E kishte ëndërr Gilman Lika të bëhej pjesë e kombëtares kuqezi dhe ajo iu realizua, kur u grumbullua në zborin me trajnerin holandez Han, në Kemer të Turqisë, pasi kishte luajtur më parë me përfaqësueset e moshave, deri te U-21. Pas kthimit nga Kemeri, për “Sport Ekspres” Lika është shprehur se “ishte një përvojë e re, që do të më vlejë pa tjetër për të ardhmen e karrierës sime sportive”. Futbollisti ka treguar për impenjimin e tij në seancat stërvitore dhe zbatimin me fanatizëm të detyrave të dhëna nga stafi teknik. Në këtë grumbullim, Lika ka qenë bashkë me dy kuqeblu të tjerë, Admir Telin dhe Xhehahir Sukajn, por në dhomë thotë se ka qëndruar me kavajasin Lila, ndërsaë dy shkodranët ishin akomoduar së bashku. Në miqësoren e zhvilluar në Kemer, ai ka luajtur 90 minuta, ndaj vlerëson besimin e teknikut Han ndaj tij. Por e veçanta është se Han e vendosi Likën në rolin e organizatorit. “Mendoj se e bëra mirë detyrën”, vijon Lika, duke shprehur edhe kënaqësinë që Han e kishte vendosur në atë pozicion. Lika ka vlerësuar edhe mënyrën e komunikimit me të nga ana e trajnerit holandez, sidomos pas asaj ndeshjeje.
Me optimizëm ndaj Kastriotit
Teksa flet për ditët e zborit të Kemerit, Gilman Lika shumë shpejt kalon tek atmosfera në skuadrën kuqeblu, me të cilën është bashkuar sapo është kthyer nga Turqia. Ai është stërvitur nën komandën e Josës në seancat stërvitore të dy ditëve të fundit, të premten dhe të shtunën e kaluar. “Të hënën (sot) do të fillojmë përgatitjet direkt për ndeshjen e parë të rifillimit të betejës së kampionatit”, thotë Lika, duke pasur ndërmend ndeshjen me Kastriotin. “Do të luajmë në transfertë, por akoma nuk e dimë se në çfarë fushe, pasi stadiumi i Krujës ende nuk është gati” kujton Lika. Ai është tepër optimist se do ta kalojnë me sukses këtë ndeshje. “Ta nisim aty ku e lamë” thotë Lika, duke e sqaruar atë që ka dashur të shprehë: “E kam fjalën për ndeshjen e fundit të vitit të kaluar, me Tiranën. Pra, e kemi lënë me një fitore spektakolare dhe me të tillë duhet ta rinisim kampionatin. Edhe pse do të jetë patjetër e vështirë, të gjithë në skuadër jemi optimistë për fitoren e trepikëshit në këtë ndeshje”.
Merkato, 90 për qind kuqeblu
Në ditët e para të janarit, Lika lakohej si futbollisti më i kërkuar i merkatos dimërore, kur, sipas mediave, ofertat vinin nga Sllavia e Sofjes, nga Zvicra, ndërkohë që Tirana ishte më e interesuara, madje duke hedhur edhe hapa konkretë, duke i dërguar ofertën në Shkodër. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk avancoi më tej, të paktën deri mbrëmë, rreth orës 18:00, kur bashkëbiseduam me të. “Eshtë e vërtetë që kam qenë shumë pranë një transferte” thotë Lika për gazetën tonë, ndërsa sqaron se pengesë është bërë klubi Vllaznia, kontrata me të cilin e lidh edhe për dy vite të tjera. Lika falënderon menaxherin Rudi Vata për interesimin e tij, duke theksuar se nuk ka për t’i shkëputur marrëdhëniet me të. “Me 90 për qind jam pjesë e Vllaznisë dhe për vazhdimësinë time në këtë skuadër, sidomos për anën financiare, do të bisedojë në ditët e para të javës me presidentin Fushaj”, thotë Lika, që tashmë duket se e ka mendjen tërësisht te skuadra kuqeblu, për t’i shërbyer sa më mirë asaj, ashtu si edhe gjatë fazës së parë, ku u dallua për formën sportive, më e mira për të deri tani.
Sport Ekspres