Klubi i futbollit Vllaznia përmes kësaj deklarate për shtyp bën publik shqetësimin e tij në lidhje me situatën e krijuar nga vetë institucioni i Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me kalendarin e fazës së tretë të kampionatit.
Nëse mbrëmjen e së dielës, të gjithë mediat, njëkohësisht edhe ne si klub, morëm nga drejtues të Federatës vendimin se ishim në vend të parë, ditën e sotme na njoftojnë për ndryshime të këtij vendimi.
Pasi kemi shqyrtuar edhe rregulloren e veprimtarive futbollistike kombëtare për sezonin 2008-09, konstatojmë se një vendim i tillë është i pabazuar në asnjë rregullore. Këtë pas konsultimit edhe me juristë e bazojmë në këto pika:
Nëse mbrëmjen e së dielës, të gjithë mediat, njëkohësisht edhe ne si klub, morëm nga drejtues të Federatës vendimin se ishim në vend të parë, ditën e sotme na njoftojnë për ndryshime të këtij vendimi.
Pasi kemi shqyrtuar edhe rregulloren e veprimtarive futbollistike kombëtare për sezonin 2008-09, konstatojmë se një vendim i tillë është i pabazuar në asnjë rregullore. Këtë pas konsultimit edhe me juristë e bazojmë në këto pika:
Nëse klubi Tirana apo FSHF i referohen Nenit 26, gabojnë.
Themi kështu pasi ky nen e ka shumë të qartë:
Përcaktimi i renditjes së klubeve të futbollit të të gjitha kategorive pjesmarrëse në kampionatet kombëtare të futbollit për sezonin 2008-09, për dhënien e titujve sportivë që ndahen në fund të kampionatit, klasifikimin përfundimtar të kampionateve, të skuadrave të futbollit të cilat do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në kompeticionet Uefa si dhe ato ekip që ngjiten dhe/ose bien një kategori më.
Siç shikohet është shumë e qartë: bëhet fjalë për një rregullore të fundit të kampionatit. Pra ka vakum ligjor në këtë mes dhe kjo duhet zgjidhur me shumë kujdes.
Por edhe nëse e marrim të mirëqenë nenin 26, meqënëse është rregulli i përcaktimit të një renditjeje kur janë dy skuadra me pikë të barabarta, sërish klubi Tirana dhe FSHF gabojnë.
Pikët e grumbulluara si rrjedhojë e takimeve direkte ndërmjet këtyre skuadrave.
Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet direkte.
Meqë rregullorja e Federatës e ka të qartë se në raste të tilla vendosin sfidat direkte, mendojmë se duhet t’u shkojnë deri në fund atyre, përfshi edhe golat në fushë kundërshtare.
Duke vazhduar me pikën c) të nenit 26, sërish jemi të bindur se ne kemi të drejtë: Kjo sepse ky nen thotë shprehimisht:
Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë gjithë kampionatit.
Kaq mjafton për të thënë se Tirana dhe FSHF gabojnë kur i referohen kësaj pike. Ajo e thotë qartë: golat në fund të kampionatit. Ne nuk jemi në fund të kampionatit por në fund të fazës së dytë dhe meqenëse për këtë pjesë të kampionatit ka vakum ligjor, nuk ka pse të privohemi nga vendi i parë.
Duke e përmbledhur, jemi shumë të bindur se kemi të drejtë në pretendimet tona. Federata nuk duhet të marrë një vendim pa i shqyrtuar mirë ligjet dhe rregulloret e saj. Nëse ajo nuk e ka përcaktuar në këto rregullore këtë moment të kampionatit që ka të bëjë me renditjen e fazës së dytë, atëherë para se të dalë me një vendim zyrtar, të këshillohet me UEFA-n dhe FIFA-n dhe ne do të njohim vetëm vendimet e saj.
Nëse nuk veprohet kështu, atëherë ne do t’i drejtohemi Komisionit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Meqënëse Federata jonë këtë mënyrë zhvillimi të kampionatit e ka marrë nga Kroacia, mjafton të ketë një kontakt me këtë federatë siç e kemi patur ne dhe do ta kenë të qartë se Vllaznisë i takon vendi i parë.
Nëse nuk duan të shkojnë deri kaq larg, të paktën si zgjidhje të fundit të kishin vendosur për short, që është dhe pika e fundit e nenit 26.
Jemi të vendosur për të ndjekur çdo rrugë ligjore në këtë drejtim sepse mendojmë se e drejta është në anën tonë.
Mbesim me shpresë se Federata Shqiptare e futbollit do ta çojë të drejtën tonë në vend.
Klubi i futbollit “Vllaznia”
Komentet