Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 19 Mar 2007 , 21:36

GOLDIAN wrote:nuk e di por jam shume pesimist me kete komtare
ma shume bajme zhurme neper gazeta se kena vlera
:wink: :wink: Fjale me vend naqe
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 19 Mar 2007 , 21:37

Ky asht faji i jone,ose ma mire i federats dhe gazetarve.Skan faj trajnerat.Merre me men po te ishte trajneri shqiptar qa ishte ba. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Tue, 20 Mar 2007 , 03:13

Na meti n'dor ky rreziku :shock:
-------------------------------------------------------------------------------------
Image

Baric i pamundur të drejtojë skuadrën në ndeshjet e rradhës!

Trajneri i pefaqsueses kuqezi me keqardhje ka njoftuar se mjeket i kane sugjeruar te mos udhetoje ne ditet ne vazhdim drejte Shqiperise.Kjo mase e mjekeve i paraprin gjendjes jo te mire shendetesore te teknikut kroat.

Vete Baric eshte shprehur se ekipin do ta drejtoje zevendesi i tij Slavko Kovacic per dy ndeshjet e rradhes.Gjate diteve te grumbullimit te dy tekniket do te komunikojne me njeri-tjetrin per sa i perket lojtareve dhe seancave stervitore.

Nderkaq Presidenti i FSHF-se, Armand Duka pasi ka mesuar me keqardhje se tekniku Baric nuk do te mund te drejtoje ekipin ne ndeshjet e rradhes, i ka dhene mbeshtetjen e tij dhe te institucionit qe ai drejton trajneri Slavko Kovacic.

Duka ka shprehur besimin se ne drejtimin e skuadres eshte serisht nje trajner profesionist i cili do te arrije te pergatise skuadren drejt rezultateve pozitive.

Skuadra kombetare sot ka zhvilluar seancat stervitore.Kane munguar Lala,Bogdani,Beqiri,Cana dhe Hasi.Neser, keta lojtare do ti bashkohen pjeses tjeter te ekipit.

Marre nga Albania-Sport
--------------------------------------------------------------------------------------
Image

Duro e Kovaçiç, përgatitje me telefonata nga Bariç

Dy ndihmësit e trajnerit të Kombëtares shqiptare të Futbollit, Oto Bariç, Slavko Kovaçiç dhe Shpëtim Duro janë të përqendruar në planifikimin e stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve të përfaqësueses kuqezi për sfidën e rëndësishme kundër Sllovenisë. Pranë ekipit përveç Lorik Canës, i cili luan sot në mbremje (në “Velodrom” të Marsejës) në takimin miqësore “Zidane vs.Ronaldo” se bashku me yje si Shumaker, Robinjo etj, dhe Besnik Hasit (me lejë)janë të githë të akomoduar në rezidencës së Kombëtare shqiptare në Hotel “Adriatik”.

Marre nga Albania-Sport
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 20 Mar 2007 , 13:37

papapapapa me telefonata tu pergatit ekipin
edhe mandej thoni reali ekip galaktik po na cfare ekipit jena???? :lol: :lol:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 20 Mar 2007 , 13:59

O un e kam thane qysh ne fillim qe te po na des ne pankine ky plakushi. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 20 Mar 2007 , 16:38

GOLDIAN wrote:papapapapa me telefonata tu pergatit ekipin
edhe mandej thoni reali ekip galaktik po na cfare ekipit jena???? :lol: :lol:
Shqipëria është vëndi i paradokseve! s'ka nanji gja për tu habit ktu. :lol:
Para VLLAZNIA!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 20 Mar 2007 , 18:05

e futme nvorr bariqin e shkret tu e pyt 100 her a lun Tarja a slun.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 20 Mar 2007 , 21:59

Man in Redblue wrote:e futme nvorr bariqin e shkret tu e pyt 100 her a lun Tarja a slun.
:lol: :lol: :lol: :lol:
vllaznia 1919 i ka fajet se e ka ba me nerva baricin se se ka marre taren ne komtare :lol:
i perjashtuar

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 21 Mar 2007 , 02:42

Image

Kombëtarja "blitz"

Eshte mesuar nga burime te sigurta qe Besnik Hasi nuk do jete pjese e kombetares per dy ndeshjet e rradhes kundes Slovenise dhe Bullgarise. Me mirekuptimin e te dyja paleve, FSHF dhe Hasit, ky i fundit nuk do jete pjese e ekipit per keto ndeshje. Arsyet e Hasit jane shendetsore dhe personale. Ne ditet e ardheshme do mesohet me shume per mos pjesmarrjen e Besnik Hasit ne grumbullimin e rradhes.

Marre nga AlbaniaSoccer
-----------------------------------------------------------------------------------------
Ne ndeshjen kunder Slovenise, kombetarja do presantohet me dyshen Bogdani-Kapllani. Qe te dy lojtaret jane ne forme te mire sportive dhe zgjedhja nga traineret e ekipit ishte e lehte. Shpresojme qe te sjellin ndryshim ne keto ndeshje te rradhes. (S'pa e futkan Salihin qysh n'fillim kta legena a? :x)

Marre nga AlbaniaSoccer
-----------------------------------------------------------------------------------------
Erjon Bogdani, sulmuesi kryesor i sulmit shqiptar ndaj ndeshjes me Slloveninënë, ndonëse nuk i njeh sloovenët fare, tregon se do të ishte shumë e rëndësishme që kundërshtari të mos nënvlerësohej. "Nuk ka rëndësi nëse ata janë lojtarë të njohur ose të panjohur. rëndësi ka që ne ti godasim ata me lojën tonë të shpejtë dhe të mundohemi ta kontrollojmë sa më shumë topin duke mos i krijuar atyre mundësi të organizohen duke shkatërruar sulmin dhe lojën e tyre. Të gjithë kundërshtarët kanë vlerat e tyre dhe duhet të vlerësohen maksimalisht, pavarësisht emrave. Ne luajmë përpara publikut tonë dhe duhet të fitojmë. Kjo është ajo që do të na dhurojë kënaqësi neve si lojtarë por edhe tifozave dhe simpatizantëve tanë kudo", u shpreh për mediat e ndryshme Er-Bomber.
Marre nga AlbaniaSoccer
-----------------------------------------------------------------------------------------
Mesfushori Altin Lala i cili po kalon nje gjendje te shkelqyer fizike, e kupton shume mire qe kjo eshte nje ndeshje deçizive për skuadrën kombëtare dhe shpjegon disa nga menyrat më të mira që ai mendon se mund ta ndihmojnë skuadren ne perparesine e fitores. "Sllovenët nuk janë aspak skuadër e pamundur dhe nuk mund të them se do i mundim, por patjetër mund të them se duhet të luajmë si një skuadër e tërë dhe të gjithë së bashku. Duhet që reparte të kuptohen njëri me tjetrin dhe që të mos i krijojmë mundësi sllovenëve të organizohen, duhet të luajmë shumë pranë njëri-tjetrit. Duhet që ne ti shkatërrojmë atyre çdo kontakt me topin e parë dhe mos i lemë të organizohen. Kjo është shumë e rëndësishme. Përkundrazi, duhet të jemi ne ata që të organizohemi më mirë dhe të fitojmë dyluftimet për topin e parë. Nëse luajmë me këtë ide dhe arrijmë ta konkretizojmë duke e vënë në zbatim këtë mënyrë kemi shumë shanse për fitimin e ndeshjes" u shpreh përpara mediave mesfushori shqiptar Altin Lala.

