Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 28 Apr 2005 , 16:49

Drejtuesit s'kanë qenë dakord me disa zgjedhje teknike të trajnerit në Mesinë

Mançini-Inter, atmosferë e tensionuar




Në kampin e Interit, humbja në Mesinë nuk është kapërdirë. Në fakt, Faketit dhe Moratit nuk u ka ardhur mirë për humbjen e "San Filipos" dhe i kanë shprehur trajnerit të gjitha ankesat e tyre deri në vërshëllimën përfundimtare. Në "shënjestër" nuk ka qenë rezultati, më shumë sesa zgjedhjet e trajnerit, sidomos lënia jashtë e Kambiasos dhe K.Zanetit, që në këtë sezon kanë qenë thelbësorë në ekuilibrin e skuadrës.
Nuk ka paqe në kampin zikaltër. Pavarësisht nga një humbje e pësuar në kohën shtesë, pas 19 gjuajtjesh në portë, një goli dhe një shtylle të goditur nga ana e skuadrës së Mançinit, rënia në Mesinë ka lënë shenjë. Drejtuesve të Rrugës "Durini", në mënyrë të veçantë presidentit Faketi, nuk i kanë pëlqyer aspak disa zgjedhje teknike të trajnerit nga Jesi, i cili hodhi në fushë një 11-she të rishikuar dhe të korrigjuar në krahasim me zakonisht. Kishte vetëm një sulmues (Kruz), një mesfushë me Emre?Veron dhe Stankoviç, në mbështetje të mbrojtjes, me Ze' Marian dhe Kili Gonzalesin të avancuar nëpër krahë, dhe, mbi të gjitha, lënien e përkohshme jashtë të Kristiano Zanetit dhe Kambiasos, ose më saktë lojtarët që prej fillimit të vitit i kanë dhënë kompaktësinë dhe ekuilibrin e duhur kolektivit zikaltër.
Ajo që përbën lajm, është mbi të gjitha zemërimi i Moratit me kanakarin e tij Mançini. Pronari zikaltër, pasi çoi dëm projektin Zakeroni, për t'i dhënë Interit të tij trajnerin e preferuar, që disa javë më parë kishte bërë disa kritika në adresë të teknikut: "Mançini po krijon përvojë, shpresojmë ta krijojë shpejt", - kishte thënë ai. Besimi ndaj Mançinit mbetet i paluhatur, por nuk është më solid si dikur. Vetëm koha dhe fundi i sezonit do të japin përgjigjet përfundimtare për të ardhmen e Interit.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 28 Apr 2005 , 16:50

Mesfushori italo-argjentinas nuk është dakord me provën televizive dhe kërkon lejimin e simulimit

Kamoranezi "sheh" titullin në "San Siro"




Të mundim Milanin në "San Siro". Mauro Xherman Kamoranezi i shtang të gjithë dhe në konferencën për shtyp në qendrën stërvitore të Torinos, "Sisport", shikon pikërisht në takimin direkt "arratinë" nga ndjekësi, për të stabilizuar një herë e përgjithmonë dilemën se kush duhet ta fitojë titullin mes Milanit dhe Juventusit të tij: "Nëse arrijmë të mundim Milanin, - shpjegon italo-argjentinasi, - do të futim në "xhep" më shumë se 50% të titullit. Ndeshje shtesë? Për mënyrën se si po shkojnë gjërat, është e mundur, por për faktin e bukurisë së përballjes gjithnjë me kuqezinjtë, nuk e uroj".
Megjithatë, të dielën në "Dele Alpi" vjen për vizitë Bolonja e Macones. "E di pak a shumë se ç'ndeshje do të jetë ajo e së dielës, - siguron mesfushori bardhezi. - Ata do të luajnë shumë të mbyllur, të gatshëm të godasin me kundërsulm. Duhet të sajojmë diçka për të zhbllokuar rezultatin. Është vendimtare nëse do ta fitojmë këtë ndeshje dhe ta përsërisim suksesin edhe javën pasardhëse në "San Siro", më 8 maj. Ne gjithsesi jemi mirë, siç u pa edhe në ndeshjen ndaj Lacios. Mund të mos kemi qenë të mrekullueshëm në ndonjë rast, edhe unë u lodha disi duke luajtur në mesfushë. Në fillim nuk isha mësuar me këtë rol dhe hasa pak vështirësi, pastaj shokët më ndihmuan shumë, duke më shpjeguar se si duhet të lëviz në atë pozicion dhe pak a shumë ia kam dalë". Pas mega-pezullimit që pësoi Ibrahimoviçi, Kamoranezi s'është dakord me përdorimin e provës televizive, që i pasqyron mirë episodet e dyshimta. Nga një episod i tillë, Toti u pezullua 5 ndeshje, ndërsa suedezi 3. "Është gjyqtari ai që duhet të shikojë dhe të gjykojë gjithçka që ndodh në fushë, - ankohet Kamoranezi. - Nuk e kuptoj pse ekziston prova televizive. Është normale të ketë ndërhyrje në fushë. Në të kaluarën gjithçka zgjidhej me arsyen e shenjtë. Mendoj se është e kotë të përdoren imazhet televizive, kur në fushë janë katër gjyqtarë. Tani ka skuadra që sulmohen nga videokasetat, për të pezulluar lojtarët. Dhënia dhe marrja e shkelmave gjatë ndeshjes, gjithnjë ka qenë pjesë e lojës. Edhe simuluesit mund të qëndrojnë në fushë. Kush simulon, e di që gjyqtari mund ta dëbojë nga fusha. Provokimet dhe fyerjet besoj se janë pjesë e futbollit. Secili reagon në mënyrën e tij. Personalisht, nuk e shoh të arsyeshme, pse duhet të fyhem seriozisht, nëse dikush në fushë më thotë "bir k..." Ndeshjet s'janë më ndeshje, por beteja kalon në plan të dytë".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 28 Apr 2005 , 16:55

Mbrojtësi argjentinas i Romës mbron Totin dhe ndërhyrjet e forta në fushë


Kufre: Nuk luajme futboll me kukulla.


