Xhevahir Sukaj, sulmuesi i skuadrës së Vllaznisë, gjatë ditëve të ardhshme pritet të testohet te skuadra e Koblenzit. Burime pranë lojtarit kanë bërë të ditur se klubi gjerman ka nisur një faks në adresë të klubit të Vllaznisë dhe se gjatë këtyre ditëve do të punohet për nxjerrjen e vizës së lojtarit.
Sukaj është një nga futbollistët më të spikatur të kampionatit shqiptar dhe padyshim që në sezonin e fundit ka qenë nën vëzhgimin e disa klubeve evropiane. Lojtari ndërkaq ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të luajtur në një skuadër të huaj të nivelit të mirë. Te skuadra e Koblenzit aktivizohen edhe dy sulmuesit shqiptarë, Fatmir Vata dhe Njazi Kuqi. Tratativat i drejton menaxheri shqiptar, Rudi Vata.

Komentet