Askush në kampin shkodran nuk e kishte menduar një nisje të tillë kaq të keqe. Në dy ndeshjet e para të kampionatit vetëm një pikë e marrë dhe mbi të gjitha humbje besimi për të ardhmen. Gjërat ishin parashikuar ndryshe, për ta nisur me vrap kampionatin dhe njëkohësisht edhe me fitore. Por pas 180 minutash të luajtura, shija e fitores ende nuk është provuar nga futbollistët e Vllaznisë. Humbja me Dinamon ka lënë një shije të keqe te të gjithë, futbollistë e trajnerë, por mbi të gjitha te presidenti Fushaj dhe tifozëria kuqeblu. I pari ka shpenzuar jo pak për të ndërtuar një skuadër pretendente dhe në pamje të parë të krijohej përshtypje se Vllaznia sivjet do të ishte në skuadrat e rangut të lartë. Të dytët, pra tifozët e kësaj skuadre, kishin ardhur në stadium mbrëmjen e së shtunës për të shijuar një lojë të bukur të skuadrës së tyre, por mbi të gjitha edhe fitoren e saj.
Nuk kanë parë asnjërën dhe as tjetrën dhe si rrjedhojë janë larguar të zhgënjyer nga "Loro Boriçi". Ajo që kanë konstatuar të gjithë është fakti se kjo skuadër nuk prodhon lojë. Skema e menduar nga Josa me 4 4 2 nuk funksionoi asnjëherë ashtu siç duhet dhe për këtë arsye nuk pamë asnjë kros nga krahët. Mesfusha ishte tepër apatike dhe e pafuqishme ndaj asaj shumë dinamike të bluve. Po ashtu edhe sulmi me Sinanin e Sukajn asnjëherë nuk u bë i rrezikshëm për Kotorrin ashtu siç duhet edhe për faktin se ata kaluan edhe në veprime individuale. Vllaznia nuk arriti të përfitojë as nga fakti që Dinamo për 25 minutat e fundit të ndeshjes luajti me 10 futbollistë dhe të gjithë kemi parë Josën që çirrej, duke u thënë futbollistëve të tij se duhej tentuar çarja e kundërshtarit në lojën në krahë, por edhe kjo nuk funksionoi aspak. Në të vërtetë është pak e habitshme për një skuadër që nuk arrin të luajë ashtu siç duhet të luajë, megjithëse këta futbollistë janë me njëri tjetrin që në fazë përgatitore, janë çdo ditë në stërvitje dhe sërish nuk merren vesh.
Nga ana tjetër edhe vendosjet në fushë të Leandros, Ahit apo dhe Simos në pjesën e dytë lanë shumë për të dëshiruar dhe duke qenë kështu, trajneri Josa jo pa shkak, ndoshta pas përfundimit të ndeshjes, mori për vete pjesën më të madhe të përgjegjësisë për humbjen. "Natyrisht që përgjegjësinë kryesore për humbjen e mban trajneri në të gjitha rastet, dhe prandaj edhe këtë herë jam unë fajtori kryesor për këtë humbje. Megjithatë na duhet të mendojmë tashmë për të ardhmen për të dalë nga kjo situatë," ka thënë ai. Vllaznia në të vërtetë ka kohë që ka filluar t\'i japë shenjat e kësaj gjendjeje jo të mirë të saj, që në Kupën "Loro Boriçi", por pjesëtarët e skuadrës ia lanë gjithçka faktit se ishin ndeshje miqësore. U pasua me një paraqitje tjetër të dobët në Elbasan dhe këtu ishte vetë presidenti Fushaj ai që dha alarmin i pari. U premtua kthesa, por në të vërtetë ajo nuk po duket askund. Humbja me Dinamon është një sirenë e vërtetë për zgjimin e kuqebluve nga "gjumi letargjik" i pushimeve. Kampionati ka nisur dhe Vllaznia nuk duket askund.
Sporti Shqiptar

Komentet