Ka qenë i dyti në listë sa u takon bisedimeve që janë zhvilluar nga futbollistët e Vllaznisë me presidentin e tyre. Ndonëse me pushime në Velipojë, me të marrë telefonatën nga drejtuesit e klubit, ka nxituar drejt Shkodrës. Portieri Armir Grima ka folur jo pak me Fushajn dhe në fakt duket se biseda nuk ka qenë shumë e përqendruar te kontrata e re dhe shuma financiare. Më shumë mes tyre është biseduar për ndërtimin e skuadrës dhe kuptohet që dëshira e të dyve ka qenë ajo e krijimit një Vllaznie shumë të fortë. Sa i takon ofertës së presidentit dhe përgjigjes që ai do japë, vetë Grima është shprehur kështu dje përmes telefonit: “Do të vazhdoj të luaj te Vllaznia edhe sezonin tjetër. Vendosa kështu sepse atë që më ofron Vllaznia nuk ma ofron asnjë skuadër tjetër, në shumë drejtime.”

Komentet