Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Sun, 13 May 2007 , 23:45

Në klubin Vllaznia qarkullojnë fjalë se në ndeshjen e fundit përball Tiranës do jenë të pranishëm lojtar të rinj. Kjo do bëhet për të respektuar Tiranën e cila do kurorëzohet atë ditë me titullin e 23 kampion të vendit! Kjo gjë do bëhet për ti treguar Tiranës që dhe ajo është pjesë e këtij makinacioni që ka përfshirë kampionatin Shqiptar. Vetëm një ditë para ndeshjes me Teutën donatorja Ngjela kishte deklaruar se s’ka tolerime ndaj askujt , por e kundërta ndodhi në atë përballje. Mundësinë e aktivizimit të lojtarëve të rinj në këtë takim e ka pohuar dhe mbrojtësi Rezart Dabulla. Nëse do të ndodhi që ekipi Shkodran të përfaqësohet me lojtar të rinj në këtë përballje , atere do ishte një festim jo fort i këndshëm i titullit kampion për ekipin e Tiranës. Shpresojmë që kjo të mos ndodhi , se për vetë historinë që përfaqësojnë këto dy klube s’do ishte e denjë një përballje e tillë. Mbetet për tu parë nëse do ndodhi apo jo një përballje me ekipin e të rinjve. Mos me luajt me formacion baze ,kjo asht nje ulje dhe eshte me se e vetdijshme se sa te ndershem jane drejtuesit e klubeve te futbollit ,te pakten me dinjitet ta mbyllim, ja mu cu me lujte me ekip te rinj ma mire me cua U-21 me luajt ,se ktij si thone rregull as lesh po leshim total dhe mbyllje pa dinjitet.Ndoshta ky lajm mund te jete rrene ,ishalla jam gabim.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 14 May 2007 , 02:47

Ishalla Tirana kete ndeshjet let me formacionin ma te mire si edhe po kshu te bajne Vllaznia, ku Vllazna shpresoj se ka me tregu nji loje te bukur dhe me i tregu te tanve qe asht nji ekip qe nuk merret me leshime apa edhe me pazarlleqe.

Udhe une habitem me deklaraten qe ban nji prej donatorve te Tiranes !!!!!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 14 May 2007 , 13:04

Un nuk kuptoj qa rakin don ky presidenti jone????
Qar fajit na ka Tirana kur nuk mujtme me fitu me kavajen e durrsin mren ne Shkoder.Venin e dyte e kena hupe vet,sna ka faj kerkush.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 14 May 2007 , 17:17

vllaznia1919 wrote:Un nuk kuptoj qa rakin don ky presidenti jone????
Qar fajit na ka Tirana kur nuk mujtme me fitu me kavajen e durrsin mren ne Shkoder.Venin e dyte e kena hupe vet,sna ka faj kerkush.
ke shume te drejte naqe
te kishim fitu me besen kishim ken nje pike para durrsit dhe ta kishim mujt direkt i thone 4 pike e athere skishte ca me na ba kerkush
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Mon, 14 May 2007 , 18:00

un mendoj se Teuta nuk do te bajn leshim kunder Beses dhe do ta fitojn kupen, njashtu si nuk bani leshim kunder partizanit, megjthate kjo asht vetem hipoteze dhe nuk asht se kam informacione te fshehta :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 14 May 2007 , 19:46

Ba me fitu kupen Durrsi kush hin ne Uefa?????
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 15 May 2007 , 00:07