Marre nga AlbaniaSoccer
--------------------------------------------------------------------------------------
Hasi, kapiteni i ri humbet kombetaren

Besnik Hasi është një tjetër titullar që do t’i mungojë skuadrës kombëtare për dy ndeshjet e rradhës me Slloveninë dhe Bullgarinë. Pas kapitenit Igli Tare, që nuk është preferuar të thërritet nga trajneri Bariç, tashmë kuqezinjtë kanë humbur edhe kapitenin e dytë, kosovarin 35-vjeçar, Besnik Hasi. Ai pritej të udhëtonte drejt Tiranës për t’iu bashkuar skuadrës, por papritur ka njoftuar se nuk është në gjendje të grumbullohet, për shkak të dëmtimit të pësuar në gju. Tashmë, stafi teknik i drejtuar nga kroati tjetër Kovaçiç, do të mendojë të përcaktojë se cili do të jetë kapiteni i kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e ardhshme. Emrat e futbollistëve për këtë janë tre: Bushi, Lala e Haxhi, të cilët kanë zhvilluar më shumë ndeshje me përfaqësuesen kuqezi. (Ma merr menja qi shiritin e kapitenit ka me e majt Lala, se e ka majt edhe neper miqsore ku Strakosha, Hasi e Tare mun t'mos ken lujt)

Marre nga Albania-Sport
--------------------------------------------------------------------------------------
Qe edhe nji lajm i AlbaniaSoccer qi mu m'duket bajagi tendencjoz: :roll:

Sipas burimeve të sakta të Albaniasoccer.com, mësohet se Besnik Hasi është lënë me paramendim jashtë kombëtares shqiptare. Këto burime shpjegojnë se Hasi ka marrë një telefonatë nga Sllavko Kovaçiç i cili i ka kërkuar mbrojtësit veteran që të mos niset drejt Shqipërisë, pasi nuk do të ishte e nevojshme ardhja e tij. Ndoshta kjo ndodhi sepse Hasi kishte kaluar një dëmtim të lehtë që e mbajti jashtë ndeshjes së ditës së djelë për Jupiler League, por edhe ndoshta sepse Blerim Rrustemaj pritet të pajiset me pashaportë shqiptare dhe të jetë zëvendësuesi i tij
Megjithatë, këto burime shpjegojnë që ka qenë një marrëveshje e heshtur midis të dyja palëve që mbrojtësi i kombëtares shqiptare nga Kosova të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për ndeshjet e rradhës eliminatore. Mos ndoshta një solidarizim I tij me lënien jashtë të Tares dhe Muratit?? Ndoshta…??..Pse jo? Apo..?
Praktikisht, një titullar tjetër është lënë jashtë kombëtares dhe legjitim është fakti se Besnik Hasi nuk ka qenë shumë i konsiderueshëm për skuadrën në dy ndeshjet e rradhës eliminatore, falë dëshirës për rinovim që ka përshkruar organikën e ekipit, ndonëse ai ka qenë një nga pikat më të stabilizuara në fushë me lojën pjekurinë dhe maturinë e paraqitur, që padiskutim do të ndihet mungesa e tij si në mjedisin e gjelbër ashtu edhe në kolektiv.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 21 Mar 2007 , 13:40

hasi nuk luan me sllovenet
i perjashtuar

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Wed, 21 Mar 2007 , 21:11

Kombëtarja fiton 6-0 testin me Olimpik

Albania-sport- Kombëtarja A fitoi lehtësisht 6-0 testin e kontrollit me skuadrën modeste Olimpik Tirana, në takimin e zhvilluar sot në “Selman Stërmasi”.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 me golin e bukur të realizuar nga sulmuesi i Karlsruhes, Edmond Kapllani.

Në të dytën shënuan më radhë Hamdi Salihi (SV Ried, Austri), Besart Berisha (Hamburg, Gjermani), Alban Bushi (Apolon Kallamarja, Greqi) me penallti, Xhevair Sukaj (Vllaznia, Shqipëri) dhe sërish Alban Bushi.

Takimi u gjykua nga gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci.

Slavko Kovaçiç i cili drejtoi këtë takim nën asistencën e Shpëtim Duros dhe Foto Stakoshës hodhi në fushë nga minuta e parë këtë 11-she: Isli Hidi(portier); në mbrojtje: Armend Dallku, Arjan Pisha, Nevil Dede, Alyin Haxhi; në mesfushë Klodian Duro, Altin Lala (kapiten i ekipit), Lorik Cana, Devi Mukaj dhe në sulm Erjon Bogdani i shoqëruar nga Edmond Kapllani.

Në pjesën e dytë ekipi u ndryshua thuajse komplet dhe kroati 57-vjeçar hodhi në lojë: Enea Koliqin (portier), Blerim Rrustemin, Erjon Xhafën, Jahmir Hykën, Debatik Curri (nuk luan me Slloveninë), Alban Bushin, Besart Berishën, Hamdi Salihin dhe Xhevair Sukaj.

Takimi i cili u zhvillua në një kohë të keqe me shi dhe erë u ndoq nga rreth 1000 shikuesë, ku nuk munguan figura të njohura të futbollit shqiptar, si trajnerë dhe specialistë të futbollit.

Pas takimit ekipi shqiptar u nis për në Durrës.
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 22 Mar 2007 , 14:14

Kombetarja "blitz"
--------------------------------------------------------------------------------------
Kovaçiç: Dua fitore edhe me lojë të keqe
Konferenca për shtyp e zv.trajnerit kuqezi, Kovaçiç, nuk zbërtheu asgjë nga ndeshja e së shtunës

22-03-2007 Dukej mjaft i matur dhe me këmbë në tokë zv.trajneri i kombëtares, Sllavko Kovaçiç, i cili, në pamundësi të Oto Bariçit, për arsye shëndetësore, do t'i drejtojë kuqezinjtë në dy ndeshjet e radhës, me Slloveninë në Shkodër, të shtunën, dhe me Bullgarinë në Sofje, katër ditë më pas. Në fjalët e tij hetohej qartë dëshira për të marrë 3 pikë me sllovenët edhe me lojë të keqe, gjë që linte të nënkuptohej se ky objektiv përbën edhe njëfarë kushti për të mos filluar telashet më pastaj për stolin kuqezi. Sidoqoftë, veç dëshirës dhe ambicies për të fituar të shtunën në "Loro Boriçi", Kovaçiç nuk ka zbuluar asgjë tjetër për mënyrën e lojës, për formacionin apo gjëra të këtij lloji.

Konferenca e shtypit, në këmbë nga halli
Konferenca për shtyp e dy zv.trajnerëve të ekipit tonë kombëtar, Kovaçiç dhe Duro, e mbajtur dje në hotelin "Adriatik", filloi me një ngjarje për të qeshur. Sapo Kovaçiçi, Duro dhe përkthyesi Zeka kanë hyrë në sallën përkatëse, kanë tentuar të ulen, por kanë parë se plateja që mbante mikrofonët e medias ishte mjaft e lartë dhe, nëse ata uleshin në karrige, i binte që t'u dukej vetëm koka. Në këto kushte, pasi ka hezituar pak, Kovaçiçi e ka ndarë mendjen të rrinte në këmbë bashkë me Duron dhe përkthyesin Zeka, ndoshta duke llogaritur faktin se kishte rezervuar vetëm 15 minuta kohë për konferencën.

Formacioni-enigmë, në kokën e Kovaçiçit
U prit me mjaft interesim konferenca për shtyp e zv.trajnerëve Kovaçiç dhe Duro, por në fillimin e saj kroati deklaroi se për gazetarët kishte vetëm 15 minuta kohë për t'iu përgjigjur atyre, duke e lënë të hapur për ditë të tjera këtë bashkëbisedim. Pasi ka falënderuar median për përkrahjen ndaj kombëtares, ai iu përgjigj interesimit të gazetarëve. Rreth pyetjes së gazetës "Sporti shqiptar", lidhur me mundësinë e fillimit të takimit me dyshen Bogdani Kapllani në sulm, Kovaçiçi u përgjigj: "Nuk mundet të them asgjë për momentin për formacionin dhe as për sulmin. Sot (dje) kemi një takim miqësor dhe akoma edhe dy ditë të tjera stërvitje. Mund të kemi dëmtime apo diçka tjetër, ndaj nuk jap më tepër informacion, por ta dini se 11-shja që do të zbresë të shtunën në stadiumin e Shkodrës është projektuar tashmë në mendjen time." Kjo përgjigje la qartë të kuptohej se kjo dyshe do të zbresë ndaj Sllovenisë në sulmin kuqezi.

