Një nga lojtarët më kryesorë të Vllaznisë, sulmuesi Vioresin Sinani, i cili i ka dhënë përgjigje pozitive ofertës së drejtuesve të klubit shkodran, këtë sezon kërkon maksimumin me kuqeblutë. Në tri sezone radhazi, Sinani ka qenë golashënuesi më i mirë, ndërsa në vitin futbollistik që sapo u mbyll, dëmtimi në fillim, por edhe në mes të tij, i kanë mohuar atij të drejtën për të qenë sërish në majën e golashënuesve. Megjithatë, mbetet pa diskutim i pari lojtar për sa u përket golave të shënuar te shkodranët. Sinani kërkon që në këtë sezon të bëjë më të mirën, pse jo të fitojë dhe
titullin kampion.
Edhe për një sezon jeni përsëri pjesë e Vllaznisë, kur dihet që e keni pasur me pikëpyetje.
Pavarësisht asaj që kemi pasur lidhur me gjetjen e gjuhës së përbashkët, përsëri jam shumë i kënaqur që arritëm akordin për të qenë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri. Është një kënaqësi e veçantë të jem përsëri pranë qytetit tim, familjes dhe shokëve të skuadrës.
Çfarë kërkon Sinani në sezonin e ri?
Bashkë me shokët e mi të skuadrës, për vitin e ardhshëm dua pikërisht atë që na iku nga duart këtë sezon që sapo u mbyll. Personalisht, dua që të fitoj me Vllazninë titullin kampion.
Si e sheh Sinani ardhjen e Likës në krye të pankinës shkodrane?
Ne jemi futbollistë dhe kemi për detyrë ta bëjmë sa më mirë punën tonë, pavarësisht emrit të teknikut. Megjithatë, ardhjen e Hasan Likës e shikoj si një gjë mjaft pozitive për të ardhmen e skuadrës. Besoj se gjërat do të na shkojnë mbarë.
Deri tani, një pjesë e ekipit ka hedhur firma e një pjesë jo. Bëhet fjalë gjithnjë për lojtarët ekzistues, si e mendoni një fakt të tillë?
Këto ndoshta nuk më përkasin mua, por drejtuesve të ekipit dhe vetë lojtarëve. Gjithsesi, mund të them se një pjesë e mirë e tyre kanë firmosur, ndërsa një pjesë tjetër pritet ta bëjnë këtë në ditët në vazhdim. Por ajo që di me saktësi e që dua ta them, është se drejtuesit po flasin dhe po bëjnë përpjekje për ta fuqizuar Vllazninë për sezonin e ri, e po ashtu edhe për takimet e Ligës Evropiane.
Duke kaluar shkurt tek takimet e Ligës Evropiane, beson Sinani që do ta kalojë një tur Vllaznia?
Kjo varet nga gjendja jonë dhe kundërshtari që do të kemi përballë, i cili ende nuk dihet. Megjithatë besoj se ne do të bëjmë në çdo takim më të mirën.
Së fundmi, a keni besim në vetvete se në sezonin e ardhshëm do të jeni përsëri në krye të listës së golashënuesve?
Çdo futbollist, e natyrisht edhe unë, beson tek forca që ka për t’i dhënë sa më shumë ekipit. E në rastin tonë (të sulmuesve), ne simbolizojmë golin. Për mua e rëndësishme është që të kthejmë titullin e kampionit në Shkodër sezonin që vjen, pastaj të mendojmë për titujt personalë.

Komentet