Fushaj: Tirana nuk na respektoi, s’e respektojme as ne


-Fushaj: Tirana nuk na respektoi, s’e respektojme as ne
Ne Shkoder te gjithe jane te zhgenjyer. Pak nga gabimet qe vete Vllaznia ka bere ne rrugen e saj e me teper nga loja jo e ndershme qe behet ne futbollin shqiptar dhe kryesisht jashte fushave te blerta. Ne Shkoder qe te shtunen e kane “kapur” me Tiranen. Kampionia e saposhpallur e Shqiperise, perkunder deklaratave te donatoreve te saj per lufte te ndershme deri ne fund te kampionatit, “e ka lene nam ne Durres”. Ndoshta dhe pritej qe bardheblute te mos luanin me formacionin e tyre me te mire, por jo te luhej me portierin e trete dhe lojtare nga te rinjte. Per kete arsye fillimisht mbrojtesi i Vllaznise Dabulla ne nje emision sportiv e me pas edhe presidenti Fushaj kane deklaruar se nuk do ta respektojne Tiranen ne diten qe ajo do ngreje zyrtarisht trofeun e kampionit. “Dabi” duke folur ne “Skaner” tek Alsat te shtunen ne darke, ka bere publik edhe qendrimin e drejtuesve te klubit shkodran per qendrimin ne ndeshjen e fundit te kampionatit. “Perderisa Tirana nuk na respektoi ne dhe kampionatin me ate paraqitje qe beme ne Durres, jam i autorizuar te them nga drejtuesit e larte te klubit Vllaznia se nuk do ta respektojme as ne Tiranen diten qe ajo do shpallet kampione. Ende nuk eshte percaktuar por te shtunen mund te luajme me te rinjte ose paraterinjte, te pakten ky eshte mendimi aktual qe kane drejtuesit e klubit”-ka thene ai. Nderkohe i pyetur ne lidhje me kete deklarata, presidenti i kuqebluve pasditen e djeshme eshte prononcuar duke thene se ende nuk ka ndonje qendrim perfundimtar ne lidhje me kete çeshtje. “ato qe ka thene Dabulla jane mese te verteta. Ne ende nuk e kemi percaktuar perfundimisht menyren si do luajme, me te rinj apo paraterinj. Jemi para nje vendimi te tille sepse duam ta respektojme Tiranen ne te njejten menyre siç na respektoi ajo ne dhe kampionatin ne teresi”-ka thene Fushaj. Fjala respektim perdoret shume ne kete rast dhe si rrjedhoje shumekush nuk mund ta kete te qarte pse shkodranet ngulin kembe kaq shume tek kjo fjale aq me teper kur kampionet e saposhpallur te vendit kane edhe te drejte te tolerojme. Por “bosi” i Vllaznise e ka te gatshme pergjigjen edhe per kete gje prandaj shton: “Kur themi se Tirana duhej te na respektonte ne dhe kampionatin, kisha parasysh disa fakte. Se pari, pikerisht nje dite para ndeshjes nje nga donatoret e kesaj skuadre del e thote publikisht se Tirana nuk do toleroj as ndaj Teutes dhe as ndaj Vllaznise. Se dyti, nje donator tjeter eshte shprehur se ne momentin me te pare qe do ta marri vesh se skuadra e tij ka lene nje ndeshje, ai do te terhiqej nga financimi i skuadres. Ne te vertete asnjera prej ketyre deklaratave nuk mund te merret si e vertete sepse ne Durres ishin keta donatore qe vendosen per te luajtur me lojtare te rinj. Me mire do ishte qe Tirana ta pranonte publikisht se do luante pa ndonje pretendim ne keto ndeshje dhe gjithçka do mbyllej. Duke qene keshtu, nuk ka pse te mos çojme edhe ne ekipin e te rinjve apo paraterinjve ne Tirane per kete ndeshje, per t’ua prishur festen atyre”. Megjithate nje qendrim i tille nuk eshte perfundimtar. Presidenti Fushaj thote se vendimi perfundimtar do merret ditet e ardhshme. “Ende nuk eshte vendosur se me çfare ekipi do luajme. Deshira nuk eshte per te kaluar ne veprime te tilla ekstreme por situata na e detyron ndoshta nje gje te tille per te reaguar ndaj fenomeneve qe ndodhin kur nje muaj perpara perfundimit te sezonit, dihet se kush do dali kampion, kush i dyti dhe kush do ta fitoje Kupen!”-ka thene ne fund te prononcimit te tij ai.
Gjergj KOLA

infoshkodra.com
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 15 May 2007 , 01:11

vllaznia1919 wrote:Un nuk kuptoj qa rakin don ky presidenti jone????
Qar fajit na ka Tirana kur nuk mujtme me fitu me kavajen e durrsin mren ne Shkoder.Venin e dyte e kena hupe vet,sna ka faj kerkush.
Naqe normale qe sna ka kush faj qe Vllaznia nuk po hin ne UEFA, por une nuk arrij me imagjinu se si del nji prej donatorve te tiranes e deklaron qe ska me pas leshime dhe ja ma shume se sa 5 ore mas deklarimeve Tirana leshon lojen!!!!!! :evil: :evil:
Vllaznit Ultras

