Drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur të largojnë edhe portierin Gaspër Ndoja. Ai është lënë i lirë nga Vllaznia për të gjetur ndonjë skuadër tjetër. Portieri në fjalë në shumicën e kohës ka qenë i dytë sezonin që shkoi, por kjo nuk ka mjaftuar për zgjatjen e kontratës me të. I dytë tashmë është Olti Bishani, por nuk përjashtohet mundësia që edhe ai të huazohet në ndonjë ekip tjetër. Nderkohe dje ka firmosur edhe nje tjeter futbollist shkodran. Behet fjale per Safet Osjen, i cili do te vijoje edhe nje vit me ngjyrat kuqeblu.

Komentet