Post
by Admin » Sat, 24 Nov 2007 , 14:52
Kampionët e Valbonës humbasin në Shkodër
Vllaznia - Valbona 88-66 (16-19, 22-15, 25-17, 25-15)
VLLAZNIA: Tevija, Halili, Gj.Ndoja, Gjoka, Bërdica, Taraboshi, Nexhimi, Halluni, Gjeçaj, Omi, Myselimi. Trajner: P. Osmani
VALBONA: Mati, Goxhi, Lushaj, Gjonaj, Saliaga, Palushi, Duraku, B.Shehu, Madani, Bilali, G.Ndoja, E.Llazani.
Trajner: K. Llazani
Gjyqtarë: Sh. Bekteshi, G. Hoxha
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka korrur dje fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur në fushën e saj skuadrën kampione të Valbonës me rezultatin 88-66, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të kampionatit kombëtar, grupi A. Sfida ka qenë e ekuilibruar vetëm në 20 minutat e para, ku skuadra e Valbonës arriti të rivalizojë, madje hera-herës edhe të udhëheqë, por më tej gjithçka foli për shkodranët. Këta të fundit, falë lojës së mirë të veteranit Bledar Gjeçaj, fitojnë terren ndaj kundërshtarëve dhe fitojnë me 22 pikë diferencë.
Fitore që e ngjit skuadrën e trajnerit Petrit Osmani në vendin e dytë, ndërkohë që sot do të luhen 2 takimet e tjera të grupit. Në periodën e parë, loja është me qetë, skuadrat gabojnë mjaft dhe Valbona arrin të tregojë një formë më të mirë, gabon pak dhe udhëheq 16-19. Por shkodranët gradualisht nisin të "marrin masat", barazojnë në çerekun e dytë 22-22 dhe më pas marrin frenat e lojës në dorë.
Kështu, pjesa e parë mbyllet 38-34 për Vllazninë, që në periodën e tretë dhe të katërt do të shkëputet edhe më shumë. Çereku i tretë përfundon 63-51 për Vllazninë, që luan më e qetë në vazhdim, ndërsa Valbona, në përpjekje për të rikuperuar, gabon shumë në gjuajtje. Krejt ndeshja mbyllet 88-66 për Vllazninë, që arrin fitoren e dytë në kampionat ndaj Valbonës, që ende nuk po gjen veten dhe rezultatet e viteve të fundit, duke u renditur në vendin e parafundit, vetëm me një fitore.
Sporti Shqiptar
Vllaznit Ultras