Edhe pse ka në kontingjentin e saj golashënuesin më të mirë të kampionatit, Vllaznia ka vajtur për të gjetur rrugën e rrjetës përballë skuadrës që renditet e fundit në Superiore. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka fituar 2-0 përballë Skënderbeut, megjithatë nuk ka arritur të paraqitet në formën më të mirë. Dy gola të shënuar në fund të çdo pjese, fillimisht me mbrojtësin kongolezo-gjerman, Sasha Delain, dhe më pas me sulmuesin kosovar, Jusufi. Megjithatë, kuqeblutë u gëzohen 3 pikëve të radhës, të cilat i kanë ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit, duke kaluar Tiranën dhe Elbasanin.
Takimi ka filluar me vendasit menjëherë në sulm, e brenda 15 minutave janë regjistruar tre raste të mira për shënim nga Sinani, megjithatë goleadori shkodran nuk ka arritur të gjejë rrjetën. Vendasit kanë vazhduar të kenë fjalën e parë në lojë, por nënvlerësimi ndaj kundërshtarëve ka bërë që lojtarët shpeshherë të ndodheshin jashtë pozicioneve në fushë, duke lënë hapësira të rrezikshme. Këto pakujdesi janë shfrytëzuar nga korçarët, të cilët kishin zgjedhur kundërsulmin si taktikë kryesore. Në të 24-ën miqtë kanë rrezikuar të shënojnë me Shtupinën: sulmuesi shkodran është gjendur përpara portës kuqeblu, të mbrojtur nga Olsi Bishani, por nuk ka ditur të shfrytëzojë mundësinë e dhënë. Shtupina ka pasur mundësi të shënojë në portën e skuadrës së vendlindjes edhe disa momente të tjera të pjesës së parë, megjithatë i ka munguar qetësia përpara portës. Pikërisht atëherë kur dukej se skuadrat do të shkonin në pushimin mes pjesëve në barazim pa gola, situata është ndryshuar nga Sasha Delain. Mbrojtësi ka dalë në ndihmë të sulmit dhe në sekondat shtesë ka devijuar saktësisht me kokë një kros të Kaçit nga e djathta.
Pjesa e dytë e lojës ka qenë e njëjtë me të parën, me shkodranët që sulmonin dhe i provonin të gjitha dhe nga kampi tjetër korçarët që mendonin të mos pësonin e të kundërsulmonin rrezikshëm. Vetëm 3 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, Sinani ka lëshuar një gjuajtje e fortë drejt portës, por topi është frenuar në shtyllë. Për të shënuar rrjetën e sigurisë, atë që mbylli virtualisht ndeshjen ka menduar kosovari Jusufi. Në minutën e 2-të shtesë pas përfundimit të kohës së rregullt, sulmuesi, i hedhur në lojë si zëvendësues i Gilman Likës, ka gjetur rrugën e rrjetës. Pas kësaj fitoreje, Vllaznia e sheh veten në zonën e kupave të Evropës, ai që është edhe objektivi i këtij sezoni. Ndërkohë, mund të thuhet se janë rindezur edhe shpresat për titull, pasi tashmë Dinamo kryesuese është vetëm 7 pikë larg. Skënderbeu vazhdon të qëndrojë sa për statistikë në Kategorinë Superiore, pasi pavarësisht rezistencës në ndeshje të caktuara, korçarët duken gjithmonë e më shumë si një skuadër "e denjë" për Kategorinë e Parë.