Klubi i futbollit Vllaznia, me ane te nje komunikate per shtyp, njoftoi se nesër më datë 08.06.2009, rreth orës 15.00 në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të Vllaznisë që është Hasan Lika. Pas këtij prezantimi, skuadra në orën 18.00 do të paraqitet në fushën sportive të Shtojit për të bërë prezantimin me trajnerin e ri dhe për të zhvilluar të parën seancë stërvitore në kuadrin e përgatitjeve për pjesmarrjen në Ligën Europiane.