Leandro Damian Kufre është i shqetësuar për atë që po ndodh në fushat e futbollit, sidomos me lojtarët që rrëzohen dhe provokohen me qëllim. Argjentinasi, me rastin e çështjes "Toti", më shumë sesa te provokimet, e drejton gishtin kundër ndërhyrjeve të tilla: "Edhe Maradonës dhe Zidanes i ka ndodhur të reagojnë në fushë, - tha mbrojtësi i Romës. - Toti pëson shkelma të tilla dhe ndonjëherë të pyet se si duhet t'ia bëjë për të mos reaguar". Kufresë i ndodh shpesh të godasë me shkelma, madje më shumë sesa të pësojë, por, sipas tij, gjithçka është pjesë e lojës: "Nuk jemi këtu për të luajtur me kukulla, - ironizon argjentinasi, - ndërhyrjet dhe provokimet bëjnë pjesë në futboll. Kanë qenë gjithnjë dhe do të jenë. Nuk e di nëse i bëjnë mirë apo keq kësaj loje, por ekzistojnë dhe besoj se duhet të qëndrojnë episode rrethanore në fushë". Toti tha publikisht se është provokuar nga Koloneze, por Kufreja mendon se sido që të shkojnë gjërat, gjithçka duhet të mbesë mes lojtarëve, edhe pse pranon: "Mes nesh ka njëfarë kodi, për të mos i kaluar kufijtë. Ka nga ata që i respektojnë dhe nga ata që nuk i respektojnë. Sigurisht, kur të shajnë nga mamaja ose gruaja, është e vështirë të mos thuash asgjë". Pastaj nënvizon: "Toti pëson shumë shkelma. Pastaj nuk është vetëm një lojtar që e godet. Ndoshta një tjetër në vend të tij do të kishte reaguar menjëherë dhe unë besoj se me Sienën, ai ka nxjerrë jashtë të gjithë atë që ka grumbulluar gjatë vitit. Duhet ta mbrojmë më shumë. Do t'i qëndrojmë më afër, sidomos në këto momente më shumë". Ish-lojtari i Sienës komenton edhe pezullimin e Dianës përmes provës televizive. "Më futi një gisht në sy pas një ndërhyrjeje timen. Por futbolli ky është. Prova televizive ndonjëherë nuk shërben". Kufre në fund flet edhe për krizën e Romës: "Kriza filloi kur iku Prandeli, por ne nuk rrezikojmë të shkojmë në Serinë B. Sipas meje, nuk duhet të luajmë si një skuadër që luan për të shpëtuar. Roma është një skuadër që s'ka frikë".

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 28 Apr 2005 , 23:32

Disiplinori konfirmon pezullimin e Ibrahimoviçit


Zllatan Ibrahimoviç s'do të luajë në sfidën Milan-Juventus. Në apelin e bërë përballë Komisionit Disiplinor, teza mbrojtëse e Luixhi Kiaperos, avokatit të Juves, nuk korri frytet e pritura. Në fakt, pezullimi i sulmuesit, që u dha pas takimit Juve-Inter me provë televizive, është konfirmuar. Kështu, që, suedezi nuk do të jetë në fushë në ndeshjen më të rëndësishme të vitit. Gjithsesi, Juvja ka bërë të ditur se do të apelojë sërish sot (shansi i fundit) në Romë pranë selisë së "Caf"-it (Gjykata Federale e Apelit).
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Thu, 28 Apr 2005 , 23:33

Interi, 80 milionë euro humbje


Për Interin ka ardhur monenti ta mbyllë portofolin dhe të mendojë mbitëgjitha për merkaton, sidomos për sa i takon frontit të largimeve. Në fakt, asambleja e aksionerëve konstatoi dje një humbje në bilanc prej 80 milionë eurosh. Tani do të jetë i nevojshëm një kujdes i veçantë në merkato, do të kryhen shumë shitje dhe pak blerje, duke synuar mbitëgjitha lojtarët e lirë. Drejt largimit janë Rekoba, Emre, Davids, Ze Maria, Koko dhe Kili. Mbeten për t'u verifikuar situatat e Vierit dhe Toldos.
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 29 Apr 2005 , 12:53

Mbrojtësi i Juves flet për filmimin shokues që u transmetua mbreme ne kanalin shteteror.

Turam: Duan te njollosin emrin e nje lojtari shembull.




Lilian Turam, ish-lojtari i Parmës që tani luan te Juvja, ka thënë të tijën lidhur me filmimin shokues, ku shihet një ish-lojtar verdheblu që merr Neoton me shiringë: "Ai është një filmim që e bëmë ne lojtarët në dhomat e zhveshjes për shaka, - tha ai. - Por duke qenë se për të pasur audiencë, bëhet gjithçka, ndaj edhe u transmetua. Tani njerëzit do të mendojnë se ishte një substancë e ndaluar, se futbollistët janë të gjithë të dopuar. Kështu ndotet imazhi i një lojtari të ndershëm." Edhe pa ia përmendur kurrë emrin, Lilian Turam e mbron ish-shokun e tij me të cilin ka të bëjë filmimi shokues dhe për të cilin është folur aq shumë ditët e fundit: "Është tepër e lehtë të sulmosh dikë, ai ka dhënë vetëm një imazh pozitiv të futbollit, duan vetëm të hedhin baltë mbi figurën e tij, - ka thënë francezi. - Të gjithë e dinë se ajo provëz nuk ishte farmaceutike, por tani njerëzve do t'u mbetet dyshimi. Në këtë mënyrë po hyjnë në një rrugë të gabuar, e cila e shkatërron futbollin. Qëllimi i atij filmimi ka qenë vetëm që të tërheqë sa më shumë audiencë dhe të ushqejë dyshimet. Ndodh shpesh që dikush prej nesh merr një telekamer në dhomat e zhveshjes dhe filmohen edhe shaka, marrëzi që duhen të mbeten aty dhe të mos çohen nëpër televizione. Ndoshta dikush mund të bëjë një batutë dhe t'i thotë tjetrit "je një i droguar", dhe më pas ç'të shohim, në befasi ajo del në televizon. Më parë, ata që transmetojnë, duhet të dinë përse ndodh ai episod, sepse nëse transmetojnë direkt, pa marrë parasysh asgjë, kjo tregon se janë të interesuar të paraqesin një imazh të keq të futbollit, gjë që s'e kuptoj se kujt mund t'i shërbejë."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 29 Apr 2005 , 13:04

Sulmuesi juventin komenton vendimin e gjykatesit sportiv dhe ndjen keqardhje qe nuk do te jete ne fushe.



