Nëse ka një futbollist në kampionatin shqiptar, që me deklarimet e tij krijon gjithnjë zhurmë, madje hap edhe debate mediatke, ky është pa diskutim Klodian Duro. Ndoshta kjo ndodh edhe nga statura e tij prej një futbollisti, që i pëlqen t'i ndezë sfidat delikate para zhvillimit të tyre, ku veçohet kryesisht ajo mes Tiranës dhe Partizanit, por edhe ngaqë është "peshk" i mirë për gazetarët, pasi nxjerr në të shumtën e rasteve "scoop"-e nga goja. Madje, më shumë se kaq, Klodian Duro është kthyer tashmë në një "fjalëkryq" të vërtetë të merkatos verore shqiptare, të cilin mediat e ndryshme sportive mundohen ta zgjidhin, sa i takon destinacionit të ri të tij, por pa goditur akoma në shenjë. Ndoshta ngaqë edhe vetë Duro nuk e ka ndarë plotësisht mendjen dhe po studion pistat. Sidoqoftë, ky "fjalëkryq" e ka zgjidhjen akoma enigmë, për të cilën, vetë protagonisti, Klodian Duro, nuk denjon të ndihmojë askënd.
"Nuk e shikoni, po stërvitem me Tiranën..."
Si një personazh mjaft mediatik në futbollin shqiptar, elbasanasi kuqezi duket se ndihet mirë në këtë pozicion, edhe pse mediat e huaja, veçanërisht ato greke, e konsiderojnë "blerjen më të bujshme të Verias" në Greqi. Gjithashtu, ka media që e lidhin me skuadra të tjera të huaja, konkretisht me ato bullgare dhe rumune, ndërkohë që vetë Duro mjaftohet me një fjali t'u përgjigjet këtyre zërave: "Më shikoni që po stërvitem me Tiranën. Besoj se kjo mjafton për të thënë që jam lojtar i Tiranës." Shprehje kjo që lë të nënkuptojë aktualitetin, sa i takon pozicionit të tij si futbollist, por që nuk thotë dhe aq shumë për të ardhmen, e cila mund të sjellë surpriza. Sidoqoftë, ditët e fundit në mediat tona, por edhe të huaja, është përfolur shumë për një largim të mundshëm të mesfushorit të Tiranës, Klodian Duro. E vërteta është se mesfushori i kombëtares kuqezi po kërkohet nga disa klube, shqiptare dhe të huaja, ku klubi grek i Verias po këmbëngul pafundësisht, duke i bërë oferta tepër joshëse financiare. Madje, drejtues të tij kanë qenë dhe e kanë ndjekur Duron edhe në dy ndeshjet e "Championsit", në Slloveni dhe në Tiranë, me Domzhalen. Gjithashtu, edhe nga kampionati shqiptar ka marrë oferta tepër të mira financiare. Nga ekipet e superligës, veç Tiranës, ku bën pjesë aktualisht, në "pole" është ekipi i Vllaznisë, ku Duro ka luajtur para disa sezonesh, madje dhe në Ligën e Kampioneve, ndaj Gallatasarajit, ndeshje e cila i shërbeu si trampolinë për transferimin e tij në kampionatin turk. Aktualisht mesfushori bardheblu është duke u stërvitur rregullisht me Tiranën. Në lidhje me zërat në media, të cilat e largojnë mesfushorin nga kampionët e Tiranës, Duro, duke mos kaluar kufijtë e së tashmes, shprehet: "Për momentin po stërvitem me Tiranën, çka do të thotë se jam pjesë e këtij ekipi. Klubet e tjera kanë planet e tyre dhe bëjnë llogaritë e veta për lojtarë të ndryshëm, por unë, përderisa stërvitem te Tirana, do të thotë se jam pjesë e këtij ekipi. Nuk më shqetësojnë shumë ato që shkruajnë mediat, të huaja apo shqiptare qofshin, por jam i përqendruar në stërvitje te Tirana."

Komentet