Skuadra e pare ka vene ne shenjester disa “U” te talentuar. E ardhmja eshte e tyre

Akademia eshte shpresa e se ardhmes per kuqeblute. Te rinjte te suksesshem



Per te dytin vit ne klubin e futbollit Vllaznia po funksionon Akademia e Futbollit, e cila shume shpejt eshte vene ne sherbim te zhvillimit te futbollit shkodran. Kordinatori Gjyrezi, ben te ditur se ne krye te ekipeve zinxhir, qe nga mosha 10 vjecare dhe deri tek ekipi i te rinjeve U?19, jane vene trajneret me te spikatur te Shkodres, te cileve u jane krijuar kushtet e pershtatshme, per te ushtruar detyren me skuadrat e tyre. Suksesi i pare i kesaj Akademie erdhi sezonin e kaluar, kur skuadra U?17, e cila u shpall kampione e Shqiperise per kete grupmoshash, nderkohe qe edhe sivjet, ekipet e kesaj akademie, e kane filluar me shume sukses sezonin, duke qene kryesues ne kampionatet e grupmoshave te tyre. Ajo qe vlen te theksohet ? vijon kordinatori Dritan Gjyrezi ? eshte fakti se nga radhet e kesaj akademie jane vene ne shenjester nje grup i madh te rinjesh te talentuar, te cilet kohet e fundit jane afruar edhe ne ekipin e pare. Madje, nje pjese e tyre kane gjetur edhe dashamiresine e trajnerit Canaj, i cili nuk ka nguruar t’i dergoje edhe ne fushe. “Me kete kontigjent kaq cilesore, qe ka aktualisht Vllaznia ne grupin e te rinjeve, ne synojme dhe shpresojme qe shume shpejt, te kemi nje Vllazni, “puro shkodrane”, duke mos pasur nevoje qe te hedhim syte nga skuadrat e tjera dhe sidomos nga jashte vendit”, perfundon Gjyrezi.

Oferta nga jashte? Duke vijuar te flase per elemtin e ri me perspektive, Gjyrezi ndalet tek rasti me i fresktet, kur ne formacionin e ekipit kombetar U?19, qe keto dite zhvilloi tre ndeshje ne Irlandλn e Veriut, benin pjese dy futbollistλ nga Vllaznia, sulmuesi shtatlarte Bekim Bala dhe mesfushori inteligjent Erion Vucaj, te cilit iu besua edhe shiriti i kapitenit te skuadres. “Sipas informacionit qe kemi, qe te dy futbollistet tane kane luajtur mjaft mire ne keto ndeshje. Bala, ka qene edhe autor i nje goli mjeshtror, per ngjyrat e perfaqesueses sone, i vetmi ne keto eleminatore”, thekson Gjyrezi, duke bere te ditur se kjo dyshe e te rinjeve shkodrane eshte ndjekur nga afer nga menaxhere te huaj, te cilet, pasi i kane pelqyer per lojen e tyre, i jane drejtuar menjehere klubit Vllaznia, duke filluar tratativat e nje transferte te mundshme jashte Shqiperise dhe detajet do te behen publike me vone, nga vete presidenti Fushaj. Por, sipas Gjyrezit, i cili drejton edhe sektorin e marredhenieve me jashte ne klubin Vllaznia, interesim nga klube te huaja, ka pasur edhe per lojtare te tjere te rinj, 16?17 vjecare, si Rraboshta, Hasani, Pirani, Rexha, e ndonje tjeter, te cileve, klubi shkodran po i kushton vemendje ne te gjitha drejtimet.

Komentet