Ibra i terbuar:"Kunder Milanit do te doja te isha".


Skualifikimi prej 3 javesh nuk eshte reduktuar nga gjykatesi sportiv dhe Zlatan nuk do te jete ne fushe ne sfiden percaktuese per titull kunder Milanit.

Sulmuesi juventin eshte shume nervoz."Jam i merzitur per vendimin e marre-shprehet suedezi-sinqerisht qe parashikoja tjeter gje.Eshte e thjeshte te kuptohet se sa deshire kisha te luaja ne sfiden e San Siros kunder kuqezinjve,eshte ndeshja me e rendesishme e sezonit ajo qe percakton ekipin kampion.Eshte nje sfide qe vlen lodhjen e nje sezoni te tere.Vetem idea qe do ta ndjek ndeshjen nga tribuna ose nga televizori me trishton se tepermi.Tani do te bej tifo per Trezegene.do te jete ai qe do te shenoje golin vendimtar per titull kunder Milanit" - perfundoi Ibrahimovic.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 29 Apr 2005 , 16:19

Goli kundër Eindhovenit e ka çliruar danezin. Nga periudha e errët, tek emocionet e Championsit

Tomason: Milani mund t'i mundë të gjithë




"Çfarë mendova? Nuk mendova asgjë. Asgjë më parë, gjithçka më pas. Kur ndjeva që shokët e mi po më përqafonin dhe tifozët thërrisnin, e kuptova që kisha nxjerrë jashtë diçka të rëndë. Një gol me peshë. Jo se ishte goli i parë. Për shembull, ai ndaj Boka Xhuniorsit ishte i rëndësishëm dhe ai ndaj Ajaksit në gjysmëfinale të Championsit dy vjet më parë ishte me peshë si ky ndaj PSV-së. Skuadrat holandeze më sjellin fat, pasi kam luajtur shumë vjet atje dhe e adhuroj futbollin e tyre. Unë jam një tifoz i madh i futbollit holandez". Jon Dahl Tomason përshkruan kënaqësinë e shënimit të golit të martën ndaj Eindhovenit. Golin e fundit europian e ka shënuar pikërisht dy vjet më parë ndaj Ajaksit në gjysmëfinale të Championsit, më 23 prill 2003. "Në Itali tashmë e di se si shkojnë punët, - vazhdon danezi. - Nëse shënon gol, je një sulmues i mirë, nëse nuk shënon, të kritikojnë. E imja ka qenë një periudhë e keqe, nga më të këqijat e karrierës sime, por shokët e mi më kanë ndihmuar gjithnjë, edhe tifozët e Milanit më kanë qëndruar pranë. I falënderoj të gjithë, sepse golin ua kushtoj të gjithëve. E shënova atë gol ndaj PSV-së, për të gjithë, por pak edhe për vete". Ai i së martës ishte goli i 11-të në karrierë i Tomasonit në Ligën e Kampioneve. "Kam qenë keq për 6 muaj, - shpjegon sulmuesi kuqezi. - Pas europianit jam lodhur shumë, mes problemeve muskulare dhe dëmtimeve. Bëja gjëra të mira, luaja pak, edhe pse nuk shënoja. Por unë nuk shënoj vetëm gola". Sipas Tomasonit, edhe me rezultatin 2-0, Milani sërish mund të vuajë në Holandë: "Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, edhe kështu do të jetë e vështirë të luajmë në Eindhoven. PSV-ja është si ato ekipet provinciale italiane. Hidinku është trajner i zoti. Pastaj, a e patë se çfarë bëri koreani Li atë mbrëmje? Na vuri në vështirësi të gjithëve. Vuajtëm, por fituam. Ata në Eindhoven do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Po kështu është edhe për ne, siç është e tillë edhe sfida në Firence nesër për kampionat. Nuk duhet të mendojmë për Stambollin. Kur pashë që goli hyri në rrjetën e Gomeshit, u preka. Kisha nevojë për pak fat edhe unë, për të ndryshuar rrugën drejt sezonit. Milani ka besim tek unë, e di, dhe dua të qëndroj këtu. Jam krenar që jam në planet e klubeve më të rëndësishme të Europës, por vendi im është këtu. Milani është skuadra më e fortë në botë. Jam mirë, ndihem si në shtëpi. Pse duhet të largohem? Tani jam i kënaqur, sepse më në fund ndihem mirë. Jam kthyer ai që kam qenë në ditët më të mira". Ndeshja e 8 majit me Juven po troket dhe Tomasoni i ka idetë të qarta: "Dua të fitoj gjithçka. Titulli nuk është një ide që na bllokon. Juvja është e fortë dhe favorite, sepse mendon vetëm për kampionatin. Por Milani mund t'i mundë të gjithë, sepse ka cilësi. Të luash një ndeshje çdo tri ditë, lodhesh, por është një lodhje fantastike. Është bukur të luash shpesh dhe ti e di që mund të bëhesh vendimtar. Nuk është stresuese, por emocionuese. Më pëlqen kjo trysni, ndaj dhe po luaj mirë".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 29 Apr 2005 , 16:21

Lotito: Për Papadopulon flasim në fund




Para se të zgjidhë telashet e lidhura me rikonfirmimin e trajnerit dhe të kontratave me lojtarët, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, parapëlqen të presë në fund të sezonit: "Numri një i bardhekaltërve shpreson ende te kualifikimi në Kupën UEFA: "Mund t'ia arrijmë, - tha Lotitoja. - Jemi duke grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm për t'u regjistruar, shpresojmë të dimë ta përdorim". Në ditët e fundit ka pasur shumë zëra që qarkullojnë në merkato për lojtarët lacialë: "Xhanikeda? I kemi afruar një kontratë 5-vjeçare dhe një të ardhme si drejtues, - vazhdon presidenti lacial. Për Papadopulon kemi lënë një takim në fund të kampionatit, për të vlerësuar gjendjen. Sidoqoftë, skuadra që fiton, nuk ndryshohet".

