja, më e fortë nga ç'duket
Fillon java "e zjarrit". Ajo e Milan-Juve, që thuajse sigurisht mund të vendosë pikat mbi "i", përsa i përket fituesit të kampionatit. Në kampin kuqezi duket një atmosferë e qetë. Dhe Marko Evagjelista Kafu shpreh të gjithë entuziazmin e tij: "Skuadra është mirë, madje shumë mirë, duke parë që jemi të parët në renditje dhe që po luajmë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve". Titull dhe Champions. Milani rrezikon të përmbushë një "dopjetë" historike. Por anësorit brazilian nuk i pëlqejnë ndeshjet nën diell: "Të luash pasdite, për ne është keq, ankohet Kafuja. - Bën shumë nxehtë. Para ndeshjes me Juven, duhet të mbyllim llogaritë me PSV Eindhovenin nesër." Fitorja 2-0 e ndeshjes së parë do ta lejojë Milanin ta drejtojë më së miri lojën në "Philips-Stadium". "Do të jetë më e vështirë nga ç'mund të parashikohet, - shpjegon numri 2 i Milanit për ndeshjen me holandezët. - Që në ndeshjen e parë, ata luajtën një takim të shkëlqyer. Ne arritëm të merrnim një rezultat shumë të mirë, shpresojmë ta përsërisim dhe të kualifikohemi. Kujt i druhem? PSV-ja ka një mesfushë të vendosur mirë, e qarkullon mirë topin. Duhet të kemi kujdes nga topat e lartë".
Në fillim PSV-ja, pastaj Juvja. Një sfidë tërheqëse për t'u luajtur dhe fituar. Por Kafusë nuk i intereson heshtja për shtyp e "Zonjës së vjetër", videoja e Kanavaros apo polemikat pas pezullimit të Ibrahimoviçit. "Parashikoj një ndeshje të ngarkuar emocionalisht dhe të bukur, - vazhdon mbrojtësi kuqezi. - Gjithçka që thuhet jashtë fushave të futbollit, nuk na intereson. Besoj se Kapeloja do të përpiqet t'i japë qetësi skuadrës së tij dhe të punojë gjatë javës i qetë. Edhe ata e dinë se është një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të kërkojnë ta luajnë sa më mirë. Komplot? Nuk kam dëgjuar asgjë. Sot po bëhen shumë diskutime, por duhet të mendojmë vetëm të luajmë. Sa më pak të flitet dhe sa më shumë të luhet, aq më mirë është. Nëse Juvja ka vendosur të hyjë në heshtje shtypi, duhet respektuar vendimi i saj. Kanavaro? Nuk flas për këto gjëra, them vetëm se e njoh dhe për mua është i madh. Kaq". Braziliani i Milanit mendon vetëm për futbollin e luajtur: "Arrij të fle mirë, pavarësisht nga pak alergji, por punoj si gjithnjë, - shprehet braziliani. - E di që kemi përgjegjësi të madhe. Në katër ditë do të luajmë në fillim një ndeshje vendimtare për kualifikimin në finale të Championsit dhe nëse kalojmë, do të jetë një sezon i mrekullueshëm, pastaj sfidën që mund t'i japë një përmbysje të gjithë kampionatit. Sekreti im? Dëshira për të fituar. Vrapoj shumë, edhe pse karikohem nga objektivat që po i afrohemi shumë. Unë përpiqem vetëm të stërvitem mirë dhe të pushoj shumë. Objektivi im? Botërori 2006".

Liverpuli mposht 1-0 Çelsin në fund të një "beteje" për jetë a vdekje dhe arrin finalen e Championsit
"Anfild Road", Vaterloja e Mourinjos
Liverpuli arrin të kualifikohet në finalen e Ligës së kampioneve, pas fitores së ditës së djeshme ndaj ekipit Çelsit, me rezultatin 1-0. "Redsat" fituan euroderbin britanik, falë golit të vetëm të shënuar nga spanjolli Luis Grasia. Ekipi i drejtuar nga Rafael Benitezi feston finalen e parë pas asaj të "Hejseli", ku humbën jetën 39 tifozë italianë. Ekipi i Çelsit nuk mundi të realizonte ëndrrën për të fituar trofeun e tretë të këtij sezoni. "Anfield Road" ishte i mbushur me flamuj të kuq, në prag të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Çelsit. Ndeshja filloi nën tingujt e koreve të tifozerisë më të famshme në botë. Atmosfera në fushë ishte mjaft e lartë, pasi loja u luajt me një ritëm të pabesueshëm për 90 minuta. Për tifozët e të dyja skuadrave, ia vlejti bileta e blerë, pasi ekipet angleze shfaqën një spektakël të vërtetë futbolli. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e katërt, nga spanjolli Luis Garsia, i cili u shpall dhe lojtari më i mirë i takimit. Pas një aksioni të shpejtë të çekut Barosh dhe daljes së gabuar të portierit Çeh, mesfushori spanjoll shënoi golin e kualifikimin për ekipin e Liverpulit. Për Çelsin, i cili tri ditë më parë festoi fitimin e titullit, eliminimi nga Liga e Kampioneve ishte një zhgënjim i madh, por Mourinjo nuk ka pse të "qortojë" askënd, pasi "blutë", pavarësisht rezultatit, luajtën një ndeshje të bukur.
