Kampionati Anglez

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 23 Apr 2005 , 09:34

Premier Liga, Arsenali prane Trabelsit


Arsenali tashmë është më pranë se kurrë blerjes së mbrojtësit të Ajaksit, Hatem Trabelsi, pasi ky i fundit ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij me klubin holandez. Për lojtarin tunizian është interesuar edhe ekipi tjetër anglez i Njukasëllit.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Mon, 25 Apr 2005 , 22:58

Xhon Terri, "futbollisti i vitit" në Angli


Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, nga një i arrestuar për një incident në një klub nate, është bërë futbollisti më i mirë i Anglisë. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të Anglisë, pasi ka mbledhur votat e gjithë futbollistëve në Premier Ligë ka bërë të ditur se Terri ka grumbulluar numrin më të madh të pikëve. Ai fitoi ndaj shokëve të tij të skuadrës Frenk Lampard dhe Petr Çeh, ndaj fituesit të edicionit të kaluar Tierri Henri, ndaj mesfushorit të Liverpulit Xherrard dhe ndaj zbulimit të këtij edicioni Endrju Xhonson
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 28 Apr 2005 , 17:03

Mesfushori punëtor pranon se sezoni i Mançesterit ka qenë nën nivelin e duhur

Skols: Të rikthehemi "të fortë" si dikur




Mesfushori i Mançester Junajtidit, Pol Skols, pohoi se performanca e tij gjatë këtij sezoni, ka qenë poshtë nivelit të pritur. Skolsi do të rikthehet në fushë të dielën ndaj Çarltonit, pas pezullimit 1-javor të ardhur si pasojë e kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Evertonit. Mançesteri është jashtë luftës për titull dhe më 21 maj do të ndeshet në finalen e kupës së Anglisë ndaj Arsenalit. Kjo është mundësia e fundit për "Djajtë e kuq", për të shpëtuar sezonin. "Performanca ime në këtë sezon nuk ka qenë ndër më të mirat. Kam shënuar 10 gola, por m'u desh shumë të rigjeja formën time dhe tani shpresoj të rikthehem si më parë," - deklaroi Skolsi. Pas një dekade të suksesshme me Mançesterin, Skolsi ka pranuar se dominimi i Çelsit në këtë sezon ka qenë i merituar. "Gjithmonë i gëzohesh më shumë një sezoni të suksesshëm. Ky vit nuk ishte perfekt për ne, por mendoj se në sezonin e ardhshëm çdo gjë do të jetë ndryshe. Në kampionat vuajtëm pasojat e një starti të dobët, kurse në Champions nuk luajtëm aq mirë sa duhej. Do të isha shumë i lumtur nëse do të fitonim kupën, por Mançesteri nuk duhet të kënaqet me kaq, - deklaroi mesfushori anglez. - Kemi lojtarë mjaft të rinj, të cilët kanë akoma shumë për të dhënë. Ronaldo, Runi dhe Ferdinandi janë shumë të rinj dhe janë përmirësuar shumë që nga sezoni i kaluar. Mendoj se na pret një e ardhme e suksesshme. Kemi mësuar shumë nga gabimet tona dhe në sezonin e ardhshëm do të jemi të gatshëm të fitojmë gjithçka."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Fri, 29 Apr 2005 , 16:24

FA-ja kërkon shpjegime nga Fergusoni




Federata Angleze e Futbollit i ka kërkuar shpjegime të mëtejshme trajnerit Aleks Ferguson, pas deklaratave të bëra në javën e kaluar, ku skocezi foli për një konspiracion dhe njëanshmëri në kurriz të klubit të Mançesterit. Fergusoni u shpreh i revoltuar ndaj gjyqtarit Nill Berri, i cili, sipas tij, i kishte mohuar një penallti të sigurtë në ndeshjen ndaj Njukasëllit. "Po bëhet akoma më qesharake. Nuk e di nëse gjyqtarët janë të udhëzuar për të vepruar kështu, por mua më duket absurde. Ky është po i njëjti gjyqtar që i akordoi Portsmuthit një penallti ndaj nesh dhe po ai që na mohoi një penallti të sigurtë ndaj Çelsit në çerekfinalen e Kupës së Ligës," - deklaroi Fergusoni. Pas kësaj deklarate, federata angleze iu përgjigj Fergusonit, duke i dërguar një letër, në të cilën i kërkohej të jepte një shpjegim më të detajuar të komenteve të tij. Fergusoni ka kohë deri të martën e ardhshme për t'u përgjigjur, në të kundërt mund të gjobitet ose të dënohet për deklarata të rreme.





Ferguson, me sytë nga e ardhmja




Aleks Ferguson beson se ekipi i tij, në sezonin e ardhshëm, do të jetë më kompetitiv si në kampionat, ashtu dhe në Europë. Skocezi pranoi se ky sezon i "Djajve të kuq" kishte qenë i dështuar, edhe pse Mançesteri do të ndeshet në finalen e Kupës së Anglisë ndaj ekipit të Arsenalit. Mançesteri gjendet në vend të tretë në kampionat dhe në javët e fundit do të kërkojë vendin e dytë, i cili mbahet nga kampionët në fuqi të Arsenalit. Pas eliminimit në Ligën e Kampioneve nga ekipi i Milanit, Fergusoni u shpreh optimist për të ardhmen e ekipit të tij. "Jemi të gjithë të zhgënjyer për kampionatin dhe për rezultatet e dobëta në Europë, por jemi një ekip relativisht i ri dhe kam besim se në sezonin e ardhshëm do të jemi akoma më kompetitivë se këtë vit. Edhe mbrojtësi i kombëtares, Rio Ferdinand, u shpreh i kënaqur me arritjen në finalen e kupës. "Shpresoj të jemi ne ata që do të ngrejnë kupën në Kardif," - deklaroi Ferdinandi.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 15:58

Trajneri portugez thur elozhe për presidentin rus dhe projekton të ardhmen. Kenion: Kemi gjetur njeriun e duhur

Mourinjo: Abramoviç, presidenti ideal




Trajneri i Çelsit, Hoze Mourinjo, ka deklaruar se gjatë këtij sezoni, presidenti Roman Abramoviç e ka ndihmuar shumë profesionalisht. Blutë e drejtuar nga trajneri portugez fituan titullin e dytë kampion në historinë e tyre, pas fitores 0-2 të shtunën në Bolton. Tani objektivi i londinezëve është fitorja ose barazimi me gola në "Anfild Road" ndaj Liverpulit. Çelsi vetëm kështu mund ta eliminojë Liverpulin në gjysmëfinale dhe të arrijë finalen e Ligës së Kampioneve. Veprimtari që, në rast se skuadra e Mourinjos do të dalë fitimtare, do të imitojë Mançesterin e sezonit 1999-2000, kur "djajtë" fituan Kupën e Ligës, titullin kampion dhe Ligën e Kampioneve. Mourinjo, për shtypin britanik, tha për presidentin Ambramoviç: "Abramoviçi më ka bërë trajner më të mirë. Një president duhet të jetë gjithnjë një figurë shembullore për skuadrën e tij. Romani kishte në duart e tij Kupën e Ligës dhe tani ka edhe trofeun e Premier Ligës. Objektivi ynë i ardhshëm është Liga e Kampioneve. Presidentët nuk bëjnë trajnerë, por i ndihmojnë të përmirësohen në profesionin e tyre. Kur ke një president si Abramoviçi, entuziazmi në punë nuk mungon asnjëherë. Për këtë do të më pëlqente të qëndroja sa më shumë të jetë e mundur. Romani është presidenti ideal, me të cilin çdo trajner do ta kishte ëndërr të punonte."
Gati kontrata 10-vjeçare për portugezin...
Drejtori ekzekutiv i Çelsit, Piter Kenion, ka deklaruar se blutë janë gati t'i propozojnë Mourinjos një kontratë 10-vjeçare. Kjo, pasi portugezi e ndihmoi Çelsin në fitimin e titullit kampion që mungonte prej 50 vitesh në "Stamford Brixh". "I kemi thënë disa herë Mourinjos që duam ta mbajmë sa më gjatë të jetë e mundur në Londër. Eshtë një trajner special, më i miri i Premier Ligës, për këtë nuk mund të lejojmë të largohet." Më pas, Kenioni, një nga arkitektët e Çelsit të këtij sezoni, deklaroi se dukej që në fillim të sezonit se ky do të ishte viti i bluve: "Ndërtuam një skuadër të re, por që në verën e kaluar e kuptuam se ky do të ishte një grup fitues dhe jam i bindur se do të dominojë gjatë gjithë dekadës së ardhshme. Këtë dominim mund ta bëjmë vetëm në rast se në stol do të kemi Mourinjon."
Grupi është formuar, ndalen shpenzimet...
Drejtuesit e Çelsit, pas fitimit të titullit kampion, kanë deklaruar se nuk kanë ndër mend të shpenzojnë në merkaton e këtij sezoni. Këtë e konfimon vetë Piter Kenion: "Mos mendoni që në çdo merkato vere, Çelsi të shpenzojë 200 milionë euro. Nuk do të kishte logjikë. Normalisht do ta ndjekim merkaton, por shpenzimet do të jenë shumë më të ulta sesa në dy edicionet e fundit. E kemi ndërtuar grupin fitues dhe tani do të punojmë vetëm për ta ruajtur të tillë."

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Mon, 02 May 2005 , 15:59

Çelsi, 40O milionë dollarë për titullin




Ja cilat kanë qenë lëvizjet e Çelsit në merkato, që kur drejtimin e skuadrës londineze e ka marrë presidenti Roman Ambramoviç:
Blerjet
Futbollisti skuadra vlera ne paund
Xhonson Uest Hem 6.0
Xheremi Real Madrid 6.9
Bridxh Sauthempton 7.0
Daf Blekbërn 17.0
Xh.Kol Uest Hem 6.6
Veron Mançester U. 15.0
Mutu Parma 15.8
Smertin Bordo 3.8
Krespo Inter 16.8
Salivan Totenhem falas
Makelele Real Madrid 13.9
Parker Çarlton 10.0
Çeh Rëne 7.0
Ferreira Porto 13.2
Roben PSV Eindhoven 12.0
Kezhman PSV Eindhoven 5.0
Drogba Marsejë 24.0
Tiago Benfika 10.0
Karvalho Porto 19.8
Jarosik CSKA Moskë 3.0
Shpenzime total: 212.8 milionë paund ($407.5 milionë dollarë)

Largimet
Janë lënë të lirë ose janë huazuar: De Goi, Morris, Zola, Ambrozeti, Le So, Bugard, Petit, Melkiot, Bousoufa, Kitamirike, Dezai, Haselbank, Staniç, K.Kol, Veron, Krespo, Salivan, Zenden, Amrozio, Mutu.
Janë shitur: Gronkjaer - 2.2 milionë paund, Babajaro - 1 milionë paund.
Përfitimet: 3.2 milionë paund (6 milionë dollarë)

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 02 May 2005 , 20:09

Ky rusi ka pare me shi b... si thojme na ne Shkoder. :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 02 May 2005 , 20:11

Qa kishte me kene ma ja dhane Vllaznise nji 5% te tana ktyne pareve. :D Ta bajme nji peticion qi Abramovich ta blejne Vllaznine. :D :D :D :D

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Tue, 03 May 2005 , 10:41

Kishte me ken mire :D
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 03 May 2005 , 17:51

Ferguson: Ferdinandi, i lirë të vendosë




Aleks Ferguson ka deklaruar se nuk do të bëjë presion mbi mbrojtësin Ferdinand, për të firmosur kontratën e re me klubin e Mançesterit. Ky reagim i Fergusonit erdhi pas deklaratave të 26-vjeçarit, i cili disa ditë më parë shprehu dëshirën e tij për të qëndruar tek ekipi i "djajve të kuq". "Nuk duam që t'i bëjmë presion askujt. Mund t'u kërkosh lojtarëve disa gjëra, por nuk mund t'i detyrosh për asgjë. E rëndësishme është që ai e di se ne duam që ai të qëndrojë me ne edhe në vitet e ardhshme. Prandaj nuk duam që të detyrojmë askënd të firmosë pa vullnetin e tij. Nëse nuk është akoma i sigurtë, le të mendohet gjatë para se të vendosë," - deklaroi Fergusoni.

