Ka ditë që janë shumë të mërzitur, ose më saktë, pas oshilacioneve të javëve të para, reagimin më të madh e patën lëshuar menjëherë pas humbjes në Laç një javë më parë. Jo vetëm ata që ishin prezent në stadiumin e Laçit, por edhe shumë e shumë të tjerë që e kanë ndjekur ndeshjen drejtpërdrejt përmes transmetimit të Supersport, duke qënë jashtë mase të zhgënjyer nga paraqitja e dobët e skuadrës së tyre kishin deklaruar se asnjë tifoz shkodran nuk do të futet në stadiumin “Loro Boriçi” për ndeshjen e radhës me Tiranën. Fansat kuqeblu duket se kanë dashur të kopjojnë homologët e tyre të bardhebluve, të cilët i bënë një sfidë skuadrës së tyre një javë më parë në “Qemal Stafa”. Por, që prej ditës së ndeshjes me Laçin dhe deri në përballjen e së premtes së pardjeshme me Tiranën, situata ka ndryshuar në radhët e tifozërisë kuqeblu. Rëndësia që kishte ndeshja, mundësitë e një kthese si pretendentë nëse do të arrihej të fitohej ndeshja dhe në mënyrë të veçantë deklaratat mediatike të përfaqësuesve të klubit kuqeblu dhe në mënyrë të veçantë e trajnerit Luçi, të cilët kërkonin edhe mbështetjen e tifozërisë për ta kaluar me sa më sukses këtë ndeshje, bëri që pas disa takimeve të grupeve organizuese të shoqatës së tifozëve, ata të riktheheshin sërish në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, me shpresë që Vllaznia do të arrinte të merrte një rezultat pozitiv në këtë ndeshje dhe më pas të ecte përpara në rrugën e ngjitjes. Por me humbjen e pësuar ndaj Tiranës, e cila është e gjashta në këto nëntë javë kampionat, situata është përkeqësuar së tepërmi. Kjo është parë qartë nga pakënaqësia që turmat e tifozëve kuqeblu shprehnin, tek boshatisnin stadiumin “Loro Boriçi” pas ndeshjes më bardheblutë. Madje, një grup ultrasish kanë shkuar më tej, duke demonstruar edhe më hapur shqetësimin e tyrë në protestë publike, ndaj kampit kuqeblu në përgjithësi. Reagimet e tyre ishin për ndryshimin e gjendjes së krijuar tek Vllaznia, e cila ka zënë vend në fund të tabelës së klasifikimit dhe nuk po gjen mënyrën për të kthyer. “Duam Vllazninë e vertetë”, kanë përsëritur shpesh herë kërkesën ultrasit kuqeblu, menjëherë pas ndeshjes, protestë të cilën nuk kanë nguruar ta shprehin edhe më hapur një ditë pas ndeshjes. Përfaqësues të shoqatës së tifozëve të Vllaznisë kanë kërkuar të bëjnë një takim me presidentin Fushaj, për t’i përcjellë shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar ndryshimin sa më shpejt të situatës në fjalë, ndërkohë që nëse gjendja nuk ndryshon në një kohë sa më të shkurtër, ata kanë paralajmëruar organizimin e protestave të tyre pranë klubit Vllaznia. Situata në fjalë nuk ka nevojë për koment. Vllaznia është në udhëkryq, ndaj kërkohet në mënyrën më të shpejtë një ndërhyrje vendimtare, për ta nxjerrë atë nga situata ku është mpleksur.
Tifoz?t n? protest?: Duam? Vllaznine
Ka dit? q? jan? shum? t? m?rzitur, ose m? sakt?, pas oshilacioneve t? jav?ve t? para, reagimin m? t? madh e pat?n l?shuar menj?her? pas humbjes n? La? nj? jav? m? par?. Jo vet?m ata q? ishin prezent n? stadiumin e La?it, por edhe shum? e shum? t? tjer? q? e kan? ndjekur ndeshjen drejtp?rdrejt p?rmes transmetimit t? Supersport, duke q?n? jasht? mase t? zhg?njyer nga paraqitja e dob?t e skuadr?s s? tyre kishin deklaruar se asnj? tifoz shkodran nuk do t? futet n? stadiumin ?Loro Bori?i? p?r ndeshjen e radh?s me Tiran?n.