Të dyja ekipet angleze kishin bërë vetëm nga një ndryshim nga formacioni i ndeshjes së parë në "Stemford Bridge". Liverpuli, i detyruar nga pezullimi i Ksabi Alonsos, kishte në formacionin bazë gjermanin Dietmar Hamanin, kurse për ekipin e Çelsit, në lojë ishte Zheremi, i cili kishte zënë vendin e Glen Xhonsonit. Në fundin e pjesës së dytë, Çelsi kërkoi me ngulm golin e kualifikimit, por Liverpuli u mbrojt mjaft mirë, madje arriti të zbriste rrezikshëm me anë të kundërsulmeve të shpejta të Herri Kjuellit, i cili u fut në lojë vetëm në minutat e fundit të takimit. Në minutën e fundit të kohës shtesë, Gudjonsen pati rastin më të mirë për të shënuar, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.
Mourinjo: Goli i dyshimtë, humbi më e forta
Trajneri i Çelsit, Hoze Mourinjo, pas ndeshjes së humbur në Liverpul, që i kushtoi eliminimin në Ligën e Kampioneve, tha: "Skuadra më e mirë humbi. Kundërshtari shënoi në të vetmin rast që preku topin në zonën tonë. Pasi ata shënuan, një skuadër luajti futboll, ndërsa tjetra thjesht u mbrojt." Trajneri portugez polemizon në lidhje me golin e shënuar nga Garsia: "Nëse ishte gol apo jo, nuk di t'ju përgjigjem. Ashtu si nuk di asnjeri, as edhe vetë gjyqtari anësor."
Benitez: Fitorja e "Anfild Road"-it
Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, pasi ka mundur Çelsin dhe ka fituar të drejtën të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve, u shpreh: "Ne punuam shumë dhe me mbështetjen e një publiku të jashtëzakonshëm besuam deri në fund te kualifikimi. "Anfild Road" sot ishte madhështor, kjo është edhe fitorja e tifozëve. Kemi luajtur një ndeshje të mirë dhe në harkun e 180 minutave e meritojmë kualifikimin." Trajneri spanjoll duket se e ka zgjedhur kundërshtarin për në finale: "Të festojmë sot dhe të provojmë të bëjmë lojën tonë edhe ndaj Milanit."
Xherrard: Na ndihmoi edhe fati
Liverpuli ka fituar 1-0 ndaj Çelsit, duke kaluar në finalen e Ligës së Kampioneve. Goli i Luis Garsias në minutën e katërt vendosi gjithçka. "Ne do të luajmë në finale dhe kjo është më e rëndësishmja, - tha Stiven Xherrard. - Nuk më intereson se ç'do të thonë njerëzit për golin. Ishte apo nuk ishte, në këtë moment nuk vlen më. Jemi ne ata që do të luajnë në Stamboll." Më pas, për emocionet që ndjeu menjëherë pas këtij suksesi, kapiteni i Liverpulit tha: "Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Dua të përgëzoj edhe Çelsin. Ata luajtën shumë mirë, duke ushtruar presion gjatë gjithë ndeshjes. Ne u mbrojtëm me kujdes pa lënë shumë hapësira. Sigurisht, na u desh edhe pak fat për të mposhtur kampionët."

