Vllaznia ka rimarre kryesimin e Superliges pas fitores se sotme 2-0 me Lushnjen, nderkohe qe Tirana barazoi dje me Elbasanin ne “Selman Stermasi”.

Ka qene Sukaj heroi i shkodraneve qe ka shenuar dy here per vendasit ne minuten e 27-te dhe te 58-te te takimit. Ne kete menyre Vllaznia rimerr vendin e pare, vetem nje jave pasi bardheblute arriten t’ia rrembenin.

Dinamo ka triumfuar ne Vlore kunder Flamurtarit 2-0 duke vijuar me sukses rrugen drejt kreut te tabeles. Golat per kryeqytetasit jane shenuar nga Allmuca ne minuten e 49-te dhe Poci ne te 55-ten.

Shkumbini ka fituar ne transferte me Apolonine e Fierit pas golit te Nores ne minuten e 52-te te lojes.

Ne takimin e fundit te javes se 21-te te Superliges Bylisi ka fituar ndaj Teutes se Durresit 2-0. Golat per vendasit jane shenuar nga Muca ne minuten e 85-te dhe Besha ne te 90-ten.

Pas ketyre ndeshjeve, ne krye te tabeles eshte Vllaznia me 41 pike, e ndjekur nga Tirana me 40 pike, Dinamo 35, Shkumbini 33, Besa 29, Teuta 26, Flamurtari 25, Elbasani 25, Apolonia 24, Partizani 22, Bylisi 21 dhe Lushnja me 18 pike.