Kërbishli: Nuk largohem nga Çarltoni
Trajneri i Çarltonit, Alan Kërbishli, ka deklaruar se nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen nga klubi anglez. Ekipi i tij pësoi një humbje 4-0 ndaj Mançesterit në javën e kaluar, por në intervistën e tij pas ndeshjes, ai tha: "Po mendoj për të ardhmen dhe dëshiroj të qëndroj këtu. Ky rezultat nuk na kënaq aspak, por mendoj se në sezonin e ardhshëm, gjithçka do të jetë ndryshe. Kemi shumë punë për të bërë gjatë verës," - përfundoi Kërbishli.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Thu, 05 May 2005 , 17:06

Ish-trajneri i Portos ka vendosur të qëndrojë edhe për pesë vitet e ardhshme në "Stamford Brixh"

Hoze Mourinjo, edhe pesë vjet me Çelsin




Hoze Mourinjo ka firmosur një kontratë të re me ekipin e Çelsit. Tekniku portugez i justifikoi të gjitha shpenzimet e bëra nga Abramoviçi, pasi ekipi i tij, gjatë këtij sezoni, fitoi titullin në Angli dhe Kupën "Carling". Edhe pse Çelsi nuk mundi të arrinte në finalen e Stambollit, pasi u eliminua nga ekipi i Liverpulit, drejtuesit e Çelsit u shprehën të kënaqur me arritjet e trajnerit portugez, duke e shpërblyer këtë të fundit me një kontratë të re pesëvjeçare. Kjo kontratë do ta mbajë Mourinjon në "Stemford Bridge" deri në vitin 2010. Disa muaj më parë, Mourinjo u shpreh i zhgënjyer me klubin e tij, pasi ky i fundit nuk e kishte apeluar dënimin e dhënë nga UEFA, por fitimi i Premiershipit dhe arritja në gjysmëfinalen e Championsit i ka bindur drejtuesit londinezë që t'i ofrojnë portugezit kontratën e re. "Ky është një lajm mjaft i mirë për të gjithë. Mourinjo dhe klubi ynë kanë një vizion të përbashkët për të ardhmen. Ne folëm për një plan 10-vjeçar dhe Hoze u shpreh i gatshëm për të ardhmen e tij te Çelsi. Kjo kontratë tregon besimin tonë për Mourinjon dhe lidhjen e ngushtë të tij me klubin tonë. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe besoj se këtu do të ketë një të ardhme shumë të suksesshme," - deklaroi Piter Kenioni. Pas firmosjes së kontratës, portugezi 41-vjeçar deklaroi: "Jam i gëzuar për kontratën e re. Zemrën e kam te Çelsi dhe te lojtarët e mi. Ata kanë bërë një punë të hatashme gjatë këtij sezoni. Kam dëshirë të bëhem pjesë e së ardhmes së këtij klubi. Nuk do të isha kaq i lumtur me asnjë klub tjetër në të gjithë botën", - përfundoi Mourinjo.

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Fri, 06 May 2005 , 16:31

Trajneri portugez, pas nënshkrimit të kontratës së re, pohoi përkushtimin e tij ndaj ekipit të Çelsit

Mourinjo: Ky është vetëm fillimi...


Trajneri portugez i Çelsit, Hoze Mourinjo, deklaroi se titulli dhe fitimi i Kupës "Carling", është vetëm fillimi i një epoke të suksesshme për klubin londinez. "E di mirë se çfarë kërkon klubi në të ardhmen dhe unë me lojtarët jemi të të njëjtit mendim. Ky sezon ishte mjaft i suksesshëm për ne, por ishte vetëm fillimi, jo fundi," - deklaroi Mourinjo. Të martën, Mourinjo nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me ekipin e Çelsit, për të zëvendësuar kontratën e tij të mëparshme, e cila përfundonte në 2007-n. Falë kësaj kontrate, portugezi do të fitojë rreth pesë milionë stërlina në vit, pa marrë parasysh kontratat publicitare. Edhe pse Çelsi u eliminua nga Liverpuli në gjysmëfinalen e Championsit, kontrata e re e Mourinjos rivendosi një frymë optimizmi te blutë, për sezonin e ardhshëm. "Duam të fitojmë akoma më shumë tituj kampionë. Jemi shumë të kënaqur me këtë sezon, por kërkojmë të arrijmë akoma më shumë. Edhe presidenti dhe drejtuesit e klubit e mendojnë kështu," - deklaroi Mourinjo. E ardhmja e Mourinjos te Çelsi u vu në dyshim disa kohë më parë, pasi klubi anglez nuk e mbështeti "luftën" personale të portugezit, me organizatën e futbollit europian, UEFA-n. Por portugezi insistoi: "Jam shumë i lumtur që nënshkrova kontratën e re. Zemrën e kam tek ekipi i Çelsit dhe te lojtarët e këtij klubi fantastik. Ata kanë bërë një punë vërtet të shkëlqyer gjatë këtij sezoni. Nuk do të ndihesha kaq mirë në asnjë klub tjetër të Europës. Drejtuesit kanë një projekt për të ardhmen dhe unë dua të jem pjesë e këtij projekti." Morurinjo shpjegoi rëndësinë e kësaj kontrate të re, duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme për të provuar se sa i lidhur ishte ai me klubin londinez. "Për mua dhe familjen time, kjo kontratë është mjaft e kënaqshme, pasi ndihemi mirë në Londër dhe kemi në plan të qëndrojmë gjatë këtu. Me familjen e lumtur, tani mund t'i përkushtohem tërësisht Çelsit. Me titullin e fituar, tani do të shohim drejt së ardhmes sonë. Besoj se lojtarët do të jenë të lumtur për kontratën time të re, pasi do të marrin vesh që do të jemi bashkë deri në 2010-n. Besoj se tifozët janë të kënaqur me atë që arritëm të fitonim gjatë këtij sezoni," - përfundoi Mourinjo. Drejtori ekzekutiv i Çelsit, Piter Kenion, deklaroi: "Ky është një lajm i mirë për të gjithë tifozët e ekipit tonë. Klubi dhe trajneri kanë një vizion të përbashkët për të ardhmen dhe kjo u pa që në fillim të këtij sezoni. I ofruam Hozesë një kontratë 10-vjeçare dhe ai deklaroi se në të ardhmen do të donte të ishte pjesë integrale e klubit tonë. Kemi hedhur hapat e parë drejt një epoke suksesesh dhe jemi të bindur se në sezonin e ardhshëm do të arrijmë akoma më shumë. Kontrata e re e Hozesë tregon përkushtimin e tij ndaj klubit dhe ne jemi të bindur që ai është një nga trajnerët më të mirë në botë," - përfundoi Kenioni.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 07 May 2005 , 15:45