Për mesfushorin, në rast se PSV-ja do të eliminohet ndaj Milanit, do të jetë ndeshja e fundit me Eindhovenin në Europë
Van Bomel: Shpresa vdes e fundit
PSV Eindhoveni, skuadra surprizë e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, ka humbur 2-0 ndaj Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në "San Siro". Shpresat për të arritur finalen janë zvogëluar ndjeshëm për holandezët. Ja cila ka qenë intervista e Mark Van Bomelit, liderit të PSV-së, në prag të ndeshjes së kthimit në "Filip Stadium":
- Kalendari i ngjeshur i ndeshjeve në kupat e Europës nuk duket se ka pasur ndonjë efekt negativ në rendimentin e skuadrës suaj në kampionat...
- Pozitivisht për ne ka ndikuar fakti se nuk kemi humbur asnjë pikë në ndeshjet e kampionatit, kur këto luheshin pak ditë përpara Championsit. Kjo vjen, sepse fitimi i titullit në Holandë ka qenë objektivi kryesor i skuadrës sonë, për këtë jam shumë krenar për punën që kemi bërë.
- Cili ka qenë sekreti e ecurisë pozitive të PSV Eidhovenit, në këtë sezon?
- Punojmë shumë dhe sakrifikohemi për njëri-tjetrin. E kemi kuptuar se në futbollin modern, vetëm kështu mund të arrihen rezultate pozitive.
- Jeni një grup i jashtëzakonshëm futbollistësh...
- Kemi humbur pesë apo gjashtë futbollistë të rëndësishëm, të larguar nëpër skuadra të tjera në fundin e sezonit të kaluar, por i kemi zëvendësuar me futbollistët e duhur. Fatmirësisht, futbollistët e rinj u përshtatën siç duhej në skuadër dhe treguan dëshirë për të fituar.
- Sa e rëndësishme ishte për ju eksperienca e Filip Kokusë dhe Gus Hidinkut?
- Të gjithë kemi mësuar diçka nga përvoja e Kokusë. Ka luajtur për shumë vjet te Barcelona dhe na mësoi disa sekrete të domosdoshme për të fituar. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. E kam shok dhome në të gjitha ndeshjet që luajmë jashtë fushe. Ndërsa prej këshillave të Hidinkut po përfitojmë dita-ditës.
- Kontrata juaj përfundon këtë verë dhe keni deklaruar se do të largoheni. Nuk ju vjen keq që lini PSV-në pikërisht pas sezonit më të suksesshëm të kësaj skuadre, në 20 vitet e fundit?
- Një tjetër aspekt i suksesit të PSV-së në këtë sezon është edhe interesi i shumë klubeve të mëdha në Europë për futbollistët e saj. Unë dhe disa futbollistë të tjerë kemi mundësinë të largohemi dhe nuk jam i trishtuar. Kjo pasi po largohem me kokën lart, duke qenë se i kemi realizuar të gjitha objektivat që na kanë vënë drejtuesit në fillim të sezonit.
- Keni humbur ndaj Milanit. Keni ende shpresa për ndeshjen e kthimit?
- Pësuam dy gola në minutat e fundit të secilës pjesë. Luajtëm mirë, sidomos në pjesën e dytë, dhe meritonim më shumë në ndeshjen e parë. Përmbysja e rezultatit në Eindhoven është shumë e vështirë. E dimë se mund t'i mposhtim, por nuk do të jetë e lehtë, sepse duhet të shënojmë dy gola më shumë se kuqezinjtë dhe të mos pësojmë asnjë. Kanë një mbrojtje të pakalueshme, por gjithsesi shpresa vdes e fundit.

Ukrainasi jep "recetën" për t'i bërë ballë PSV-së dhe nuk mendon për Juven
Sheva: Të japim gjithçka në fushë
Pas një 2?0-je, vetëm një i marrë do të lejonte të mposhtej. Milani kërkon në Eindhoven rrugën drejt Stambollit, ku më 25 maj do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve. Të gjithë sytë e milanistëve sonte mbrëma do të jenë të drejtuar nga ai, Andrij Shevçenko, i cili mund të jetë sulmuesi i vetëm në skemën karakteristike të Ançelotit, 4?3?2?1, me Sedorfin dhe Kakanë në mbështetje të "carit". "Kjo është një ndeshje e veçantë, ? ka bërë të ditur ukrainasi. ? Ata janë të rrezikshëm, do të luajnë një ndeshje shumë taktike, duke u përpjekur t'i shfrytëzojnë ritmet e larta sipas teorive të Hidinkut. Pra, me qarkullim topi në mesfushë dhe me kundërsulme të papritura brenda hapësirash të ngushta." Sheva bën llogaritë. Mungojnë edhe katër ndeshje në kampionat dhe një në Champions, pasi atë në Turqi ai nuk e merr ende në konsideratë. Por, në këtë pikë, sikurse do të thoshte Kafuja, është e volitshme t'i luash të gjitha, duke dhënë maksimumin. "Lodhje? Sigurisht që jemi të lodhur, sepse kemi luajtur 8 ndeshje në 26 ditë, por është e bukur të jesh i lodhur dhe të luash ndeshje të tilla", - ka qenë teoria e golashënusit ukrainas. Ai ka vijuar më tej: "Është çështje mendësie, por kur luan ndeshje si kjo e mbrëmjes së sotme, s'ke ku të shkosh. Duhet të japësh gjithçka, pasi, siç dihet, futbolli mund të të bëjë edhe ndonjë shaka pa kripë. Sot duhet të jemi të vetëdijshëm për forcën tonë". Eindhoveni dhe më pas në Milano për t'u rihedhur në kampionat, ku kuqezinjtë të dielën në orën 15.00 do të ndeshen me Juventusin. "Juvja s'më intereson, - pohoi Sheva, - tani ka rëndësi vetëm PSV-ja, që është shumë e rëndesishme.