Ançeloti i mbyll "portën" Romës
Tashmë është e sigurtë. Karlo Ançeloti nuk do të jetë trajneri i ri i Romës në sezonin e ardhshëm. Është vetë trajneri kuqezi që u mbyll dyert verdhekuqve: "Për fat të keq nuk mund të pranoj, - tha ai. - Dhe them për fat të keq, jo pse nuk dua të qëndroj te Milani, por sepse më vjen keq që nuk e pranoj ofertën e Romës". Pas "kartës" Ançeloti, Roma po lëviz për të gjetur një zgjedhje tjetër. Emrat janë 3-4, por në "pole-position" është Serse Kozmi, Zemani, Spaleti dhe Prandeli.

Jorgensen: Me kuqezinjtë s'duhet të gabojmë
Fiorentina nesër në "Franki" nuk duhet të gabojë përballë Milanit, për të marrë tri pikë të vlefshme për shpëtim. Martin Jorgensen karikon skuadrën e tij: "Kundër Milanit nuk duhet të gabojmë asgjë, - tha mesfushori danez. - Ndoshta përsërisim ndeshjen ndaj Juves, por pa përsëritur gabimet në mbrojtje. Duhet të lodhemi për të luftuar për 90 minuta dhe ndoshta në finale mund të na lejojnë diçka. Duhet të mendojmë gjithnjë për fitore dhe të mos kënaqemi me një barazim, përndryshe do të humbasim".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 15:43

Trajneri ka lavdëruar Kruzin dhe Kilin. Vieri: Ndihem i lumtur për golin dhe formën

Mançini: Po të pësojmë pak, jemi të përsosur




"Pjesa jonë e parë ishte tepër e bukur, ndoshta duhej të kishim shënuar një gol më shumë, për të qenë më të qetë në pjesën e dytë, e cila u kushtëzua nga një vapë e madhe. Ata pësuan menjëherë një gol dhe më pas e patën gjithçka më të vështirë, madje e përsëris: luajtëm vërtet mirë në pjesën e parë, ishim thuajse të përkryer." Roberto Mançini ka bërë një analizë fill pas ndeshjes ndaj Sienës. "Tani po rikuperojmë Vierin dhe Adrianon, ? vijoi ai, ? është e rëndësishme t'i kesh këta sulmues të mëdhenj në formë. Më vjen keq për Kruzin, pati një problem në këmbë, do të shohim në ditët e ardhshme se si do të ndihet. Për fat të keq, sivjet kemi pësuar shumë gola në minutat e para, çka na ka dëmtuar shumë. Kampionatet fitohen duke pësuar më pak, sezonin e ardhshëm duhet të përmirësohemi në këtë aspekt." Një pyetje merkatoje për Adrianon. "Radio?mercato" flet për një ofertë prej 100 milionë eurosh nga ana e Çelsit për Adrianon: "Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe në fillim të vitit shënonte një gol në çdo ndeshje. Adriano do të qëndrojë me ne, edhe pse këto gjëra nuk duhet të m'i pyesni mua. 100 milionë janë shumë, por për ne ai është një lojtar shumë i rëndësishëm."
Mançini më pas komentoi paraqitjen e Kili Gonzalesit: "Sikurse Kruzi, ai po gjen ritmin e ndeshjes duke luajtur. Që të dy kanë cilësi dhe përvojë, janë lojtarë të rëndësishëm". Për të përfunduar, një pyetje për çështjen e videos së Fabio Kanavaros: "Duhen nxjerrë rregulla, të cilat të respektohen. Ka njerëz që kur janë keq, i shmangin të gjitha ilaçet, kurse disa të tjerë marrin këshilla nga doktori. Duhen vënë vetëm disa rregulla, të cilat më pas duhet të respektohen nga të gjithë." Fytyra e Mançinit rrezantonte një kënaqësi të përgjysmuar: "Ishte shumë vapë, ? ka komentuar trajneri i Interit, ? ishte e vështirë të luanim. I falemi Kruzit që po kalon një formë të shkëlqyer. Sezonin e ardhshëm, vetëm duke pësuar më pak gola, do të jemi në lartësinë e Juves dhe Milanit."
"Sot hyra, luajta 60 minuta dhe shënova, ndihem i kënaqur për golin dhe për formën time", - ka qenë ky komenti i Kristian Vierit pas fitores ndaj Sienës. "Për fat të keq kemi dalë nga Championsi dhe në kampionat jemi disi prapa, tani duhet të përpiqemi të renditemi në vend të tretë dhe të fitojmë Kupën e Italisë. E rëndësishme është të përpiqemi të japim gjithnjë maksimumin, duhet të mundohemi të japim gjithnjë maksimumin."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 15:44

Kanavaro-Zalajeta shtypin Bolonjën. Breshia ndalon Romën në "Olimpiko". "Festival" golash në Parmë dhe Leçe

