VLLAZNIA - Kastrioti

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Sun, 01 Apr 2007 , 16:55

Ndoshta dhe e keni lexu komentin e ndeshjes po thashe po e postoj ,se kta tonet per loje qe kane ba marre me i thane kujt,po mire boll si i kena marre 3 pike ,simas ktij komenti sjane impenjua hic me zbatua detyrat e tranjerit dhe tane mendje te madhe.Marre me pase i fije si me kene fundi i tabeles,sdi ca me thane po sjam teper i gzum per vete faktin se lojtaret tone sme duken teper te impenjum karshi tvedit te vet ,tranjerit ,tifozave,presidentit,ne menyre qe me zhvillua nje loje sa ma te bukur.

Vllaznia, fitore që në pjesën e parë

Sporti Shqiptar


Nga Shkodra, Gjergj KOLA

Vllaznia Kastrioti 2 0
Shënues: Bejzade 5', K.Dalipi 23'

Vllaznia: Grima, Vukçeviç, Dabulla (Radusinoviç 84'), Lici, Ahi (Miroçi 46'), Hoti, Doçi, Osja, Bejzade, K.Dalipi, Sukaj (Lika 72'). Trajner: M.Josa.
Kastrioti: Koçi, Caca (Imeraj 46'), Hoxha, Grami, Deliu, Pashja, Rustami (Çeliku 73'), Hasa, Kalari (Shahini 70'), Osusi, Ziambo. Trajner: P.Haxhiaj.
Gjyqtarë: A.Janku, A.Pregja (Tiranë), E.Miho (Durrës)
Karton i verdhë: Vukçeviç.

"Radiografia"
5'- Një top i ardhur nga e majta, shkon te Bejzade, që ndonëse nuk gjuan fort, gjithsesi shkon drejt portës dhe nuk ndalohet as nga portieri Koçi dhe as nga një mbrojtës i Kastriotit. 1 0 për Vllazninë.
7'- Kalari gjuan fort në pozicion diagonal me portën dhe jashtë.
11'- Osja vepron shumë bukur nga e djathta, kroson për Bejzaden, që e godet topin me kokë, por pa arritur ta çojë dot në portë.
13'- Sukaj gjuan brenda zone, por pret Koçi.
23'- Goditje dënimi nga e djathta, kroson Doçi dhe Dalipi me kokë e përcjell topin në rrjetë. 2 0 për Vllazninë.
28'- Osusi shfaqet i lirë brenda zonës shkodrane, gjuan dhe Grima e grushton topin.
31'- Ziambo godet me kokë, topi kalon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portës shkodrane.
36'- Osja provon të godasë jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule.
52'- Ekzekutim perfekt i një skeme nga një goditje dënimi, Bejzade pason te Dalipi, që me kokë nxjerr të zbuluar Sukajn, por ky i fundit krejtësisht i lirë godet keq mbi traversë.
65'- Hoti merr bukur një top në hyrje të zonës, del i vetëm përballë portierit Koçi, por në fund ia dorëzon topin në dorë.
71'- Kros i Pashajt nga e djathta për Osusin, që shfaqet i vetëm para portës, por nuk shënon, pasi Grima bën mrekullinë, duke shpëtuar portën e tij.
72'- Ziambo nga një goditje dënimi gjuan fort dhe topi kalon mbi traversë.
74'- Osusi futet bukur në zonë, ka mundësi të gjuajë vetë drejt portës së Vllaznisë, por preferon pasin, megjithatë në zonë nuk është asnjë nga kolegët e tij krutanë.

Komenti
Vllaznia ka arritur të fitojë dje ndaj Kastriotit në fushën e vet dhe për rrjedhojë ka vazhduar të mbajë ritmin e skuadrave të tjera pretendente. Por pavarësisht fitores, trajneri i saj Mirel Josa ka akuzuar rëndë lojtarët e tij për mosimpenjim në fushë në pjesën e dytë. Rezultati 2 0 i fiksuar që në pjesën e parë u dha qetësinë kuqebluve, që në të dytën dukej se ishin në fushë për t'u "tallur". Shumë veprime individuale dhe njëkohësisht edhe gabime, çka u dhanë mundësi miqve të rrezikojnë edhe për ndryshim rezultati, por lojtarët e sulmit të tyre nuk e kishin shumë idenë se si shënohej. Pikërisht për këtë arsye edhe trajneri i Kastriotit, Petrit Haxhiaj, ka kritikuar disa prej lojtarëve të tij, fillimisht ata të mbrojtjes për gabime diletante në pësimin e golave dhe më pas edhe disa të tjerë të repartit ofensiv, të cilët, sipas tij, spekulojnë gjatë gjithë javës duke mos u stërvitur si duhet. Në këtë kontekst, ka qenë një takim që, përveçse i dha tri pikë Vllaznisë, për të tjerat nuk vlejti asgjë. Mbi të gjitha tregoi shenjat e asaj që konsiderohet mungesë profesionalizmi në futbollin shqiptar. Edhe humbësi edhe fituesi dje janë akuzuar rëndë për atë çfarë dhanë në fushën e lojës dhe kjo mjafton për të treguar se këta lojtarë kanë ende për të bërë. Për të vërtetuar nga ana tjetër edhe faktin se ata paguhen shumë më tepër nga sa japin në fushën e lojës. Përfundimisht, Vllaznia arrin të fitojë dhe i kënaqet faktit që nuk është ndarë nga hapi i skuadrave të tjera rivale, ndërkohë që edhe Kastrioti është kënaqur nga fakti se nuk është ulur më poshtë në renditje. Ndeshja e djeshme ka qenë tepër e mërzitshme për ata që e kanë ndjekur nga shkallët e stadiumit, të cilët si duket u penduan për zgjedhjen që kishin bërë për pasditen e djeshme. Vllaznia mbetet një pikë larg Teutës dhe do të vazhdojë të kërkojë vendin e dytë, ndërsa Kastrioti edhe këtë javë nuk shkon në "pikën e vdekjes", pasi edhe rivalët humbën, por e pret një tjetër ndeshje e vështirë javës që vjen, ku do të presë në Krujë Tiranën kryesuese, e cila nuk mund të dalë dy herë e mundur nga e njëjta fushë.

