Ne Elbasan shkodranet kane patur pretendimin per te fituar dhe pikerisht per kete arsye ata e kane kerkuar deri ne fund golin e fitores pavaresisht se ai nuk doli ne drite. Ai barazim I ka kushtezuar Vllaznise lenien e vendit te pare per momentin por megjithate ne rradhet e ketij ekipi ka besim se gjerat mund te permbysen ne javet ne vazhdim.
Edhe stafi drejtues ka besim se skuadra ka forca per te ndryshuar. Trajneri Canaj edhe dje para stervitjes, ka fole per kete çeshtje me futbollistet. U ka thene atyre se mundesite dhe forcat jane per te mundur çdo lloj kundershtari. Nga ana tjeter, gjate analizes se shkurter qe I kane bere takimit me Elbasanin, behet e ditur se eshte diskutuar edhe per disa probleme te verejtuara gjate asaj ndeshje. Kryesisht tek manovra sulmuese e skuadres sepse ne sulm disa gjera kane lane per te deshiru ne kete ndeshje. Sidomos ne bashkepunimin e dyshes Sinani-Sukaj apo dhe mbeshtetjes me te madhe qe duhet te kene nga mesfusha. Po ashtu trajneri Canaj eshte ndalur paksa edhe tek afrikani Boadu. Ky I fundit, jo vetem ne Elbasan por edhe ne ndeshjet e tjera te ketij viti nuk ka qene ne lartesine e duhur. Ne ate forme qe jemi mesuar ta shohim ne pjesen e pare te sezonit. Duke qene keshtu, me lojtare te veçante po punohet edhe ne aspektin psikologjik ne menyre qe te merret maksimumi I tyre ne ndeshjet qe kane mbetur. E rendesishme eshte qe skuadra tashme do kete nevoje per te gjithe futbollistet sepse koifiçenti I veshtiresive te ndeshjeve sa vjen e po bahet me I veshtire. Tashme te gjithe ne kampin kuqeblu e kane te qarte se gabimet qe kane bere ne ndeshjet e fundit kane qene te pafalshme. Ne vend qe te ishin ata te paret, u duhet tashme te presin ndonje hap te gabuar te bardhebluve te Tiranes. Por duke nisur nga kjo jave me Lushnjen, gjerat duket se do jene shume me ndryshe. Vleresimi per kete ndeshje duket maksimal pavaresisht se ne pamje te pare eshte nje ndeshje e lehte. Ne kampin shkodran nuk duam te mendojne kurrsesi keshtu. Skuadra e ka nisur seriozisht javen e pergatitjeve dhe po mundohet te beje me te miren ne stervitje megjithese duket se prishja e kohes serish do ndikoje ne pergatitjet e saj ne ditet ne vijim. Ende nuk ka asnje mendim nese mund te ndryshoje formacioni per kete ndeshje apo jo por me shume te ngjare mund te kete ndonje ndryshim.

Sporti Shqiptar

Komentet