Milan-Juve, 8 maji, finalja e titullit




Me sa duket, kampionati 2004/2005 do të vendoset në takimin direkt të 8 majit mes Milanit e Juventusit. Bardhezinjtë konfirmojnë formën e qëndrueshme dhe mundin Bolonjën në shtëpi, duke qëndruar në krye të renditjes, me pikë të njëjta me Milanin. Përveç se tri javët e fundit të kampionatit do të jenë vendimtare, titulli mund të dorëzohet virtualisht në "San Siro" të dielën që vjen. Fabio Kanavaro shënon një gol të bukur me kokë, duke zhbllokuar rezultatin ndaj Bolonjës dhe mbyll "gojët e liga" pas pluhurit të ngritur mbi imazhin e tij, pas një videoje që e pa si protagonist duke marrë Neoton kur luante me Parmën. Goli i dytë i bardhezinjve vjen pak minuta pas një tjetër goli me kokë që pati si autor Zalajetën. Për të rihapur rezultatin ka menduar mesfushori Xhiunti, falë një goditjeje të shkëlyqer standarde, por bardhezinjtë nuk kanë lejuar më hapësira, duke e kontrolluar lojën deri në fund me besim dhe siguri. Një fitore e rëndësishme, që ka rikthyer në fushë edhe Trezegenë, i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 8 majit ndaj kuqezinjve. Interi ka bërë detyrën ndaj Sienës, duke e mundur 2-0 në "San Siro". Për gjysmë ore, zikaltrit kanë mbyllur llogaritë me anë të Kruzit (11-metërsh) dhe Vierit, i cili zëvendësoi argjentinasin për një dëmtim. Me këtë fitore, skuadra e Mançinit konsolidon vendin e tretë për një "biletë" Championsi në sezonin e ardhshëm. Për Sienën është një humbje që nuk dëmton shumë, duke parë që toskanët ndodhen një pikë mbi zonën e Serisë B.
Roma ka lëshuar një rast të mirë për të dalë nga ankthi i kategorisë inferiore. Skuadra e Kontit ka barazuar në "Olimpiko" 2-2 me Breshian, duke pësuar dy gola nga Uome dhe Karaçiolo. Epërsia e Perrotës dhe De Rosit nuk ka zgjatur shumë, sepse një gabim i mbrojtësit Ferrari ka hedhur poshtë gjithçka. Në fund të ndeshjes, edhe Montela ka humbur një 11-metërsh, si për të dëshmuar se e djeshmja ishte një ditë pa fat për verdhekuqtë. "Festival" golash në ndeshjen Parma-Livorno, ku Xhilardino dhe Lukareli kanë shënuar për "kokë" nga katër gola, në rezultatin final 6-4. Një fitore vendimtare për verdheblutë, që ngjiten në kuotën e 37-të pikëve dhe mund të marrin frymë në renditjen aktuale. Gola të shumtë u shënuan edhe në "Via del Mare" mes Leçes e Lacios. Plot 8 gola, ku 5 u shënuan nga puljezët dhe 3 nga lacialët, që patën si autor Tomazo Rokin. Për skuadrën e Zemanit, protagonist ishte serbo-malazezi Vuçiniç, që shënoi 3 gola. Ky sukses mund t'i sigurojë Leçes shpëtimin katër javë para fundit të kampionatit. Kënaqësi dhe dhimbje në Udineze-Atalanta. Gëzim për friulanët, që me një fitore vuajtëse (2-1) kapin vendin e katërt dhe vazhdojnë të shpresojnë te Liga e Kampioneve. Dhimbje për bergamaskët, që me këtë dështim e shohin larg ëndrrën për shpëtim. Mesina dhe Sampdoria ndajnë nga një pikë pas barazimit 2-2. Siçilianët kanë shpëtuar, ndërsa blukaltrit ndodhen në vendin e katërt bashkë me Udinezen.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 15:44

Ndërkohë, trajneri Ançeloti ka falënderuar djemtë e tij, për fitoren e arritur në Firence

Sheva: Të përpiqemi të fitojmë gjithçka




Kanë mjaftuar 10 minutat e Shevçenkos më të mirë, për ta kthyer Milanin te fitorja ndaj Fiorentinës: "Ka qenë një hap i rëndësishëm. Milani tani nuk shkëlqen së tepërmi, por kemi arritur të fitojmë një ndeshje të vështirë, çka s'është gjë e vogël, - deklaroi ukrainasi. - Tani të shohim rezultatet e të tjerëve, me vetëdijen se shpejt mund të bëjmë më shumë. Juvja? Do të jetë një betejë deri në fund, tani duhet të përpiqemi të fitojmë gjithçka". Andrij Shevçenko e ndryshoi në dhjetë minuta historinë e një ndeshjeje, që për kuqezinjtë ishte vendosur në mënyrën më të keqe: "Fiorentina luajti mirë në pjesën e parë, - deklaroi ukrainasi në fund të ndeshjes, - ne ishim disi të çekuilibruar, ndërsa më pas, në pjesën e dytë, ndryshuam qëndrim dhe arritëm t'i shfrytëzonim ato dy topa. Më pas, për ne nisi një tjetër ndeshje, të cilën arritëm ta kontrollonim mirë. Ka qenë një hap i parë i rëndësishëm, ndërsa tani të presim rezultatet e kësaj të diele dhe më pas Juven." Por, para bardhezinjve e ka radhën PSV-ja, që vlen finalen e Ligës së Kampioneve. "Tani rikthehen Maldini, Kaladze, Ambrozini, lojtarë të rëndësishëm që i mundësojnë trajnerit të kryejë ndërrime. Është e rëndësishme të kesh lojtarë të freskët, na pret një betejë, edhe pse tanimë jemi mësuar. Ne na paraqitet një mundësi e rëndësishme, duhet të përpiqemi të luajmë për të fituar gjithçka. Është e kotë ta mohojmë, pasi objektivi ynë ky është. Ajo e Firences mund të konsiderohej një tjetër provë për të verifikuar formën tonë. Dhe tani mund të themi se Milani është mirë. Është ende në gjendje t'i arrijë të gjitha synimet. Tani s'na mbetet gjë tjetër, veçse të arrijmë të fitojmë gjithçka."
Milani kthehet në shtëpi me tri pikë me tepër vlera. Në Firence kuqezinjtë përmbysën golin e shënuar nga Mareska në pjesën e parë, falë Shevçenkos, autor i një dygolëshi, dhe u kthyen në krye të renditjes, në pritje të takimit Juventus?Bolonja. Karlo Ançeloti, pavarësisht nga një paraqitje jo e shkëlqyer e skuadrës së tij, ka qenë i kënaqur: "Në pjesën e parë vuajtëm shpejtësinë e Fiorentinës, pozicionin e Jorgensenit dhe zhvendosjet e Mikolit drejt qendrës." Trajneri kuqezi e ndryshoi qëndrimin e skuadrës dhe arriti ta fitonte ndeshjen: "U kërkova djemve të luanin më tepër nga krahët, pasi në pjesën e parë nuk u krijuam shqetësime kundërshtarëve. Në fakt, golat mbërritën nga dy harkime. Sigurisht, po të kemi parasysh atë që ndërtoi Fiorentina, na shkoi mirë, por unë kam fatin që kam disa lojtarë të shkëlqyer që s'dorëzohen kurrë."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 15:47