Mbrojtja, atje ku "pikon çatia" kuqezi
Në një tjetër pyetje lidhur me dobësitë e shfaqura në repartin e mbrojtjes dhe masat që ai do të marrë, përgjigjia e tij ishte disi diplomatike, teksa dobësitë në prapavijë ia faturoi një kohe më të gjatë në kombëtaren tonë. Pra, Kovaçiçi deshi të thoshte se problemet në mbrojtje e kanë shoqëruar gjithnjë kombëtaren shqiptare. Më konkretisht, për mungesën e Hasit dhe futbollistin që mund ta zëvendësonte, ai u përgjigj: "Kemi dy-tri aleternativa për ta zëvendësuar Besnikun. Mosprania e tij në këto dy ndeshje ka të bëjë me faktin se ai ka munguar jo vetëm në takimin e fundit me ekipin e Lokerenit, por dje kishte bërë një gjilpërë, gjë që tregonte se ishte i pamundur për të kontribuar. Me këtë rast, dua të nënvizoj se në tri ndeshjet e deritanishme, me Bjellorusinë, Rumaninë dhe Holandën, në pjesën e parë kemi fjetur gjumë, ndërsa në të dytën kemi reaguar. Por duhet të tregohemi vigjilentë gjatë 90 minutave të lojës, sepse gjysma e tyre nuk mjafton."
Jo pak ngacmuese ishte pyetja e një kolegu, nëse Kovaçiçi kishte kualifikimin dhe përvojën e duhur për të drejtuar një ekip kombëtar. Ndihmësi i Bariçit u përgjigj: "E kam marrë kualifikimin europian në vitin 2002 në Austri dhe, mbi të gjitha, unë dhe Bariçi kemi qenë një në punën tonë." Kjo përgjigje nënkuptonte thjesht përvojën e tij me Oton. Ndërsa i pyetur mbi përqindjet e shansit të fitores së kuqezinjve, Kovaçiçi nënvizoi: "Do të isha i lumtur të luanim edhe keq, mjafton që të fitonim." Pati edhe pyetje të tjera për mungesat e disa titullarëve si Tare, Aliaj, Murati etj., dhe përgjigjja ishte ajo klasikja, se nuk luajnë me ekipet e tyre. "Kur ta bëjnë këtë, mundet përsëri, pse jo, të jenë pjesë e kombëtares," - shtoi Kovaçiçi në këtë drejtim.
Ndërsa pyetjes nëse e njeh Slloveninë dhe cili mund të jetë objektivi i mundshëm i ekipit tonë kombëtar, Kovaçiçi iu përgjigj: "I kam shokë drejtuesit e kombëtares sllovene, prandaj nuk dëshiroj të flas për ta. Sa i takon objektivit, ai mbetet vetëm fitorja. Do të bëjmë gjithçka që ky takim të fitohet."
Këtu përfundoi dhe konferenca për shtyp e Kovaçiçit, i cili shoqërohej gjatë gjithë kohës nga Duro dhe përkthyesi Zeka.
Pas 15 minutash, ai u largua për t'ia lënë vendin kapitenit kuqezi, Altin Lala dhe mesfushorit Lorik Cana.

Kovaçiç "çiraku" i mirë i trajnerëve
Slavko Kovaçiç, zv.trajneri i kombëtares shqiptare, do t'i drejtojë kuqezinjtë në ndeshjen me Slloveninë. Pra, do të jetë i pari i stolit kuqezi për herë të parë. Një detyrë të tillë e ka për herë të dytë, në gjithë karrierën e tij. Më parë, si trajner i parë ka drejtuar edhe katër ndeshje, në sezonin 1999 2000, tek Fortuna e Këlnit në Bundesligën 2. Shumicën e kohës ka qenë "çirak" i Bariçit. Tani, në mungesë të tij, ka marrë në dorë frenat e kombëtares kuqezi. Në rolin e trajnerit ka punuar si zëvendës në Kroaci, Gjermani dhe Austri. Kovaçiçit i ka pëlqyer gjithmonë të bredhë nga njëri kampionat në tjetrin për të ndjekur "legjionarët" dhe talentet. Nëpër kombëtare ka punuar si zëvendëstrajner i kombëtares së Austrisë, për pak kohë edhe i asaj kroate, por edhe zëvendëstrajner i ekipit Shpresa të Austrisë. Eshtë nga njerëzit më të besuar të Bariçit.

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
--------------------------------------------------------------------------------------
Cana: Me Slloveninë, zemrat në fushë
Për mesfushorin energjik kuqezi, mungesa e trajnerit është humbje e madhe për kombëtaren

22-03-2007 Mesfushori Lorik Cana ishte më i preferuari për gazetarët dhe u detyrua t'u përgjigjej mjaft pyetjeve. Kjo edhe për faktin se Lala me humor deklaroi se Loriku dinte të fliste më mirë. I pyetur mbi objektivin e ekipit, Cana deklaroi pa mëdyshje se mbetet fitorja, por me kushtin e vetëm që kjo mund të arrihet nëse futbollistët hyjnë me zemër në fushë. Jo pak interesante ishte dhe përgjigjja e tij për rolet që mundet të luante. "Për mua rolin e Besnikut mund ta kryejë fare mirë Beqiri apo Dede, por nuk lë pa thënë se për mua njeriu ideal ka qenë Geri Çipi. Si ky i fundit Shqipëria nuk ka pasur ndonjë qendërmbrojtës. U aktivizua Besniku mjaft mirë në këtë pozicion, edhe pse nuk ishte roli i tij. Kam luajtur edhe unë dhe mund ta përballoj. Nëse edhe portier do të më kërkohet të luaj, do ta bëja për ekipin kombëtar. E pranoj faktin se na mungon një qendërmbrojtës me përvojë për këtë vend, largimin e të cilit e quaj humbje për kombëtaren. Çipi zgjodhi një rrugë, që nuk mund ta gjykoj." Në fjalën e tij, Lorik Cana nuk la pa shprehur edhe keqardhjen për mungesën e Oto Bariçit, madje shkoi deri atje, sa u shpreh: "Një ekip kombëtar pa trajnerin e tij është një humbje e madhe. Na mbetet ne, futbollistëve, që të japim maksimumin në fushë, për t'i dhuruar fitoren jo vetëm publikut tonë të mrekullueshëm kuqezi, por edhe Bariçit, që do të na mungojë." Kjo përgjigje la jo pak përshtypje, duke shprehur ndoshta njëfarë droje për drejtimin e Kovaçiçit. E bukur dhe plot humor ishe dhe përgjigjja për pyetjen e "Sportit shqiptar", se përse mesfushorët shqiptarë nuk gjuajnë drejt portës, por e presin golin vetëm prej sulmuesve: "Epo nuk dimë të gjuajmë, kjo është e vërteta." Ishte përgjigje e sinqertë e Lorikut, por që zbulon një fakt jo të vogël të njërës prej dobësive të mesfushës së ekipit tonë kombëtar.

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
--------------------------------------------------------------------------------------
Lala: Kam besim se do t'ia dalim me sukses

22-03-2007 Mesfushori dhe kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Altin Lala, pas mbetjes jashtë kombëtares të Tares dhe Hasit, në fillim u pyet mbi mbajtjen e shiritit në krah. Duke folur rreth kësaj çështjeje, ai kërkoi ta sfumonte këtë përgjegjësi, duke u përgjigjur: "Përgjegjësia në fushë është e të gjithëve njësoj. Secili duhet të bëjë maksimumin për të kryer detyrat e tij."
Ndërsa për luhatjet e lojës së kombëtares, sidomos në pjesën e parë, Lala u përgjigj se mjafton që dy apo tre lojtarë të jenë në formë jo të mirë dhe kjo i kushton gjithë ekipit. Në këtë konferencë, mesfushori kuqezi duket se preferoi t'i linte më shumë kohë Canës për të folur, duke parë edhe interesimin e medias.

