Bullgari 0-0 Shqipëri, Sofie, 28 mars

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Bullgari 0-0 Shqipëri, Sofie, 28 mars

Post by kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 21:43

Mas barazimit me Sllovenin n'Shkoder, përfaqsusja e Shqipërisë udhton drejt Sofies, ku te mërkurren do te lujn kuner Bullgarise vendase takimin e rradhes per eliminatoret e EURO 2008.

Ekipi Shqiptar, porsi kuner Sllovenis, do t'ket n'dispozicjon kto lojtare:

Portiere
Beqaj
Lika
Hidi

Mbrojtes
Dallku
Beqiri
Dede
Xhafa
Pisha
Rrustemaj

Mesfushore
Curri
Cana
Bulku
Haxhi
Lala
Hyka
Duro
Muka

Sulmues
Sukaj
Bushi
Kapllani
Bogdani
Salihi
Berisha

E pame nga ana statistikore, Bullgaria asht favorite per me fitu kyt neshje, pasi ne 8 perballjet zyrtare me Shqiperin, Bullgaria ka fitu 4 prej tyne, 2 kane dal ne barazim dhe 2 jane fitu nga Shqipnia. Golaverazhi anon 12-7 per Bullgaret.

9 tetor 1946 Shqipëri - Bullgari 3-1
15 qershor 1947 Bullgari - Shqipëri 2-0
17 nëntor 1949 Bullgari – Shqipëri 0-0
5 qershor 1950 Shqipëri – Bullgari 2-1
19 tetor 1980 Bullgari – Shqipëri 2-1
14 tetor 1981 Shqipëri – Bullgari 0-2
6 shtator 1995 Shqipëri – Bullgari 1-1
7 tetor 1995 Bullgari – Shqipëri 3-0
Last edited by kuqeblu on Sun, 01 Apr 2007 , 12:32, edited 1 time in total.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Sat, 24 Mar 2007 , 22:24

veshtire se kemi me ba gja,skuadra e jone eshte komplet pa lidhje dhe gjithkush let per vedin,11 skuadra ne fushe kena

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 24 Mar 2007 , 22:33

kuqeblu wrote:Jan komtarja ma e ç'organizume qe mun t'kem pa najher. Manej m'beso, njenjen per komtaren e kan shum ma t'vogel sesa ç'e kan per klubet (Levski apo CSKA), dhe ky problem i krijon shum perçarje n'komtare. Qysh se asht vu Stoiçkov trajnjer i komtares dhe Berbatov asht lojatri kryesor (biles tesh asht ba edhe kapiten), tifozat e Levskit nuk shkojn me i pa neshjet e komtares, se te dy kan ken me CSKA-n. Edhe lojtart e Levskit, qe per menimin tem jan shum ma cilsor se t'CSKA-s, thirren si me "pikatore" n'komtare, edhe ato qe thirren nuk japin maksimumin, se i quhet si "njoll n'biografi" prej tifozave ba me dhan maksimumin per komtaren e ish-ave t'CSKA-s. Edhe m'beso, ktu asht ma mir me e prish me federaten, sesa me Ultrasit e ekipit tan.
Ky klanizim po e çon komtaren Bullgare drejt shkatrrimit, se kan sa e sa vjet qe nuk po bajn hajr. Edhe kur kualifikohen, shkojn e hupin ka 6-1 (me Spanjen n'1998-en) apo 5-0 (me Suedin n'2004-shin).
kuqeblu wrote:Jan ma te pergaditun fizikisht sesa na, po mos harra qe ne kena ekip me lojtar me mosh te re, dhe qe dojn me u afirmu, kurse ata ja. Ata e kan ekipin si e kishim ne me Maqedonsin, pra mosh mesatare mbi 30 vjeq, tan me ekipe n'Europ (pak prej tyne edhe n'Bullgari) ku marrin lek t'mir, dhe qe kan arrit bajagi n'karrjeren e tyne sportive :roll:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 25 Mar 2007 , 12:13

Per kush asht i interesum me e pa neshjen ne TV: kam nigju qi neshjen me Bullgarin e nep EUROPSPORT Asia-Pacific (e pa kodume), Kanal1 (stacion Bullgar, i pa kodum) dhe Premium 1 ne DigitAlb.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 25 Mar 2007 , 17:28

Naqe po ne 4 luhet????? :( :( :( :(
Tesh po me duhet me marre leje ne pune.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sun, 25 Mar 2007 , 19:43

vllaznia1919 wrote:Naqe po ne 4 luhet????? :( :( :( :(
N'oren 5 me t'Shqipnis ;) :D
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 26 Mar 2007 , 13:25

AAAAAA,dmth ktu te na ne oren 5!Ma mire i fije kshtu!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 27 Mar 2007 , 20:51

A thu po fitojm a?!!!!! :shock: :shock: :shock: :wink:
Para VLLAZNIA!