Dyshja koreane e PSV-së, e bindur për fitoren
Dy lojtarët koreanë të PSV Eindhovenit, Park Ji Sung dhe Li Jong Pio, janë të bindur se ekipi i tyre mund ta përmbysë rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë, të luajtur në Milano. PSV-ja fitoi titullin në Holandë, gjatë javës së kaluar, dhe sot në darkë do të presë kampionët e Italisë. "Asgjë nuk është e pamundur. Duhet të kemi besim në vetvete. Për të mundur Milanin, duhet të vrapojmë për 90 minuta dhe të luftojmë për çdo top. Nuk na lejohet të bëjmë asnjë gabim," - deklaroi Li Jong. Trajneri Gus Hidink shpreson te dy koreanët e PSV-së, për të dalë fitimtar në "Philip Stadium".
Gomes: I trembem Shevçenkos
Numri 1 i ekipit të PSV Eindhovenit, portieri brazilian Gomes, deklaroi se PSV-ja i ka të gjitha mundësitë për të përmbysur rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë gjysmëfinale, ndaj ekipit të Milanit. "Më erdhi keq kur pësuam golin e dytë, pasi me rezultatin 1-0 do të kishim qenë më të qetë në Eindhoven. Kam besim se ekipi ynë i ka të gjitha mundësitë për t'u kualifikuar. Gjatë këtij edicioni të Championsit kemi treguar se jemi ndër ekipet më në formë të momentit. Shevçenko? Ai është një lojtar mjaft i rrezikshëm para portës. Mbrojtja do ta ketë të vështirë neutralizimin e tij. Milani është një ekip që gabon shumë pak dhe
ne duhet të shfrytëzojmë sa më mirë rastet që do të na jepen," -
përfundoi braziliani.

"Djalli", sot me skemën në formë "bredhi"
Milani i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, në ndeshjen e parë prej dy takimeve që do të vendosin sezonin e kuqezinjve. Për sfidën e sotme ndaj PSV Eindhovenit, Karlo Ançeloti do t'i ketë të gjithë lojtarët nën urdhra dhe, pas 2?0-s së takimit të parë, po mendon të riaktivizojë skemën në formë "bredhi", vetëm me Shevçenkon në sulm. Në mbështetje të tij do të jenë Kakaja dhe njëri mes Sedorfit dhe Rui Kostës. Nëse holandezi do të avancohet, në fushë do të hidhet Ambrozini. Për këtë arsye pritet të privilegjohet një përqasje më mbrojtëse e ndeshjes së sotme, me Shevën si pykë të vetme. Pirlo do të kthehet në skuadër, pasi pushoi në Firence, ashtu sikurse edhe Maldini, i cili do të luajë në të majtë të një mbrojtjeje të përbërë nga Stami dhe Nesta në qendër dhe Kafuja në të djathtë. Por nëse Ançeloti do ta lërë pushim brazilianin, në fushë do të hidhet Kaladze, me Stamin që do të zhvendoset në të djathtë dhe kapitenin në qendër. Inzagi, Krespo dhe Tomason do ta nisin nga stoli.
