Ndeshja miqësore midis “Shpresave” Shqipërisë dhe Malit të Zi ka filluar dhe mbaruar me një lojë më të mirë të miqve si në aspektin teknik, por sidomos në atë fizik në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Epërsia e malazezve ka nisur nga minuta e parë deri në atë të 20-të ku ato kanë pasur disa raste shënimi.Malazezët demostruan lojë nga krahët, goditje në portë dhe ato standarte të cilat bënin edhe ndryshimin me skuadrën tonë e cila ishte inferiore.
Në këto momente portieri shqiptar Koliqi ka bërë edhe dallimin në formë, sepse nuk ka lejuar hyrjen e topit në rrjetë.
Ndërkohë që pritej goli malazez, vjen një aksion model nga krahu i djathtë i sulmit shqiptar me protagonist shkodranin Xhevahir Sukaj që kryen një kalim në krahun e djathtë duke pasuar dhe Rrudho kalon topin në rrjetën e malazezëve. Me sulme në të anët ka përfuandur pjesa e parë. Në pushim të pjesës së dytë kishin rastin të takoheshim edhe me lojtarin e madh malazez Dejan Saviçeviç që kishte ardhur të shikonte ndeshjen dhe morën edhe një prononcim ku ai “elozhonte ekipin shqiptar të kombëtares si dhe futbollin shqiptar dhe malazez në përgjithësi”.
Pjesa e dytë filloi përsëri me një lojë në sulm të ekipit shqiptar, por përsëri me një sulm të pa fuqishëm megjithse me volum loje. Malazezët duken më të freskët dhe të qartë në sulm ku depërtimet janë rradhazi.
Mbas katër minutash janë dy raste me kokë për miqtë deri sa vjen minuta e 63-të ku Goran Vujoviç barazon me një depërtim spektakolar ku mbasi shmang dy mbrojtësa të vëndasve shmang edhe portierin Koliqi dhe kalon topin në rrjetë.
Minuta e 68-të është përsëri një moment i një aksioni të përkryer malazez me një depërtim në zonë dhe mbas tre pasimeve të shkurtëra pjerrtas Sverotic kalon edhe portierin tonë duke përplasur topin në rrjetë.
Tashmë ekipi shqiptar megjithse përpiqet me Sukajn dhe Rrudhon e Gilman Likën, nuk lejohet të bëjë ndonjë gjë të madhe në portën e malazezëve.
Ndeshja e ndjekur edhe nga Presideneti i Federatës së Futbollit Armando Duka, ka përfunduar 2 me 1 në favor të miqve rezultat i merituar ky dhe për specialistët në tribunë.
Formacionet U 21
Shqipëria Mali i Zi
Koliqi Janusevic
Arapi Vujovic
Guga Svetoric
Shoshi Igumanovic
Lila Vujadinivic
Sefa Rajovic
Hysko Fatic
Lika Delic
Bakaj Xhuricic
Rrudho Cetkovic
Sukaj. Vukcevic
Trainerë
Artan Bushati Dushan Vlaisavlevic
Pajtim Llapi kryesor
____
Ppapapa ikta talenta kam me shku me pa me 1 Qeshor
