titullin kampion.
Edhe për një sezon jeni përsëri pjesë e Vllaznisë, kur dihet që e keni pasur me pikëpyetje.
Pavarësisht asaj që kemi pasur lidhur me gjetjen e gjuhës së përbashkët, përsëri jam shumë i kënaqur që arritëm akordin për të qenë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri. Është një kënaqësi e veçantë të jem përsëri pranë qytetit tim, familjes dhe shokëve të skuadrës.
Çfarë kërkon Sinani në sezonin e ri?
Bashkë me shokët e mi të skuadrës, për vitin e ardhshëm dua pikërisht atë që na iku nga duart këtë sezon që sapo u mbyll. Personalisht, dua që të fitoj me Vllazninë titullin kampion.
Si e sheh Sinani ardhjen e Likës në krye të pankinës shkodrane?
Ne jemi futbollistë dhe kemi për detyrë ta bëjmë sa më mirë punën tonë, pavarësisht emrit të teknikut. Megjithatë, ardhjen e Hasan Likës e shikoj si një gjë mjaft pozitive për të ardhmen e skuadrës. Besoj se gjërat do të na shkojnë mbarë.
Deri tani, një pjesë e ekipit ka hedhur firma e një pjesë jo. Bëhet fjalë gjithnjë për lojtarët ekzistues, si e mendoni një fakt të tillë?
Këto ndoshta nuk më përkasin mua, por drejtuesve të ekipit dhe vetë lojtarëve. Gjithsesi, mund të them se një pjesë e mirë e tyre kanë firmosur, ndërsa një pjesë tjetër pritet ta bëjnë këtë në ditët në vazhdim. Por ajo që di me saktësi e që dua ta them, është se drejtuesit po flasin dhe po bëjnë përpjekje për ta fuqizuar Vllazninë për sezonin e ri, e po ashtu edhe për takimet e Ligës Evropiane.
Duke kaluar shkurt tek takimet e Ligës Evropiane, beson Sinani që do ta kalojë një tur Vllaznia?
Kjo varet nga gjendja jonë dhe kundërshtari që do të kemi përballë, i cili ende nuk dihet. Megjithatë besoj se ne do të bëjmë në çdo takim më të mirën.
Së fundmi, a keni besim në vetvete se në sezonin e ardhshëm do të jeni përsëri në krye të listës së golashënuesve?
Çdo futbollist, e natyrisht edhe unë, beson tek forca që ka për t’i dhënë sa më shumë ekipit. E në rastin tonë (të sulmuesve), ne simbolizojmë golin. Për mua e rëndësishme është që të kthejmë titullin e kampionit në Shkodër sezonin që vjen, pastaj të mendojmë për titujt personalë.