Çelsi, tre lojtarë të rinj në sezonin e ardhshëm


Ekipi kampion i Anglisë, Çelsi, ka ndër mend të forcohet për sezonin e ardhshëm, duke sjellë tre lojtarë të rinj në "Stemford Bridge". Fitorja e javës së kaluar ndaj Boltonit, i dha titullin kampion ekipit të Çelsit, por festa e bluve u prish, për shkak të eliminimit nga Liga e Kampioneve, nga ekipi i Liverpulit. Trajneri portugez, Mourinjo, u shpreh se Çelsi po kërkon tre lojtarë të rinj për tri repartet e fushës. Gjatë këtij sezoni, drejtuesit e Çelsit vunë syrin mbi Eshli Kolin, por nuk mundën të arrinin një marrëveshje me lojtarin. Për Çelsin mund të rikthehen lojtarët argjentinas, Huan Sebastian Veron dhe Hernan Krespo, të cilët janë dhënë borxh tek Interi dhe Milani. Në fillimin e këtij sezoni, Çelsi përjashtoi nga skuadra rumunin Adrian Mutu, i cili rezultoi pozitiv ndaj kokainës, ndërsa serbi Mateja Kezhman së fundi ka bërë të ditur largimin e tij të mundshëm nga blutë. Për këtë arsye, londinezët mund të rikthejnë argjentinasin Krespo, në "Stemford Bridge".
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 07 May 2005 , 15:47

Mesfushori i Çelsit është vlerësuar si futbollisti më i mirë në Premier Ligë

Lampard, numri 1 për gazetarët



Mesfushori i kombëtares angleze, Frenk Lampard, u shpall "Futbollisti i vitit" në Premier Ligë. Ky çmim iu dha Lampardit nga gazetarët sportivë të Anglisë. Lampardi triumfoi mbi shokun e tij të ekipit, Xhon Terrin, i cili dy javë më parë u shpall "Lojtari i vitit", nga federata e futbollistëve profesionistë. Lampardit iu dha ky çmim për sezonin fantastik të zhvilluar me Çelsin dhe me kombëtaren angleze. Mesfushori 26-vjeçar e drejtoi Çelsin në fitimin e Premier Ligës dhe të Kupës "Carling". Ai shënoi të dy golat e fitores së javës së kaluar ndaj ekipit të Boltonit. Lampardi është lojtari i dytë, në dhjetë vitet e fundit, që fiton këtë çmim, pas Tedi Sheringamit. Edhe pse në rolin e mesfushorit, Lampardi gjatë këtij sezoni ka arritur të shënojë 18 gola, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i bluve për këtë sezon. Për Çelsin, ai është lojtari i dytë që e ka fituar këtë çmim, pas Xhanfranko Zolës, i cili e fitoi këtë çmim në vitin 1997. Në tri vitet e fundit, ky çmim është fituar vetëm nga lojtarë të Arsenalit. Sulmuesi francez, Tieri Henri, ka fituar në dy sezonet e fundit, kurse në 2002-shin këtë çmim e fitoi mesfushori Robert Pires. Ky çmim reflekton dhe paraqitjen e mirë të Lampardit me kombëtaren e Anglisë. Në Europianin e 2004-s, Lampardi shënoi tre gola për ekipin e tij kombëtar, duke e çuar në shtatë numrin e golave të shënuar me fanellën e Anglisë. 26-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e Eriksonit. Anglia kryeson në grupin e saj paraeliminator dhe ka hedhur një hap të sigurtë drejt Botërorit të 2006-s.

Renditja

1.Çelsi 27 7 1 67-13 88
2.Arsenal 23 8 4 76-33 77
3.Man.Utd 21 10 4 54-21 73
4.Everton 17 7 11 41-36 58
5.Liverpul 16 7 13 49-37 55
6.Bolton 15 9 12 45-41 54
7.Totenhem 14 9 13 47-40 51
8.Midëllsbrou 13 12 11 51-45 51
9.Man.Siti 12 12 12 44-37 48
10.Aston V 12 11 13 43-48 47
11.Çarlton 12 9 15 40-55 45
12.Njukasëll 10 13 13 46-54 43
13.Birmingem 10 12 14 38-44 42
14.Blekbërn 9 14 13 31-40 41
15.Portsmuth 10 8 18 42-56 38
16.Fulhem 10 8 18 43-59 38
17.S'thempton 6 13 17 42-62 31
18.Kristal P. 7 10 19 37-58 31
19.Uest Bromuiç 5 15 16 33-60 30
20.Noruiç 6 12 18 41-71 30
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 07 May 2005 , 15:47

Venger: Real, harroje Rejesin!



Trajneri i ekipit të Arsenalit, Arsen Venger, ka deklaruar se Reali i Madridit duhet ta "harrojë" blerjen e sulmuesit spanjoll Rejes. Francezi 56-vjeçar insistoi në faktin që Rejesi do të qëndronte në "Hajburi" edhe për sezonin e ardhshëm. "Jam në dijeni për interesimin e Realit për Rejesin, por jam i bindur se ai do të qëndrojë me ne edhe në sezonin e ardhshëm. E kam përsëritur disa herë që unë nuk marr lojtarë të rinj, për t'i shitur një vit më pas. Nëse Reali donte Rejesin, le ta kishte marrë një vit më parë, tani le ta harrojnë," - u shpreh Vengeri. Trajneri i Arsenalit është i bindur që Rejesi po rigjen formën e tij në Premier Ligë dhe tashmë ndihet si në shtëpinë e tij. "Duhet ca kohë për t'u ndjerë si në shtëpinë tënde. Jose është përmirësuar shumë si lojtar dhe ka filluar të ndihet rehat këtu. Do të më vinte shumë keq nëse do të largohej dhe ky do të ishte një vendim i gabuar i tij. Kam besim se ai do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm," - përfundoi Vengeri.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 07 May 2005 , 15:49

Abramoviç sfidon Mançesterin për Esienin



Klubi anglez i Çelsit ka bërë gati një ofertë prej 26 milionë eurosh për mesfushorin e Lionit, Mikael Esien. Pas interesimit të Mançesterit për lojtarin ganez, Abramoviç duket se kërkon t'u rrëmbejë "Djajve të kuq" mesfushorin e çmuar të kampionëve të Francës. Politika e merkatos së Çelsit tashmë duket qartë, pasi sa herë rivalët në kampionat i vënë syrin ndonjë lojtari, londinezët futen në mes të tratativave, madje dhe duke e rritur çmimin. Mesfushori ganez ka shkëlqyer në këtë sezon, duke luajtur në nivele të larta të futbollit europian. Për Esienin është interesuar edhe ekipi italian i Juventusit.
VLLAZNIA PER GJITHMON

kristian
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 360
Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
Location: Shkoder ==> France
Contact:

