Java e 26-të e superligës ka dhuruar rezultate surprizë, teksa dy kryesueset, Tirana dhe Vllaznia, kanë fituar në transfertë. Bardheblutë, falë dygolëshit të Memellit, kanë mundur 2-1 Flamurtarin, duke ruajtur pozitat kryesuese, ndërkohë që nuk ka “lëshuar” aspak pe Vllaznia, që ka mundur 4-1, brenda në fushën e tij, Elbasanin. Edhe këtu, dy gola për kuqeblutë i ka shënuar kapiteni Sinani, ndërkohë që nuk ka munguar as “firma” e Sukajt, edhe ai me një dopietë. Ky rezultat e ka detyruar trajnerin e verdhebluve, Faruk Sejdini, të japë dorëheqjen. Në derbin e kryeqytetit, të luajtur në “Qemal Stafa”, mes Partizanit dhe Dinamos, fitues kanë dalë blutë. Edhe pse me një lojë apatike, kampionët në fuqi kanë arritur t’u marrin 3 pikët të kuqve, që nga ana e tyre kanë arritur të barazojnë rezultatin vetëm përkohësisht, 1 minutë. Një pikë të cmuar ka marrë Lushnja, në transfertën e Kavajës, që u mbyll 2-2, ndërkohë që janë ndarë në “paqe” Apolonia dhe Bylisi. Barazimi i bardhë 0-0 në “Loni Papuciu” nuk i shërben shumë asnjërës skuadër, në luftën e tyre të ethshme për mbijetesë. Teuta e Durrësit, falë një goli të Vilës, ka mundur Shkumbinin e fortë, duke rivalizuar tashmë me peqinasit për zonën europiane. Më poshtë, ja ndeshjet, rezultatet e tyre dhe golashënuesit:
Superliga, java e 26-të
BESA-LUSHNJA 2-2
(Haliti 33’, Progni 56’ / Mancaku (aut), Kaloti 90’)
Gjyqtar: Sokol Jareci
APOLONIA-BYLIS 0-0
Gjyqtar: Tanush Latifi
ELBASANI- VLLAZNIA 1-4
(Ahmataj 82’ / Sinani 20’, 61’, Sukaj 72’, 88’
Gjyqtar: Albano Janku
FLAMURTARI-TIRANA 1-2
Memelli 1’, 42’ / Alvizh 19’)
Gjyqtar: Lorenc Jemini
TEUTA-SHKUMBINI 1-0
(Vila 10’)
Gjyqtar: Remzi Sadiku
PARTIZANI-DINAMO 1-2
(Babamusta 75’ / Bodrusic 67’, Poci 76
Gjyqtar: Edvin Hoxha