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 22 Mar 2007 , 14:33

Kombetarja "blitz" (pjesa 2)
--------------------------------------------------------------------------------------
Cana: Edhe portier, nese duhet
22 Mars - "Jam gati qe te luaj edhe si mbrojtes ekstrem, vetem qe te jap kontributin tim per fanellen kuqezi. "Loro Borici"? Nuk e kam pare suksesin ndaj Rusise, por do te shoh ate ndaj Sllovenise"

Durres - Kombetarja duhet te fitoje me Sllovenine ne Shkoder, ne nje menyre, ose ne tjetren. Nje mendim te tille e ka dhene dje, ne konferencen per shtyp, ne ambientet e Hotel "Adriatik", mesfushori kosovar i perfaqesueses kuqezi, Lorik Cana. Keshtu, pas konferences se trajnerit kroat, Zllavko Kovacic, ne nje prononcim per median, Cana ka folur gjere e gjate per problemet e perfaqesueses, por edhe per deshiren e tij te suksesit kolektiv ndaj kundershtarit te radhes.

- E pare ne "leter", kombetarja shqiptare qendron me lart ne nivel se ajo sllovene. Mendoni se ky do te jete nje avantazh per kuqezinjte?

- Une Sllovenine e njoh shume pak. I vetmi qe mund te them me siguri se si luan eshte qendermbrojtesi Sezar, i cili eshte tek Olimpik Marseja, por ka kohe qe nuk po aktivizohet. Mund te them se kundershtari i radhes ka nje skuader qe ka dale sukses ne "Euro 2000", edhe pse tani e ka krijuar ekipin ne baze te elementit te ri. Mund te pranoj qe ne kemi lojtare me me shume pervoje, por do te ishte mire qe kete ta tregonim ne fushe, jo thjesht ne deklarata.

- Do te luhet ne "Loro Borici" te Shkodres, atje ku tifozeria eshte me "fanatike" se kudo. Sa do te ndikoje kjo ne psikologjine e skuadres?

- Une nuk e kam provuar asnjehere te luaj ne Shkoder, madje, per fatin tim te keq, nuk kam qene ne ndeshjen qe kombetarja fitoi me Rusine. Por, shoket me kane treguar se kemi patur nje mbeshtetje shume te madhe nga ana e publikut, sic e kemi gjithmone. Jam i kenaqur qe do te luhet ne Shkoder, ashtu sic duhet te luhet anembane Shqiperise, sepse kombetarja eshte e te gjitheve.

- Pervec problemeve "kronike" me prapavijen, tani do t'iu duhet te beni edhe pa Hasin. Sa do te ndikoje kjo?

- Qe prej kater vitesh, kohe kur une kam mberritur ne kombetaren shqiptare, mbrojtja ka qene nje problem i madh per ne. Nese Geri Cipi, qe une mendoj se ka qene nje nder qendermbrojtesit me te mire qe ka patur Shqiperia, do te kishte nje mendje tjeter, atehere ai do te ishte ende ne radhet e ekipit kombetar. Pra, une mendoj se largimi i tij, na la nje boshllek shume te madh ne vijen e pasme, te cilin une dhe Hasi jemi munduar nganjehere ta mbyllim, por qe ky nuk ishte dhe nuk eshte pozicioni yne dhe prandaj gjerat kane shkuar ne ate menyre.

- Cili mendoni se mund te kryente me se miri detyren e qendermbrojtesit ne keto dy ndeshje?

- Nevil Dede luan ne ate pozicion dhe mund ta beje shume mire kete detyre. Nga ana tjeter, edhe Elvin Beqiri mendoj se mund te ishte efikas ne ate pozicion.

- A do te ishte i gatshem Cana ta mbulonte kete pozicion, nese do te kerkohej?

- Sigurisht. Une kam luajtur ne ate pozicion dhe mund ta bej serish. Po iua perseris, qe une ketu vij per te ndihmuar ekipin kombetar dhe jo per fame personale. Edhe nese do te me vinin portier do te pranoja me kenaqesi, pasi per mua e rendesishme eshte qe te jap kontributin tim, per perfaqesuesen.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
--------------------------------------------------------------------------------------
Kova: Kek, shenojme ne te paret

22 Mars Zllavko Kovacic, ndihmesi i trajnerit te kombetares shqiptare, Baric, edhe pse e ka quajtur te veshtire ndeshjen me Sllovenine, ka shpalosur objektivin se, te shtunen, ne “Loro Borici”, do te luajne per tri pike. Ashtu sic ishte parashikuar ne axhenden e pragndeshjes me sllovenet, dje ne mesdite, ndihmesi i Baricit, Zllavko Kovacic, ne mungese per arsye shendetesore te “Oto Maksimal”, ka dhene nje konference per shtyp ne mjediset e hotel “Adriatik”, ne plazhin e Durresit, ku eshte e grumbulluar kombetarja kuqezi. “Me vjen keq qe s’mund te qendrojme me gjate”, ka thene Kova (sic e therrasin lojtaret) ne hapjen e konferences per shtyp, pasi i duhej te nisej me skuadren, per stervitoren, drejt Tiranes. Tekniku kroat ka vene ne dukje veshtiresine e dy ndeshjeve zyrtare qe e presin skuadren tone, fillimisht me Sllovenine, pastaj me Bullgarine, jo vetem per shkak se jane kundershtare te forte, por edhe nga fakti qe kombetarja nuk do te kete ne pankine “timonierin” e saj, Oto Baric. “Jane dy ndeshje te veshtira ? nenvizoi Kovacic, ? aq me teper qe nuk e kisha menduar se ato do t’i drejtoja une. Gjithsesi, kjo nuk do te na pengoje qe ne te kerkojme fitoren ne ndeshjen e se shtunes, ndaj Sllovenise. Une dua te marr tri piket ne kete ndeshje dhe me kete objektiv po e pergatis skuadren gjate ketyre diteve. Gjithashtu, nuk duhet te humbim ne ndeshjen ndaj perfaqesueses bullgare, ne mesjaven e ardhshme”.

Te startohet me “kembe te mbare”

Trajneri kroat ka treguar se, vec pergatitjes komplekse ne fushe, po perpiqet te injektoje te lojtaret e tij mentalitetin per te bere nje loje te mire e te kujdesshme qe ne minutat e para te ndeshjes. Sipas Kovacicit, kuqezinjte kane treguar dobesi ne pjesen e pare te disa ndeshjeve, si ndaj Bjellorusise, Holandes dhe Maqedonise. Kete mungese perqendrimi te kuqezinjve kundershtari ka ditur ta shfrytezoje, duke goditur me gol ne pjesen e pare. “Kemi pesuar gola qe ne fillim ne tre ndeshjet e kaluara, teksa skuadra u duk sikur flinte”, ka thene Kovacic. Megjithate, e rendesishme per kroatin eshte qe nje gje e tille te mos perseritet te shtunen.

Kroati i pergjigjet kolegut slloven

I pyetur per deklaratat ne mediat sportive te Sllovenise, te trajnerit mik, Kek ? ku ai kerkonte qe lojtaret e tij te shenojne te paret ndaj Shqiperise ? trajneri kroat (qe eshte edhe nje mik i ngushte i homologut slloven) ka thene se nuk preferon te hyje ne replika me trajnerin kundershtar, megjithate, i eshte pergjigjur me te njejten “monedhe” atij, kur eshte shprehur: “Skuadra jone duhet te jete agresive qe ne fillim, per te shenuar ajo e para, cka do te thote se duht te mbrohemi qe te mos pesojme. Pra, me vjen shume keq per kolegun tim, por ne do te bejme cmos per ta fituar ate takim”, eshte shprehur Kova.