Post by kristian » Sat, 07 May 2005 , 15:50

Haman dëshiron të qëndrojë te Liverpuli



Mesfushori gjerman i Liverpulit, Dietmar Haman, bëri të ditur se dëshiron të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm tek ekipi i "redsave". Pas fitores ndaj Çelsit, trajneri Benitez deklaroi se donte ta kishte në ekip gjermanin edhe për sezonin e ardhshëm.
"Dëshira ime është të qëndroj këtu. Do të isha i lumtur ta përfundoja karrierën në "Anfield"," - përfundoi Hamani.
VLLAZNIA PER GJITHMON

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 10:32

Fati i mbarë i një miliarderi tejet diskret
Image

Klubi i famshëm i futbollit londinez u bë i pathyeshëm në Angli qëkur e bleu Abramoviçi. Duhet thënë që pronari i tij i ka mjetet për të patur lojtarët më të mirë botërorë, që nga Klod Makalele, Didje Drogba e deri tek trajneri i famshëm Hoze Mourinjo. Ky biznesmen misterioz rus 38 vjeçar karakterizohet nga një maturi e paparë dhe aktualisht është i parapëlqyeri i Vladimir Putinit. I pakapshëm, Roman Abramoviçi banon së bashku me gruan dhe pesë fëmijët e tij në pallate madhështorë dhe ultramodernë, mes jahteve dhe avionëve privatë. Qarkullojnë shumë zëra në lidhje me këtë pasuri marramendëse të ndërtuar mbi naftën. Reporterët e Paris Match udhëtuan nëpër të fshehtat e tij

Ne moshen 38 vjecare, Roman Abramovici, ky njeri me nje qendrim si Zoti i gjithe botes zoteron, sipas revistes “Forbs”, nje pasuri prej 8,6 miliarde eurosh. Shume i matur, i konsideruar si i afert me presidentin rus Vladimir Putin, ai nuk jep pothuajse asnje interviste dhe urren qe te mbaje fjalime ne publik. I mbetur jetim ne moshen 4 vjecare, ai nuk mundi te ndjeke studimet, nderkohe qe ne me pak se njezet vjet, ndertoi i vetem nje perandori industriale, ne pjesen me te madhe te shtrire ne fushen e naftes dhe te aluminit.I rrethuar ne me te shumten e kohes nga shume truproja (ka rreth 30 te tille), ai zoteron dy avione Boing, nje 737 dhe nje 767 (ky i fundit i blere perkundrejt shifres prej 81 milione euro), prona te pafundme, nder te cilat banesen e tij ne Fining Holl ne Angli (20 milione euro), ku ka punesuar rreth 28 vete, 3 superjahte nder te cilet “I kaltri i madh” (90 milione dollare) dhe “Pelorusin” (100 milione dollare), me nje gjatesi prej 115 metrash dhe te pajisur me nje sistem alarmi antirakete si dhe 2 helikoptere dhe nje nendetese.

Roman Abramovic do te kishte vazhduar te jetonte per nje kohe te gjate menjane vemendjes se njerezve, ne rast se nuk do te kishte blere, para me pak se dy vjetesh, klubin e futbollit te Celsit. Miliarderi i ri ka investuar tashme 580 milion euro per ta shnderruar ekipin londinez ne te parin e Anglise dhe Evropes. Ai mori ne pune administratorin me te mire nga Mancester Junajtidi, Piter Kenionin, trajnerin me te mire, Hoze Mourinjon, kampion i Evropes vitin e shkuar me ekipin e Portos si dhe nje plejade yjesh si francezin Klod Makalele, lojtarin nga Bregu i Fildishte Didje Drogba dhe irlandezin Damien Duf. Ne vitin e njeqindvjetorit te tij, klubi kryeson ne kampionatin anglez dhe qe nga fitorja e jashtezakonshme me FC Barcelonen, ai ben pjese ne skuadrat kryesore qe pretendojne Ligen e Kampioneve. Te coroditur nga dalja e papritur ne skenen e futbollit anglez e ketij te panjohuri, tabloidet britanike iu vune gjurmimit te Abramovicit. Dy gazetare angleze, Dominik Midglei dhe Kris Hacins, u perpoqen qe te skicojne ne nje liber rrugetimin e tij dhe u perqendruan ne fillimet e pasurise si dhe tek disa miq dhe dashuri te rinise.

Prapa cdo pasurie te madhe fshihet nej krim i madh, shkruante Balzaku. Po cfare ka bere Abramovici? Si mundet, duke u nisur nga asgjeja, qe te behesh dhjete here me i pasur dhe kjo brenda 15 vjetesh se Ernest Antuan Seiljer, trashegimtar i nje familje te pasur qe shtrihet ne shume breza? I dyshuar nga disa syresh se nuk eshte vecse nje emer prapa te cilit fshihet mafia ruse, i akuzuar nga disa te tjere se ne moshen 25 vjecare ka vjedhur nje dergese me fuci nafte, Abramovici i jep udhe perfytyrimeve nga me te ndryshmet. Te hetosh ne lidhje me te eshte shume e veshtire, sepse ky njeri, sipas menyres “Zoti Arkadin” te Orson Uelshit, eshte i pakapshem. Ai jeton mes Londres dhe Moskes dhe udheton vetem me helikopteret ose me avionet e tij private. Ate nuk e ka pare asnje banor i Rogejtit, fshati i Suseksit qe ndodhet afer zoterimit te tij te Fining Hollit. Nderkohe qe te gjithe te punesuarit kane nenshtruar nje marreveshje ruajtje sekreti, te cilen as qe kane nder mend te mos e respektojne, pasi rrezikojne te humbin nje gjendje mjaft te mire financiare. Ne Bregun e Kalter francez, ku ai shkon qe prej dhjete vjetesh, madje edhe ne dimer, shpeshhere dallohet qe nga larg jahti i tij “I kaltri Madh”, por asgje me shume se kaq. “Mes te pasurve ruse, Abramovici eshte me i maturi. Veshtire se mund t’i afrohesh. Hera heres, me pak fat, mund ta shohesh ne krah te gruas dhe te femijeve te tij ne plazhin Keler te Kepit te Antibeve” thote Aleksander Bizeli, i cili ofron sherbime per miliarderet ruse qe kalojne pushimet ne bregdetin francez. “Abramovici ka vetem nje shqetesim: te mos bjere shume ne sy”, pohon Zhilbert Blo Tajer, kryetari i bashkise se Kurshevelit, stacioni ne mode, ku Abramovici shkon rregullisht te beje ski. Atje, i shoqeruar nga nje sherbim i pakesuar ne minimum (gjithesesi tre truproja), ai strehohet ne hotelin Biblos, nderkohe qe te afermit e tij qendrojne ne Kilimanxharo.

