Vllaznia “prek” kualifikimin
Vllaznia ka surprizuar, edhe pse kundërshtari nuk thoshte ndonjë emër të konsiderueshëm, duke fituar 2-1 në transfertë, ndaj Sligos së Irlandës, në fushën e kësaj të fundit. Formacioni i Hasan Likës ka zhvilluar një ndeshje mjaft efektive, duke arritur të shënojë dy gola, të kalojë në epërsi 2-0, ndërkohë që ka pësuar një gol, 1 minutë para mbarimit të ndeshjes, shënuar me penallti nga vendasit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim të bardhë, 0-0, me një lojë të barabartë, e përqëndruar kryesisht në mesin e fushës. Pjesa e dytë nis me një tjetër marsh, ku shkodranët, pasi e kishin studiuar mirë ekipin vendas, e sulmojnë në pikat e tij të dobëta. Krahët e mesfushës kuqeblu funksionojnë për bukuri, për pasojë, edhe topat krosohen me mjaft befasi në zonën vendase. Duhej të vinte minuta e 69-të e lojës, që mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, konkretizon disa sulme të njëpasnjëshme të kuqebluve. Skuadra jonë merr krahë, pas këtij goli dhe nuk e ul ritmin, ndërkohë që vendasit nervozohen. Si pasojë e një nervozizmi të tillë, Keane gabon dhe shkakton autogol në portën e tij. Rezultati shkon 2-0, ndërkohë që nuk ka shumë minuta lojë që vendasit të përmbysin dicka. Megjithatë, tërheqja e kuqebluve, në mbrojtje të dy golave të shënuar, i lejon më shumë terren Sligos, e cila, një minutë para mbarimit të kohës së rregullt, fiton një penallti, që kthehet në gol. Me këtë rast merr fund edhe ndeshja, e cila fitohet nga Vllaznia 2-1, që e prêt e qetë ndeshjen e kthimit dhe ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit. Më poshtë skeda e plotë e ndeshjes:
Sligo - Vllaznia 1-2
Shënues: Cretaro 89’ (pen) / Smajlaj 69’, Keane (o.g.) ’75
Sligo: 1 Brush, 2 Keane, 3 Holmes, 5 Ventre, 6 O’Grady, 7 Cash (Doherty 73’), 8 Ryan, 9 Boco, 10 Cretaro, 11 Morrison, 14 Feeney (Noctor 64’)
Pankina: 19 Kelly, 4 Peers, 12 Doherty, 16 Keohane, 17 Noctor, 18 Torpey,
20 Kelly
Trajner: Paul Cook
Vllaznia: 1 Grima, 2 Smajlaj, 3 Mrvaljeviæ, 5 Osja, 7 Shtubina, 8 Belisha,
9 Sinani (Balaj 85’), 10 Kasapi (Olsi 88’), 17 Hallaçi, 18 Beqiri, 20 Nallbani
Pankina: 31 Bishani, 6 Bašiæ, 11 Nika, 14 Vajushi, 16 Baci, 19 Balaj, 28 Hasani
Trajner: Hasan Lika
Kartonë të verdhë: Beqiri (Vllaznia), Sinani (Vllaznia), Smalaj (Vllaznia), Shtubina (Vllaznia), O’Grady (Sligo), Ryan (Sligo)
Gjyqtarë: Christof Virant, Dirk Gilon, Frank Bleyen (BEL)