Mungesa e Hasit, joproblematike

Ishte menduar se Hasi do te qe kapiten i skuadres ne ndeshjet e radhes, pas mungeses se Tares, por mosardhja e tij do ta kaloje kete pergjegjesi te Lala, qe e ka provuar shiritin ne krah edhe te klubi i tij ne Bundeslige, Hanoveri. Mungesa e Hasit, sipas trajnerit, vjen si pasoje e formes jo te mire qe ai kalon ne keto momente. “Per mua ka rendesi qe, para se te grumbullohen, duhet te dihet se cfare forme kane futbollistet dhe nese ata aktivizohen, ose jo ne klubet e tyre. Dhe nese me Hasin, jashte forme dhe te demtuar, do te pesonim gol, e kujt do te ishte pergjegjesia?”, ka shtuar Kovacic.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
--------------------------------------------------------------------------------------
Lala: Shiriti, pergjegjesi e madhe

22 Mars Mungesa e Igli Tares dhe e Besnik Hasit ka bere qe pergjegjesia e shiritit te kapitenit, edhe pse jo ne baze te ndeshjeve te luajtura (sepse ne kete rast duhet t’i takonte Haxhit), t’i bjere mesfushorit shtatshkurter, Altin Lala. Megjithate, dje, ne konferencen per shtyp, lojtari energjik i mesfushes e ka konsideruar si nje nder faktin e te qenit kapiten i perfaqesueses. Gjithsesi, ai ka kerkuar qe ne ndeshjen me Sllovenine, skuadra te jape zemren ne fushe.

- Do te jeni ju kapiteni ne ndeshjen me Sllovenine. E shikoni si nje privilegj, apo pergjegjesi?

- Te dyja. Ne radhe te pare, te jesh kapiten i perfaqesueses tende eshte dicka shume e madhe, jo vetem per mua, por per cilindo qe vesh kete fanelle. Me nje gje te tille mund te krenohet cdokush. Nga ana tjeter eshte edhe pergjegjesi, sepse kapiteni eshte i pari ne skuader, qe shihet si pike referimi. Megjithate, pare faktin se ne kemi shume lojtare me eksperience ne skuader dhe mendoj se cilido qe vesh ate fanelle ka nje pergjegjesi, jo vetem kapiteni.

- Do te mungojne Tare dhe Hasi, dy lideret qe deri dje kane mbajtur shiritin qe te shtunen do te keni ju ne krah. Mendoni se kjo do t’iua dyfishoje “barren” ne perballjen e se shtunes?

- Nuk e shoh si aspak si nje “barre”. E rendesishme per nje lojtar eshte qe te sjelle rendiment ne fushe, sepse duke bere kete ndihmon skuadren. Por nuk e kam konsideruar asnjehere si nje angari punen e kapitenit, as tek Hanoveri.

- Kombetarja ka disa ndeshje qe po peson gol gjithmone ne minutat e para, aq sa Kovacic ka thene se duket se sikur lojtaret “flene gjume” ne pjesen e pare. Perse mendoni se ndodh kjo?

- Ndodh ne skuader qe dy, ose tre lojtare te mos jene ne gjendjen e tyre me te mire dhe kjo i krijon me pas probleme te gjithe skuadres. Megjithate, une mendoj se te shtunen, ndaj Sllovenise do te jete nje ndeshje tjeter, ku ne do te jemi me te perqendruar dhe do te tentojme te fitojme.

- Pra, si paraqitet gjendja psikologjike ne skuader?

- Ne kemi kohe deri te shtunen, per te punuar me njeri?tjetrin. Pra, duhet qe kete kohe ta shfrytezojme, ne menyre qe diten e ndeshjes te jemi te gjithe ne forme dhe te kemi sukses.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
--------------------------------------------------------------------------------------
Demtohet Haxhi, rrezikon Sllovenine

22 Mars Nuk kane mjatuar problemet shendetesore te trajnerit kroat, Baric, apo edhe demtimi i qendermbrojtesit, Hasi, per te zbehur optimizmi ne kampin kuqezi. Keshtu dje, ne stervitoren e zhvilluar me skuadren e kategorise se dyte, Olimpik eshte demtuar edhe mesfushori i krahut te majte, Altin Haxhi. Lojtari, i cili ka qene nje nga alternativat e detyruara ne mbrojtje - per shkak te problemeve te prapavijes - ka bere nje terheqje, cka i minimizon shanset qe ai te jete ne ndeshjen ndaj Sllovenise. Haxhi, pas ndeshjes, ka pranuar se ka dhimbje, por qe pergjigja perfundimtare pritet te dale sot nga stafi mjekesor i kuqezinjve.

Beqaj me grip, qendron ne hotel

Problemet nuk kane te sosur ne kampin e kombetares. Keshtu, portieri, Arjan Beqaj, qe eshte edhe alternativa e pare e katerkendorit kuqezi, si shkak i nje gjendjeje gripale, nuk ka udhetuar me skuadren, per ndeshjen testuese ne "Selman Stermasi". "Nuk ka asgje. Do te jete si "kokrra e molles"", ka thene trajneri i portiereve, Foto Strakosha, per Beqajn, teksa sot pritet qe te shihet serish gjendja e tij.

Kuqezinjte, darke te "Piaca"

Pas ndeshjes testuese, ndaj Olimpikut, kombetarja kuqezi ka udhetuar ne drejtim te "Restorant Piaca", ne Durres, atje ku, pas nje dite te lodhshme, lojtaret dhe stafi kane qene te ftuar per nje darke dhe disa ore relaksuese. Me pas, kuqezinjte jane nisur ne drejtim te hotel "Adriatikut".

Marre nga gazeta Sport Ekspres
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 22 Mar 2007 , 19:00

Ishalla po rikuperohet haxhi se per mu asht shum i randsishem e lojtar lider i komtares.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 22 Mar 2007 , 19:29

Speciale / Altin Lala – Otto Bariç bëri gabim që nuk e thirri Igli Taren




Me Slloveninë duhet të fitojmë, Bullgaria vështirë për tu mundur, por më mirë ata se Rumunët në Evropian


Speciale nga bashkëpunëtori i Albaniasoccer.com, Peter Herakov nga Sofja, Bullgari
Kapiteni i ri i skuadrës përfaqësuese Altin Lala i cili do të zëvendësojë Igli Taren me shiritin e kapitenit, flet për detyrën e re si dhe për “shokun” e tij dhe miqësinë e ngushtë që ai ka me bullgarin Chavdar Yankov duke e lidhur me ballafaqimin që ata do të kenë njëri me tjetrin në takimin që do të luhet në Sofje
“Hollanda do të fitojë Grupin tone dhe Bullgaria me Rumaninë do të konkurojnë midis tyre për të përcaktuar se kush do të sigurojë vendin e dytë”, u shpreh kapiteni i ri Altin Lala në një bisedë Ekskluzive që ai dha për gazetën bullgare “TemaSport”.
“Skuadra jonë ka një test të rëndësishëm me Slloveninë, përpara se të ballafaqohet me Bullgarinë. Mund tu them se të dyja ndeshjet janë shumë delikate. Duhet të fitojmë të parën dhe pastaj të mendojmë për Bullgarinë me të cilën ne dëshirojmë të zhvillojmë një lojë të forte. Eventualisht, Bullgaria është skuadër e forte dhe me një sulm shumë të rrezikshëm, ku Berbatov dhe Bojinov janë lojtarë të klasit botëror”, vazhdoi të shpjegohet në prononcimin e tij mesfushori i Hannover, Altin Lala
“Personalisht, mendoj se Bullgaria nuk është e pamundshme. Ata kanë probleme në mesfushë dhe në mbrojtje. Mbrojtësat nuk sinkronizohen siç duhet njëri me tjetrin dhe mesfushorët kanë tendencinë që të distancohen dhe shkëputen nga plani I lojës dhe tëluajnë larg njëri-tjetrit. Kuptohet ne nuk do të luajmë me 10 lojtarë në mbrojtje vetëm se ata kanë sulm të rrezikshëm. Skuadra jonë pa në mënyrë të detajuar videon e ndeshjes Rumani-Bullgari dhe kemi nxjerë disa pika nga ku do të parashtrojmë plan strukturën tone për ndeshjen ndaj bullgarëve”, u shpreh Lala

