Me skuadrat më të forta të kampionatit, Vllaznia gjithnjë është e fortë. Kështu ka bërë edhe të shtunën në “Selman Stërmasi”, ndaj Dinamos, kampione në fuqi e Kategorisë Superiore, kur është shfaqur bindëse në lojën e saj. Pavarësisht problemeve, pasi disa lojtarë titullarë të formacionit shkodran janë rikuperuar nga dëmtimet vetëm në momentet e fundit, ekipi i drejtuar nga tekniku Canaj ka arritur të tregojë se përsëri është pretendent në këtë sezon. Pika e marrë të shtunën, përballë bluve, nuk ka ngrohur vetëm teknikun Canaj, por edhe sportdashësit shkodranë, të cilët ishin skeptikë përpara kësaj ndeshjeje. Kreu i pankinës kuqeblu, më shumë se gjithçka ka vlerësuar lojën e skuadrës së tij: “Jam i kënaqur me lojën e treguar në këtë takim. Për mendimin tim, ne lamë dy pikë në këtë ndeshje. Kemi shpërdoruar disa raste shënimi, të cilat mund të ishin kurorëzuar me gol, prandaj mendoj se fitorja jonë do të ishte rezultati më i drejtë për këtë përballje”. Kësaj here Vllaznia nuk ka marrë ndoshta atë që meritonte në rezultat, ashtu siç është shprehur dhe tekniku Canaj. Megjithatë ka kënaqur tifozët e saj, për më tepër dhe drejtuesit, të cilët kanë qenë të pakënaqur ndeshje më parë me lojën e zhvilluar. Ajo që pranojnë të gjithë është fakti se, Vllaznia në përballjen me dinamovitët ka qenë më e mira e këtyre gjashtë javëve të kampionatit. Kuqeblutë kanë zhvilluar një 90 minutësh jo vetëm të barabartë me kampionët, por kanë qenë më lart në nivel loje. Grinta, pikërisht ajo çka i ka munguar në takimet e fundit, në sfidën me Dinamon ka qenë prezente. Kësisoj, ajo që ka ngrohur më tepër është kthesa në lojë e kësaj skuadre. Vllaznia në këtë përballje ka arritur jo vetëm të marrë një pikë, që nisur nga rrjedha e lojës ishte minimumi, por ka treguar edhe një herë se fytyra e vërtet e kësaj skuadre nuk është ajo e paraqitur në takimet e fundit.
Kuqeblut?, t? fort? me t? m?dhenjt? e kampionatit
Me skuadrat m? t? forta t? kampionatit, Vllaznia gjithnj? ?sht? e fort?. K?shtu ka b?r? edhe t? shtun?n n? ?Selman St?rmasi?, ndaj Dinamos, kampione n? fuqi e Kategoris? Superiore, kur ?sht? shfaqur bind?se n? loj?n e saj. Pavar?sisht problemeve, pasi disa lojtar? titullar? t? formacionit shkodran jan? rikuperuar nga d?mtimet vet?m n? momentet e fundit, ekipi i drejtuar nga tekniku Canaj ka arritur t? tregoj? se p?rs?ri ?sht? pretendent n? k?t? sezon. Pika e marr? t? shtun?n, p?rball? bluve, nuk ka ngrohur vet?m teknikun Canaj, por edhe sportdash?sit shkodran?, t? cil?t ishin skeptik? p?rpara k?saj ndeshjeje.