Ekipi i 19 vjeçarëve shkodranë vazhdon të jetë i padiskutueshëm e madje për te mund te thuhet me plot gojë se ai vazhdon te jetë e pakapshëm tanimë nga ekipet e tjera. Çelësi i suksesit të kësaj skuadre ka qënë pikërisht në këtë javë. Ajo ka arritur të marrë dy fitore brenda saj dhe ajo që ka patur me shumë vlerë ka qenë pikërisht ajo me ekipin e Tiranës në fushën e kësaj të fundit. Ka mjaftuar një gol që ekipi i drejtuar me shumë meritë nga Plori e Nika të shkëputen tani më bindshëm se asnjë herë tjetër. Madje duke eliminuar në një farë mënyrë edhe një kundërshtarë direkt në luftën për titull. Nuk ke kë të mos vlerësosh prej kësaj skuadre dhe prej këtyre djemve që me shumë forcë janë vënë në krye dhe as që mendohet të ulën prej aty. Në këtë skuadër ka një kolektivitet për t’u admiruar por dhe dy trajnerë mjaft të apasionuar që po tregojë se shumë shpejt nuk do të kemi të kërkojmë larg për trajner ashtu si edhe për sportistat që po përgatisin ato. Vetë qënia në ekipi kombëtar të kësaj grupmoshe e pesë lojtarëve të këtij ekipi është një fakt mëse domethënës.

Porta

Porta është një nga sektorët që me ekipin e 17 vjeçarëve, i cili është shpallur dy herë rresht kampion i vendit, është shikuar me shumë skepticizëm dhe pse jo dhe me shumë frikë. Ndërsa tani portieri i këtij ekipi Rexhepi është pjesë edhe e ekipit kombëtar të 19 vjeçarëve. Porta shikohet në këtë skuadër tani si një nga pikat më të forta.

Mbrojtja

Meriton pse jo fjalët më të mira në të gjitha aspektet. Një mbrojtje sa solide dhe e hekurt aq dhe ndihmuese në të gjitha manovrat sulmuese të ekipit kuqeblu. Madje kompaktësia e këtyre djemve është me të vërtet për t’u përshëndetur. Duhet t’ia nisim nga Hotaj një lojtarë që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të stafit teknik të skuadrës shkodrane me në krye Luçin, por dhe që ka tërhequr vëmendjen e teknikut të ekipit kombëtar Shpresa, Artan Bushati, për të patur ai pjesë të tijën. Marku një tjetër lojtarë me shumë perspektivë në këtë skuadër dhe që po bind dhe me ekipin kombëtar të të rinjve me përformacën e tij. Mbase shumë shpejt Vllaznia nuk do ketë më nevojë të kërkojë për mbrojtës të majtë sepse Marku është aty. Pavarësisht se i dëmtuar në takimet e fundit por nota maksimale i takojnë dhe Rexhës, i cili ka treguar se kanë qenë një siguri për këtë ekip. Pa harruar kurrsesi punën e madhe të një lojtari si Rusi në të djathtë të mbrojtjes. Pa dashur të ulim aspak dhe vlerat që kanë dhënë lojtarët e tjerë të kësaj skuadre në këtë repart.

Mesfusha

Pika më e fortë e këtij ekipi është pikërisht mesfusha. Me shumë lojtarë që janë pjesë edhe e ekipit të parë të kuqebluve, mesfusha e 19 vjeçarëve shkodranë është me të vërtet për t’u patur zili. Me emra të tillë si Hasani, Vojushim, kapiteni Boci, Karakaçi, Tafa, Shaba, Bardulla, Dalipi, Zagani të cilët kanë bërë që konkurrenca në një vend në në këtë repart të jetë tejet e madhe. Madje nuk është asnjëherë e pamundur që ky ekip dhe kjo skuadër të ketë një formacion. Aty ka të gjithë lojtarë që më shumë apo më pak kanë të pakta diferencat nga njëra- tjetri. Është më të vërtetë e vështirë dhe për dy trajnerët e kësaj skuadre që të vendosin për emrat që do të hedhin në fushën e lojës në 11-shin e parë. Të gjithë duhet përshëndetur dhe falenderuar për punën e bërë për ekipin e tyre deri këtu.

Sulmi

Ashtu si dy repartet e tjera dhe sulmi ka në përbërje të tij dy emra mjaft të spikatur të cilët po tregojnë nga takimi në takimi vlerat maksimale të tyre. Djepaxhija ka treguar me punë dhe po tregon po me lojëra të mira se e meriton plotësisht vendin tek ky ekip. Madje ai është kthyer në një person që në momentet të caktuara merr përsipër ekipin e tij. Po kështu mund të thuhet dhe për sulmuesin tjetër Erkoçeviç. Një nga lojtarët që ka shpërthyer me golat e tij të shumtë në këtë sezon. Një dyshe që ka zili për ta patur një ekip tjetër.

vllaznimi sportiv

Komentet