E pabesueshme se cfare ndodhi ne "Tardini".10 gola gjithsej ku 8 prej tyre jane shenuar nga Gilardino dhe Lucarelli,por Karminjani paralajmeron te tijet.



Karminjani: Jemi ende në zonën e nxehtë




Kur vjen java e 34-te cikloni Xhilardino fryen si i terbuar.Vjet ajo qe i doli para ketij cikloni sihte Udineze,ndersa sivjet ne nje hark kohor prej nje viti eshte Livorno qe e peson. Të shënosh katër gola në një ndeshje dhe të fitosh tri pikë që ende s'është ndonjë domethënie konkrete. Xhilardino dhe Parma kanë ende për të bërë përpara se ta konsiderojnë veten të shpëtuar. Ndërkohë, ndaj Livornos ata arritën një fitore 6-4, jo keq. Ja si është shprehur vetë "Xhila": "Ndihem i kënaqur për atë që po bëj, mbi të gjitha sepse po përsëris atë që bëra sezonin e kaluar. Duhet të falënderoj edhe Morfeon, që po më jep pasime të shkëlqyera, si dhe të gjithë shokët. Tani mund të them se ndihem i konfirmuar. E ardhmja? Di se ka skuadra të mëdha që janë të interesuara për mua: mirë se të vinë, ndihem krenar. Në fund të kampionatit do të flas me Parmën dhe do të vendos".
Por Luka Baraldi nuk ka bërë shumë lojëra fjalësh. Administratori i deleguar i Parmës, fill pas rezultatit tenistik 6-4 ndaj Livornos, ka shpallur shitjen e Xhilardinos në fund të sezonit: "Do të jetë e vështirë ta mbajmë edhe një tjetër vit një kampion si ai. Nuk e di ende se ku mund të shkojë, por do të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme për ambiciet e tij." Xhilardino, me "pokerin" e djeshëm, ka arritur Montelën në krye të renditjes së golashënuesve: "Alberto meriton të luajë në një skuadër të madhe dhe në fund të sezonit do t'ia plotësojmë dëshirën." Ankandi tanimë ka nisur: Milani, Interi, Juvja dhe Real Madridi janë të gatshme të sfidohen me miliona euro.
Ndërkohë, pas fitores ndaj Livornos, Parma ka kërcyer "pupthi" nga vendi i parafundit, në atë të gjashtë nga fundi. "Ishte një fitore e bukur, por jemi gjithnjë në luftë për të mos rënë nga kategoria, - theksoi Karminjani në fund të ndeshjes. - Të dielën kemi ndeshjen direkte me Romën, e cila do të vijë në Parmë me thikën nëpër dhëmbë. Skuadra do që të luftojë për të shpëtuar, duhet të besojmë tek entuziazmi dhe te kjo dëshirë e madhe që kemi për të fituar." Trajneri i Parmës më pas e mbylli deklaratën me një batutë të këndshme, me të cilën përshkroi ecurinë e ndeshjes: "Donadoni është me siguri një trajner më i zoti se unë, është edhe më i zoti të luajë golf. Por në tenis jam më i fortë unë".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 15:53

Pas "makinacioneve" të fundit nis heshtja për shtyp, ndërsa Kanavaro ironizon: Po shkoj të dopohem

Juventusi fiton, por mbyll gojën!




Juventusi ka shpallur heshtje shtypi me një afat të pacaktuar. Lajmin e ka bërë të ditur klubi bardhezi përmes adresës së vet në internet, ku ka komunikuar se e ka marrë këtë vendim, për shkak "të fakteve dyshuese të pabazuara të kohëve të fundit, që kanë dalë në shtyp për të dëmtuar klubin në momentin më kyç të kampionatit". Juventusi "rebelohet". I bindur se është "viktimë" e një klani të caktuar pikërisht në momentet ku do të vendoset fati i sezonit, klubi bardhezi zgjedh rrugën e heshtjes për të shmangur polemikat e mundshme, duke i drejtuar energjitë drejt luftës për titull. "Klubi i futbollit të Juventusit, para disa fakteve të pabazuara dhe dyshuese, që kanë dalë kohët e fundit për të dëmtuar klubin në momentin më kyç të kampionatit, kërkon t'ua kushtojë të gjithë vëmendjen përkushtimeve sportive, duke parë përballjen e tyre edhe në mënyrë emergjence, - lexohet në komunikatën për shtyp të Juves në adresën e enternetit. - Për këtë motiv, duke filluar që sot (dje), deri në një datë të pacaktuar, futbollistët e saj nuk do të japin asnjë deklaratë, për të shmangur polemikat e mundshme". Gjithçka e ka fillin me pezullimin prej 3 ndeshjesh të Ibrahimoviçit, që do ta detyrojë Juventusin ta luajë sfidën për titull ndaj Milanit pa "bomberin" e saj më të mirë dhe videoja shokuese që pati si protagonist Fabio Kanavaron, në kohën kur kapiteni i kombëtares "axurre" luante me Parmën, por aktualisht është në organikën e ekipit torinez. Dy "dalje" që në shtëpinë bardhezi janë interpretuar si prova "makinacioni" ndaj imazhit të klubit, ndaj së cilës Juventusi ka vendosur t'i japë vetëm një përgjigje: heshtjen. Por pikërisht dje, menjëherë pas ndeshjes Juventus-Bolonja (bardhezinjtë fituan 2-1), Fabio Kanavaro e ka thyer pak a shumë heshtjen për shtyp me një batutë. Mbrojtësi napoletan shënoi golin e parë ndaj emilianëve dhe pasi i dhuroi fanellën e tij një tifozi në fund të ndeshjes, duke hyrë drejt dhomave të zhveshjes, ironizoi: "Tani po shkoj të marr pak doping".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 16:01

Për të vjellë!!!