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Wed, 28 Mar 2007 , 00:43

Perzoten un e kam pa komtaren bullgare,i kam frig fort ,bile mos t'na bajn nja 3 a 4
megjithate po tham ishalla barazojm.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Mar 2007 , 13:24

A dihet gja se ne cilen ore lohet kja neshje????
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 28 Mar 2007 , 14:43

vllaznia1919 wrote:A dihet gja se ne cilen ore lohet kja neshje????
Naqe une mram vone e kam nigjova ne lajme tek Top-Channel se ndeshja fillon ne oren 17:00 dhe jepet nga Premium.

Ndeshja gjithashtu do jepet online edhe nga faqja jone ne adresen :

http://www.fkvllaznia.net/tv.php

Nqs ne kete adrese trasmetohet ndoj gja tjeter provoni tek kja adresa tjeter:

http://www.fkvllaznia.net/tv1.php
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 28 Mar 2007 , 15:33

Parashkimi jem 1- 2 per ne, si doqi te dalin ndeshja un jam i bindun se komtarja jon ka lujt shum mir, kshu kam nji parandjej. Ishalla ban edhe Baric levizjet e duhuna se prej ksaj do tvaret edhe ndeshja: Hykes, kapllanit e bushit duhet me i dhan ma shum minuta aktivizim.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Mar 2007 , 19:47

I lumte djemve.arriten me e marre i barazim shum te vlefshem.
Bullgaria-Shqiperia 0-0!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Wed, 28 Mar 2007 , 20:19

Sofje, 28 mars - Mbyllet ne barazim 0-0 ndeshja kunder Bullgarise. Nje fillim i barabarte per te dyja skuadrat. Bullgaria perpiqet te vendos ritimin e lojes duke bere pressing te vazhdueshem, dhe arrin te godas shtyllen pingule te djathte me ane te Petrov.

Ndeshja vazhdon e shpejte dhe Duro detyron Jankov ne minuten e 5-te te kryej goditje denimi. Arbitri suedez Erikson nuk ngurron dhe jep kartonin e pare te verdhe te ndeshjes. Shqiperia luan bukur dhe qarte ne shume aksione ne kete fillim ndeshjeje, megjithese nuk finalizohen sic duhen.



Mungesa e finalizimit duket dhe ne minuten e 21-te kur Berisha pason nje top perfekt per Bogdanin por ky i fundit gabon ne zoterim dhe humbet kete rast te arte per kuqezinjte. Ndeshja vazhdon e barabarte per te dy skuadrat me nje superiorietet te lehte ne mesfushte te bullgareve qe megjithate nuk e gjejne rrjeten. Mbyllet pjesa e pare me rezultatin 0-0 dhe nje loje dinjitoze te Shqiperise.



Pjesa e dyte fillon mjaft e shpejte per Bullgaret, te cilet e kerkojne golin me shume se lojtaret shqiptare. Disa raste te shpejta dhe te njepasnjeshme te Bullgareve qe arrijne te rrezikojne ne minuten e 56-te por Lala largon topin nga vija fatale. Loja vazhdon e shpejte me raste te shumta nga bullgaret cilet godasin shtyllen ne minuten e 63-te dhe i afrohen dhe nje here golit.



Beqaj ne forme te shkelqyer shpeton porten tone prej disa goditjeve, arrin ta mbaje rezultatin e bardhe megjithe perpjekjet e shumta te bullgareve. Minutat e fundit flasin per skuadren vendase te cilet e mbyllin ne mbrojte skuadren tone ne kerkim te golit te fitores, por eshte perseri i mrekullueshmi Beqaj qe shpeton skuadren tone nga goli i sigurte. Me vershellimen e arbitrit Erikson mbyllet dhe ndeshja e dyte brenda 5 diteve e kombetares sone qe nuk arrin te shenoje asnje gol. Megjithate ne nje note pozitive, arritja e barazimit 0-0 ne fushe kundershtare, si ajo e Bullgarise eshte nje arritje jo e vogel per skuadren Baric.