Milani, nën rreshjet e shiut në Eindhoven
Një shi herë i lehtë dhe herë më i fortë ka pritur Milanin në mbërritjen e tij dje pasdite në Eindhoven, ku sonte mbrëma do të përpiqet të kualifikohet për në finalen e Ligës së Kampioneve, në ndeshjen gjysmëfinale të kthimit ndaj PSV-së. Një vonesë e vogël në nisjen nga Malpensa, ku Andrij Shevçenko vuri re në çastin e hipjes në aeroplan, se kishte lënë në shtëpi pasaportën dhe çfarëdo lloj dokumenti tjetër identifikimi. Vajtën t'i merrnin pasaportën në shtëpi, në Komo, dhe kjo shkaktoi një vonesë prej rreth gjysmë ore. Dje skuadra e Ançelotit është stërvitur në orën 19.00, në stadiumin e PSV-së. Sot, më 4 maj, në Holandë celebrohet "Dita e kujtimit", një përkujtimore për dëshmorët e lirisë, dhe në mënyrë të veçantë për viktimat e Luftës së Dytë Botërore. Në orën 20.00, e gjithë Holanda do të ndalet dhe do të mbajë dy minuta heshtje. Kjo do të ndodhë edhe në stadium, 45 minuta përpara fillimit në sfidës, në prani të të dyja skuadrave në fushë.
PSV Eindhoven-Milan
Formacionet e mundshme:
PSV Eindhoven: Gomesh; Bogelund, Aleks, Bouma, Lee; van Bomel, Vogel, Koku; Park, Venegor, Farfan. Tr: Hidink.
Milan: Dida; Kafu, Stam, Nesta, Maldini; Gatuzo,Ambrozini, Pirlo, Sedorf; Kaka;Shevçenko. Tr: Ançeloti.
Gjyqtar: T. Hauge (Nor)
PSV Eindhoven-Milan
PSV Eindhoven
Të skualifikuar: Oijer.
Të dëmtuar: Bisli.
Në mëdyshje: Asnjë
Nuk luan në ndeshjen e ardhshme, nëse merr karton të verdhë:
Koku, Van Bomel, Venegor, Vogel, Gomesh.
Milan
Të skualifikuar: Asnjë
Të dëmtuar: Asnjë
Në mëdyshje: Asnjë
Nuk luan në ndeshjen e ardhshme, nëse merr karton të verdhë: Ambrozini
Bilanci (3 ndeshje, 3 fitore Milani)
09.12.92 PSV Eindhoven-Milan 1-2
21.04.93 Milan-PSV Eindhoven 2-0
26.04.05 Milan-PSV Eindhoven 2-0
- PSV-ja, e cila ka nevojë të shënojë mbi dy gola për të pasur mundësi të shkojë në finale, ka shënuar vetëm në një nga pesë ndeshjet e luajtura në fushën e saj, në Ligën e Kampioneve, këtë sezon.
- PSV-ja ka fituar katër nga pesë ndeshjet e luajtura në fushën e saj, ndaj skuadrave italine në të kaluarën. Ajo s'ka arritur të fitojë pikërisht ndaj Milanit 12 vjet më parë.
- PSV-ja ka qenë kampione e Europës në vitin 1988, pasi mundi Benfikën 6-5 me penallti dhe pasi kishte eliminuar në gjysmëfinale Realin e Madridit. PSV-ja nuk ka kaluar asnjë prej katër gjymëfinaleve të tjera që ka luajtur, në të cilat ka shënuar vetëm një gol.
- Milani luan gjysmëfinalen e tij të 10-të në një Kupë Europiane. Ata kanë shkuar në finale çdo herë që kanë mbërritur deri në këtë pikë, që në edicionin 1955?56, kur mundën Real Madridin 2?1 në fushën e tij dhe u kualifikuan falë një rezultati të përgjithshëm 5?4.
- Milani nuk ka pësuar asnjë gol në shtatë ndeshjet e tij të fundit në Ligën e Kampioneve, përfshi edhe çerekfinalen e ndërprerë ndaj Interit.
- Pavarësisht nga rekordi i tij në mbrojtje, Milani, në sezonin e kaluar dhe në vitin 2002, është mundur 4-0 në transfertë nga Deportivo La Korunja dhe me të njëjtin rezultat edhe nga Borusia e Dortmundit.