Por megjithese “Zoti Arkadin” eshte i larget, hijerende dhe gati gati frikesues, Abramovici ruan gjithnje nje pamje te perhumbur, paksa te trishtuar, te pambrojtur dhe gati gati femijenore. Ai nuk pi alkol dhe duhan dhe perkunder shume ruseve te pasur, ai nuk shkon neper klube nate. Shihet shume rralle ne ndonje pritje ose ne ndonje ceremoni. Disa fotografi zyrtare ku ai qendron perkrah gruas, Irines dhe pese femijeve, te krijojne pershtypjen e nje familjeje te mesme dhe jo te nje manjati te njohur te naftes. Jeta e tij dashurore duket po aq pakthesa sa edhe vete personazhi. Pas nje martese te paqarte ne moshen 21 vjecare - pas dy vjetesh ndahet -, ai takon ne nje avion gruan e tij te dyte, Irina Malandinen, nje stjuardese e kompanise Aeroflot, ku ai do te behet pas disa vitesh nje nder aksioneret kryesore. Martohen ne vitin 1991 dhe nje vit me pas pas ajo lind Anen, femijen e tyre te pare. Me pas do te vijne Sonja, Arkadi, Arina dhe Ilia.

Edhe me e terhequr se i shoqi, Irina ia kushton pjesen me te madhe te kohes rritjes se femijeve. Jashte rrethit famijar, ajo ndjek kurse mbi historine e artit dhe kur udheton jashte shtetit viziton shpesh galerite me te njohura. Shkurt, ne pamje te pare, Romani dhe Irina kane gjithcka qe do te desheronte nje cift i perkryer: te matur, te rinj, te bukur dhe te pasur. Nje pamje lumturie e qete e cila pason vitet-stuhi te hapave te pare te ketij miliarderi te ri.

Rinia e Roman Abramovicit i ngjason nje romani te Carls Dikensit. Ajo fillon ne vitet ’60 ne nje hotel te mjere te Siktivkarit, rreth 1000 kilometra ne verilindje te Moskes. Ne ate kohe, familja e tij ndante me dhjetra te tjera, nje kuzhine dhe nje banje. Ne moshen 4 vjecare, mbetet jetim. Nena e tij bie viktime e nje deshtimi dhe pak kohe me vone, te atin, nje inxhinier ndertimi, e shtyp nje vinc.I marre ne kujdestari nga dy ungjet e tij, Leibi ne Ukhta, ne veri te Rusise dhe Abrahami, ne Moske, Romani jeton i hallakatur mes shume shtepive. Nga Leibi, i cili drejton nje shoqeri shteterore druri, ai meson te fshehtat e zanatit te biznesmenit ne regjimin komunist, nje perzjerje e kendshme e tregut te zi dhe korrupsionit. Gjate sherbimit ushtarak, te cilin e filloi ne fund te vitit 1985 ne nje njesi artilerie, ai tregon nje aftesi te jashtezakonshme per te shmangur mosmarreveshjet, e thene ndryshe per t’i pelqyer te gjitheve.

Nuk dihet shume ne lidhje me fillimet e tij ne boten e biznesit, pervec faktit se ai e nisi me tregtine e objekteve te luksit dhe me pas krijoi nje firme, Uyutin, e cila prodhonte kukulla plastike. “Ai merrej me gjithcka qe mund t’i sillte ndonje dollar’ shpjegojne gazetaret Midglej dhe Hatcins. Ne fillim te viteve ’90, krijoi dhe likujdoi rreth njezet shoqeri me objekte aktiviteti nga me te ndryshmet, qe nga gomat e deri tek marrja ne pune e truprojave”. Por me ardhjen ne pushtet te Boris Jelcinit ne vitin 1991, Abramovici merr krahe. Nafta e ben ate nje njeri te pasur. Ne saje te licensave te eksportit, ai rishet jashte shtetit arin e zi qe e blen ne Rusi per pese leke. Si rrjedhoje, fiton milionat e para te dollareve dhe hyn ne boten e oligarkeve, e thene ndryshe te miliardereve te rinj ruse. Mes tyre, pa dyshim qe Boris Berezovski eshte ortaku i tij me i ngushte. Aktualisht i merguar ne Londer, pasi u syrgjynos nga Putini, ai ishte ne te njejten kohe edhe eminenca gri e Boris Jelcinit, nje lloj Rasputini qe bente cfare i donte qejfi ne Kremlin, duke perfituar nga dobesimi fizik dhe moral i presidentit rus. Ishte ai qe e futi Abramovicin ne rrethin e te afermeve te “Familjes”, nje nofke kjo qe iu vesh klanit te Jelcinit. Ai e kujton fare mire heren e pare kur e takoi Abramovicin ne nje jaht te Karaibeve, para dhjete vjetesh. Qe te dy ishin te ftuarit e nje tjeter oligarku rus, Mihail Fridmenit. Ne ate kohe Abramovici ishte 28 vjec. “Ai donte te ngrinte nje shoqeri nafte. Dhe me propozoi te behesha ortaku i tij. Ishte i pasur tashme, me dhjetra miliona dollare dhe e njihte shume mire sektorin e naftes. Si perfundim, une thashe po” tregon Berezovski nga zyra e tij londineze ne Daun Strit. Ishte koha kur “Familja” po pergatitej per te filluar nje fushate te madhe privatizimesh per te mbushur arkat e shtetit, te cilit ishin krejtesisht te boshatisura.