“Nëse kualifikimi për në Evropian do të mbetet të diskutohet midis Rumanisë dhe Bullgarisë, unë kam dëshirë që të kualifikohet Bullgaria dhe jo Rumania të cilët nuk I kam qejf. Eshtë thjesht një gjykim personal. Kam shumë respect për Hristo Stoichkov, por mbi të gjitha me atë skuadër luan miku im i ngushtë Chavdar Yankov, me të cilin unë jam shumë shok si në fushë ashtu edhe jashtë saj në Hanover ku luajmë së bashku. Eshtë djalë dhe shok i mrekullueshëm dhe do të jetë e pazakontë të luaj ndaj tij. Ndoshta edhe mund tia pasoj topin disa here në fushë”, u shpreh duke qeshur mesfushori shqiptar rreth miqësisë dhe lidhjeve të tij miqësore që ai ka me lojtarin e përfaqësueses bullgare Chavdar Yankov.
“Jam i sigurtë që ne do të vemë një bast të vogël përpara ndeshjes, por Chak ka më shumë shanse se unë për të fituar. Gjithashtu, shpresoj që ai të qendrojë tek Hannover, pasi është në loan nga Sllavia e cila kërkon 1.75 Milion Euro për kartonin e tij. Unë jam gati të shkoj dhe ti ulem në gjunjë Presidentit të ekipit bullgar, vetëm e vetëm që ai ta uli pak çmimin”, cilësoi Lala
Përsa i përket emërimit të tij si kapiten i ri i skuadrës kuqezi, Lala mendon se është nder por edhe një detyrë e vështirë. Mendoj se trajneri Otto Bariç bëri gabim që e la Iglin jashtë në këtë mënyrë dhe në këto momente. Ai është një lojtar shumë I rëndësishëm për skuadrën dhe një shembull i shkëlqyer për lojtarët e ri që të mësojnë nga profesionalizmi i tij si futbollist. Megjithatë, jeta vazhdon dhe unë si kapiten i ri do të dëshiroj të vazhdojë ta mbajë lart stafetën e tij, aty ku e la Igli. Eshtë krenari dhe nder të mbash shiritin e kapitenit të kombëtares kuq e zi por është një barë e rëndë e cila kërkon respekt dhe dedikim serioz” u shpreh duke përfunduar kapiteni i ri i skuadrës kuq e zi, Altin Lala

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 22 Mar 2007 , 19:37

Ca a mor kjo deklarat:
1. tash a baric tu shku nvorr deklaron ky se paska ba tranieri gabim, ta kishte provu i her me ba kyt deklarat nkoh tbrigelit se se kishte pa ma komtaren
2. mu mduket poshtersi e madhe qi nji futbolllist profesionist si lala me deklaru se duhet me u thirr tarja, pra atij si intereson ecuria e kombtares por vetem qi me lujt shokt e tij
3. hajde kapiten hajde, qysh para ndeshjet po na thot qi humin me bullgarine,
4. ca i duhet atij me deklar4u se ishalla hyn bullgaria ne evropian e jo rumania, kur mas dy ditsh ka me lujt me komtaren e vet

kjo deklarat mka zhgenjy shum, e dina se kampionati jon asht shum amator, po edhe lojtar si lala tash 10 vjet e sa ne gjermani me fol si batakqi e injorant se kisha prit, na rroft ne mandej qi bajm tifozllek per komtaren, kur lala me shok e din se e din se humim.

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 23 Mar 2007 , 08:16

Kek: Shqipëria, si kundërshtarët e tjerë
Trajneri i Sllovenisë, Matjazh Kek, flet për "Sportin shqiptar" lidhur me takimin kundër Shqipërisë

22-03-2007 Trajneri i kombëtares së Sllovenisë në futboll, Matjazh Kek, në një bisedë për "Sportin shqiptar" ka folur për futbollistët që do t'i udhëheqë në Shkodër më 24 mars. Nëpërmjet lidhjes telefonike ai ka folur për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe dallimin ndërmjet kombëtares aktuale sllovene dhe asaj që para disa vitesh arriti të jetë pjesëmarrëse edhe në kampionatin europian dhe atë botëror.
Gjithashtu, ish trajneri i Mariborit ka folur edhe për shoqërinë e tij me futbollistët shqiptarë, që kanë kaluar në këtë klub, si Bozgo, Çipi, Kollari, Dragusha, Muinishi etj. Kek, 45-vjeçar, është vetëm trajneri i pestë i kombëtares së Sllovenisë, pas pavarësimit të këtij vendi më 1991.
- Cilat janë parashikimet tuaja për takimin e 24 marsit me Shqipërinë?
- Mendoj se kombëtaret në përgjithësi i kanë synimet e njëjta dhe këto janë lojërat e mira, mbledhja e sa më shumë pikëve dhe krijimi i një loje identifikuese, ku do të dallohej karakteri i lojtarëve. Prandaj, nuk ka ndonjë qëllim të posaçëm për ndeshjen me Shqipërinë, të cilën e shikoj si të gjitha sfidat e tjera në grupin tonë kualifikues. Do të shkojmë në Shkodër me një ekip të ri, prandaj nuk dua të flas shumë për rezultatin.
- Media sportive sllovene ka paralajmëruar se do ta sulmoni Shqipërinë me tre sulmues...
- Ndoshta janë pak e shumë këto fjalë taktike, që janë shkruajtur edhe në media. Nuk kam shumë qejf të flas për kundërshtarin, më shumë dëshiroj të merrem me ekipin tim, pasi ka mjaft për të rregulluar. Pra, nuk kam shumë kohë të merrem me Shqipërinë.
- Sa e njihni kombëtaren e Shqipërisë?
- Kombëtarja shqiptare përbëhet nga futbollistë me eksperiencë dhe mjaft prej tyre janë lojtarë të rëndësishëm edhe në skuadrat ku luajnë. Gjithashtu, ata udhëhiqen nga një trajner i respektuar dhe me shumë eksperiencë, si Oto Bariç. Kemi mjaft informacion, sidomos për ndeshjet e tyre të fundit. Kemi pasur edhe disa kaseta në dispozicion, kështu që mendoj se jemi mjaft mirë të përgatitur në këtë drejtim.
- Cili është dallimi mes Sllovenisë së sotme dhe asaj të kohës së Katanecit, kur ekipi luajti në kampionatin europian dhe në atë botëror?
- Ekipi aktual është në fazën e ndërrimit të gjeneratës. Sllovenia është një vend i vogël dhe sigurisht i duhet kohë për suksese të reja në futboll. Atë që e arriti Kataneci me bashkëlojtarët e tij është shumë e madhe dhe do këhë për t'u përsëritur. Aktualisht është një ekip i ri, që kërkon të imponohet, kërkon kohë
për t'i dëshmuar mundësitë e veta, por që është shumë i motivuar dhe pozitiv në aspektin e lojës.

Matjazh Kek, mik i Bozgos, Çipit, Kollarit
Trajneri i Sllovenisë ka miq edhe në Shqipëri, për të cilët thotë se ka shumë respekt. I pyetur rreth faktit se tek ish skuadra e tij, Maribor, kanë luajtur disa lojtarë shqiptarë, Matjazh Kek u përgjigj: "Kam pasur rastin të bashkëpunoj me futbollistë të trevave tuaja, Kosovë dhe Shqipëri, edhe më herët. Herën e parë kam luajtur me Edmond Tomiçin në Austri. Pastaj te Maribori kanë kaluar lojtarë cilësorë si Kliton Bozgo, Besnik Kollari, Geri Çipi, Mehmet Dragusha, Ismet Munishi. Mendoj se të gjithë këta lojtarë i kanë dhënë shumë ekipit të Mariborit. Me shumicën e tyre ende jam në kontakt. Madje, para bisedës me ju, më herët u takova me Bozgon, një njeri shumë i respektuar në Slloveni."

