Sinani i bindur: Vllaznia ?sht? \"top\"
I ?sht? p?rveshur pun?s p?r t? kapur form?n e tij m? t? mir? dhe p?r k?t? nuk i shmanget p?r asnj? moment st?rvitjes. Her? pas here edhe t? diferencuar, vet?m e vet?m q? t? shkoj? tek forma e tij ideale. Vioresin Sinani duket tep?r i preokupuar p?r nisjen e sezonit t? ri, teksa t? gjith? dihet q? do t? k?rkojn? t? shohin n? fush? \"ujkun\" e zakonsh?m. Edhe n? pamje t? jashtme duket qart? se ka humbur disa kilogram? t? mira dhe, me k?t? p?rkushtim t? k?tij lojtari, ?sht? m?se i k?naqur edhe trajneri Josa. \"Viori ?sht? duke punuar shum? mir? dhe kjo na k?naq t? gjith?ve, sepse dihen vlerat e k?tij lojtari. Ai vazhdon t? jet? shembull p?r t? gjith?, sa i takon preokupimit n? st?rvitje, prandaj, jo m? kot konsiderohet lider i k?tij ekipi,\" thot? numri 1 i pankin?s shkodrane.
I është përveshur punës për të kapur formën e tij më të mirë dhe për këtë nuk i shmanget për asnjë moment stërvitjes. Herë pas here edhe të diferencuar, vetëm e vetëm që të shkojë tek forma e tij ideale. Vioresin Sinani duket tepër i preokupuar për nisjen e sezonit të ri, teksa të gjithë dihet që do të kërkojnë të shohin në fushë "ujkun" e zakonshëm. Edhe në pamje të jashtme duket qartë se ka humbur disa kilogramë të mira dhe, me këtë përkushtim të këtij lojtari, është mëse i kënaqur edhe trajneri Josa. "Viori është duke punuar shumë mirë dhe kjo na kënaq të gjithëve, sepse dihen vlerat e këtij lojtari. Ai vazhdon të jetë shembull për të gjithë, sa i takon preokupimit në stërvitje, prandaj, jo më kot konsiderohet lider i këtij ekipi," thotë numri 1 i pankinës shkodrane. Vetë "Këpuca e Artë" e sezonit të shkuar, më shumë se për formën e tij duket i kënaqur nga lëvizjet e fundit që janë bërë në skuadër, nga ana e presidencës së klubit. Mbërritja e 4 lojtarëve të rinj ditët e fundit i ka ngrohur të gjithë, sepse Vllaznia tashmë është konturuar thuajse plotësisht, kështu që me këtë kontigjet vërtet mund të pretendohet. "Më kënaq jashtëzakonisht shumë ky fakt, edhe për një arsye tjetër.
Pranova të kthehem te Vllaznia pas premtimit të presidentit Fushaj, se do të krijonte një ekip pretendent, dhe shoh që tashmë kjo është bërë realitet. Konkurenca në skuadër është shtuar, sepse alternativat për trajnerin tashmë janë disa. Stoli është i mbushur me lojtarë cilësorë dhe kjo është gjëja kryesore për një ekip pretendent. Jam i bindur se kemi për të bërë gjëra të mira këtë sezon," ka thënë golashënuesi i njohur shkodran. Vlerat e këtij lojtari i njohin të gjithë dhe detyra e tij është të shënojë. Sinani i ka nisur me gol edhe përgatitjet për sezonin e ri, teksa ka shënuar për Vllazninë në miqësoren me Sutjeskën. Vetë lojtari, ashtu si dhe drejtuesit e skuadrës, nuk duket i shqetësuar nga humbja e miqësores, prandaj shton: "Kurrsesi ajo humbje nuk duhet marrë si diçka negative. Thjesht ishte një miqësore, ku ne nuk dhamë maksimumin, ngaqë jemi në kulmin e stërvitjes, kështu që nuk ishim në formën tonë më të mirë fizike. Pastaj, siç e patë edhe vetë, trajneri Josa aplikoi disa skema dhe vendosje të reja në fushë, çka ndikoi në lojën tonë".
I pyetur nëse kuqeblutë mund të funksionojë ashtu siç duhet, edhe pa mbrojtësin e djathtë, që ende se kanë gjetur, apo dhe sulmuesin gol, Sinani është përgjigjur: "Mund të bëjmë edhe pa to. Nga sa kam parë, trajneri Josa ia ka besuar Licit rolin e mbrojtësit të djathtë dhe mendoj se ka vepruar drejt. Suadi ka një përvojë të madhe dhe e kryen më së miri këtë detyrë. Sa për sulmin, them se edhe me këta lojtarë që kemi, do t'i zgjidhim si duhet problemet e shënimit të golave në portat kundërshtare. Po të jenë edhe lojtarë të tjerë, që të vijnë, do të ishte edhe më mirë, por duhet të jemi mëse të kënaqur edhe me këta që janë. Jam i sigurt se mund të jemi ndër skuadrat kryesore, pretendente për trofe".
Sporti Shqiptar