Reshjet e mëdha të dëborës kanë ndikuar edhe në mbarëvajtjen e javës së 21-të të superligës. Kështu, Fedreata Shqiptare e Futbollit, pasi e ka shqyrtuar me imtësi situatën, ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e “Loro Boricit”. Gjatë dy ditëve të fundit reshjet e dëborës në Shkodër kanë qenë të shumta, aq sa shtresa e saj në fushë e stadiumit ka arritur deri në 30 cm. Temperaturat e ulëta në vazhdim kanë ndikuar në ngrirjen e pjesshme te debores, cka do të thotë se nuk mund të zhvillohet një ndeshje normale.
Takimi Vllaznia – Lushnja do të jetë sfida e vetme e shtyrë e javës e cila do te zhvillohet diten e djele date 22.02.2009 ora 14:30 ne stadiumin "Loro Boriçi".

Komentet