FSHF-ja ka bërë të ditur edhe skemën e gjysmëfinalisteve të Kupës së 57-të të Shqipërisë, përmes shortit. Dy skuadrat kryesuese të kampionatit kombëtar, Vllaznia dhe Tirana, do të ballafaqohen me njëra-tjetrën që në gjysmëfinale të Kupës, cka do të thotë se njëra prej tyre do t’i ”lajë duart” me këtë trofe pa shkuar dot në finale. Cifti tjetër gjysmëfinal i Kupës do të formohet nga Shkumbini dhe fituesi i takimit shtesë, mes Partizanit dhe Flamurtarit, që do të luhet më 8 prill 2009, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Kujtojmë se Tirana kaloi në gjysmëfinale pas eliminimit të Elbasanit (0-0, 2-0), ndërsa Vllaznia u kualifikua në tavolinë, falë fitores 2-0 të ndeshjes së kthimit me Dinamon, pasi blutë kishin aktivizuar në shkelje të rregullores Elis Bakajn, që Brenda këtij edicioni të Kupës, kishte luajtur edhe me Partizanin. Takimi i parë do të luhet në “Loro Boriçi”, më datën 15 prill 2009, ndërsa ai i kthimit, dy javë më pas, më 29 prill, në Tiranë.
Ndeshja shtesë
PARTIZANI-FLAMURTARI
8 prill 2009, ora 16:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para
15 prill 2009
(PARTIZANI/FLAMURTARI)-SHKUMBINI
VLLAZNIA-TIRANA
Ndeshjet e kthimit
29 prill 2009
SHKUMBINI- (PARTIZANI/FLAMURTARI)
TIRANA- VLLAZNIA
FINALJA E KUPES
13 maj 2009
Komentet