Skuadra e Josës dje ka zbritur për të parën herë gjatë kësaj jave në fushën e gjelbërt të “Loro Boriçit”. Gjatë ditëve të mëparshme seancat stërvitore janë zhvilluar në fushën sportive të Shtojit, kurse afrimi i ndeshjes i ka nxitur kuqeblutë jenë në fushën e stadiumit, për t’u përshtatur me atmosferën e së shtunës. Në të vërtetë, ndeshja ka vënë në lëvizje mjedisin shkodran, por dhe vetë skuadrën, që do të synojë, përmes lojës dhe rezultatit, të tregojë se edhe ajoështë mes pretendenteve, çka e ka nënvizuar edhe trajneri Josa.
“Leksioni” para stërvitjes
Para se të dalin në fushë, Josa ka zhvilluar rreth njëzet minuta teori, çka e kishte bërë edhe një ditë më parë, në fushën sportive të Shtojit. Në tavolinë, me shkumës në dorë, josa ka shpjeguar variantet taktike, përpara se ato të aplikohen në fushë. Trajneri e ka bërë këtë, jo vetëm sepse e ka në praktikën e tij, por edhe ngaqë të shtunën do të kenë përballë një skuadër me emër, aq më tepër që në këtë sezon është me një “stof” krejt tjetër, çka duket edhe nga përbërja e lojtarëve që ka gjirin e saj.
Shkaku i së “keqes”, dasma e Belishës
Problemet vazhdojnë të jenë prezente në gjirin e skuadrës, kryesisht në aspektin e gjendjes shëndetësore të disa futbollistëve, sidomos Suad Lici. Edhe dje ai nuk ka qenë pjesë e skuadrës në programin stërvitor në fushë, ndërsa ka konsumuar vetëm minutazhin teorik në dhomat e zhveshjes. Më pas, Lici ka qëndruar në një karrike në pistën e “Loro Boriçit”, duke ndjekur shokët në stërvitje. Lici, por edhe disa futbollistë të tjerë, që kanë probleme me stomakun, thonë se shkaku i kësaj gjendjeje mund të jetë ushqimi i tepërt, pse jo edhe ndonjë pije alkoolike e konsumuar në dasmën e shokut të tyre Belisha, në ditën e parë të javës. Në gjendje fizike jonormale duket edhe gjirokastriti Nora, i cili, mesa duket, do të jetë kontigjent i stolit në këtë ndeshje, pasi treguesit e tij akoma nuk garantojnë për ta nisur nga minuta e parë.
Vlerësimi për ndeshjen dhe kundërshtarin
“Kemi probleme, të cilat, megjithatë, them se nuk do ta zbehin gjithë këtë punë që kanë bërë djemtë në këtë periudhë të përgatitjeve. Eshtë një ndeshje e rëndësishme dhe shumë e fortë për ne, me një skuadër që e vlerësojmë, jo vetëm për blerjet që ka bërë, por edhe për mënyrën e lojës që ajo luan”, është shprehur Josa, teksa kolegët e tij, Cungu dhe Dani, po drejtonin ushtrimet atletike në fushë. Gjithnjë duke i bërë një analizë kundërshtarit, Josa shprehet se “nuk do të thotë gjë rezultati i thellë 4-0, që kanë arritur ne ndeshjen e parë, por dua të them se është një skuadër që ka brenda si cilësinë, ashtu dhe disiplinën taktike”. Teksa ka nënvizuar vlerat e skuadrës, që do të ketë përballë të shtunën në mbrëmje, Josa shprehet optimist për skuadrën që ai drejton, kur thotë se “ne do t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë kësaj skuadre. Uroj që të bëhet një ndeshje e mirë dhe sportdashësit të dalin të kënaqur nga kjo sfidë mes dy rivalëve të vjetër. Skuadra duhet të tregojë se jemi edhe ne”.
Mosbesimi tek Abilio
Ka qënë shumë afër bashkimit me shkodranët, por, me sa duket, mosardhja në kohë për të kryer një pjesë të periudhës përgatitore me skuadrën, aq më tepër kur asnjë nga stafi nuk ka patur dijeni për formën aktuale të tij, ka bërë që varianti “Abilio” të rrëzohet. Të paktën për këtë merkato verore, sepse për atë të janarit, gjërat ndoshta mund të jenë ndryshe. Në një farë mënyre, edhe përgjigja e djeshme e Josës, në lidhje me këtë problem, kishte këtë llogjikë. “Ne nuk mund të marrim një lojtar, i cili ka tre-katër vjet që është shkëputur nga kampionati shqiptar dhe nuk e dimë fare se çfarë ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Jemi në javën e dytë të kampionatit dhe nuk mund të merremi me përgatitjen fizike të një lojtari” ka thënë tekniku.

Komentet