Ne keto dite te pakta pushimi, veterani i skuadres shkodrane, Uliks Kotrri, ka udhetuar drejt Gjermanise, atje ku ka te sistemuar edhe familjen e tij. Sipas bisedes me te, udhetimi i tij do te kete edhe misionin e kontaktimit me te lakuarin Delain, oferta ndaj te cilit, per t’u bashkuar me Vllaznine, ka kohe qe eshte mbi tavoline.“Me Sashen kemi folur edhe me pare rreth mundesise se veshjes se tij kuqeblu, cka asnjehere nuk eshte kundershtuar nga ai”, thote Uliksi, i cili pranon se ka mesuar qe per te interesohen edhe skuadra te tjera te kampionatit shqiptar. Sipas Kotrrit, drejtuesit e Vllaznise, pasi kane marre edhe konfirmimin e teknikut Josa, jane perpjekur te plotesojne gjithcka qe lidhet me kerkesat financiare te paraqitura nga Delain. Megjithate, per te ndare perfundimisht “shapin nga sheqeri”, pasi koha nuk pret, nga klubi Vllaznia eshte ngarkuar zyrtarsisht Kotrri, i cili sot ka rezervuar nje takim zyrtar ne Gjermani. “Edhe pse biseda mund te kete te papriturat e saj, sepse kemi te bejme me kohe merkatoje dhe ofertat levizin nga njeri klub ne tjetrin ne fraksion te sekondes, per aq sa kam patur lidhjet telefonike me Delain, une e quaj pune te kryer veshjen e tij kuqeblu”, thote Uliksi. “Madje, mund t’ju konfirmoj se presidenti Fushaj ka marre persiper te garantoje edhe udhetimin e tij per ne Shqiperi”, ka sqaruar Kotrri, sipas te cilit, te henen, ne Shkoder do te behet prezantimi i Delain si lojtar i Vllaznise.

Po vete Kotrri?!

Nderkohe qe po perpiqet te veshe kuqeblu Sasha Delain, vete Kotrri akoma nuk ka dicka te qarte ne lidhje me te ardhmen e tij, nese do te vijoje te jete pjese e Vllaznise, apo jo, sepse ai eshte i vetmi qe ende nuk ka firmosur kontraten. Josa, qe ne ditet e para te pergatitjeve per Kupen Intertoto, kishte thene se nuk preferonte te kishte ne skuader futbolliste, qe nuk jane zyrtarisht pjese e Vllaznise, por per Kotrrin u be nje perjashtim dhe, qe me pezullimin e Dabulles, ai luajti ne te gjitha ndeshjet qe nga minuta e pare. Edhe dje, perpara nisjes drejt Gjermanise, ai ka pohuar se akoma nuk ka firmosur per Vllaznine. Nje fakt te tille ai nuk e lidh me ndonje levizje ne skuadra te tjera, por me mosrakordim me drejtuesit e klubit. “Zyrtarisht, akoma nuk kam firmosur per Vllaznine, shpresoj te mbyll gjithcka pas kthimit nga Gjermania, pasi faza pergatitore do te nise vetem me futbollistet qe jane nen kontrate”, thote Kotrri, i cili shton se ai eshte interesuar te percaktoje sa me shpejt pozicionin e tij. Ne rast te kundert, do t’i duhet te shikoje mundesine e aktivizimit me skuadra te tjera te kampionatit shqiptar, apo ndoshta edhe nje rikthim ne Gjermani.

Leviz ende “ceshtja Leandro”

Pjese e listes se merkatos kuqeblu eshte edhe braziliani Leandro Da Silva, tratativat me te cilin kane mbetur ne “vendnumero”. Burime prane klubit Vllaznia dje kane bere me dije se ceshtja e tij eshte rihapur. Madje, te njejtat burime thone se ne mes tij dhe presidentit Fushaj eshte bere nje bisede telefonike shume e ngrohte, ne lidhje me problemin e veshjes se tij kuqeblu. Gjate kesaj bisede, thuhet se jane permendur konkretisht edhe shifra financiare, per te cilat eshte arritur nje fare akordi, gje qe ka bindur Leandron te marre vendimin per te udhetuar per ne Shqiperi, per t’u vene ne dispozicion te teknikut Josa. Gjithnje ne lidhje me ate, cka eshte biseduar mes Fushajt dhe Leandros, thuhet se braziliani ka filluar menjehere interesimin per te siguruar bileten e avionit, per te bere realitet marreveshjen e arritur.

GASPER MARKU

Komentet