Privatizimet do te sillnin “ndryshimet me te medha te shekullit”. Sektoret me me te ardhura ne vend (nafta, gazi, alumini, kompanite ajrore) u blene me cmim te ulet nga te afermit e Jelcinit. Ne kete qark te mbyllur, gjendet, midis te tjereve, edhe Vladimir Potanini, Mihail Fridmeni, Boris Berezovski dhe Mihail Khodorkovski. Ky i fundit, i cili aktualisht gjendet ne burgun e Putinit, blen shoqerine e naftes Jukos per 309 milione dollare, me me pak se 1% te vleres se saj reale te perllogatitur ne 35 miliarde! Berezovski dhe Abramovici ndajne Sibneftin, nje tjeter gjigand te naftes, kundrejt nje cmimi prej 100 milione dollaresh. Nen hijen e te stuhishmit Berezovski, Abramovici flet pak, veren shume dhe tregohet shume i gjindshem, deri ne ate pike sa shpesh e ngaterrojne me nje sherbyes! Ne ate kohe, Berezovski e paraqiste Abramovicin si “djaloshin me te shkelqyer qe kishte takuar ndonjehere”. Disa vjet me vone, ai i meshon serish fjaleve qe ka thene dikur. Vetem se i zbut paksa: “Ai ka nje talent te pabesueshem per te krijuar marredhenie. Dhe ben gjithcka per t’i sherbyer njerezve, te cilet ai i konsideron te rendesishem”. I gjendur mes zoterve te rinj te Rusise, Abramovic lidh nje miqesi te vecante me Tatjanen, vajzen e Boris Jelcinit. Zerat thone se kane patur nje lidhje dashurore, gje te cilen ata te dy e hedhin poshte. “Tatjana kishte probleme me jeten e saj private dhe Romani iu gjend prane ne ate periudhe”, tregon Berezovski.

Nderkohe qe Berezovski enderron nje karriere politike, Abramovici shton pasurine e tij – me ndihmen e dy kraheve te djathte besnike, Eugjen Tenenbaumit dhe Eugjen Shvidlerit, nderkohe qe krijon edhe lidhje te reja. Ne saje te Berezovskit, ai njihet me Vladimir Putinin, ne ate kohe shef i F.S.B-se, sherbimeve sekrete ruse trashegimtare te KGB-se. Por megjithese ben pjese mes njerezve me te pasur te Rusise, Abramovici ishte nje i panjohur. Nuk kishte asnje fotografi dhe kur shtypi filloi te merrej me te, aty nga viti 1998, atij iu desh te bente skica per ta nxjerre ne faqet e gazetave dhe revistave. Mos eshte kjo maturi ajo qe e magjeps Putinin? Dihet qe, perkunder Berezovskit, te cilit s’i ze bese per shkak te ambicjeve politike, cari i ardhshem i Rusise ka besim tek Abramovici. Ne gusht te vitit 1999, nderkohe qe Putini emerohet kryeminister nga Jelcini, ishte Abramovici qe i kaloi ne prove degjimi te gjithe kandidatet per postet ministrore. Dhe ishte vetem 32 vjec.

Nen mbreterimin e Jelcinit, Abramovici nuk ishte vecse nje njeri i pasur. Ndersa me Putinin, ai u be i famshem dhe me ndikim, por gjithnje duke patur ne plan te pare interesat e tij. Si gjate privatizimit te shoqerise naftenxjerrese Slavneft, te cilen ne vitin 2002 e fitoi pas nje ankandi parodi me gjysmen e cmimit te saj. “Abramovici ka pa dyshim me shume ndikim ne politike se oligarket e tjere” shprehej para pak kohesh, ish zevendeskryeministri i Jelcinit, Anatoli Cubais. Ne dallim nga disa te tjere, ai diti ta ndihmoje Putinin qe te vinte rregull mes oligarkeve te cilesuar ca si shume te pavarur nga pushteti. Boris Berezovski e ka provuar ne kurriz. “Kur u syrgjynosa nga Rusia, Putini dergoi Abramovicin qe te me takonte ne zoterimin tim ne Kepin e Antibeve. Ai me detyroi t’i shisja kanalin tim televiziv dhe pjesen e aksioneve tek Sibnefti perkunder nje cmimi tre here me te ulet se vlera e tyre reale. Hajduteri!” indinjohet dikush qe pohon se i jane grabitur me shume se 2 miliarde dollare nga ish i parapelqyeri i tij, nderkohe qe thote se qe nga ai cast nuk i ka folur me me goje. Tani vone, Abramovici sherbeu si krahu i djathte financiar i Putinit ne ceshtjen Jukos per ta bere te parrezikshem Mihail Khodorkovskin, me te fuqishmin e oligarkeve para arrestimit te tij ne tetor te vitit 2003.

I ndikueshem dhe i shkathet, per momentin Abramovici eshte nje lloj shenjterie ne oborrin e car Putinit. Megjithese ne vitin 2000 u zgjodh me 92% te votave si guvernator i provinces se Cukotkas, ne Siberi, mesa duket ai nuk ushqen asnje ambicje politike. Por megjithe mbrojtjen e Putinit, Abramovici – tashme nen dritat e prozhektoreve- po sulmohet gjithnje e me shume si ne Rusi ashtu edhe jashte saj. Berzh-i (Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim) i kerkon kthimin e nje huaje prej 12,8 milione eurosh, nje pjese te se ciles ai e ka perdorur per qellime vetjake. Gjithashtu, emri i tij eshte renditur mes perfituesve te shumte te pervetesimit te fondeve te FMN-se ne vitin 1998 (gjithsej 4 miliarde dollare). Se fundi, ka disa muaj qe Sergej Stepashim, ish kryeminister ne kohen e Jelcinit dhe kryetar i Gjykates se Llogarive, e akuzon se ka perfituar nga statusi i tij si guvernator i Cukotkas per t’i bere te mundur Sibneftit qe te kurseje 381 milione euro tatime. Por keto probleme nuk e kane shqetesuar shume Abramovicin, te pakten tani per tani. “Akuzat e Berzhit jane te pathemelta. Por gjithesesi, shumat qe i kerkojne jane qesharake ne krahasim me pasurine e tij”, shprehet zedhenesi Xhon Men. Te qenit kurtizan i nje njeriu te famshem si Putini ka te mirat, por edhe te keqijat e veta. Ja si shprehet Berezovski: “Une nuk e di nese Abramovici eshte njeriu i Putinit apo nese eshte Putini njeriu i Abramovicit. Shume vete ne Rusi e urrejne Abramovicin. Por persa kohe qe Putini eshte ne pushtet, ai eshte ne rregull. Nderkohe qe diten qe Putini do te bjere nga froni, Abramovici do te humbase gjithcka”.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:36