Shqiperia ngjitet ne kuoten e 3 pikeve, duke patur perpara dhe dy ndeshjet me Luksemburgun te cilat mund te jene nje bonus i mire per kuqezinjte.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Wed, 28 Mar 2007 , 20:30

Trajneri i Shqipërisë Oto Bariç u shfaq shumë entuziast pas përfundimit të takimit me Bullgarinë. Në një lidhje direkt nga stadiumi “Vasil Levski”, kroati tha: “Morëm një pikë kundrejt një Bullgarie të fortë. Më duhet të falënderoj portierin Beqaj dhe në veçanti Bogdanin, por dhe lojën e mesfushorëve tanë. Ne tani mund të ndërtojmë Kombëtaren e ardhshme shqiptare. Pjesa e parë ishte perfekte në krahasim më të dytën? Po, pjesa e parë ishte shumë më e mirë, por nuk duhet të harruar se lojtarët tanë vinin pas ndeshjes me Slloveninë në Shkodër, ndërkohë që kundërshtarët tanë ishin të freskët. Ky takim ishte shumë i vështirë për ne. Në bëmë ndryshimet e duhura. Unë ham i bindur se pas kësaj ndeshje të mirë, ne duhet të marrim pikët maksimale me Luksemburgun. Dhjetë minutat e fundit me tre lojtarë sulmues në fushë? Ne luajtëm më shumë në mbrojtje, pro ne kërkuam edhe të kalonim në ofensiv. Unë tani jam i bindur se Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë”.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Thu, 29 Mar 2007 , 03:51

Jam plotsisht dakord per me marr trepikshin,por jo gjithmon me lojna te qija,sepse futbollistat ton nuk jan ne gjendje mi ba ball presjoneve te ekipeve te forta,dhe e dyta ,a dona me m'su najher me lujt futboll me ekipe te mira apo jo,kenaqsija eshte kur let mir edhe fiton
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Thu, 29 Mar 2007 , 20:50

Hallall per barazimin!!?A sikur ta kishin fitu neshjen me sllovenin per ner ma teper,po megjithate jo keq ishalla vazhdojme kshu edhe vijne edhe fitoret!!!!!?
Kuqeblu perjete!!!!

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

[b]Hallall u qoftë![/b]

Post by forri » Thu, 29 Mar 2007 , 22:29

Për Zotin nuk ma merrte mëndja se po barazoshin,në pjesën e dytë i kishin mundësitë edhe të shënonin por mesa duket u lodhën e veç flaknin topat.Ah! sikur të kishte hy gol ajo gjuajtja e Bushit,do ishte fantastike fare.
Ishalla po i fitojmë kto dy ndeshjet që kemi me Luxemburgun,e shkojmë 9 pikë.
Para VLLAZNIA!

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Fri, 30 Mar 2007 , 01:35

Pash zoten mar shok,a e lexut nje artikull te Spoti-shiptar ku e pomposhin
komtaren a thu se kan fitu nja tre me xero.Pa ata nji barazim kan marr
he burr,barazim pa gola,se ja barazim me gola.Per mendimin tem nuk duhet mu gzu fort,se n'fund t'fundid tan lojtart e komtares lozin jasht dhe
presim shum ma teper.Nuk asht ma e fort mendoj un Bosnja se na.Me than drejten ne pes takime 3 pik ska ku shkon ma keq,veq mi ba qefin
vedit kot.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Fri, 30 Mar 2007 , 06:18

Bullgaria na ka myt me raste, edhe dy shtylla i rrasi, dhe barazimi asht me taman me u gzu, ngaqe kan pas me na myt. Beqaj ka noten 10 ne at neshje. Portier shume i mire.
Megjithate, edhe ne na kane dhane dy hapsete krejt kot, sidomos ai i Duros, sepse ai i Kapllanit noshta ishte i dyshimte, por ai i Duros nuk ka ken hiq, ka ken Bogdani me nji tjeter hapset, por jo Duroja qe e mori topin. Gjithashtu dhe ai tollaci i Bullgarise asht dasht me e nxjerr me karton t'kuq jashte kur e gjujti lojtarin tone me taka ne pjesen e pare. Pra , albitri na ka ba pak me hile, gja qe ndoshta kishte ndryshu shume vazhdimin e lojes.

Megjithate, per ikyt kombtare qe kena, mireboll asht barazimi, dhe mos t'harrojme se Bullgaria ka lojtar shume ma cilsor se na , qe lujne neper klube shume t'njoftuna, e ja si ne qe i kena neper klube Greqijet e Ukrainet e Shqipniet, pervec dy a tre vetave, si Bogdani e Haxhi.

Post Reply