Zakonisht, kur takon në rrugë një njeri të topitur, është mirë të mos e trazosh, ta lësh të marrë veten, ta ndihmosh disi... Kështu ndodh dhe me ekipin e Vllaznisë. Në këto momente duhet me qetësi t'ia mbushësh mendjen për të rigjetur optimizmin e duhur, pasi ka akoma edhe dhjetë ndeshje. Mbase nuk jam ai që do t'ia rregulloj moralin, por as ai që prish punë, veçse një gjë dua ta theksoj ama: Më duket e pafalshme që të grisësh me duart e tua të gjithë atë sukses që ndërtove, me aq mund dhe djersë, 10 fitore radhazi, brenda dhe jashtë, një ekip kompakt, me një trajner për ta pasur zili. Të jetë mendjemadhësi?! Po e pranojmë disi. Të jetë lodhje?! S'po bën më shumë se të tjerët. S'ke ekip, se nuk bëre merkato?! Askush nuk dyshon se ke lojtarë që bëjnë diferencën me ekipet e tjera. Nuk ke spektatorë?! As kjo nuk qëndron, pasi atë e ke pasur gjithmonë. Spektatori jo vetëm që s'të ka munguar, por të ka përkrahur në shi dhe në dëborë. Të falësh ndeshje?! Mos e dhëntë Zoti! Një gjë është e sigurt: Nuk dite të menaxhosh veten dhe suksesin. Humbe me Dinamon për kampionat në Shkodër, humbe përsëri për kupë. Humbe me Peqinin dhe u rrahe 4 0 me Durrësin. Vazhdove historinë e lënies së pikëve dhe me Ballshin në Shkodër 0 0. Gjithkush mund të humbë, bile dhe radhazi, ashtu siç u rrah edhe Interi me Sampdorian 3 0, por ekipi nxjerr mësim. Çfarë mësimi nxore me Durrësin, kur të vjen turp të shohësh se si tallen sulmuesit durrsakë, teksa të gjejnë krejt të papërgatitur në mbrojtje, kur humbet aq shumë raste, kur pasohet në zona të ngushta, aq sa humb durimin edhe ai që të shikon. Sot me pak pasime dilet në zonën kundërshtare, ku punojnë mirë krahët dhe qendra duhet të jetë mjaft aktive. Merreni kronikën dhe shikojeni, pasim pas pasimi, driblime pa bereqet, pak fantazi dhe aspak hapësirë për ta kapur kundërshtarin në befasi. Hidhesh në sulm me forca të shumta, pa koncept dhe harron komplet mbrojtjen, të dalin zbuluar 2 3 sulmues të ekipit kundërshtar, që nga mesi i fushës dhe t'i ndodhesh vetëm me një mbrojtës, kur ke dobësi në lojën në ajër, edhe pse ke mbrojtësit më shtatlartë. Dhe vijnë humbjet radhazi me ekipet e fundit në renditje, me të cilat kishe 20 pikë diferencë. Po çfarë ndodh me ty, kur në kulmin e suksesit stepesh?! Të duket sikur ke bërë krim që je në krye të klasifikimit e sikur ke bërë gjynah. Gjëra që njihen shpesh tek Vllaznia. Fillon kavalierllëku, duke menduar se kemi kohë, Zoti e di seç ndodh më vonë, mirë jena, edhe kundërshtari do të gabojë etj. Sido që të jetë, trajnerin rezervë matanë Shirokës e kena. Dhe fillon ky mentalitet i një ekipi pa ekuilibër, tamam kur i kthehet spektatori dhe i mbush stadiumin. Por ti Vllazni e fyen atë, duke humbur rregullisht në fushën tënde. Dhe humbjet vazhdojnë me kundërshtarët më të dobët, që s'i njohin tri pikët për 20 ndeshje rresht dhe janë në gjendje "të fikti". E pastaj jep deklarata pa fund se do të marrim kupën dhe kampionatin. E gjitha kjo, në një kohë kur s'të bind për asnjërën.
