Tifozet e Vllaznise duan Duron: Vetem me te kampione!
Burime prane klubit kuqeblu te Vllaznise bejne te ditur se merkatoja e Vllaznise eshte thuajse e mbyllur, por ajo eshte e hapur vetem per nje lojtar dhe ai eshte Klodian Duro. Emri i tij ka kohe qe vazhdon te perflitet per nje veshje te tij kuqeblu. Ne nje kohe qe ne adrese te titullarit te kombetares jane leshuar edhe klube te tjere per ta joshur qe ai te behet pjese e tyre, ne qytetin verior, dje ka shperthyer nje tjeter \"arome Duroje\", e cila te dukej se bente disi me te besueshme atmosferen e perfshirjes se tij si pjese e Vllaznise. Kete radhe jane tifozet, ato qe i kerkojne hapur Duros te beje zgjedhjen e duhur duke i dhene fund hamendesive qe jane duke e shoqeruar gjate kesaj periudhe dhe te marre rrugen drejt Shkodres per t\'iu bashkuar Vllaznine, e cila kete sezon futbollistik do te jete nje skuader e dores se pare.
Burime prane klubit kuqeblu te Vllaznise bejne te ditur se merkatoja e Vllaznise eshte thuajse e mbyllur, por ajo eshte e hapur vetem per nje lojtar dhe ai eshte Klodian Duro. Emri i tij ka kohe qe vazhdon te perflitet per nje veshje te tij kuqeblu. Ne nje kohe qe ne adrese te titullarit te kombetares jane leshuar edhe klube te tjere per ta joshur qe ai te behet pjese e tyre, ne qytetin verior, dje ka shperthyer nje tjeter "arome Duroje", e cila te dukej se bente disi me te besueshme atmosferen e perfshirjes se tij si pjese e Vllaznise. Kete radhe jane tifozet, ato qe i kerkojne hapur Duros te beje zgjedhjen e duhur duke i dhene fund hamendesive qe jane duke e shoqeruar gjate kesaj periudhe dhe te marre rrugen drejt Shkodres per t'iu bashkuar Vllaznine, e cila kete sezon futbollistik do te jete nje skuader e dores se pare. Ndryshe nga drejtuesit e klubit, te cilet, mesa duket, edhe pse jane me aktive se kurre per te punuar ne sherbim te ceshtjes "Duro" deshirojne te mos behen publike ne media, tifozeria shkodrane, ka kerkuar vete qe nepermjet "Sport Ekspres" t'ia percjelle opinionin e saj futbollistit ne fjale, te bindur qe tashme ka ardhur koha qe te ndahet "shapi nga sheqeri". Nese do te behej realitet nje gje e tille, ardhja e Klodian Duros ne Shkoder do t'i vinte kapakun blerjeve per kete faze tek Vllaznia duke e konsideruar situaten te plote tek skuadra shkodrane, e cila me plot kuptimin e fjales do te radhitej ne nje nga skuadrat me pretendente te kampionatit shqiptar per te konkuruar denjesisht ne te dy frontet, kupe dhe kampionat. Ndaj, permes ketyre radheve, tifozeria shkodrane i leshon nje apel Duros duke i thene se ka ardhur koha te marresh rrugen qytetit verior. "Ne te garantojme se do te ndihesh mjaft mire ne qytetin tone, duke de dhene mbeshtetjen maksimale, ashtu si dikur kur u pate shpallur kampion me Myftarin president. Te jesh i bindur se nje hap i tille per tu veshur kuqeblu, kurrsesi nuk do te jete i gabuar per ty, dhe njekohesisht edhe per te ardhmen e karrieres tende futbollistike, pasi do te jesh pjesetar i skuadres kampione"- thone nje grup tifozesh prane shoqates. Gjithsesi, ai qe duhet te vendose eshte vete Duro, te cilin, pervec te tjerave, ne te njejten kohe jane duke e pritur ne Nikshiq edhe shoket dhe miqte e tij te afert me ne krye Sinanin, duke pershfshire edhe teknikun Josa, i cili nga ana e tij vazhdon ta quaje si suksesin me te madh ardhjen e tij ne skuader, sepse, sic shprehet ai, me te, duke i shtuar edhe ardhjet e fundit, do te harmonizonte nje formacion ideal, qe pa frike do t'I shpallte gare secilit pretendent, perfshire ketu edhe Tiranen
Koha po ecen, ditet po ofrojne, dhe gjerat duhet te fiksohen sa me shpejt, qe ne kete kontekst, per ta mbyllur me nder kete merkato, shkodranet do te donin qe Duron ta perdornin i "qershizen" per ta vendosur mbi torten kuqeblu, "embelsira" se se ciles do te prodhonte nje Vllazni te frikshme per kete sezon futbollistik.
Sport Ekspres
Komentet