Duket një Vllazni e përgjysmuar, ajo që do të përballet me Rapidin e Vjenës më 16 korrik. Sikur të mos mjaftonte kartoni i kuq, që kapiteni Vioresin Sinani mori në ndeshjen e kthimit kundër Sligo Rovers, së fundmi një “bombë” ka ardhur në adresë të klubit kuqeblu. Sipas burimeve zyrtare në klub, Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka pezulluar për katër ndeshje nga aktivitetet ndërkombëtare portierin Armir Grima. Mësohet se vendimi ka ardhur në klub që pas ndeshjes së parë ndaj Sligo Rovers, por mesa duket, ai nuk është lexuar mirë. Gjithsesi, dje është konfirmuar që Grima ka marrë një pezullim prej katër ndeshjesh, kështu që nuk ka shans të luajë në dy përballjet me Rapidin. Kartoni i kuq në ndeshjen e parë në Irlandë i ka kushtuar shumë portierit, çka kurrsesi nuk është menduar nga drejtuesit e klubit. Megjithatë, garancia që dha i riu Olti Bishani në sfidën e kthimit me Sligon, nuk është se e bën me shumë dhimbje “kokë” trajnerin Hasan Lika. Madje ky i fundit e vlerësoi shumë paraqitjen e portierit 21-vjeçar. Por duke lënë pas portën, problemet për Vllazninë në prag të ndeshjes së parë me austriakët shtohen kur mendon se do të mungojë edhe kapiteni Vioresin Sinani. Ashtu si Grima, golashënuesi i kuqebluve u ndëshkua me karton të kuq ndaj Sligo Rovers, kështu që do të mungojë në ndeshjen e parë, pa marrë parasysh se edhe çështja e tij mund të futet për shqyrtim në Komisionin Disiplinor të UEFA-s.
Nga ana tjetër, përveç pezullimeve, një hall më vete në kampin shkodran janë dëmtimet. Sfidat me irlandezët i ka lënë me pasoja kuqeblutë, teksa më të dëmtuarit janë Elvin Beqiri dhe Ndriçim Shtubina. Gjithashtu, edhe mesfushori “veteran” Safet Osja vuan nga dëmtimi që pësoi dy ditë para ndeshjes me Sligon. Ndërsa ky i fundit dje është stërvitur normalisht, edhe pse jo në gjendjen e tij më të mirë, Beqiri dhe Shtubina nuk kanë marrë pjesë në seancën e djeshme. Sipas stafit mjekësor të shkodranëve, po bëhet ç’është e mundur që Shtubina të jetë i gatshëm deri të enjten. Ndërkohë, disi me më shumë probleme shfaqet gjendja e mbrojtësit Beqiri. 28-vjeçari e la ndeshjen para kohe, për shkak të shqetësimeve në kavilje dhe tani nuk jepet garanci nëse do të jetë i gatshëm kundër Rapidit. Duke përfshirë mungesat e sigurta të portierit Grima dhe sulmuesit Sinani, trajnerit Hasan Lika tani i duhet të mendojë edhe për gjendjen e treshes: Osja, Beqiri, Shtubina.

Komentet