Trajneri spanjoll kërkon të mbajë lart moralin e ekipit të tij

Benitez: Mendoj vetëm për Championsin



Trajneri i ekipit të Liverpulit, Rafael Benitez, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, edhe pse ky i fundit humbi 3-1 ndaj ekipit të Arsenalit. Gjatë pjesës së parë të takimit të luajtur në "Hajburi Park", Liverpuli vuajti presionin e vendësve, por arriti të futej në lojë në pjesën e dytë. Pas disavantazhit të dy golave, kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, shkurtoi diferencën, por goli i tretë i Françesk Fabregasit vulosi gjithçka në 3-1. Megjithatë, pavarësisht humbjes, Benitezi deklaroi: "Në pjesën e parë luajtëm mirë, sidomos në 15 minutat e para, por pasi pësuam golin e parë, nuk arritëm të dilnim nga gjysmëfusha jonë. Në pjesën e dytë e filluam përsëri lojën me një ritëm të lartë dhe nuk u dorëzuam deri në fund të takimit. Jemi të zhgënjyer me humbjen, por duhet të mendojmë për gjërat pozitive. Duhet të përgatitemi për finalen e Ligës së Kampioneve. Më vjen keq për ato që kemi humbur në kampionat, por tani duhet të mendojmë vetëm për finalen. Në fushën tonë luajmë më mirë, por tani nuk mund të ndryshojmë asgjë, duhet të mendojmë për të ardhmen. Evertoni e meriton vendin e katërt, pasi ka zhvilluar një sezon të mirë. Ne nuk luajmë mirë jashtë fushe dhe ky është ndryshimi. Në prag të finales së Championsit duhet të mendojmë pozitivisht," - përfunfoi Benitezi.


Gati kontrata e re për Xherrardin...

Drejtuesit e Liverpulit janë gati t'i ofrojnë një kontratë të re kapitenit Xherrard, i cili kërkohet mjaft edhe nga Reali i Madridit. Liverpuli kërkon të arrijë një marrëveshje pesëvjeçare me Xherrardin, para finales së Stambollit. Disa kohë më parë dukej se largimi i Xherrardit ishte i paevitueshëm, por tashmë janë 7.3 milionë "arsye" që mund ta mbajnë mesfushorin anglez në "Anfield Road". Oferta e re e "redsave" për Xherrardin do të ketë vlerën e 7.3 milionë eurosh në vit. Në pozicionin aktual, Liverpuli nuk do të marrë pjesë në Championsin e vitit të ardhshëm, edhe sikur të fitojë në finale ndaj Milanit, dhe për klubin, firmosja e kontratës me Xherrardin do të ishte mëse e nevojshme.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Post by piero » Tue, 10 May 2005 , 12:37

Mourinjo: Vitin e ardhshëm do të fitojmë gjithçka, vetëm kështu mund të jemi 100% të lumtur.


Makelele: Respekt maksimal për Mançesterin


Pas fitores 1-0 ndaj Çarltonit në "Stemford Bridge", Çelsi do të ndeshet sot ndaj ekipit të Mançester Junajtidit dhe do të kërkojë të mbajë rekordin e 27-të ndeshjeve pa pësuar asnjë humbje. Çelsi kryeson me 91 pikë, një më pak se rekordi i Mançester Junajtidit, i cili në sezonin 1996-97 e mbylli kampionatin në kuotën e 92 pikëve. Gjithashtu, ata mund të thyejnë edhe rekordin e Arsenalit, i cili e mbylli sezonin e vjetshëm vetëm me 17 gola të pësuar. Mbrojtja e Çelsit ka pësuar vetëm 13 gola gjatë këtij sezoni. Mesfushori francez, Klod Makelele, ndaj Çarltonit shënoi golin e tij të parë me fanellën e Çelsit. "Jemi një grup profesionistësh dhe duam ta mbyllim sa më mirë këtë sezon. Kemi respekt për ekipet kundërshtare dhe ndeshjet ndaj Mançesterit dhe Njukasëllit nuk do të nënvleftësohen absolutisht. Makelele ka qenë një nga lojtarët decizivë për Çelsin, edhe pse Reali nuk e konsideroi si një lojtar të rëndësishëm. "Ndihem më i çliruar tani që fituam titullin. Me gjithë vështirësitë që kam kaluar gjatë karrierës, tani jam vërtet në formë. Te Çelsi ka lojtarë të rinj, të cilët kanë dëshirë të fitojnë gjithçka, kurse te Reali lojtarët ishin afirmuar dhe kishin fituar mjaft trofe," - deklaroi Makelele. Për francezin, objektivi i ardhshëm do të jetë fitimi i Ligës së Kampioneve dhe ai u shpreh se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë: "Në dy sezonet e fundit kemi treguar se jemi një ekip mjaft i fortë. Gjatë këtij sezoni treguam se mund të arrinim diçka në Europë. Me ardhjen e Mourinjos, Çelsi u përmirësua shumë në të gjitha repartet e fushës. Në sezonin e ardhshëm do të përmirësohemi akoma më shumë dhe kam besim se Çelsi do të ketë cilësitë për të mposhtur ekipe si Reali dhe Milani," - përfundoi Makelele.
Trajneri portugez i ekipit të Çelsit, Hoze Mourinjo, deklaroi se ekipi i tij do të mësonte nga dështimet e këtij viti në Ligën e Kampioneve, për të motivuar lojtarët e tij për sezonin e ardhshëm. Mourinjo u shpreh optimist dhe deklaroi se ekipi i tij dëshiron të fitojë akoma më shumë në të ardhmen. Ekipi i Çelsit fitoi titullin kampion pas 50 vitesh, por u eliminua në gjysmëfinalet e Championsit nga ekipi i Liverpulit. Edhe në edicionin e kaluar të Championsit, blutë u eliminuan në gjysmëfinale nga ekipi i Monakosë, por Mourinjo u shpreh i bindur se në sezonin e ardhshëm, Çelsi do të jetë përsëri një nga favoritët për fitimin e këtij trofeu. "Nuk jemi akoma të "ngopur" me sukseset. Mendoj se në futboll duhet të kërkosh gjithmonë motivacionin e duhur. Aspekti negativ i këtij sezoni është eliminimi nga Liverpuli, pasi nuk do të kemi mundësi të luajmë në finalen e Stambollit. Por, nga ana tjetër, ky do të jetë një motivacion mjaft i mirë për sezonin e ardhshëm. Fituam Premier Ligën, por nuk jemi 100% të lumtur, pasi humbëm gjysmëfinalen ndaj Liverpulit. Këtë mendim kanë të gjithë lojtarët e ekipit. Në sezonin e ardhshëm do të më duhet të punoj më shumë në dobësitë e skuadrës, por jam i sigurtë që të gjithë lojtarët do të kenë të njëjtën dëshirë dhe ambicie, për të fituar Championsin dhe titullin. Po të fitoja gjithçka, do të isha vërtet i lumtur. Nëse humb diçka, nuk mund të jesh plotësisht i lumtur," - deklaroi Mourinjo.

Post Reply