Last edited by piero on Wed, 04 May 2005 , 14:43, edited 1 time in total.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Trajneri i PSV-së ka deklaruar se ekipi i tij duhet të zhvillojë një ndeshje perfekte, për t'u kualifikuar për në finale
Hidink: Finalja? E vështirë, jo e pamundur
PSV Eindhoveni do të presë nesër ekipin e Milanit, për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampioneve. Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e italianëve, me rezultatin 2-0. Për trajnerin Hidink, kualifikimi do të jetë shumë i vështirë për t'u arritur, por jo i pamundur. Holandezi nuk e ka harruar akoma humbjen në "San Siro", e cila do të jetë shumë e vështirë për t'u përmbysur sot në "Philips Stadium". Holandezët e dinë shumë mirë që duhet të zhvillojnë një ndeshje perfekte, nëse duan të kualifikohen për në finalen e Stambollit. Në intervistën e dhënë për UEFA-n, Hidinku deklaroi: "Do të kishte qenë shumë më e lehtë nëse do të kishim shënuar të paktën një gol në Milano, por nuk arritëm të shënonim, pasi Milani luajti shumë mirë në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë nuk u treguam të saktë para portës. Nesër duhet të luajmë një ndeshje perfekte që nga minuta e parë, pasi do të kemi edhe publikun nga ana jonë." Ish-trajneri i Koresë së Jugut u shpreh optimist, përsa i përket aktivizimit të Farfanit dhe të mesfushorit Bouma. Që të dy lojtarët do të luajnë që nga minuta e parë, ndërsa Bislei nuk do të jetë. Dëmtimet e kanë kufizuar së tepërmi Hidinkun, i cili nuk do të ketë të gatshëm tre nga lojtarët e tij titullarë. sigurisht, Milani është favoriti kryesor për t'u kualifikuar. por Hidinku u shpreh se ekipi i tij nuk do të dorëzohej deri në fundin e takimit. "Mbase nesër fati do të jetë me ne. Shpresoj të shënojmë sa më shpejt një gol, kështu Milani do të jetë më i hapur në fushë." Hidinku ka fituar Championsin në vitin 1988, pikërisht me ekipin e PSV-së, pasi mundi Benfikën në finale me penallti. Gjithashtu, ai arriti ta çonte ekipin e Koresë në gjysmëfinalet e Botërorit të 2002-shit. Ai është quajtur si një nga trajnerët më të sukseshëm të viteve të fundit dhe pas fitimit të titullit në Holandë për këtë sezon, ai kërkon finalen e dytë të karrierës në Ligën e Kampioneve. "Do të mundohemi të forcojmë sulmin, duke luajtur me më pak lojtarë në mbrojtje. Eshtë një mision i vështirë, por jo i pamundur. Jam krenar për arritjet e ekipit, edhe nëse nuk arrijmë të kualifikohemi," - deklaroi Hidinku. Nga ana tjetër, Milani do të luajë me një ekip të kompletuar, pas rikthimit në mbrojtje të Alesandro Nestës, i cili nuk luajti në ndeshjen e parë, për shkak të pezullimit. Në çerekfinalet e vjetshme, Milani u eliminua nga Deporitvo, edhe pse italianët kishin arritur të fitonin ndeshjen e parë në Milano 4-1. Mesfushori korean i PSV-së, Park Ji-Sung, u shpreh se ekipi i tij mund të përsëriste një ndeshje të ngjashme me atë të La Korunjës.
Trajneri bën të ditur se Milani do të luajë në Eindhoven pa bërë llogari, por s'harron as kampionatin
Ançeloti: Championsi, objektivi ynë kryesor
Në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Psv Eindhovenit, Karlo Ançeloti ka pohuar: "Finalja e Ligës së Kampioneve është objektivi ynë kryesor, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, sepse jemi të vetëdijshëm se mund të kryejmë një arritje të madhe." Më pas, për ndeshjen ndaj holandezëve: "E dimë se mund ta shfrytëzojmë më së miri avantazhin pa bërë shumë llogari. Skuadra e ka marrë veten dhe është mirë". Ka qenë një Ançeloti shumë i qetë, ai që është shfaqur në prag të sfidës ndaj PSV-së, një ndeshje që paraprin një tjetër takim të një rëndësie thelbësore për sezonin kuqezi. Në fakt, të dielën do të luhet ndeshja për titull ndaj Juves. "Ndihemi shumë të qetë dhe kemi besim te ballafaqimi si me këtë ndeshje, ashtu edhe me këtë javë kaq të rëndësishme, - theksoi Ançeloti. - Përsa i takon ndeshjes së sotme mbrëma, vlen e njëjta tezë që vura në dukje në prag të çerekfinales së kthimit ndaj Interit. Pra, do të jetë e rëndësishme të arrijmë të shënojmë sa më parë të jetë e mundur.
