Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme viti për Vllazninë, pavarësisht se ka qenë vetëm një ndeshje miqësore dhe përballë ka qenë një kundërshtar modest, si Otrant i Ulqinit, që militon në kategorinë e dytë të kampionati malazez.
Vllaznia ka fituar miqësoren e djeshme 3 0, ku duhet thënë që kanë luajtur pothuaj të gjithë lojtarët në dispozicion që ka trajneri Canaj. Në fillim është aktivizuar Grima, Osja, Lici, Belisha, Doçi, Boadu, Dhëmbi, Nallbani, Shtubina, Sinani dhe Sukaj.
Në pjesën e dytë kanë luajtur edhe dy portierët, Ndoja e Bishani, si dhe Hoti, Guri, Beqiri, Bala, Hasani, Vucaj, Rraboshta, Semina e Kola. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0, me gola të shënuar nga Boadu e Dhëmbi, ndërsa në të dytën nga i riu 18-vjeçar Bekim Bala, duke dashur të tregojë edhe ai diçka në këtë përgatitore dhe të tërheqë vëmendjen e stafit drejtues.
Duhet thënë se përgjithësisht trajneri Canaj ka mbetur i kënaqur, edhe pse lojtarët kanë qenë të ngarkuar nga stërvitja e zhvilluar gjatë gjithë javës. Në këtë miqësore kroati Bashiç dhe lezhjani Smajli nuk kanë luajtur, sepse kanë pasur probleme muskulore, ndërsa Elvin Beqiri vetëm në pjesën e dytë, ngaqë ka kaluar një gjendje gripale.
Megjithatë, të gjithë në kampin shkodran mendojnë se ky nuk është testi real i Vllaznisë. Kjo për shumë arsye.
E para, rivali ka qenë modest dhe nuk mund të përballet me forcën e shkodranëve.
E dyta, lojtarët kanë qenë të ngarkuar shumë gjatë javës dhe problemet muskulore kanë qenë të pranishme.
E treta, trajneri më shumë ka menduar për të parë formën e lojtarëve sesa të bëjë një lojë spektakolare. Vetëm me Buduçnostin të premten mund të shihet tamam forma e ekipit. Kujtojmë që Buduçnosti militon në kategorinë e parë malazeze, madje është ndër ekipet më të mira këtij vendi.
Kaq do të jenë miqësoret në tokën malazeze, duke mos preferuar që shkodranët të ndesheshin me ndonjë ekip shqiptar të pranishëm në Ulqin, ku në një hotel ka qenë Shkumbini dhe Lushnja, apo Bylisi pak më tutje.
Nëse me Shkumbinin përjashtohej mundësia, sepse do të ndeshet pikërisht në javën e parë të rifillimit të kampionatit, më 31 janar, nuk është preferuar edhe ndaj rivalëve të tjerë. Këtë gjë Vllaznia e ka bërë edhe sezonin e kaluar, ku ka preferuar ekipe të huaja.
Ndoshta me rikthimin në Shkodër mund të kemi edhe një miqësore tjetër deri në ndeshjen e parë. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë në javën e re që po hyjmë. E rëndësishme është Vllaznia ka vijuar normalisht dhe nuk ka dëmtime që e shqetësojnë, përveç disa problemeve muskulore, të pranuara në këto faza me ngarkesa të larta.
Edhe Beqiri, që ishte në gjendje gripale, tashmë e ka kaluar atë dhe pritet të jetë në fushë që në ndeshjen e parë, ku duhet thënë që në kampin shkodran ka filluar të mendohet që tani Shkumbini, rivali i parë për 2009-n, një rival i cili i ka marrë barazim në Shkodër, duke qenë i vetmi hap fals gjatë fazës së parë brenda fushe.

Komentet