Luçi per perballjen me ish-trajnerin kuqeblu, tani te Apolonia: “Skuadra eshte rritur, e surprizojme edhe ate”



Trajneri i Vllaznisë Roland Luçi është i bindur, se ekipi i tij ka ndryshuar në stilin e lojës. Do te jete përballë një ish-trajneri si Hasan Lika, që mund të mendohet se është në disavantazh ndaj Vllaznisë, gje qe për Luçin nuk ekziston. Në një intervistë ekskluzive për gazeten, numri një i pankinës shkodrane është shfaqur optimist dhe i bindur, për të çuar përpara ekipin e tij.

- Luçi si paraqitet gjendja e ekipit në pragndeshjen ndaj Apolonisë së Fierit?

- Gjendja është e mirë. Mendoj se e kemi harruar humbjen ndaj Besës dhe jemi përqëndruar maksimalisht në takimin e radhës ndaj Apolonisë së Fierit. Të gjithë jemi të përqëndruar për të arritur maksimumin. E pranoj që kemi katër mungesa të rëndësishme, si Mrvaljeviç, Kasapi, Osja dhe A.Beqiri, por mendoj se do ia arrijmë qëllimit.

- Keni përballë një ekip që mban në gjirin e saj tre ish-pjestarë të Vllaznisë, si ish-trajnerin Hasan Lika dhe dy lojtarët Kaçi e Hoti, si ndjeheni ju përballë këtij fakti?

- Apolonia ka ekipin e saj, ne kemi tonin. Natyrisht lojtarët mund të ndikohen, pasi njohin lojën e njëri tjetrit. Ndërsa trajnerët, normalisht duan të bënë punën e tyre sa më mirë.

- Sa të frikësuar ndjeheni ju ndaj ish-trajnerit Lika, duke qene se eshte ai qe e ka ndertuar kete ekip?

- Nuk kam pse të kem frikë. Gjithsecili ka stilin e tij të lojës gje qe do te thote se me mua Vllaznia ka ndryshuar dhe se ai do ta kete te veshtire te na njohe. Natyrisht Lika është një mik i imi dhe një trajner i mirë.

- Nuk mendoni se Lika është një rrezik për ju, pasi e njeh mire lojën e Vllaznisë?

- Rrezik jo. Unë mendoj se çdo trajner ka mënyrën e tij të lojës. Prandaj Vllaznia ndryshe ka luajtur kur drejtonte Lika, ndryshe luan tani. Unë mendoj se Vllaznia është rritur ndjeshëm në lojën e saj, prandaj nuk ka pse të ndjehemi të rrezikuar. Dhe do ta tregojme kete edhe ne Fier.

- Me çfarë objektivi udhëton Vllaznia drejt Fierit?

- Për vetë pozicionin në të cilin ndodhemi, ne pretendojmë vetëm tre pikët. Ne kemi synuar gjithmonë, por mendoj se tani jemi më të bindur se kurrë, për të arritur një fitoren.

s.ekspres