PSV-ja nuk ka ritme tepër të larta, por do të luajë në një tjetër mënyrë në krahasim me "San Siron". Do të ushtrojë më shumë trysni në fillim, por ky mund të jetë një avantazh për ne, sepse prapa, nëse e befason me kundërsulm, ajo lëshon disi pe. Është një transfertë shumë e rëndësishme, është në lojë finalja e Ligës së Kampioneve, pikërisht objektivi ynë kryesor, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, sepse jemi të vetëdijshëm se mund të arrijmë një objektiv të madh." Championsi ka përparësi, por lufta për titull me Juven vlen shumë për kuqezinjtë.
Milani ndodhet një hap larg "Parajsës". Kështu që trajneri kuqezi, gjatë nisjes së ekipit për në Eindhoven, edhe pse e cilëson më të rëndësishme Ligën e Kampioneve, nuk e lë aspak pas dore kampionatin. Përsa i takon këtij të fundit, ka nisur të merret parasysh edhe një ndeshje shtesë me Juven, për të përcaktuar se kush do të jetë fituesi. "Jo, s'ma merr mendja se do të ketë një ndeshje shtesë, ? ka pohuar trajneri. ? Por kjo s'do të thotë se do të fitojë Milani".
Në fakt, njëfarë frike për lodhjen e shumtë të grumbulluar në këtë sezon nga lojtarët kuqezinj, edhe ekziston. "Është e vërtetë, jemi të lodhur, ? ka pohuar Paolo Maldini. ? Në këtë pikë të kampionatit, të gjitha skuadrat janë të lodhura, por kjo s'përbën një kambanë alarmi për ne".

- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Një gol i Ambrozinit në minutën e fundit eliminon PSV-në edhe u jep kuqezinjve biletën për në finale
Milani në finale,por cfare vuajtjeje.
Një PSV e jashtëzakonshme shënon tre gola, por pëson një dhe nuk arrin ta eliminojë Milanin. Kuqezinjtë arrijnë finalen e dhjetë në historinë e Ligës e Kampioneve dhe mund të pretendojnë për të fituar turneun më të rëndësishëm, vetëm falë një goli të shënuar nga Ambrozini. Mesfushori kuqezi ka shënuar në minutën e fundit të kohës së rregull, duke bërë të pavlefshëm dy golat e Kokusë, golin e Parkun dhe lojën e mirë të skuadrës së drejtuar nga Hidinku.
Kampionët e Italisë, të cilët vinin nga një fitore 2-0 në kampionat ndaj Fiorentinës, e filluan ndeshjen me një formacion mbrojtës. Goli i Ji Sung Parkut i dha mundësi PSV-së të shpresonte në një rezultat 2-0, që do ta shpinte ndeshjen në kohën shtesë. Kjo ishte ajo që u vu re nga 20 minutat e para të gjysmëfinales së dytë, e cila përcaktoi kundërshtarin e Liverpulit në finalen e Stambollit, më 25 maj. Alesandro Nesta rikthehej si titullar për kuqezinjtë, pas skualifikimit në ndeshjen e parë, por Ançeloti, në fundin e pjesës së parë, është detyruar të zëvendësojë Paolo Maldinin, pas një goditjeje që kapiteni kuqezi pësoi në kokë, në fillim të ndeshjes. Numri 3 i Milanit u zëvendësuar nga Kalaxe. Përveç golit, PSV-ja në pjesën e parë goditi edhe traversën, pas një devijimi të saktë me kokë të Venegorit. Ishte minuta e 28-të dhe ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër. Pa dyshim, fillimi i mirë i holandezëve e shokoi Milanin dhe bëri që kuqezinjtë të trembeshin. Edhe pjesa e dytë filloi me ritmin e së parës. Milani vuan në mesfushë dhe ka vështirësi të dalë përpara. Me Parkun dhe Van Bomelin, holandezët paraqiten disa herë rrezikshëm përpara portës së Didës. Me kalimin e minutave, Milani fiton siguri në veprime dhe mendon për kundërsulmin, ndërsa presioni i skuadrës së Hidinkut është i vazhdueshëm. Kështu, ndeshja vazhdoi në rrjedhën e saj deri në minutën e 65-të, kur Filip Koku mposht Kalaxen dhe Didën pas një kërcimi me kokë dhe shënon golin e dytë për PSV-në, duke barazuar rezultatin e ndeshjes së parë. Holandezët