Mirko Plantiç ësh të blerja më e re e ekipit të Vllaznisë, i cili është zyrtarizuar ditën djeshme. Drejtuesit e klubit kuqeblu dhe kroati 24-vjeçar, Plantiç, kanë hedhur firmat mbi kontratë, duke bërë që lojtari për pjesën e mbetur të sezonit të mbrojë fanellën e Vllaznisë. Kontrata e kroatit me ekipin shkodran është e vlefshme 2 vjet e gjysmë, por drejtuesit e klubit, duke mos e pasur mirë të qartë gjendjen e Plantiç, kanë preferuar që t’i lënë të hapura bisedimet me mbrojtësin deri në përfundim të këtij sezoni. Një klauzolë e tillë është pranuar nga ana e mbrojtësit. Plantiç ka mbërritur pranë kuqebluve nga futbolli sllovak, por ka qenë gjithashtu, edhe pjesë e ekipit të Varteksit të Kroacisë. 24-vjeçari më parë është aktivizuar me ekipin kombëtar Shpresa të Kroacisë. “Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri, pasi edhe tri vjet më parë, kur isha pjesë e skuadrës kroate të Varteksit, kam ardhur në Tiranë për të luajtur ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës UEFA, përballë skuadrës së kryeqytetit tuaj, Tiranës. Kam përshtypje mjaft të mira për futbollin shqiptar dhe nuk mendoj se është në atë nivel të ulët, siç mund ta komentojë ndokush. Mua më pëlqen futbolli shqiptar, prandaj edhe zgjodha Vllazninë”, kështu është shprehur mbrojtësi kroat. Ndërsa drejtuesit e klubit shkodran besojnë që Plantiç bërë një blerje e duhur. Mbrojtësi Mbrojtësi kroat ka udhëtuar menjëherë pasi ka hedhur firmën mbi kontratë për në Ulqin, ku i është bashkuar kuqebluve, të cilët po zhvillojnë fazën përgatitore në tokën malazeze. Afrimi i këtij lojtari në repartin e mbrojtjes shpresohet të plotësojë kërkesat që ka pasur tekniku Canaj në këtë merkato. Plantiç gjatë prezantimit është shprehur shumë optimist për ecurinë e tij në radhët kuqeblu. “Sipas informacioneve që kam marrë, Vllaznia udhëheq kampionatin me meritë. Normalisht e kam shumë të qartë se për mua do të jetë një sfidë e vështirë, pasi kam të bëj me një ekip kampion, por jam i bindur se do të jap kontributin tim për të qenë pjesë e suksesit të kësaj skuadre. Nisur edhe nga ambiciet që ka ekipi i Vllaznisë, kam besimin e plotë se në fund do të jetë ajo, që do të marrë titullin kampion”, thekson kroati më i ri i kuqebluve. Merkato Sipas drejtuesve të klubit, merkatoja në këtë repart nuk quhet ende e mbyllur, pasi pritet të mbërrijë edhe malazezi Vukçeviç. Me afrimet e bëra, Vllaznia do të marrë trajtën e duhur për të përballuar me sukses jo vetëm kampionatin, por edhe Kupën e Shqipërisë.
Planti? nis aventur?n shkodrane
Mirko Planti? ?sh t? blerja m? e re e ekipit t? Vllaznis?, i cili ?sht? zyrtarizuar dit?n djeshme. Drejtuesit e klubit kuqeblu dhe kroati 24-vje?ar, Planti?, kan? hedhur firmat mbi kontrat?, duke b?r? q? lojtari p?r pjes?n e mbetur t? sezonit t? mbroj? fanell?n e Vllaznis?. Kontrata e kroatit me ekipin shkodran ?sht? e vlefshme 2 vjet e gjysm?, por drejtuesit e klubit, duke mos e pasur mir? t? qart? gjendjen e Planti?, kan? preferuar q? t?i l?n? t? hapura bisedimet me mbrojt?sin deri n? p?rfundim t? k?tij sezoni. Nj? klauzol? e till? ?sht? pranuar nga ana e mbrojt?sit.