Deklarojnë:
Mirel Josa, trajner i Vllaznisë: "Kemi arritur ta zgjidhim shpejt ndeshjen me dy golat që shënuam dhe prej tyre e kontrolluan lojën, por në pjesën e dytë lëshuam në mënyrë të pafalshme. Në radhët e lojtarëve të mi kam parë një mendjemadhësi të tepruar dhe për këtë jam shumë i indinjuar. Mund të kemi luajtur dobët në ndonjë ndeshje tjetër, por kjo pjesë e dytë ndaj krutanëve është më e dobëta nga momenti që drejtoj këtë skuadër. Me përjashtim të 2 3 lojtarëve, të gjithë të tjerët më kanë zhgënjyer me paraqitjen e tyre."
Petrit Haxhiaj, trajner i Kastriotit: "Personalisht jam i pakënaqur nga loja e ekipit tim në pjesën e parë. Pësuam dy gola shumë shpejt nga gabime diletante të mbrojtësve tanë, por falë zëvendësimeve që bëmë në pjesën e dytë e rritëm lojën dhe duhej të kishim shënuar. Në pjesën e dytë zhvilluam një futboll modern, por vuajtëm gabimet e pjesës së parë, të cilat vijnë nga fakti se disa lojtarë spekulojnë gjatë javës. Ata nuk stërviten si duhet dhe për rrjedhojë nuk ke si të shënosh ditën e shtunë në ndeshje. Kjo vjen nga mosndërgjegjja e këtyre lojtarëve. Për fatin tonë të mirë, edhe rivalët tanë kanë humbur, prandaj duhet të vazhdojmë deri në fund për të realizuar objektivin tonë."

Të veçanta:
- Fakti që ndeshja e djeshme ka qenë pa bileta, ka bërë që në tribunat e "Loro Boriçit" të jenë rreth 3500 tifozë, të cilët duhet thënë se u mërzitën nga loja e dobët që zhvilloi Vllaznia.
- Shënimi i golit të Flamurtarit në Durrës në minutat e para të pjesës së dytë është shoqëruar me brohoritjet e tifozëve shkodranë. Megjithatë, shpresat e tyre për një disfatë të durrsakëve nuk zgjatën shumë.
- Zëvendësimi i kapitenit Rustami në minutat e fundit të ndeshjes është shoqëruar me mosmiratim nga ana e këtij të fundit. Madje nga sa është parë, ai ka replikuar në distancë me trajnerin Haxhiaj për këtë veprim të tij.
- Konferenca e shtypit e pas ndeshjes është shoqëruar me tone të ashpra kritike të trajnerëve Josa e Haxhiaj ndaj futbollistëve të tyre. I pari për mendjemadhësinë e shfaqur nga të besuarit e tij në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa i dyti për spekulimin e lojtarëve gjatë javës në stërvitje.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Sun, 01 Apr 2007 , 19:36

Bravo Valter, qe i le me fitu ksaj rradhe! :lol: :lol:

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 01 Apr 2007 , 20:02

Shkodrani81 wrote:Bravo Valter, qe i le me fitu ksaj rradhe! :lol: :lol:
BetAndWin-i nuk e kishte kuotu neshjen ton sot, pranej tha hajt te fitojn edhe kto iher, se i ka marr malli. :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 01 Apr 2007 , 20:37

Si i bahet me fole me ata te Bwinit? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 01 Apr 2007 , 23:41

kuqeblu wrote:
Shkodrani81 wrote:Bravo Valter, qe i le me fitu ksaj rradhe! :lol: :lol:
BetAndWin-i nuk e kishte kuotu neshjen ton sot, pranej tha hajt te fitojn edhe kto iher, se i ka marr malli. :lol: :lol: :lol:
Hhahhaahhah,

Urime Vllaznise per fitoren edhe ishalla ska ardh s efekt i njeanshem i BetandWin :)
Vllaznit Ultras

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Tue, 03 Apr 2007 , 20:33

Urime per fitoren ishalla vazhdojne fitoret.Mendoj se rikthimi i Bejzades eshte shum pozitiv per skuadren.Shpresojme te fitojme dhe ne vlore pavarsisht se do jete e veshtire.Nese arrijme te shenojme si me Kastriotin qe ne minutat e para athere mund ta fitojme ndeshjen.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 06 Apr 2007 , 14:53

me aq sa pashe ne kronike duhet thane faleminderit grimes se kishte prit dy gola te sigurte plus nje dalje ne fund me shume intuit qe e largoi topin me kembe
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 07 Apr 2007 , 01:36

Edhe une e pashe kroniken dhe Kastrioti na kishte ba zhele ne pjesen e dyte...
Ska pas faj Josa qe ka kritiku skuadren.
Sikur lojtaret e Kastriotit te kishin kene ma te sakte, Vllaznia sdo i merrte ata pike.

Bravo Grimes.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 07 Apr 2007 , 12:42

Mirboll se edhe Grims i del emri te pakten.Kshtuqe nuk merr lekt e Valterit kot. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply