Post
by Man in Redblue » Fri, 13 Apr 2007 , 17:03
Muça "trim", sherr me Mukën e Duron
Aurel Celibashi
Plas te Tirana. Sikur të mos mjaftonte konflikti i hapur që trajneri Shkëlqim Muça pati dje me gazetarët e pranishëm në stadiumin "Selman Stërmasi", disa minuta më vonë vjen edhe konflikti me dy prej futbollistëve më të mirë në skuadër, Devi Mukën dhe Klodian Duron. Sapo janë larguar gazetarët nga stadiumi, ndërkohë që të dy futbollistët zbritën njëherazi në fushë, nis dhe "beteja" midis të treve. Trajneri Shkëlqim Muça u ka kërkuar llogari lojtarëve pse dolën 10 minuta me vonesë në stërvitje, arsye që nuk është fort bindëse, po të kesh parasysh që ky nuk është një fenomen i ri që ndodh te Tirana. Edhe vetë drejtuesit shpeshherë e shkelin këtë orar, madje, të premten, një ditë përpara ndeshjes me Kastriotin, vetë Muça erdhi me 30 minuta me vonesë në stadium, ku ishte i kollarisur, teksa me shpejtësi u zhvesh për të dalë në stërvitje. Madje, edhe kur zbriti me tuta në fushë, telefonin nuk e ndau nga veshi, ndërsa Dimraj dhe Tafaj vraponin me lojtarët. Po deri në ato çaste, përpara se të mbërrinte në ekip, lojtarët nuk mund ta duronin këtë pritje të gjatë, çka e detyroi zëvendëstrajnerin Alban Tafaj dhe përgatitësin atletik Rauf Dimrajn ta nisnin vetë përgatitjen e fundit përpara takimit. Të mos harrojmë se edhe disa lojtarë të tjerë, të cilët kanë ardhur me firmën e Muçës në ekip, tolerohen për të shkuar në shkollë paraditen e së premtes, ndërkohë që mbasdite Muça punon vetë me ata. Po le t'i kthehemi ngjarjes së ndodhur dje mbasdite. Pasi debatit që Muça pati me Mukën dhe Duron, ku nga ana e këtyre të fundit nuk mungoi as kundërpërgjigja, ndodhi që futbollistët në fjalë të linin stërvitjen. Duro kreu vetëm masazh, ndërkohë që Muka, pasi qëndroi për disa minuta në dhomat e zhveshjes, u fut sërish në fushë, për të zhvilluar veçmas vrapime individuale. Edhe në këtë moment, duhet thënë se sërish gjakrat ishin të ndezura. Ajo që të bën më shumë përshtypje në gjithë këtë situatë është "trimëria" e trajnerit Shkëlqim Muça, i cili kërkon të konflikohet hapur me dy futbollistët më të mirë në skuadër. Muça e di fare mirë që pa Mukën dhe Duron nuk shkon më shumë se barazimi dhe këtë e vërtetoi edhe ndeshja e fundit në Krujë. Një trajner i mirë është ai që di të vendosë balancat në skuadër dhe jo ai që del hapur kundër të gjithëve, siç ndodhi dje me Çim Muçën, që pas duelit me gazetarët, nisi "luftën e hapur" me Mukën dhe Duron. Kjo "luftë" në shumë fronte për të, në këtë pikë të sezonit, mund t'i kushtojë minimalisht vendin e trajnerit dhe maksimalisht humbjen e titullit kampion.
Aurel CELIBASHI
Muça, ndryshe në fushë e ndryshe në studio
Të gjithë e kemi parë në paketën Supersport praninë e Shkëlqim Muçës në rolin e komentatorit, ku shfaqet farë qartë qetësia e tij në mënyrën e konceptimit të të gjitha situatave. Muça arrin deri aty sa të flasë me kompetencë për skuadra të mëdha, si Milani, Liverpuli, Bajerni dhe Mançesteri, ndërkohë që te Tirana ka probleme shumë herë më të mëdha. Nuk do të harrohet momenti kur ai la konferencën e shtypit pas humbjes me Besën në kryeqytet, për të shkuar në studiot e televizionit "Klan", ku do të bënte komentin e radhës.
Çim Muça, frikë nga mediat apo nga Vlora?
Tensioni për fitimin e titullit kampion ka pushtuar Tiranën. 7 pikët diferencë nga Vllaznia, kurrsesi nuk mund ta lenë të qetë stafin teknik dhe në veçanti trajnerin-sekretar, Shkëlqim Muça. Pasditen e djeshme, papritur, Muça urdhëroi vartësit e tij në mënyrë arrogante që t'u mbyllen dyert gazetarëve, të cilët ishin të pranishëm në stadiumin "Selman Stërmasi". Natyrshëm lind pyetja: Çim Muça ka frikë nga mediat apo nga vlonjatët? Mund të jetë e para, sepse njëshi i stolit bardheblu ka hallin se i zbulohet formacioni, edhe pse ai dihet që pa filluar, pasi Muça kurrsesi nuk do të lërë në stol Deden, Mukën, Duron, Abazajn e ndonjë tjetër. Megjithatë, Shkëlqim Muça ruhet, për të qenë i pastër me veten, se e ka bërë si duhet edhe detyrën e dyfishtë, atë të sekretarit...lider.