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Tue, 15 May 2007 , 03:51

Mar pa ja falim kta pushtlleqet e fundit qe ka ba tirana,por ma e forta asht
se zevendes presidenti i F SH F na keka Lutfi Nuri nji prej donatorve te tiranes,pa ne cilin shtet te botes nodhin kshi shkerdhatacionesh,ma nepni naj mendim per ket.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 15 May 2007 , 08:50

sportist_shkodran wrote:Mar pa ja falim kta pushtlleqet e fundit qe ka ba tirana,por ma e forta asht
se zevendes presidenti i F SH F na keka Lutfi Nuri nji prej donatorve te tiranes,pa ne cilin shtet te botes nodhin kshi shkerdhatacionesh,ma nepni naj mendim per ket.
po kete gja une e kam shpreh me kohe
a dasht me fol ne fillim presidentat e ja tash ne fund kur i djeg b...
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 15 May 2007 , 11:19

sportist_shkodran wrote:Mar pa ja falim kta pushtlleqet e fundit qe ka ba tirana,por ma e forta asht
se zevendes presidenti i F SH F na keka Lutfi Nuri nji prej donatorve te tiranes,pa ne cilin shtet te botes nodhin kshi shkerdhatacionesh,ma nepni naj mendim per ket.
Nuri asht zv/president i FSHF-se tesh sa vjet maj naqe, ne pa flasim pa nuk na ven kush vesh se !!!! :evil:
Pa edhe Mema asht drejtor i sektorit te Albitrave nqs nuk gabohem !!! :evil:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 15 May 2007 , 13:27

Nuk gabohesh jo.Asht normale qe presidentat shqiptar flasin veq raklleqe.
Aja u dite qe tirana hupte ne durrs,lene qa LEHIN presidentat e tirans.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 15 May 2007 , 17:23

o shok ne shqiperi nuk hin kush ne Federat apo ne poste te tjera te larta. si nje njeri i kualifikum or i rrespektuar nga populli ose me vot te klubeve apo to popullit, aty hin njert te korruptuar
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 15 May 2007 , 17:34