Nga Stefano OLIVARI

Për të vjellë. Filmimi i Kanavaros me shiringën në krah, i transmetuar nga Rai Due, është me të vërtetë i pështirë. Jo për sjelljen e mbrojtësit të Parmës në atë kohë, por për dallgët e indinjimit, që për atë që e ka transmetuar kishte si qëllim një shkundje të ashtuquajturit opinion publik. Fakti që Neotoni është një tonik kardiak dhe që nuk quhet substancë e palejuar, por është vetëm një nga ato mijërat e substancave të ligjshme që futbollistët (e panevojshme të nxjerrësh emra, u referohemi të gjithë profesionistëve) fusin në trup, në debatin televiziv është folur më shumë për një sjellje të Kanavaros sesa për dëshirën e mirë për të qartësuar gjërat. Një vigjilie e një ndeshjeje ordinere, në një klimë simpatike kazerme dhe pak filmim amatoresk (e regjistron vetë Kanavaro), i mbërritur, dreqi e di, te Rai (skupi i fundit e bëri uljen nga Hëna). I mirë për të folur rreth emisionit "Punto a Capo", që deri më sot është dëgjuar rreth problemeve dhe prishjes së marrëdhënieve mes dy drejtuesve. Pra, ashtu siç ndodh shpesh, parapërgatitjet e agjencisë janë pompuar nga një lajm i vetëm. Përveç diskutimeve të zakonshme rreth leksioneve morale, duke u bazuar vetëm te faktet (me një habi groteske të Petrucit: të tridhjetedy medaljet e kaltra të fituara në Athinë janë arritur pa asnjë kokërrizë sheqer) dhe me lidhjet e shpikura me procesin e Torinos, vetëm me një provë jetësore: klima politiko-mediatike rreth Juventusit ka ndryshuar.
Është Juventusi virtual i Lapo Elkanit, që me familjen Anjeli, mirë ose keq, duke u ringjitur në majë të zinxhirit udhëheqës, zotëron ende mazhorancën e barakës. Në periudhën e mesme, duke parë dhe imazhin fitues, më shumë funksional në pazaret e vërteta të grupit, që sigurisht nuk do të jenë më makinat, por financa, pjesëmarrjet, editorialet dhe moda: pra, asgjë (nuk është thënë gjithmonë që Fiati përfaqëson Italinë). Është Juventusi montezemolian, që ecën i ndarë nga ai i Anjelëve, por godet i bashkuar dhe mbi të gjitha di të përdorë disa mekanizma të informacionit, duke parë që psikologjia e gazetarëve është shumë e thjeshtë. Është ajo menaxheriale e Xhiraudos, me ëndrrën e pamundur (politikisht, jo teknikisht) të ngjitjes. Është edhe ajo e njerëzve të futbollit, si Moxhi, më e para, ndonëse jo më e fuqishmja. Një e dy e shikojnë këtë epokë të mbaruar nga Tre e Katër, por Dyshi di të përdorë profesionalizmin e Katrës, duke mbajtur vendin e tij, teksa Njëshi ka ide të tjera. Njëshi nuk hedh para në shoqëri që prej 11 vjetësh dhe nuk ka ndër mend të financojë edhe për ca kohë. Dyshi, paret e tij di t'i mbajë, Treshi nuk tërhiqet asnjë milimetër dhe Katra po ndërton kushtet si për krijimin e një ndërmarrjeje titanike merkatoje, të bëjë të fitojë Moratin, ashtu edhe për të siguruar një pension me diçka mënjanë, duke parë që Roma është një qytet i bukur. Nuk kemi folur ende për Pesën, djali i një diktatori të njohur, një prej shoqërive të tij është e mjaft e rëndësishme për Juventusin. Parashikimi ynë, me paralajmërimin që jo të gjithë dinë të gabojnë: fitorja përfundimtare, mbase më parë se 2006-a (data e skadencës së kontratës Xhiraudo-Moxhi), e Njëshit dhe e Dyshit, me një raport fuqie në favor të Dyshit dhe me injeksionet financiare të Pesës.
2) Me vdekjen e Silvio Berluskonit, nëse do të vijë ndonjëherë (nuk është e thënë nëse bazohesh te Skapanjini), AC Milani do të shpërbëhet. Mungon vetëm ky nen në statutin e Milanit, i modifikuar me një frymë që të kujton mjegullisht atë të faraonëve. Statut i modifikuar, ia vlen ta rikujtojmë, nga asambleja e aksionistëve, ku ligjërisht asnjë nuk ka mazhorancën absolute: kurrë më një president, për të tjerat do të mendojë vetëm Galiani, ashtu si zakonisht. Në fund të fundit, të gjesh vërdallë një menaxher që të mbyllë mirë 18 ushtrime nga 19 është shumë e vështirë. Kur ke një të mirë, do të ishte rruga e duhur të mos e lije t'ia mbathte. Mirë dhe në 2004-n, me një humbje prej vetëm 28 milionë euro e gjysmë. Kredenciale perfekte për të drejtuar ligën e borxhlinjve.
3) Më shumë humbje dhe më shumë fitore. Kjo është formula prijëse e zgjedhur nga Interi, nga aksionistët e tij kryesorë dhe nga drejtuesit e saj të shumtë. Por nuk duam të flasim për bilancin tragjik të zikaltërve dhe as për zgjedhjen fatkeqe të një administratori të deleguar (të Gambarros, në fund të fundit është më i mirë opinionisti Enco) që në kurrikulumin e tij, lidhur me futbollin, kishte vetëm kualifikimin "tifoz", por për besimin e zakonshëm ndaj Mançinit, i cili tashmë është pranë dorëheqjes në tetor, tanimë aspak i kuotuar. "Besim" është termi që del nga goja e Faketit, simpatizues historik i trajnerit, dhe për Tronketi Provera, që ka folur lidhur me rezultatet sportive, për "fat të keq dhe gabime". Në fakt, ka që nga viti 1995 që Mançini po bën gabime të njëpasnjëshme. Ndërsa Morati i ka dribluar pyetjet jo të rehatshme, duke mos u paraqitur në asamble. Më shumë se kundërshtimet e tifozëve në tërësi, pronari i Interit u druhet kundërshtimeve të tifozëve normalë.(marre nga editoriali i nje gazete italiane)

