Mbasdreken e djeshme, pas nje mbledhje te organizuar me skuadren kuqeblu, presidenti shkodran, Valter Fushaj, ka bere publik qendrimin ndaj Dabulles e Sukajt. Pergjigja per Dabin ka qene e prere dhe pa ndonje hapesire diskutimi: "Dabulla duhet te shlyeje gjoben prej 5 milion lekesh ne arken e klubit, dhe pastaj eshte i lire nga Vllaznia", ka shpjeguar qarte presidenti Fushaj duke i dhene fund kesaj telenovele te stergjatur, interpretimi aktorial i se ciles e kishte zanafillen qe ne token kroate, pak minuta perpara ndeshjes se intertotos NK Zagreb-Vllaznia. Por, krahas kesaj, njeshi i klubit shkodran ka bere te ditur se klubi eshte ndalur edhe te sulmuesi Xhevahir Sukaj. Ne te vertete, dy dite me pare, ai deklaroi se e kishte mbyllur konfliktin. Por, te ketij mendimi nuk ishin pjesetaret e stafit teknik, me ne krye Josen, te cilet reaguan kur e pane ate te pranishem ne seancen e se henes se kesaj jave. Kesisoj, me kthimin ne Shkoder te presidentit Fushaj, nje problem i tille eshte ridiskutuar. "Sukajt i hiqet pezullimi dhe do te vijoje stervitjet me skuadren", ka thene presidenti, "por ne adrese te tij ka nje mase ndeshkimore, e cila ka te beje me heqjen e premios se majme te kualifikimit ne Kupen Intertoto". Ai ka shtuar se, "Sukaj eshte keshilluar te jete korrekt me stervitjen dhe eshte paralajmeruar, qe ne rast perseritje, pezullimi ndaj tij ka per te qene deri ne tre muaj".

"Zgjerohet" klubi

Riorganizimi i struktures se klubit Vllaznia eshte shoqeruar me prezantimet e Edi Martinit si Drejtor teknik dhe i zhvillimit te klubit, si dhe i stafeve drejtuese te ekipit te te rinjve dhe paraterinjve. Ne vend te Ismet Hoxhes, ne drejtimin e ekipit te te rinjve eshte emeruar Sabah Bizi, me ndihmes ish-portjerin Ahmet Meta. Ndersa, ne drejtimin e ekipit te paraterinjve, vendin e Astrit Premcit, e ka zene Kujtim Shaba me Elvis Plorin. Ajo qe ka terhequr vemendjen ne fjalen e presidentit Fushaj ka qene vemendja e madhe qe do t'i kushtohet ketyre ekipeve, te cilat deri tani nuk kane patur asnje ndihme dhe mbeshtetje. "Hapi i pare", deklaroi Fushaj, "eshte qe shperblimi per trajneret, tani e prapa do te paguhet nga ana e klubit dhe jo me nga prinderit". Krahas kesaj do te kete edhe mbeshtetje te tjera ne baze materiale, si dhe ne perballimin e takses se fushave stervitore. Me keto levizje, drejtuesit e klubit Vllaznia synojne drejt furnizimit me elemente cilesore dhe te talentuar nga shkolla shkodrane e futbollit.

"Ultimatum" per trofe

Pjesa e pare e mbledhjes se djeshme eshte shoqeruar nga tonet kritike te pesidentit Fushaj ndaj skuadres. Ai ka thene se do te kerkoje maksimumin ne pretendimet e Vllaznise. "Dhe nuk ka asnje objektiv tjeter pervecse pretendimit te trofeut, duke synuar titullin kampion" ka shpallur Fushaj. "Por, per te arritur kete duhet disipline dhe perkushtim". Ai ka premtuar se, si president do te jete shume me afer skuadres gjate fazes pergatitore dhe ecurise se kampionatit me synimin per te mos toleruar as detajin me te imte.

Sport Ekspres

Komentet