vllaznia1919 wrote:Ba me fitu kupen Durrsi kush hin ne Uefa?????
vendi i trete

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 15 May 2007 , 17:43

Muça: Trajneri i ri s'do të jetë i huaj

Aurel Celibashi



Fill pas ndeshjes së të shtunës me Vllazninë dhe kurorëzimit me trofeun e kampionit, stoli drejtues i Tiranës do të mbetet bosh. Sekretari i klubit, Shkëlqim Muça, i cili u ul provizorisht me fillimin e fazës së dytë, por që më pas donatorët i kërkuan të vazhdonte punën deri në fund të kampionatit, do të tërhiqet nga kjo detyrë. Ai konfirmon se, pas kësaj sfide të fundit, do të diskutohet me donatorët për emrin e ri të trajnerit që do ta drejtojë Tiranën, duke filluar nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Edhe pse Muça nuk kërkon të flasë me emra konkretë, më të përfolurit janë Sulejman Starova, Mirel Josa dhe Sulejman Mema, të cilët më parë e kanë drejtuar skuadrën dhe në të njëjtën kohë e njohin mjaft mirë. "Pas ndeshjes me Vllazninë, do të tërhiqem nga detyra e trajnerit dhe do të mbaj vetëm postin e sekretarit të klubit. Mendoj se e realizova me sukses rolin që m'u ngarkua, duke e shpallur Tiranën për të 23-tën herë kampione të vendit. Në ditët në vazhdim, do të diskutojmë me donatorët disa emra trajnerësh, për të mbyllur më pas gjithçka. I sigurt është fakti se trajneri i ri i Tiranës s'do të jetë i huaj, pasi eksperiencat kanë treguar se ata nuk janë përshtatur dot me mentalitetin e skuadrës tonë,"- deklaron Shkëlqim Muça. Në lidhje me grupin aktual të lojtarëve, pjesës më të madhe të tyre i përfundon kontrata më 31 maj dhe, sipas sekretarit të klubit, çdokush është i lirë të largohet. "Te Tirana nuk mund të mbajmë asnjë lojtar jashtë dëshirës. Më 31 maj, pjesës më të madhe të tyre i përfundon kontrata dhe janë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre, të vazhdojnë me ne, ose të shikojnë diku gjetkë. Konfigurimi i plotë i skuadrës mendohet se do të realizohet në pjesën e dytë të muajit qershor, ku do të bëhen edhe disa ditë pushime, për të vijuar më pas me fazën përgatitore,"- përfundon Shkëlqim Muça.
Aurel CELIBASHI



I kyt tqyrim na tmos na e marrin kush josen,

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 15 May 2007 , 19:14

une kam frike se ta po shkon josa prap aty
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 16 May 2007 , 16:27

edhe un ia kam frigen ksaj pune se edhe vjet e ka pa lan skenderbeun ne ruge tmadhe per tiranen, po ishalla ka zan mend se tirana e shkarkon prep mas dy mujsh.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 16 May 2007 , 20:21

Vllaznia e ardhshme nis nga Vioresin Sinani

Wednesday, 16 May 2007

Vllaznia e ardhshme nis nga Vioresin Sinani
Tashme nuk ka me asgje per t’u ruajtur si sekret: Vioresin Sinani sezonin e ardhshem do jete pjese e Vllaznise. Kete e bejne te sigurte burime prane lojtarit por edhe klubit shkodran. Mes paleve eshte rene dakord prej kohesh per rikthimin e kesaj embleme te klubit shkodran serish ne rradhet e tij. Pikerisht ndoshta per kete arsye, siç eshte bere e ditur ditet e fundit, golashenuesi me i mire aktual i kampionatit shqiptar, ka vendosur t’i jape lamtumiren ekipit te Tiranes me te cilin sapo u shpall kampion. Dhe te largohesh nga nje klub i tille ku te gjithe kane deshire te shkojne, kuptohet qe e ka nje arsye madhore e per Viorin kjo arsye eshte kthimi ne shtepine e tij. Presidenti Fushaj duke folur dy dite me pare per pjesmarrjen e Vllaznise ne Kupen Intertoto, ka dhene edhe lajmin e shumepritur per tifozet kuqeblu: “Bashke me skuadren ne ndeshjet e Intertotos do jete edhe Sinani”. Kaq ka thene ai, shume shkurt. Vetem nje fjali megjithate ajo i ka brenda te gjitha. Kontrata e sulmuesit te njohur shkodran qe ka me bardheblute mbaron me 31 maj dhe ne te nuk ka asnje opsion per te luajtur edhe ne Kupat e Evropes me ta. Prandaj dhe numri 9 dhe autori i 21 golave deri tani ne kete kampionat, me shume gjasa do jete me Vllaznine ne Kupen Intertoto. Fushaj rikthimin e Sinanit ne skuader e ka patur “fiksim” qe ne momentin kur mori nje vit me pare presidencen e klubit shkodran. Per fatin e tij te keq, ai por edhe Salihi kishin firmosur me Tiranen dhe megjithate presidenti shkodran pat ngulmuar disa here deri ne momentin e fillimit te kampionatit per t’i rikthyer ata ne Shkoder. Per kete arsye “bosi” i kuqebluve nuk pat hezituar t’u ofronte te njejten shume qe merrnin ne kontraten e firmosur me kryeqytetasit. Dhe nese nje gje e tille nuk u be e mundur, arsyeja eshte se trajneri i atehershem i bardhebluve ishte Mirel Josa dhe ai e donte me çdo kusht ne skuader si Sinanin dhe Salihin. Nderkohe tashme “portat jane nderruar”. Josa eshte ne Shkoder dhe pritet te jete ne pankinen e skuadres se ketij qyteti edhe sezonin e ardhshem prandaj nisur edhe nga marredheniet shume te mira qe ai ka me Viorin, kthimi i tij tek Vllaznia eshte nje arsye me teper. Per te mos thene tjetren pastaj se shkodranet duan te ndertojne nje skuader pretendente per sezonin qe vjen dhe kuptohet se Sinani me golat e tij eshte nje plus me teper ne kete drejtim. Ajo qe pritet ne kete menyre eshte vetem ndeshja e se shtunes mes Tiranes dhe Vllaznise ne menyre qe goleadori i njohur t’i jape fund kontrates me kampionet dhe te kthehet tek skuadra e tij e zemres. Aty ku te gjithe e adhurojne, ne klubin me fanellen e te cilit ka shenuar gola me shume se kushdo tjeter. vioresin Sinani eshte emblema e Vllaznise prej vitesh prandaj te gjithe ne Shkoder duket se thone: “Mirese u ktheve ne shtepine tande mor djale”.
Gjergj KOLA