Dikush mund të thotë se kështu e ka futbolli dhe kjo u ndodh edhe ekipeve më të mëdha. Po vërtet, por ajo që ndodh me Vllazninë është diçka ndryshe. Vllaznia fiton 10 ndeshje rresht, por edhe mund të humbë 10 ndeshje gjithashtu, mund të pësojë gol në 2 minutat e fundit të lojës në 5 javë. Ajo që është më e turpshme, ndaj Vllaznisë mund të fitojnë të gjitha ekipet që janë krejt pa shpresë. Madje, këto ekipe prononcohen gjatë javës në gazeta që fitoren në Shkodër e kemi të sigurt, dhe ashtu ndodh, ku mund t'i shënoje gol edhe ndonjë lojtar stoli, që ka 1 vit pa luajtur. Kjo frikë, ky hutim, kjo mungesë psikologjie, e përzierë me pak mendjemadhësi, më shqetëson mua si tifoz i saj. 7 pikë para Tiranës dhe 20 para Dinamos, sot barazohesh me një mosbesim për javët në vazhdim. Ashtu, pa u ndier, fiton Dinamo, me shumë forcë ngulmon Tirana, po ti Vllazni, çfarë rruge ke zgjedhur? Ç'është kjo shthurje, kur je ne krye? Pse mallkon trajnerin, kur e kishe kaq rezultativ? Ç'është kjo..., o bo bo ç'na gjeti, kemi emocion në fushën tonë, po humbim edhe dy penallti rresht? Ç'është ky mentalitet frikacaku, kur i kishe të gjitha në dorë? Ktheji sytë pak nga Sabah Bizi, që nuk e njihte humbjen, apo Ferit Rragami, me një adrenalinë të shkëlqyer, kur stadiumi i thirrte "Ujku"! Futbolli është garë, është përgatitje fizike, është bindje psikologjike dhe nuk ngatërrohet me baletin. Thirri kujtesës, se kur luan me shpirt, fiton edhe me Austrinë e Vienës, por kur nuk ke garanci edhe me ekipet në fund të renditjes, si mund të ndeshesh, bie fjala, në Kupë Kampionesh me Malmoen? I them këto gjëra, se e dua Vllazninë, se dimë ta ikurajojmë, por edhe duhet t'i flasim në atë pushimin e vogël në ring, për t'i dhënë shpresë, që ajo ta fitojë ndeshjen.
Largohu nga kompleksi i inferioritetit ndaj ekipeve të kryeqytetit dhe mos ia lë spontanitetit titullin! Ndërtoje psikologjinë e fitores brenda vetes! 3 pikëshin fillo e preke sa të kalosh Urën e Baçallëkut!
Tani nuk më takon të merrem me trajnerët, sepse është detyrë e presidencës dhe stafit teknik, por një sugjerim mund ta jap: "Shkodra ka luksin që ka dy ish-trajnerë të kombëtares, si Zhega, apo Hafizi. E përse duhet të kalosh fusha, brigje, gërxhe, për të kërkuar teknikë, kur këto dy talente i kemi para syve dhe nuk i shohim?!Zakonisht, kur takon në rrugë një njeri të topitur, është mirë të mos e trazosh, ta lësh të marrë veten, ta ndihmosh disi… Kështu ndodh dhe me ekipin e Vllaznisë. Në këto momente duhet me qetësi t’ia mbushësh mendjen për të rigjetur optimizmin e duhur, pasi ka akoma edhe dhjetë ndeshje. Mbase nuk jam ai që do t’ia rregulloj moralin, por as ai që prish punë, veçse një gjë dua ta theksoj ama: Më duket e pafalshme që të grisësh me duart e tua të gjithë atë sukses që ndërtove, me aq mund dhe djersë, 10 fitore radhazi, brenda dhe jashtë, një ekip kompakt, me një trajner për ta pasur zili. Të jetë mendjemadhësi?! Po e pranojmë disi. Të jetë lodhje?! S’po bën më shumë se të tjerët. S’ke ekip, se nuk bëre merkato?! Askush nuk dyshon se ke lojtarë që bëjnë diferencën me ekipet e tjera. Nuk ke spektatorë?! As kjo nuk qëndron, pasi atë e ke pasur gjithmonë. Spektatori jo vetëm që s’të ka munguar, por të ka përkrahur në shi dhe në dëborë. Të falësh ndeshje?! Mos e dhëntë Zoti! Një gjë është e sigurt: Nuk dite të menaxhosh veten dhe suksesin.
Osman Mula