Trajneri i Vllaznise se Shkodres, Agim Canaj, ka dhene doreheqjen e parevokueshme pas humbjes shkaterruese te kesaj jave me Teuten e Durresit. Trajneri vlonjat, i cili e ka drejtuar Vllaznine qe nga fillimi i sezonit, nuk e ka suportuar dot faktin e humbjes se thelle, ndaj menjehere pas ndeshjes ka dhene doreheqjen. Rezultat i fundit me djemte e detit ka qene fatal per trajnerin kuqeblu, pasi Vllaznia jo vetem qe nuk ka marre pike ne “Niko Dovana”, por ka leshuar edhe vendin e pare te tabeles. Tirana tashme eshte rikthyer ne krye per shkak te golaverazhit, pasi ka po aq pike sa Vllaznia. Sikurse edhe nje vit me pare, trajneri Canaj ka dhene doreheqjen nga ekipi qe drejton, edhe pse renditet ne krye te tabeles. Vjet Dinamo do te shpallej kampion me Ilir Dajen, nderkohe qe Canaj u largua disa jave para se te perfundonte kampionati. Akoma nuk dihet se kush do ta zevendesoje Canajn, qe duhet theksuar ka bere nje pune mjaft te mire ne drejtimin e Vllaznise.

Komentet