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 16:13

Vieri pas golit te shenuar kunder Sienes eshte dukur i lumtur dhe ka dale para gazetareve.


Vieri:Sinqerisht qe jam i lumtur.


"Jam mire dhe jam shume i gezuar qe shenova.Falenderoj Kilin qe me beri nje kros perfekt.Per gjithe sezonin jemi tallur per krosimet e tij,por ky i sotmi ishte me se i kalibruar.Ka shume kohe qe nuk luaj per nje ore dhe per kete jam shume o lodhur.Kjo e sotmja ka qene nje fitore e rendesishme kemi bere gjera te bukura dhe kemi pesuar shume pak nga kundershtari.U ndi shume edhe i nxehti qe ka kushtezuar pjesen e dyte te lojes"

Pastaj qendersulmuesi zikalter shtoi:"Jam mire fizikisht,kam pasur ca probleme me gjurin te cilat i kam kaluar dhe jam ne dispozicion te trajnerit me te cilin nuk kam asnje problem".

Ne fund Bobo leshon edhe nje batute per te ardhmen e tij:"Ku do te luaj sezonin e ardhshem? Kam nje vit tjeter kontrate me Interin".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 16:27

Shume pyetjeve lidhur me qendersulmuesin e Interit trajneri i pergjigjet me qetesi.



Mancini:Nuk nderroj mendim per Vierin.


"Kohet e fundit ka pasur probleme fizike-tregon Mancio-.Kete jave shte stervitur me skuadren dhe ka bere gjithcka pa ndier dhimbje ne gju,sot hyri ne loje dhe beri cdo gje ne menyre perfekte.Ka nje sjellje shembullore,eshte e qarte qe askujt nuk i pelqen te rrije ne stol,keshtu qe edhe ai ndonje here eshte ndier keq.Por gjithmone i ka pranuar me profesionalizem zgjedhjet e mia.Nuk kam nderruar mendim per te,e respektoj si djale dhe si futbollist.E ardhmja?Per te do te flasim ne fund te sezonit.Tani per tani qarkullojne shume zera,por nuk ka asgje konkrete as ne hyrje as ne dalje."Se kam keqardhje per vendin e trete duke pare se si po reagon skuadra? - vazhdon Mancini- Ne fillim te sezonit kemi barazuar pak si shume ndeshje dhe kemi tretur shume pike.Ne ate situate kemi humbur trenin per te qendruar te kapur pas Milanit dhe Juves.Per kete ndiej keqardhje,por duhet te zeme mesim per vitin e ardhshem".

Mancinit i kerkohet se a mendon se jane zhvilluar shume ndeshje kete sezon:"Duhet t'i jepet mundesia lojtareve te pushojne.Ketu ne Itali ne vend qe ta bejne kampionatin me 16 skuadra e kane bere me 20...."-perfundoi tekniku zikalter.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 16:46

Dirigjenti vjollce ka besim ne nje fund sezoni positiv.


Lucchesi:Besojme tek shpetimi


Pas humbjes kunder Milanit qe ndodhi te shtunen ne kampin vjollce eshte nje atmosfere me se e tensionuar.Ne fakt pozicioni i Fiorentines ne klasifikim eshte me se kritik.Skuadra e drejtuar nga Zoff nuk mund te mbeshtetet as tek nje kalendar i favorshem;te dielen sfida direkte ne Verone me Kievon pastaj me radhe Atalanta,Lazio dhe Brescia.


Fabrizio Lucchesi ne sitin violanews.com ka folur per momentin e veshtire qe po kalon ekipi:"Tani mendojme per trasferten qe kemi ne fushen e Kievos,duhet te shkojme atje per te fituar.Kemi ne horizont kater ndeshje qe do te vendosin te ardhmen tone,por nuk me pelqen te thuhet qe ndeshja e Verones eshte ndeshja e jetes.Duhet te kemi besim.Duhet te besojme ne objektivin tone;ate te shpetimit".

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 16:52

Ish-trajneri i Barit flet per Cassanon dhe shpreh nje mendim te tijin per sfiden e madhe te 8 majit.


Fascetti:Cassano,lere Italine.


Eugenio Fascetti ish trajneri i Barit ne serine A nderhyri ne Radio Kiss Kiss napoli per te mbrojtur Antonio Cassanon."Do te bente mire ta linte Italine.Dje e kane akuzuar per nje simulin thua te ishte i pari qe e ben kete gje.Ne tv kane ngritur nje pluhur te madh per asgje".


Ndersa per sfiden mes Milanit dhe Juves trajneri u shpreh:-"Do te ishte e drejte nje ndeshje shtese mes ketyre dy ekipeve qe kane shkruar historine e futbollit one".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 02 May 2005 , 20:07

Piero pse e ke ndrru foton?Ma mire Gigi. :D :D :D

Post Reply