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
-------------------------------------------------------------------------------------
Image

Haxhi i pamundur, Cana ne mbrojtje

Tirane, 22 mars - Altin Haxhi nuk mund te jete ne formacionin baze te kombetares shqiptare, per ndeshjen e se shtunes, ndaj Sllovenise.

Nje lajm i tille eshte mesuar sonte, nga burime konfidenciale prane stafit mjekesor te perfaqesueses. Keshtu, mesfushori gjirokastrit, qe deri dje ishte i votuar si numri 1 i krahut te majte te mbrojtjes, eshte demtuar ne ndeshjen miqesore qe kuqezinjte kane zhvilluar me skuadren e Olimpikut te Tiranes dhe si pasoje e kesaj, ai nuk mund te luaje ndaj Sllovenise.

Ne fillim ka patur dhimbje ne rreze te kofshes dhe me pas ka kuptuar se ka pesuar nje terheqje, e cila nuk pengon vetem ate, por i prish pune edhe trajnerit Kovacic, i cili e kishte menduar Haxhin, alternativen e pare, ne krahun e mbrojtjes.

Haxhi eshte edhe i dyti lojtar i demtuar, pas Hasit, qe e ka te pamundur, deri tani te luaje. Por Kovacic dhe Duro duket se nuk i lejojne vetes te merziten, sidomos perpara nje ndeshjeje te rendesishme, si ajo e se shtunes ne "Loro Borici" ndaj Sllovenise.

Keshtu, duke pare qe Haxhi nuk mund te luaje dhe mbrojtja e Shqiperise ka probleme serioze, stafi teknik ka menduar qe te ktheje Lorik Canen, deri dje me "profesion" mesfushor, ne vijen e pasme, pra ne mbrojtje. Nuk eshte nje zgjidhje e lehte, edhe pse Cana ka treguar se e ben nje gje te tille. Por, nese Cana do te kthehej mbrapa, kjo do te thoshte shume me pak force goditese ne mesfushe.

Persa i perket pjeses tjeter te formacionit, ajo do te jete e njejte, si ajo ne ndeshjen ndaj Olimpikut, me ndryshimin se Haxhi nuk do te jete ne fushe.

Portier: Arjan Beqaj

Mbrojtes: Nevil Dede, Armend Dallku, Lorik Cana, Elvin Beqiri

Mesfushore: Altin Lala, Klodian Duro, Ervin Bulku, Devis Mukaj

Sulmues: Erjon Bogdani, Edmond Kapllani

Te gatshem: Isli Hidi, Erion Xhafa, Arjan Pisha, Jahmir Hyka, Besart Berisha, Alban Bushi, Hamdi Salihi

I skualifikuar: Debatik Curri

Ne tribune: Enea Koliqi, Blerim Rrustemi

Marre nga futbolli.com
-------------------------------------------------------------------------------------
ç'po tu knaqkan Koliqi me Rrustemajn n'tribun :lol: po ky gazetari paska harru me shti Sukajn te lista e lojtarve :shock: :x :evil:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 23 Mar 2007 , 12:40

Kombetarja "blitz"
--------------------------------------------------------------------------------------
Bariç: Formacionin do ta "vulos" vetë
Trajneri i kombëtares kuqezi, Oto Bariç, jep mendimin e tij për përgatitjet dhe ndeshjen me Slloveninë

23-03-2007 I shtrirë në shtëpinë e tij në Zagreb, trajneri i kombëtares së Shqipërisë në futboll, Oto Bariç, detyrën e tij mund ta bëjë vetëm
nëpërmjet celularit. Ai thotë për "Sportin shqiptar" se, përderisa qëndron i shtrirë në shtrat nga sëmundja, mundohet të dijë gjithçka ndodh në ekip këto ditë stërvitore para ndeshjes me Slloveninë dhe këtë e bën duke komunikuar nga 3 4 herë në ditë me ndihmësin dhe të besuarin e tij, Sllavko Kovaçiç. Ndonëse ka besim te ndihmësi i tij i parë, të cilin e njeh prej fillimit të karrierës si trajner kroato austriak, megjithatë mundohet të japë kontributin e tij si trajner i parë nëpërmjet thirrjeve "alo". Në fillim ne e pyetëm për ecurinë e shëndetit të tij, pas "pushtimit" nga sëmundja e papritur fundjavën e shkuar, gjë që e la larg drejtimit të kuqezinjve në përgatitore dhe në ndeshjen zyrtare me Slloveninë. "Nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm. Vazhdoj të mos mund të marr frymë thellë, ndërkohë që vazhdoj mjekimin intensiv. Ilaçet m'i kanë shtuar mjekët së paku edhe për 3 4 ditë, pastaj të shohim se
si do të paraqitet gjendja. Pres të kem së shpejti edhe një kontroll tjetër te specialisti," - tha nëpërmjet lidhjes telefonike Bariçi për gjendjen shëndetësore, nëpër të cilën po kalon.
Më tej, sa i përket kombëtares, "Oto Maximale" që në fillim tregon se ka besim të plotë te Kovaçiçi dhe puna që po bën ai. "Jam në dijeni të gjithçkaje po ndodh këto ditë në ekip. Kontaktoj 3-4 herë në ditë me Kovaçiçin, i cili më informon për detaje të ndryshme të stërvitjes, por edhe më kërkon mendime për ndonjë gjë. Pra, kemi kontakte të rregullta me njëri-tjetrin, çka më mundëson ndjekjen e situatës, edhe pse nuk jam atje. Dua ta përsëris se Kovaçiçi është njohës i mirë i futbollit dhe di ta bëjë si duhet edhe detyrën e trajnerit. Pra, nuk kam ndonjë merak në këtë drejtim. Pastaj ai po zbaton planin stërvitor të ekipit, që ne të dy bashkë e kishim përgatitur më herët se të sëmuresha unë, kështu që mendoj se ai është duke punuar sipas planit." I pyetur se si komunikon me ndihmësin e tij Kovaçiç, kroati Oto Bariç përgjigjet: "Dëgjohemi 3 4 herë në ditë nëpërmjet telefonit. E thërras unë, ose më
thërret ai, para dhe pas stërvitjeve. Kovaçiçi më informon për gjithçka ndodh në ekip. Pak a shumë interesohem më tepër rreth seancave dhe formës që tregojnë lojtarët në to, posaçërisht ata të rinjtë, që i kemi ftuar për këtë ndeshje. Mendoj se puna po shkon në rregull dhe nuk brengosem shumë, pasi kam besim të plotë se Kovaçiçi e kryen punën si duhet."
Një pikë ku nuk u ndal shumë trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Bariç, ishte mungesa e Besnik Hasit, për të cilin u tha se vuante nga një dëmtim. "Me mosardhjen e Besnik Hasit mendoj se është krijuar një "vrimë" edhe më e madhe në mbrojtje, ku ekipi ka çaluar në takimet e fundit. Mungesa e Hasit është vërtet e madhe, por mendoj se Kovaçiçi do të gjejë zgjidhje edhe për këtë çështje," - nënvizoi kroato-austriaku.
Po sa dorë do të ketë vetë Bariçi në këtë ndeshje me Slloveninë, në një kohë që nuk gjendet pranë ekipit në stërvitje dhe as në stol, por këshillat e tij i jep nëpërmjet telefonit. Kush do ta përcaktojë formacionin e ekipit që do ta fillojë ndeshjen me Slloveninë? "Mendoj se është logjike që Kovaçiçi ta propozojë ekipin që do të zbresë nga fillimi në ndeshjen me Slloveninë, pasi e ka parë nga afër formën e lojtarëve. Sidoqoftë, "vulën" përfundimtare do ta vë unë. Me këtë dua të them se pas propozimit të Kovaçiçit, unë do të ndërhyj, do t'i them se ai bën
dhe tjetri nuk bën, nëse kam bindje të plotë për ndonjë lojtar që ka kualitete më të larta," - u shpreh Bariçi.
Ndërkohë, dita e ndeshjes po afron, gjë që e rrit tensionin edhe tek kroato-austriaku, edhe pse gjendet i shtrirë në shtëpinë e tij, i sëmurë, larg kampit kuqezi, të cilin drejton. Kjo duket qartë në fjalët e Bariçit, i cili kërkon të përcjellë optimizëm tek kuqezinjtë që nga Zagrebi: "Për ne dhe për Slloveninë do të jetë një ndeshje delikate, pasi gjendemi në të njëjtat pozicione. Të dyja skuadrat kërkojnë medoemos 3 pikët, gjë që e rrit dramaticitetin e kësaj ndeshjeje. Megjithatë, unë kam besim të plotë se ekipi që po stërvit Kovaçiçi do t'ia dalë me sukses. Kam një parandjenjë të brendshme se do ta kalojmë mirë në ndeshjen e parë me Slloveninë, për të menduar pastaj edhe për Bullgarinë."

