Para Likes, Sukajt, Canit, Tafilit, Bishanit e ndonje tjeteri te brezit me te fundit, Franc Ahi, se bashku me Hotin e Arsen Beqirin jane nje treshe, qe kane qene pjese e formacionit kuqeblu te viteve te fundit. Edhe ne kete sezon, Ahi eshte i preferuari i Joses, teksa ka luajtur ne dy ndeshjet e para te kampionatit, nderkohe qe edhe dy te tjeret vazhdojne te jene alternativa per trajnerin e kuqebluve.

I gatshem ku ka nevoje skuadra

Pasi kane kaluar nje jave pergatitore intensive ne fushen sportive te Shtojit, ku nuk kane munguar edhe ditet me dy seanca, skuadra futet sot ne javen stervitore anti-Partizan. Fundjava e kaluar eshte mbyllur me nje miqesore ne transferte, me komshinjte modeste pukjane, te cilet kane perfituar nga rasti qe ta kthejne ngjarjen ne nje feste, duke e lidhur edhe me perurimin e stadiumit te ri. Ne ate ndeshje, Ahi ka shenuar nje gol, duke sigluar fitoren 4-1, bashke me Krajen dhe dopieten e Sinanit. Ahi tregon se eshte aktivizuar si mesfushor i qendres, rol te cilin eshte munduar ta beje sa me mire. "Une jam i gatshem te luaj aty ku skuadra ka nevoje, ashtu sic bera ne dy ndeshjet e para, ku luajta si mbrojtes i djathte. Edhe pse e kisha per here te pare jam perpjekur ta kryej me fanatizem rolin, sipas detyrave te stafit teknik", vijon Ahi, ndersa sqaron se preferenca e tij eshte per krahun e djathte te mesfushes, ku ka patur aktivizimin me te madh ne radhet e kuqebluve, i bindur se aty i ka mundesite te jape me te miren per skuadren.

Rivaliteti per formacionin

Ne kete sezon, sipas Ahit, duket se rivaliteti per te zene nje vend ne formacion eshte shume me i madh se ne te kaluarin, ndaj dhe puna duhet te jete me e madhe. Ahi e lidh kete edhe me faktin e rikuperimit te Licit, Nores, por dhe te Docit, pretendimi i te cileve per nje vend ne formacion natyrisht qe shkakton sforcime per disa titullare te tjere, qe e kerkojne dicka te tille, mes te cileve ai rendit edhe veten e tij, qe gjithnje lufton per te qene pjese e njembedhjeteshit te pare. "Ky rivalitet do te krijoje probleme edhe per Josen, por une kam besim se ne percaktimin e lojtareve, qe do te luajne ne fushe nga minuta e pare, apo edhe si zevendesues gjate ndeshjes, do te zgjedhe ata qe do ta meritojne" ka theksuar Ahi.

Sot, java anti-Partizan

Pasi kane shijuar pushimin e fundjaves, qe nga mesdita e se shtunes dhe teresisht te dielen, kuqeblute i rikthehen sot stervitjes, kur ne oren 17:00 do te jene ne fushen e Shtojit. Edhe per dy dite te tjera Josa nuk do te kete ne dispozicion treshen e kombetares U-21, Bishani, Lika e Sukaj, te cilet neser do te kene proven me Italine, ne "Niko Dovana". Programi i kesaj jave do te perqendrohet tek sfida e radhes ne "Qemal Stafa", perballe Partizanit. "Ne jemi te gjithe te ndergjegjshem se ne kete ndeshje do te duhet te bejme maksimumin, me objektivin per te marre piket e plota, te cilat, nese i fitojme, do te permiresonin pozicionin tone, pas humbjes me blute ne Shkoder", thote Ahi. Nderkohe, megjithese thote se nuk parapelqen te beje replike me lojtaret e kuq, i ngacmuar nga shprehja e Abilaliajt, ne gazeten "Sport Ekspres" te se dieles, Ahi kunderpergjigjet: "Mos u ngut o Partizan! Sepse Vllaznia eshte pergatitur seriozisht per kete ndeshje dhe, fale edhe nje tradite pozitive te viteve te fundit ndaj te kuqve, rezultati mund te jete pozitiv per ne, duke pretenduar per nje trepikesh".

Sport Ekspres

Komentet