fillojnë të ëndërrojnë për finalen e Stambollit. Milani pëson goditjen psikologjike dhe mbrohet me vështirësi, derisa Ançeloti vendos të ndryshojë taktikë. Milanit nuk i duhet më mbrojtja e rezultatit edhe kështu Tomason merr vendin e Sedorfit. Hidinku përgjigjet duke aktivizuar Robertin në vend të Aleksit. Pas këtyre ndërrimeve dhe me rezultatin 2-0, ritmi i ndeshjes erdhi duke u ulur, pasi edhe holandezët nuk kishin pse të rrezikonin. Gjithsesi, pas një momenti të qetë loje është i porsafuturi Robert, i cili vë në një provë të vështirë Didën, që e shtyn topin në goditje këndi. Kështu, takimi u drejtohet dhjetë minutave të fundit. Milani, në minutën e 80-të, ka rastin më të pastër për shënim, por Tomason është i pafat në një goditje me kokë brenda zonës. Minutat e fundit të lojës janë të vetmet, në të cilat kuqezinjtë kontrollojnë lojën, kjo e kushtëzuar edhe nga lodhja e PSV-së, që për 80 minuta ishte padrone në fushën e lojës. Pikërisht në këto minuta kanë ardhur dhe emocionet më të mëdha me golin e Ambrozinit, që u jep biletën kuqezinjve për në Stamboll dhe me golin e Kokusë, i pavlefshëm. Milani është mundur 1-3 në Eindhoven, por ka fituar të drejtën për të luajtur finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, ndaj Liverpulit, më 25 maj.

Ançeloti: Na duhej një gol, e shënuam...
Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj PSV-së, trajneri Karlo Ançeloti u shpreh i lumtur për kualifikimin, por pranoi se ekipi i tij vuajti mjaft ndaj një PSV-je të jashtëzakonshme. "Do të doja ta rishihja edhe një herë ndeshjen. Vuajtëm shumë në mesfushë dhe në mbrojtje, sidomos në fillim. Patëm shumë vështirësi, por arritëm të rifuteshim në lojë falë golit të Ambrozinit. Jemi shumë të lumtur. Qëllimi ishte të shënonim një gol dhe ne arritëm ta bënim këtë. Juvja? Kemi kohë për atë ndeshje. Tani të festojmë arritjen në finale. Liverpuli? Ai është një ekip mjaft i fortë, por finalja ndaj tyre do të jetë krejt ndryshe nga ndeshja e sotme."
Sheva: Stambolli pret, e ka radhën Juvja
Për herë të gjashtëmbëdhjetë në këtë sezon, ekipi i Milanit ka shënuar gjatë kohës shtesë. Kuqezinjtë kanë humbur 3-1 ndaj PSV-së, por kanë arritur të kualifikohen për në finalen e Stambollit. Pas ndeshjes, sulmuesi ukrainas i Milanit, Shevçenko, pranoi se ekipi i PSV-së i vuri në vështirësi kampionët e Italisë. "Tashmë çdo ndeshje është e vështirë. E merituam kualifikimin, pasi nuk u dorëzuam deri në fund të takimit. Qëllimi kryesor u arrit. Eshtë e vështirë të luash çdo tri ditë dhe unë isha komplet i izoluar në sulm, por nuk u ankova. Të dielën kemi ndeshjen ndaj Juventusit, por finalja e Stambollit është më e bukur. Kampionat dhe Champions? Nuk e di. Të shohim të dielën.
Ambrozini: Makthi u shndërrua në ëndërr
Lojtari që i dha fitoren ekipit të Milanit, Masimo Ambrozini, është shprehur entuziast për kualifikimin e vuajtur të ekipit të tij. Pas daljes nga fusha e lojës të kapitenit Paolo Maldini, Ambrozini ka marrë shiritin e kapitenit dhe me golin e shënuar në minutën e fundit të takimit, i ka dhuruar ekipit të tij një biletë për në finalen e Stambollit. Pas ndeshjes, mesfushori italian deklaroi: "Nuk jam mësuar të shënoj shpesh në Champions. PSV-ja e meritoi fitoren, pasi luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. Kualifikimi ishte një makth që u kthye në ëndërr. Vuajtëm nga presingu dhe në shumë raste u vumë në vështirësi nga sulmet e tyre të shpejta. Koha ishte në favorin tonë. Milani ka një kontigjent shumë të mirë lojtarësh dhe treguam se mund të luajmë ndaj kujtdo."