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
--------------------------------------------------------------------------------------
Haxhi: Sllovenia, gur prove për të gjithë
Mesfushori veteran i kuqezinjve dje nuk është stërvitur, por sot do të vendoset për aktivizimin e tij

23-03-2007 Më datën 17 qershor të këtij viti mbush plot 32 vjeç, por përsëri mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin kombëtar dhe Ergotelisin, skuadrën ku aktivizohet në këtë sezon. Bëhet fjalë për mesfushorin gjirokastrit të kuqezinjve, Altin Haxhi. Ish-futbollisti i Luftëtarit është një nga veteranët e kombëtares shqiptare dhe pa dyshim ka dhënë shumë për të që nga viti 1995, kur veshi për herë të parë fanellën kuqezi, e deri më tani. Dikur, Haxhi bashkë me mesfushorin Edvin Murati përbënin dyshen më simpatike të ekipit kombëtar, ku spikatnin veprimet mjaft të bukura teknike, që duartokiteshin gjatë nga tifozët kuqezinj. Gjithsesi, pas mosthirjes së Muratit dhe tërheqjes nga kombëtarja të mbrojtësit Adrian Aliaj, tanimë Haxhi ka mbetur i vetëm në krahun e majtë të kombëtares. Në prag të dy takimeve mjaft të rëndësishme të përfaqësueses, atë me Slloveninë dhe Bullgarinë, gjirokastriti mendon se ka ardhur momenti që ekipi kombëtar të shfaqë më të mirën dhe të fitojë ndeshjen e radhës me Slloveninë. Për "Sportin shqiptar" ai shprehet: "Jemi përgatitur seriozisht që këtë sfidë të rëndësishme ta kalojmë me sukses. Me sa po shoh, gjatë stërvitjeve të këtyre ditëve, të gjithë shokët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin dhe natyrisht kam shumë besim se do të shfaqim më të mirën në fushë dhe do të fitojmë ndaj Sllovenisë. Mendoj se fitorja do të na ndihmojë shumë edhe për ndeshjen me Bullgarinë. Gjithsesi, ndeshja është e vështirë, por ekipi kombëtar ka treguar që prodhon lojë të mirë dhe kësaj herë, krahas lojës, jam i bindur që do të arrijmë edhe rezultatin,"- tha Haxhi. Në testin e kontrollit që zhvilloi të mërkurën kombëtarja ndaj Olimpikut, gjirokastriti pati dhimbje në muskujt e barkut dhe kjo e shqetësoi disi. Gjithsesi, ai pohon se është i kënaqur me formën e deritanishme dhe kjo nuk e rrezikon aktivizimin ndaj Sllovenisë. "Ndihem mirë dhe kam ardhur në formë, pasi qëndrova gati 3 javë pushim për shkak të dhimbjeve që kisha në muskujt e barkut. Gjatë testit të kontrollit pësova një zgjatje dhe ndieva dhimbje në muskujt e barkut, për pasojë nuk jam stërvitur sot (dje). Nesër (sot) do të vendoset përfundimisht nëse do të luaj apo jo. Kam besim se do t'i sfidoj dhimbjet në muskujt e barkut dhe do të jem në fushë,"- theksoi mesfushori sallaks i kombëtares. I pyetur për një gol të mundshëm të tij ndaj Sllovenisë, Haxhi pohoi se nuk është shquar kurrë për një gjë të tillë. "Pavarësisht se kam realizuar disa gola me Ergotelisin, kryesisht nga goditjet e dënimit, mund të them se nuk kam lidhje me golat, pasi nuk jam shquar kurrë për një gjë të tillë, për vetë faktin se repartit ku unë luaj rrallë i qëllon të godasë vetë, pasi më shumë është në shërbim të të tjerëve. Gjithsesi, po m'u dha rasti nga ndonjë goditje dënimi, do ta shfrytëzoja, sepse me kombëtaren është kënaqësi e dyfishtë të shënosh. E rëndësishme është që të fitojë kombëtarja, nuk ka rëndësi kush shënon. Megjithatë, nuk i dihet, sepse futbolli i ka këto, por nëse do shënoja gol, do t'ia dedikoja djalit tim, Aleksandrit, i cili ka pak kohë që ka mbushur 1 vjeç,"- theksoi për "Sportin shqiptar" mesfushori gjirokastrit i kombëtares, Altin Haxhi.

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
--------------------------------------------------------------------------------------
Kapllani: Të kemi kujdes sulmin slloven!
Sulmuesi shqiptar i Karlsruhes njeh disa lojtarë të kombëtares sllovene, sidomos të sulmit

23-03-2007 Një nga lojtarët e kombëtares që pritet shumë ndaj Sllovenisë, është pa dyshim sulmuesi durrsak që aktivizohet me Karlsruhen, Edmond Kapllani. Këtë sezon në Bundesligën 2, Kapllani ka shkëlqyer me lojën e tij dhe aktualisht është një ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit, me 14 gola të shënuar. Në takimin ndaj Sllovenisë, kombëtarja shqiptare i ka tërësisht shpresat të varura nga loja e dy sulmuesve, Erion Bogdani dhe Edmond Kapllani. I pyetur nga "Sporti shqiptar" për përballjen e rëndësishme që ka ekipi kombëtar me Slloveninë, Kapllani shprehet mjaft optimist për kalimin me sukses të këtij takimi. "Na pret një takim i vështirë me Slloveninë, por mendoj se do t'ia dalim mbanë. Kam shumë besim se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe këtë gjë e shikoj edhe tek forma e shokëve, të cilët janë shumë të përqendruar në stërvitje. Mendoj se do të arrijmë një fitore të pastër dhe personalisht shpresoj të jem në formë të mirë. Kam dëshirë të shënoj, por gjithsesi e rëndësishme është që të fitojë kombëtarja, pasi fitorja do të na shërbente shumë për ecurinë e mëtejshme,"- theksoi Kapllani. Ndërkohë, durrsaku nuk ngurroi të jepte një mendim edhe për skuadrën sllovene, ku disa prej lojtarëve ai i njeh mirë, pasi aktivizohen në Gjermani. "Ç'është e vërteta, skuadra sllovene ka dy lojtarë mjaft të mirë në sulm. Të dy aktivizohen në Bundesligën 2 dhe e njohin shumë mirë portën. Përveç këtyre, është një mesfushor që e njoh mirë, të cilin duhet ta kemi kujdes, pasi është shumë potent në luftën në ajër dhe ka shënuar disa gola gjatë këtij kampionati,"- përfundoi sulmuesi i kuqezinjve Edmond Kapllani.

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 23 Mar 2007 , 14:21

Gjynah qe Rrustemaj eshte ne tribune, per mendimin tem, duke pa problemet e mbrojtjes ai ishte dasht me kene ne stol.
Une kam rezerva se Mukaj apo edhe Duro kane me mujt me lujt 90 minuta....
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 23 Mar 2007 , 14:52

Rrustemaj ka marre pasaporten sot e ka munsi qe te lujne titullar.Edhe un e pashe mungesen e Sukajt ne liste. :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply