Afrimi i ditës së firmosjes së kontratave nga titullarët kuqeblu ka filluar ta bëjë edhe më emocionuese atmosferen në kampin kuqeblu. Ajo që të bën përshtypje është se asnjë nga pjesëtarët e bordit të klubit Vllaznia, nuk merr përsipër të flasë me emra konkretë kush cili futbollist do të qëndrojë dhe cili do të lërë skuadrën. Pjesë e këtyre komenteve është edhe veterani i Vllaznisë, Suad Lici. Duke qënë se i ka kaluar të 30-at, ka pasur zëra që ai dhe të tjerë bashkëmoshatarë të tij, pjesëtarë të skuadrës kuqeblu, të mbyllnin karerierën duke ia dorëzuar fanelën brezit të rinj. Por përpos kësaj, problemet e fundit të bëra publike në media për një borxh të vjetër që Vllaznia i ka Licit, krijuan përshtypjen se ai ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij sportive. Në bisedë me vetë Suadin shihet qartë se një problem i tillë atë personalisht nuk e shqetëson fare. Kur themi kështu, e kemi fjalën për vetë faktin, se nëse është ndokush që sportin e bën vetëm për sport, shembulli më i mirë është pikërisht Suad Lici. Kjo pasi falë një tradite të hershme familjare dhe që edhe ai vetë po e çon edhe më tej, familja e tij ka një aktivitet privat mjaft komod. Megjithatë ka qeënë gjithmonë pasioni që ai ka pasur për futbollin dhe në të njëjtën kohë edhe vlerësimet e vazhdueshme për atë çka ka dhënë në fushën e lojës, që kanë ndikuar që ai të jetë pothuajse gjithmonë titullarë. Në këtë këndvështrim, pati një tendencë që edhe vitin e kaluar ta bënte realitet një gjë të tillë, por edhe pse i rezistoi javëve të para të sezonit, këmbëngulja që presidenti Fushaj bëri që ta rikthente në skuadër, madje me mjaft dinjitet, gjë për të cilën flasin edhe vlerësimet maksimale që janë përcjellë në adresë të tij. E njëjta situatë duket se është shfaqur edhe këtë prag-sezoni, kur ndërsa lakohet ndërtimi i skuadrës së re, përmendet edhe emri i veteranit Lici. “Kam dëgjuar të flitet në shtyp se veteranët e Vllaznisë janë shumë në ankth, për problemin e kontratave të reja që do të firmosin me presidentin Fushaj, por unë ju siguroj që muk jam i përfshirë fare në ato që është shkruar, pasi nuk shoh ndonjë shqetësim, nëse jam, apo jo”, thotë Lici. Dhe duke përfunduar, futbollisti shkodran deklaron se është duke e menduar mirë, nëse do të vazhdoj edhe në sezonin e ardhshëm. Ende nuk e kam vendosur, por shumë shpejt do ta preçizoj një gjë të tillë.
Lici:S?e di n?se do vazhdoj, do ta mendoj mir
Pati nj? tendenc? q? edhe vitin e kaluar ta b?nte realitet nj? gj? t? till?, por edhe pse i rezistoi jav?ve t? para t? sezonit, k?mb?ngulja q? presidenti Fushaj b?ri q? ta rikthente n? skuad?r, madje me mjaft dinjitet, gj? p?r t? cil?n flasin edhe vler?simet maksimale q? jan? p?rcjell? n? adres? t? tij.
Komentet