-Fushaj: Do kthej edhe lojtaret e tjere shkodrane
Sinani kuptohet qe eshte i pari ne liste megjithate pas tij ka edhe te tjere. Behet fjale per futbollistet shkodrane qe aktualisht jane duke mbyllur kontratat me skuadrat e tjera te kampionatit shqiptar dhe qe jane vene ne rreth nga drejtuesit e Vllaznise. Emrat nuk zbulohen se cilet do jene ata qe do marrin shpejt nje oferte nga presidenti Fushaj por dy emrat me te perfolur per kete gje jane Albert Kaçi dhe Amarildo Belisha. Si per koinçidence te dy keta lojtare ne fillim te ketij sezoni kane qene gati per te firmosur per skuadren e qytetit te tyre por ka qene trajneri i atehershem i saj gjermani Shulze ai qe nuk i ka preferuar shume prandaj dhe ata u larguan. Njeri firmosi per Elbasanin dhe tjetri me Besen. Nevoja e tyre ne mesfushe u ndie mjaft sidomos ne fazen e fundit te ketij kampionati per Vllaznine. Nisur nga ky fakt ata mendohet te jene ne skuadren e projektuar per sezonin qe vjen. I pyetur ne lidhje me kete çeshtje, presidenti Fushaj eshte shprehur shkurt: “Perveç Sinanit, do kerkojme te kthejme ne skuader edhe lojtaret e tjere shkodrane qe luajne per skuadrat e tjera”. Nderkohe e sigurte eshte qe nga skuadra do largohen edhe lojtare. Keshtu kosovari Miroci eshte e sigurte qe do largohet e po ashtu edhe malazezi Radusinoviç. Megjithate per kete arsye duhet pritur java tjeter per te mesuar se cilet do jene lojtaret qe do largohen dhe cilet pritet te vijne.
Gjergj KOLA

http://www.infoshkodra.com/index.php?op ... &Itemid=72
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Wed, 16 May 2007 , 21:36

Ishalla ma shook pa vjen Sinani,se bahna me sulmus te mirfillt se ekipi nuk asht keq.
A pa ma spjegoni pak ket intertoton,se kam shum koh qe kam ik prej shkodret,e nuk e di se si asht e organizume.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 16 May 2007 , 23:33

sportist_shkodran wrote:Ishalla ma shook pa vjen Sinani,se bahna me sulmus te mirfillt se ekipi nuk asht keq.
A pa ma spjegoni pak ket intertoton,se kam shum koh qe kam ik prej shkodret,e nuk e di se si asht e organizume.
itertoto asht kupe kot
duhet me kalu nja 7 turne e me dal ne uefa
i perjashtuar

Post Reply